Për herë të parë rishikohet një vendim shkarkimi nga Vettingu me formë të prerë për ish prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së.
Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish-prokurores.
Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.
Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e Vettingut në Shqipëri.
j.l./ dita