Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm resortin Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele. Flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.
Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.
Mesopotam Agroturizëm konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.
Zjarri i mëngjesit të sotëm ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
j.l./ dita

Cne Mesopotam te Syri i Kalter?
Jane ndertuar duke vjedhur djersen dhe gjakun e popullit mbi nje toke publike qe kane marre falas nga shteti i korruptuar i Edi Tames. Urojme we keta fat te kene te gjithe resortet, se kane shkaktuar deme te konsiderushme ambientale ne gjithe bregdetin tone dhe populli nuk fiton asgje prej tyre, por vetem oligarket e qeverise qe pastrojn parate e korrupsionit dhe droges.
Protesta e vertete kunder Uzurpatorit te Atdheut me lukunine e Strategjikeve,,FILLOI.Edi Rames duhet ti digjet toka nen kembe.
Cdo pordhe qe behet faji eshte i Rames…
Cdo pordhe qe behet faji eshte i Rames…
Filloni te digjni vendin(se vetem kete dini te beni), e “Edi Rames” se vetem keshtu mund ta rrezoni… dava shqiposh. Nuk e kuptojne qe mund te digjen dhe vete brenda.
Po ere toroillos me tos,se neve e mesuam te behet NDERMADH,,Fondin e emergjencave ja dha nje Negri ne Amerike,qe do i mbillte dhe do ja kthente 10 fish si Sude Kadena.