Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 dhe 11 Janari i ’46-s, si u shpall Shqipëria, Republikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > 10 dhe 11 Janari i ’46-s, si u shpall Shqipëria, Republikë
Histori

10 dhe 11 Janari i ’46-s, si u shpall Shqipëria, Republikë

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Më 11 janar të vitit 1946, me anë të një asambleje të përbërë nga 82 deputetë, të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, të mbledhur në sallën e Shtëpisë së Arteve (aty ku sot është godina e Akademisë së Arteve në Tiranë), u ndryshua forma e regjimit, duke e shpallur Shqipërinë Republikë Popullore, nga Monarki që ishte që prej vitit 1928.

Historia e dy ditëve

Formimi i Asamblesë Kushtetuese më 10 janar dhe Shpallja e Shqipërisë si Republikë Popullore më 11 janar të vitit 1946 u përcoll me vëmendje të veçantë.

- Publicitet -

Nën titullin e madh: “Sot ora 10 çelet Asamblea Kushtetonjëse” dhe nëntitujt korsivë: “Ajo do t‘i japë popullit shqiptar Statutin Themeltar – Fryt i luftës së përgjakshme dhe i punës së tij të palodhur”, në gazetën “Bashkimi” të datës 10 janar 1946, ndërmjet të tjerash shkruhej:

“Sot më 10 Janar, ora 10 çelet Asambleja Kushtetonjëse, në sallën e Theatrit të ri që është në Shtëpinë e Arteve në Sheshin “Qemal Stafa”. Ata që do të hyjnë në sallë kanë ftesa të posaçme. Populli do të dëgjojë zhvillimin e seancave nga altoporlantët ose me anë të radios. Pas pesë vjet lufte të pashembullt dhe pas një viti e 44 ditë, që kur në truallin tonë nuk mbeti më këmbë shkelësi, pas një viti e 44 ditë fitoresh të mëdha, erdhi më së fundi edhe data e 10 Janarit, dita që përfaqësonjësit e popullit mblidhen në Asamblenë Kushtetonjëse.

Këtë ditë të shënuar për historinë t‘onë, populli ynë e kremton me një gëzim të patreguar se në Asamblenë e tij, që është e para Asamble me të vërtetë e tij, ay pret sanksionimin me ligj për ato që ay fitoi me gjak. 2 Dhjetori ishte për popullin t‘onë një festë e madhe.

Atë ditë populli ynë i lirë zgjodhi të 82 përfaqësonjësit e tij që sot mblidhen në Asamble. Po dita e soçme është një festë akoma më e madhe, sepse Asambleja do të konsakrojë solemnisht frytet e luftës së përgjakshme dhe të punës së palodhur të popullit tonë me Statutin Themeltar; është akoma më e madhe sepse kjo është e para Asamble e popullit. Asambleja e fshatarëve, punëtorëve dhe KUSHTETONJËSE”.

Aty punëtorët akoma janë duke ndrequr diçka, akoma teknikët diçka zbukurojnë. Që në hyrje duken ekspozitat e ndryshme të Ministrive të ndryshme, midis të cilave shquhen ajo e Ministrisë së Bujqësisë, sepse mu në derë qëndron një bujk i pikturuar që ka këputur zinxhirët e feudalizmit dhe që mban në dorë tapinë e tokës së tij që ia dha pushteti i tij. Me të hyrë në sallën ku sot mblidhen asamblistët, të bije menjëherë në sy parulla e madhe që qëndron në krye të skenës me: “Rroftë Asambleja Kushtetonjëse!”, nga e djathta është parulla “Rroftë pushteti popullor i punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve!”, nga e mëngjërta parulla “Rroftë Ushtria Kombëtare mburoja e Shqipërisë së Re!”.

Janë 82 vende të ndara në dhjetë grupe-grupe të asamblistëve të çdo prefekture dhe çdo vend ka mbi tryezë emrin e përfaqësonjësit që është caktuar të rrijë. Në krye të tribunës janë dy seri vendesh. Përkundruall këtyre vendeve qëndron kjo parrullë: “Asamblistë! Populli u besoi vullnetin e tij. Mbetet tek ju të bëni detyrën ndaj tij. I siguroni popullit me Kushtetutën, një jetë më të lumtur. Dhe fitoret e luftës e të rindërtimit le të bëhen mbështetje për fitore të reja…”

E PREMTE 11 JANAR, HAPJA E ASAMBLESË

Seanca e parë e Asamblesë Kushtetues u hap nga Dr. Omer Nishani Kryetar i Këshillit Antifashist, i cili pas një fjale të shkurtër, ftoi deputetin e Korçës, Dr. Petraq Popa, si përfaqësuesin më të vjetër në moshë që të kryesonte përkohësisht mbledhjen. Pas fjalës së tij, u zgjodhën tre sekretarë të përkohshëm.

Lidhur me këtë seancë, në mes të tjerash në shtypin e asaj dite shkruhet:

“U zgjodhën tre sekretarë të përkohshëm. Përfaqësonjësit e popullit dorëzojnë certifikatat e zgjedhjes së tyre të lëshuara nga komisionet e qarqeve. U zgjodhën 20 veta për të vërtetuar mandatet. Dje në ora 10 paradite u bë mbledhja e parë e Asamblesë Kushtetonjëse. Kryesia e Këshillit Antifashist, në bazë të ligjit mi Asamblenë Kushtetonjëse numër 123 datë 27.IX.1945 propozoi këtë rend dite:

1) Hapja e mbledhjes prej Kryetarit të Kryesisë së Këshillit Antifashist.

2) Ftesa e përfaqësonjësit në moshë më të madhe për të kryesuar përkohësisht mbledhjen.

3) Pranimi i tre përfaqësonjësve të propozuar nga Kryetari, për të kryer detyrën e sekretarit të përkohshëm.

4) Dorëzimi i Kryetarit të Asamblesë nga ana e përfaqësonjësve të popullit të certifikatave të zgjedhjes së tyre të lëshua-ra nga Komisionet e Qarqeve.

5) Zgjedhja nga ana e asamblesë e një komisioni prej 20 vetash për vërtetimin e mandateve dhe caktimi i kryetarit të këtij komisioni.

NË SALLË, PËRFAQËSUESIT E SHBA-SË, BRSS, BRITANISË, JUGOSLLAVISË DHE FRANCËS

Në seancën e mbledhjes së datës 11 janar 1946, në sallën e Akademisë së Arteve ku ishte mbledhur asambleja me 82 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, asistonin edhe përfaqësues-it e misioneve të huaja të akredituara në Tiranë. Lidhur me këtë, në gazetën “Bashkimi” të asaj dite thuhet:

“Para orës 10 të ftuarit kishin mbushur lozhat dhe galerinë. Në lozhën e parë, nga e mëngjërta në të hyrë, merrte vend, Ministri i Jugosllavisë z. Josip Djerdj me sekretarin e Legatës; në lozhën e dytë, Gjeneral Brigadier D.E.P. Hodgson, Shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe Kolonel Sokolov Shef i Misionit Ushtarak Sovjetik në Shqipëri; në lozhën e parë nga djathta zoti Jakobs, funksionar i Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zotin Stevens; në lozhën e dytë Kolonel Teyssier, Shef i Misionit Ushtarak Francez në Shqipëri dhe përfaqësues i UNRRAS. Në lozhat e tjera ishin shumë përfaqësues dhe personalitete si dhe korrespodenti i Agjencisë TASS, i ISVESTIA-s, dhe i BORBA-s.

Pikërisht në ora 10 përfaqësonjësit e popullit kishin zënë vendet e tyre të caktuara. Pas dy tre minutash, Kryetari i Qeverisë Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha ngrihet dhe shkon në tribunën e parë që është tribuna e Qeverisë. Përfaqësonjësit e popullit dhe tërë të ftuarit e duartrokitën pareshtur.

Pastaj tërë anëtarët e qeverisë zunë vend në tribunën e tyre duke patur në mes Kryetarin e Qeverisë. Pas kësaj tribune është tribuna e Kryesisë së Këshillit Antifashist ku qëndron Dr. Omer Nishani me tre nënkryetarët. Gjen. Leit. Koçi Xoxe, Hasan Pulo dhe Kolonel Baba Faja. Kur të gjithë janë në vendet e tyre, Dr. Omer Nishani ngrihet dhe thotë se asamblistat kanë përpara tyre rendin e ditës, të cilin e vuri për aprovim. Asamblistët e aprovuan unanimisht”.

PËRSHËNDETJA E DR. NISHANIT DHE DORËZIMI I MANDATEVE

Pastaj Dr. Omer Nishani u drejtoi asamblistëve këtë përshëndetje: “Shokë e shoqe Asamblistë, Ju përshëndes në emër të Kryesisë së Këshillit Antifashist N-Ç dhe ju uroj mirëseardhje. Është një nder i veçantë për mua që të përshëndes përfaqësonjësit e popullit shqiptar, i cili me sakrificat e tij të mëdha, dhe me gjakun e bijve të tij më të mirë çliroi Shqipërinë nga okupatorët fashistë dhe nga organizatat tradhtare të vendit, nga Balli dhe Legaliteti.

Dita e sotme është një ditë feste dhe gëzimi për popullin shqiptar, se sot këtu është mbledhur Asambleja Kushtetonjëse, e cilado të vërë themelet e institucioneve demokratike të Shqipërisë së Re.

Asambleja e sotme nuk u ngjet Asambleve të kohës së kaluar, të cilat bëheshin me një sistem elektoral që s‘kishte as frymë demokratike as frymë popullore. Asambletë e para nuk përfaqësonin ma-sat e gjëra të Popullit, dhe prandaj s‘para çanin kokën për punët e Popullit.

Asamblistët, në shumicë feudalë dhe pasanikë dhe intelektualë nën influencën e këtyre, merreshin më tepër me interesat e klasave sundonjëse dhe të tyre. Pas fjalës përshëndetëse të Dr. Omer Nishanit e cila u prit e ovacione të gjata nga të gjithë të pranishmit në sallë, ai ia dha fjalën asamblistit më të moshuar, prof. Petraq Popa nga Elbasani.

Pas fjalës së tij, kryetari i Asamblesë, duke vazhduar rendin e ditës, propozoi si sekretarë të përkohshëm: Abdyl Këllezin, Sul Spahiun dhe nënkolonel Pëllumb Dishnicën. Më pas të gjithë asamblistët dorëzuan certifikatat dhe Abdyl Këllezi bëri apelin e tyre duke i thërritur një për një me emra të gjithë asamblistët.

Pas apelit, u zgjodh komisioni i verifikimit të mandateve prej 20 asamblistësh me kryetar Koço Tashkon, gjë e cila shënoi edhe mbylljen e seancës së parë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?