Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
AktualitetKronike

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Published: August 25, 2026
Shpërndaje

31 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa tre prej tyre vijojnë të jenë aktive. Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjashtë vatra të tjera janë nën mbikëqyrje, ndërsa pjesa tjetër e zjarreve të raportuara janë shuar. Ndërkohë, situata është përmirësuar në Pukë, ku zjarret në Tërbun, Gojan dhe Gjegjan janë vënë nën kontroll.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

- Publicitet -

Bazuar në informacionet e raportuara nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.

Tre vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës. Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 efektivë zjarrfikës, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Sot operacioni vijon me 20 efektivë të FA-së dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë, Dibër, vatra vijon aktive në terren të thepisur dhe shkëmbor; për ndërhyrjen janë angazhuar 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në Qafën e Helmës, Bulqizë, vatra vijon aktive dhe mbahet nën monitorim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet e përmirësuar në Pukë. Në zonën e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 83 forca, të mbështetur 40 efektivë të FA-së, dhe 1 helikopter të FA-së. Zjarri në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen nën monitorim.

Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave të raportuara janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohen situata me rrezik për zonat e banuara nga vatrat aktive. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?