Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa ishte pjesëmarrja e votuesve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa ishte pjesëmarrja e votuesve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?
AktualitetRajoni

Sa ishte pjesëmarrja e votuesve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo vjen si pasojë e dëshpërimit të tyre me partitë politike dhe ikjes së të rinjve nga vendi, sipas njohësit të çështjeve politike, Xhelal Nezirit.

Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ).

Dy grupimet politike që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatët e tyre, Fronti Evropian me Bujar Osmanin (13,37%) dhe koalicioni VLEN me Arben Taravarin (9,20%), i fituan rreth 210.000 vota së bashku. Mbi 830.000 qytetarëve maqedonas votuan në zgjedhjet e së mërkurës.

Asnjëri prej kandidatëve shqiptarë nuk ia doli të kalojë në rundin e dytë, pasi Kandidatja opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, fituan më shumë vota.

- Publicitet -

Dalja e ulët në votime, sipas njohësve të çështjeve politike, ka të bëjë me dëshpërimin e elektoratit shqiptar me partitë politike, për shkak të mungesës së ofertave reale për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Preokupim kryesor për të rinjtë, por edhe shtresat e tjera, janë papunësia, ulja e standardit jetësor, prania e madhe e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe rënia e madhe e besimit në sundimin e ligjit.

Dalja e ulët ka qenë evidente edhe në ciklet e kaluara zgjedhore dhe, sipas dhënave të KSHZ-së, në dhjetë vjetët e fundit numri i elektoratit shqiptar është tkurrur për mbi 50.000 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2014 kishin hedhur votën 250 mijë shqiptarë, por krahasuar me zgjedhjet e mëhershme, ulja është edhe më e madhe.

Xhelal Neziri, njohësi i çështjeve politike, tha për Radion Evropa e Lirë se mungesa e ofertave të sinqerta politike dhe largimi i të rinjve jashtë vendit, janë dy faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit të votuesve në zgjedhje.

“Edhe koalicioni VLEN, por edhe koalicioni i Frontit Evropian, mbase janë koalicione të reja, por janë të përbërë nga elementë të vjetër. Problemi qëndron te mungesa e një formule për t’i motivuar ata votues që janë apolitikë, që nuk votojnë asnjëherë. Pastaj te qasja politikbërjes nga ana e partive politike, apo mungesa e një opsioni që do të ishte atraktiv, sidomos për gjeneratat e reja”, tha Neziri.

Sipas tij, është shqetësues edhe fakti se, në katër vjetët e fundit, mbi 35 mijë të rinj shqiptarë kanë arritur moshën për të votuar, por nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Koalicioni VLEN, i cili përbehet nga katër parti shqiptare, shihej si një alternativë për shqiptarët, dhe në zgjedhje arriti t’i fitojë rreth 83 mijë vota.

Ky koalicion kishte mbështetjen edhe të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, dhe nga partitë opozitare shihej si një nxitje për pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet e 24 prillit.

Por, analisti Neziri theksoi se partitë opozitare nuk kanë arritur të kuptojnë se “shqiptarët nuk kanë kërkuar që Albin Kurti të vijë këtu dhe të lobojë, por ata kanë kërkuar një model të politikanit të Kurtit” në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk besoj se dikush nga jashtë, qoftë Albin Kurti, Edi Rama apo ndonjë politikanë tjetër që është i popullarizuar ndër shqiptarët, do të mund të ketë fuqi bindëse për t’i detyruar, apo motivuar votuesit që ta përkrahin një opsion vetëm me deklarata, ose me mbështetje më të theksuar logjistike dhe mediatike”, shtoi ai.

Numri i votuesve shqiptarë që kanë dalë në zgjedhjet e këtij muaji mund të jetë edhe më i ulët sesa shifrat zyrtare, pasi pjesë e koalicionit të Frontit Evropian, që udhëhiqet nga BDI-ja, ishin edhe katër parti të komuniteteve, turq, rom dhe boshnjak.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë pjesë e qeverive të Maqedonisë së Veriut prej vitit 2002, me një ndërprerje të shkurtër në periudhën 2006-2008.

Neziri nënvizoi se me figurat që tani janë pjesë e politikës në Maqedoninë e Veriut “vështirë se do të mund të ketë ndonjë ndryshim”, duke paralajmëruar se numri i votuesve shqiptarë “do të vazhdojë të shënojë ulje” në ciklet e ardhshme zgjedhore.

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sipas tij, u mungon një lëvizje e mirëfilltë me fytyra të reja politike të cilat kanë “vizion dhe guxim” t’i trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohet qytetari shqiptar.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Naimi says:
    April 27, 2024 at 10:29 am

    E vertete,shqiptaret ketu nuk kane me shpresa per te qenete barabarte dhe jo vetem.Por nje pjese e madhe e shqiptareve e kan leshuar Maqedonin.Sipas disa statistikave 37% shqiptare dhe 5% maqedon jane larguar….Partit politike shqiptare kur vine ne pushtet i harrojne premtimet dhe punojne vetem per interes tyre personal dhe partis.BDI as qe qane koken me per shqiptaret,haptas ka dale kunder barazimit te shqiptareve,haptas nuk duhen hekjen e 20%te gjuhes shqipe.Kete e bejne per te qene te pelqyer nga maqedonet.Ne emer te Integrimeve euroatlantike, me dashje ose padashje shperngulen shqiptaret nga Maqedonia.Nese vazhdon keshtu me BDI ,edhe 10vjete ,ketu nuk do te kete me shqiptare ,por vetem pensionist te mbetur….As edheregjimi komunist i cili ne Maqedoni per shqiptaret ishte kaluar aparteidit nuk i demtoi shqiptaret sa DUI-bdi e Ali Ahmetit.Kam ndegjuar ne Tiran do i jepet titulli qyretar ndrei ali ametit,TURPE dhe jo vetem….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?