Ish-kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, për afro 28 vjet, Mehmet Shehu është një nga udhëheqësit dhe figurat më të shquara dhe më të trazuara të historisë së Shqipërisë së shekullit XX.
U lind më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, kreu shkollën Teknike amerikane në Tiranë, shkoi në Napoli për studime ushtarake, mandej në Luftën Civile të Spanjës.
Në vitet e luftës antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri ai u dallua si një nga udhëheqësit më të shquar ushtarakë, si komandant i Brigadës së Parë Sulmuese, komandant i Divizionit të Parë Sulmues dhe udhëheqës për çlirimin e kryeqytetit.
Krahas Enver Hoxhës është figura e dytë më e rëndësishme e periudhës së socializmit, për afro gjysmë shekulli. Sipas versionit zyrtar, vrau veten në natën e 17-18 dhjetorit 1981.
Në vijim po sjellim një fragment nga libri i Peter Lucasit, ‘Misioni amerikan në Shqipëri”, ku përshkruhet se si ai udhëhoqi betejën për çlirimin e kryeqytetit në nëntor 1944.
Përktheu dhe përgatiti për botim: Xhevdet Shehu:
Gjeneral Mehmet Shehu e priti me kënaqësi urdhrin për çlirimin e Tiranës. Urdhri për të sulmuar kryeqytetin erdhi nga Enver Hoxha në Berat për Shehun në shtabin e Divizionit të Parë të tij partizan jashtë Tiranës më 15 shtator 1944.
Do të ishte e vetmja provë që Shehu do të udhëhiqte përpjekjen për të çliruar kryeqytetin nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë. Shehu, megjithëse 31 vjeç, ishte oficeri më me përvojë në ushtrinë partizane. Ai ishte njëherësh edhe i respektuar nga ushtarët e tij, edhe i frikshëm për ta, por i tillë ishte edhe për italianët dhe gjermanët. Luftimet për Tiranën do të shënonin betejën më të madhe të luftës. Ai ishte gati për të.
Edhe nëse Shehu kishte ndonjë shqetësim mbi atë se sa ushtria e tij ishte e gatshme për të kryer detyrën e largimit të gjermanëve nga Tirana, nuk e shfaqte. Partizanët shqiptarë në këtë moment të luftës kishin një ushtri me rreth 40 mijë të përhapur në të gjithë vendin. Shumica kishin një përgatitje sipërfaqësore ushtarake. Por ajo që u mungonte në përvojë, plotësohej me guximin e tyre. Pjesa më e madhe e burrave dhe djemve që përbënin ushtrinë ishin fshatarë thuajse të paarsimuar që pak merrnin vesh nga çështjet politike dhe ushtarake, pa le nga komunizmi. Ajo që i bashkonte ata ishte urrejtja ndaj gjermanëve.
Shehu e kishte përgatitur Divizionin e tij të Parë Partizan ashtu si ai dinte, duke patur parasysh rrethanat. Shpesh luftëtarët kishin pak për të ngrënë. Ata herë pas here flinin përjashta sidoqë të ishin kushtet e motit. Ata nuk ngjanin si një ushtri e mirëfilltë, duke parë mungesat në veshje si dhe armët gjithfarëshe që mbanin prej lloj-lloj ushtrish.
“Njerëzit që e quajnë veten ushtarakë kanë pak përvojë në disiplinën ushtarake dhe metodat trainuese”, theksonte një raport i OSS-it në shtator 1944. “Vërtet që ka disa ish oficerë [të Ushtrisë shqiptare] që po i shërbejnë kauzës partizane, por ata janë relativisht shumë pak dhe të shpërndarë në njësi të ndryshme.’Ushtria’ në kuptimin që ka kjo fjalë në botën moderne, nuk ka rëndësi për këta burra të ashpër, mjekëroshë dhe rakipirës. Për pasojë ka patur disa aksidente nga futja e armëve të reja, si nga mortajat që ata u kanë kapur gjermanëve dhe nga pushkët e aleatëve. Ata nuk dinë madje as se si t’i mbajnë armët.
“Të gjitha armët e zotëruara nga partizanët janë armë të lehta. Ka një përzierje armësh: pushkë greke dhe italiane, pak pushkë amerikane, mortaja gjermane dhe italiane (nga të cilat mortajat gjermane janë superiore). Armët janë ato çfarë ata kanë mundur të marrin, shumica e të cilave të kapura nga armiku, pjesa tjetër e furnizuar nga Aleatët… Të 40 mijë trupat që luftojnë kanë armë të lloj-llojshme, ashtu siç kanë edhe veshjet e tyre. Nëse një partizan ka një automatik Tomson, një tjetër mban një pistoletë e kështu me radhë”, thuhej në raport.
“Megjithatë, morali i trupave është shumë i mirë. Si ushtarakë, drejtuesit e vetëformuar reflektojnë vigjilencën e udhëheqjes dhe përvoja ka përmirësuar efikasitetin e tyre. Megjithëse ata nuk marrin vesh nga bisedimet e nivelit të lartë mbi parimet, janë të bashkuar në një kauzë të përbashkët: urrejtjen ndaj pushtuesve gjermanë.
“Partizani shqiptar nga natyra është një person i rreptë dhe trim”, shkruante vëzhguesi i OSS-it. “Ajo që ndjen secili prej tyre është: ‘Le të na furnizojnë Aleatët dhe ne do t’i fshijmë gjermanët nga toka jonë. Na jepni armët e rënda që i kanë dhe ata dhe ne nuk duam më shumë. Kjo është lufta jonë. Ne nuk duam trupa të Aleatëve. Ne e dimë si ta luftojmë armikun’. Shqiptari, në të njëjtën kohë, nga natyra është një njeri dembel, pa përdorur ndonjë paragjykim. I ashpër dhe luftëdashës, shumë energji i harxhon në mënyrë të pajustifikueshme edhe pse në dukje fisnike, ndaj dhe janë bërë shumë gabime.”
***
Para Shehut dhe partizanëve tashmë ishte beteja më e madhe e gjithë luftës. Ishte krejt ndryshe nga përleshjet e mëparshme të tipit godit dhe mbathja. Gjermanët ishin në mbrojtje nga sulmet ndërsa bënin llogari për të ikur nga Ballkani. Rolet kishin ndryshuar. Ishin gjermanët që tashmë fshiheshin nëpër shtëpi dhe ndërtesa, kurse ishin partizanët që i kërkonin dhe i luftonin kudo që të ishin.
Shehu ishte me plot besim. Ai e dinte që luftëtarët e tij ishin të përgatitur dhe të gatshëm. Ai i kishte përgatitur vetë ata. “Formacioni luftues i cili rezistoi shumë mirë dhe që ishte në krye të të gjithë të tjerëve në përgatitje, në teknikë, në përvojë luftarake dhe në moral ishte Divizioni i Parë i Mehmet Shehut dhe, brenda atij Divizioni, ishte Brigada e Parë e hershme e tij”, shkruan Rexhinald Hiberti. “Ishin këto trupa nën komandën e Mehmet Shehut… të cilave iu caktua detyra e betejës së fundit serioze të luftës në Shqipëri, betejës së Tiranës. Kjo betejë filloi nga fundi i tetorit dhe përfundoi me marrjen e kryeqytetit më 17 nëntor”.
Shehu ishte i ndryshëm nga Hoxha. Megjithëse, si Hoxha, ai ishte një ithtar i vërtetë i komunizmit, Shehu nuk u përzie me punët e partisë. Ai e kaloi më të shumtën e kohës së tij gjatë luftës në luftime me italianët dhe gjermanët se sa në mbledhjet e partisë që zakonisht ishin të mbizotëruara nga Enver Hoxha. Shehu ishte një njeri i veprimit dhe ai ndihej më mirë në sheshbetejë se sa pas një tavoline.
Hoxha nuk ishte ushtarak, megjithëse vishte petka të tilla dhe i pëlqente të luante rolin e një gjenerali. “Shehu mbante të njëjtën uniformë gjatë gjithë kohës, ditën dhe natën”, thotë zëvendës shefi i misionit amerikan Nik Kukiçi. “Ajo ishte një uniformë e vjetër e ushtrisë italiane, krejt e ngrënë nga përdorimi. Ndryshe nga Hoxha, i cili gjithnjë vishej dhe e mbante veten shumë mirë dhe që gjithnjë përpiqej t’u bënte përshtypje njerëzve, Shehu nuk donte t’ia dinte se ç’mendonit ju për të”.
Pavarësisht se Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë (UNÇSH), ai në të vërtetë kishte pak përvojë në luftime. Ai kishte qenë në ndeshje të kufizuara guerrile me armikun, sikurse kishte qenë kur ballistët dhe gjermanët kapën gjeneralin Dejvis, por ai kurrë nuk kishte udhëhequr njerëz në beteja. Nuk ka dëshmi për trupa të udhëhequra nga ai kundër italianëve, gjermanëve apo ballistëve. Ai nuk çliroi ndonjë fshat apo qytet. Ai personalisht nuk vrau armiq në beteja, ndonëse ka urdhëruar ekzekutimin e armiqve, robërve të luftës të pretenduar si tradhtarë e spiunë.
Hoxha e kuptonte rëndësinë e imazhit. Ai pëlqente uniformat e Aleatëve dhuruar atij. Sikurse rritej sasia e furnizimeve nga Aleatët, po ashtu rritej dhe kualiteti i uniformave që vishte Hoxha në shtabin e tij. Fotot e Hoxhës të bëra gjatë periudhës së hershme të luftës nëpër bazat ilegale në malet e Shqipërisë ndryshojnë së tepërmi nga ato të bëra më vonë. Në fotot e hershme Hoxha duket po aq i çrregullt sa edhe partizanët rrotull tij. Ai duket në to sikur e kishte bërë zakon të flinte me gjithë rroba, gjë që ka të ngjarë se e bënte vërtet. Uniformat e tij janë një përzierje e veshjeve nga ushtri të ndryshme, ashtu sikurse mbanin veshur edhe pjesa tjetër e njerëzve të tij. Ai është i parrojtur dhe i pakrehur. Në fotot e mëvonshme, kur lufta filloi të merrte anën e tij, Hoxha është një tjetër njeri. Ai është plot shkëlqim, tepër i ujdisur dhe i veshur mjaft mirë. Uniformat e tij janë të pastra dhe hekurosura. Prej natyre i bukur, Hoxha një e nëntëdhjetë i gjatë dukej si një gjeneral. Nën vëmendjen e oficerëve Aleatë rrotull tij, Hoxha ngrihej mbi cilindo. Qoftë i hipur mbi kalin e tij të zi rrotull fshatit të shtabit të tij në Helmës apo Odriçan, ose i fotografuar mbi një hartë lufte të Shqipërisë, udhëheqësi i Partisë Komuniste kishte një pamje tërheqëse, romantike që i joshte të rinjtë e shtypur dhe të varfër të Shqipërisë.
Hoxha ishte një politikan i cili përdorte me shumë sukses instinktet e tij luftarake dhe mjeshtërinë për të fituar betejat e brendshme për udhëheqjen e Partisë Komuniste në Shqipëri. Ai mund të ishte i pamëshirshëm por edhe magjepsës, në varësi të rrethanave nëse një konkurrent duhej shkatërruar apo fituar mbi të. Ai ishte një intelektual që dukej se pëlqente t’ua hidhte kundërshtarëve të tij ose t’u jepte duart kur rrezikohej pushteti. Ai e kuptoi që në fillim se kush fitonte kontrollin e Partisë Komuniste në Shqipëri do të kontrollonte edhe ushtrinë. Dhe njeriu që kontrollonte ushtrinë do të kontrollonte vendin. Ai e donte Shqipërinë të ishte e lirë nga italianët dhe gjermanët, ashtu siç donin edhe krerët e lëvizjeve të tjera të rezistencës. Hoxha donte që komunistët të merrnin pushtetin në vend. Balli Kombëtar dhe klanet veriore të Kupit donin gjithashtu të merrnin drejtimin e vendit. Por ata donin t’i ruanin gjërat në Shqipëri ashtu siç ishin, me ata zotër të vendit dhe ndoshta rikthimin e Mbretit Zog. E, kjo donte të thoshte luftë kundër komunistëve. Balli Kombëtar qe i gatshëm të bashkëpunonte me gjermanët për të luftuar komunistët dhe ruajtur gjendjen ekzistuese. Hoxha ishte radikal. Ai nuk donte vetëm të merrte drejtimin e vendit, ai donte ta revolucionarizonte atë, ndërsa me vete kishte burra dhe gra që ishin të gatshëm të luftonin dhe të vdisnin për këtë qëllim.
Stefën Peters (Stephen Peters), një agjent shqiptaro-amerikan i OSS-it i shkolluar në Harvard, ndiqte në sallë procesin e gjykimit për tradhti të krerëve të Ballit Kombëtar në Tiranë më 1945. Disa krerë të Ballit, raportonte ai, dëshmuan se ata mendonin se ishte në interes të amerikanëve dhe anglezëve që komunistët të mundeshin. “Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë që Balli Kombëtar luftonte FNÇ-në [komunistët]. Balli luftonte sepse donte të ishte në pushtet pasi të ishte çliruar vendi. Ishte çështje e konservatorëve të vjetër apo e radikalëve të rinj që nuk kishte mundësi për kompromis. Radikalët e rinj fituan sepse ata nuk ngurruan të bënin sakrifica; sepse ata ishin trima dhe të guximshëm; sepse ata kishin aftësi të mira organizuese; sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t’i vinin në praktikë. Ballit Kombëtar i mungonte një udhëheqje e krahasueshme, i mungonin parimet themelore, i mungonte kurajoja për të sakrifikuar”.
***
Mehmet Shehu, pesë vjet më i ri se Hoxha, ishte përgatitur si ushtarak. Shehu shkoi në shkollën amerikane profesionale të Tiranës të cilën e mbaroi në vitin 1932. Atje ai mësoi anglisht. Shehu kishte një damar romantik dhe shkruante poezi. Një nga këto poezi është botuar në revistën Laboremus të shkollës në dhjetor 1931. Fulci, i cili drejtonte shkollën në atë kohë, tha më vonë se dështimi i Shehut për të gjetur një punë në Ministrinë e Bujqësisë pas mbarimit të shkollës luajti një rol kyç në orientimin e tij drejt komunizmit. Ai shkoi në Itali dhe hyri në Akademinë Ushtarake të Napolit. U përjashtua nga shkolla për veprimtari komuniste dhe u kthye në Tiranë më 1936. Ishte 23 vjeç.
Ndryshe nga Hoxha, i cili qëndroi në Shqipëri, Shehu vullnetarisht iu bashkua forcave Republikane në luftën civile në Spanjë. Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste Spanjolle dhe arriti të bëhej komandant i Batalionit të 4-t të Brigadës së 12-të Ndërkombëtare Garibaldi. Pasi republikanët u mundën nga forcat fashiste të Gjeneralit Francisko Franko, Shehu u dërgua në kampet e përqëndrimit të Francës dhe Italisë para se të kthehej në Shqipëri në vitin 1942. Me t’u kthyer, ai u bashkua me forcat e Hoxhës, i cili tashmë ishte në drejtimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Megjithëse ishte një anëtar besnik i partisë, Shehu nuk ishte komunist organizativ. Ai nuk ishte aty kur Hoxha fillimisht formoi partinë në mbledhjet e fshehta në Korçë dhe Tiranë. Ai, si të thuash, nuk ishte në hapat e para të lëvizjes në Shqipëri dhe nuk ishte personalisht i afërt me Hoxhën. Duke munguar në këto takime të hershme, Shehu nuk kishte mosmarrëveshje me Hoxhën sikurse kishin të tjerët. Ai nuk mori pjesë as në takimin e rëndësishëm që Hoxha mbajti më vonë me anglezët në Labinot dhe as në konferencën e Përmetit. Ai ia kish lënë Hoxhës punët e partisë dhe të politikës. Ai ishte një ushtarak, të cilit i pëlqente të ishte me ushtarët e tij në terren. Domethënë ai bënte atë që dinte.
***
Tashmë Shehu ishte jashtë portave të Tiranës duke bërë planin e sulmit ndërkohë që Hoxha, udhëheqësi i tij, ishte nja 160 km larg në Berat duke diskutuar për paradën e fitores. Edhe nëse Shehu fshihte ndonjë armiqësi ndaj Hoxhës ai nuk e shfaqi atë. Ndoshta donte që kështu të mbetej. Kukiçi, i cili besonte se Shehu duhej të kishte qenë njeriu që duhej të merrte drejtimin e vendit, kujton se ia ka thënë këtë mundësi Shehut në disa raste.
“Ai mund ta kishte marrë pushtetin”, thotë Kukiçi. “Ai po bënte luftën. Ushtarët partizanë e pëlqenin Shehun. Kishte intimitet midis tij dhe luftëtarëve. Njerëzit e donin Shehun sepse ai ishte një luftëtar që po luftonte për vendin e tij. Ai kishte një nam të mirë nga lufta e Spanjës. Ai u kthye në Shqipëri si një hero. Ai ishte tepër i disiplinuar dhe shumë i fortë. Dhe gëzonte respekt. Hoxha e la atë të merrej me luftën dhe Shehu i la Hoxhës punët e politikës. Unë nuk mendoj se Hoxha kishte ndonjë plan për betejën e Tiranës. Ai ia la Shehut ta bënte atë. Unë i thashë Shehut, ‘Mehmet, ty të duan luftëtarët. Populli të do ty. Ti duhet të marrësh pushtetin. Ti duhet ta drejtosh vendin’. Ai m’u përgjigj, ‘Niko, mos bisedo me mua për gjëra të tilla. Politika është zanat i Hoxhës, jo i imi. Larg meje, Niko’.”
Shehu i mbante takimet me Kukiçin dhe oficerët e tjerë aleatë lidhur me Divizionin e Parë në shtabin e tij në një shtëpi të braktisur në verilindje të Tiranës. Shehu i drejtonte mbledhjet në gjuhën shqipe, ndonëse herë-herë fliste anglisht ose italisht. Kur Kukiçi donte të fliste me të vetëm për vetëm, Shehu e takonte atë në terren të hapur ku ata mund të bisedonin pa qenë të vëzhguar.
“Atje unë do t’i thosha se ai duhej të merrte pushtetin. Ai e dinte se mund ta merrte pushtetin në vend. Ai mund ta kishte vrarë Hoxhën. Por ai nuk donte ta bënte këtë”.
***
Shehu llogariste që në Tiranë në atë kohë kishte 1500 deri në 3000 ushtarë gjermanë, më së shumti nga Divizioni i 297-të i Këmbësorisë, tok me nja 300-400 bashkëpunëtorë të gjermanëve ballistë dhe pro-Zogistë. Gjermanët pushtuan shumicat e ndërtesave në qendër të Tiranës përreth Sheshit Skënderbej, ku qëndronin xhamia e Ethem Beut dhe Këmbanorja veneciane. Popullsia e Tiranës në fillim të luftës ishte vetëm rreth 35 mijë banorë. Ky numër u rrit në rreth 100 mijë nga refugjatët që ikën prej luftimeve në fshatra dhe kërkonin siguri në qytet. Këta me ato pak para që kishin mbipopulluan hotelet, ndërsa të tjerët gjetën strehë nëpër miq dhe të afërm, ku të mundnin. Ata me më pak fat flinin në parqet e qytetit, në varreza dhe poshtë urave të lumit të Lanës.
Shumica e ndërtesave të qytetit ishin shtëpi private të ndërtuara nëpër rrugë dhe rrugica dredha-dredha dhe të ngushta. Banesat e lyera me gëlqere kishin porta dhe rrethoheshin me gardhe dhe garantonin intimitet, fshehtësi. Portat ishin të gjitha të mbyllura.
Italianët i prishën shumë nga këto shtëpi kur ndërtuan ndërtesat e mëdha qeveritare në zonën e qendrës. Disa nga këto ndërtesa u zbukuruan me punime në gur kokash ushtarësh italianë me helmeta që shëmbëllenin me Musolinin. Italianët ndërtuan hotelin elegant të Dajtit, ku qëndronin oficerë italianë të rangut të lartë apo zyrtarë qeveritarë që vizitonin Tiranën. Oficerët italianë organizonin aty martesa dhe mbrëmje, ndërsa Konti Galeaco Çiano, dhëndrri i Musolinit, e kthente shpesh këtë hotel në shtab të tij kur vizitonte Shqipërinë.
***
Anglezët donin që Shehu të sulmonte menjëherë, por Gjenerali kishte të tjera plane. Shehu, në librin e tij përshkruan një takim idhnak që pati më 18 tetor me tre oficerë anglezë të SOE-s në shtabin e tij. Tre oficerët, majorët Viktor Smith, M.J. Thornton dhe kapitenin J.F.P. Oliver, këmbëngulnin që Shehu të niste sulmin menjëherë. Shehu nuk pranoi. Ai u tha oficerëve anglezë se do të sulmonte kur të ishte gati dhe jo më përpara. Shehu thotë se oficerët ngritën tonin dhe akuzuan partizanët për frikë ndaj gjermanëve. Jo vetëm për të hedhur poshtë ato fjalë, Shehu ua ktheu: “E dinë gjermanët nëse partizanët kanë frikë apo jo, dhe jo ju. Ju jeni tani në Shqipëri, por këtu janë partizanët dhe populli shqiptar që komandon, jo oficerët anglezë. Kur dhe ku do të sulmojmë është puna jonë, jo e juaja”.
Shehu e filloi sulmin e tij mbi Tiranë më 29 tetor në orën 6 pasdite, njëmbëdhjetë ditë pas takimit me anglezët. Ai llogariste që forcave të tij do t’u duheshin nëntëmbëdhjetë ditë për të çliruar qytetin, duke patur parasysh që ato nuk kishin artileri, por vetëm mortaja të kapura në luftime. Shehu do të kishte mbështetjen ajrore të Aleatëve, por ai nuk i dha shumë rëndësi kësaj. Ai ishte i sigurt në fitoren. Ushtarët gjermanë ishin të lodhur dhe praktikisht të rrethuar. Ushtritë gjermane ishin në tërheqje gjithandej. Gjithnjë ushtria e tyre në Ballkan mbështetej në rekrutët e huaj si armenët, bullgarët e të tjerët për të mbushur radhët e tyre të rralluara.
Forcat e Brigadës së Parë partizane të Shehut udhëhiqnin sulmin nga veriu. Partizanët mbërrinin në malin e Dajtit dhe rrotull tij dhe mblidheshin në një qafë të gjerë që sa vinte e zgjerohej si një ftesë për në qytet. Plani ishte që Brigada e Parë të luftonte në rrugën e saj drejt qendrës së qytetit dhe t’i bashkonte forcat me Brigadën e 4-t të Kolonel Myslim Pezës që vinte nga jug-perëndimi.
Shehu krenohej me Brigadën e Parë, e cila ishte zemra e Divizionit të Parë të tij Partizan. Ai e kishte komanduar Brigadën e Parë qëkurse ishte formuar. Ajo ishte e para njësi ushtarake e organizuar që partizanët e krijuan së toku. “Ajo duhet të kujtohet”, shkruante Shehu, “Brigada e Parë i përmbushi ashtu si duhet të gjitha detyrat që iu ngarkuan asaj që nga fillimi”.
***
Shehu e filloi fazën finale të sulmit mbi Tiranë më 11 nëntor. Ai shkruan se morali i ushtarëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve te tyre shqiptarë ishte i ulët si rezultat i ofensivës partizane, e veçuar siç ishte. Disa njësi gjermane ishin larguar tashmë nga qyteti për në Shkodër në veri, ndërsa të tjerët ishin gati të vepronin po kështu. Kukiçi njoftonte se kuislingët shqiptarë ishin gjithashtu duke u larguar. Por gjermanët ende kishin bastionet e tyre në Tiranë, përfshi edhe Kodrën e Kopilit dhe krejt sheshin kryesor. Ata nuk iknin pa një luftë.
Beteja për Tiranën shënoi fundin e saj më 17 nëntor. Shehu vlerëson se në qytet partizanët vranë dy mijë gjermanë, duke përfshirë tre kolonelë, ndërsa u kapën rob treqind. Nga ana e partizanëve ai thotë se u vranë njëqind e njëzetë dhe u plagosën dyqind. “Kaq të rrepta ishin luftimet, shkruan Shehu, saqë një oficer gjerman i kapur rob tha se gjysma e batalionit të tij që erdhi nga Korfuzi në Tiranë ishte likuiduar në Ibë, ndërsa gjysma tjetër u vra në shtabin e qytetit”.
Nëqoftëse numri i gjermanëve të vrarë nga partizanët duket i lartë, mund të thuhet se ky numër ka të ngjarë të jetë i saktë. Shehu sërish nuk llogarit ndikimin që pati forca ajrore e Aleatëve në betejë.
Po perse o Zenjel 40 mije rreckamane i bashkonte urrejtja kunder gjermaneve?C`i paten bere gjermanet rreckamaneve?Pse sulmuan sllavolubine ruse ne BRSS?Pse o Zenjeeel,keta 40 mije morracake qe veshi Armatosi Anglia,urrenin gjermanet,,pse gjermanet shpartalluam serbojugosllavine e pare duke bashkuar Kosoven dhe viset shqiptare me trungun ame?
Perse o Zenjele 40 mije kacula qe armatosi Anglia duhet te kishin grumbulluar urrejtje kunder gjermaneve ?C`u paten bere gjermanet atyre?Per nje vit kaluan ne territorin Shqiptar,,pushtuan Greqine dhe cliruan Camet fatzij,qe greku u kish vene thiken ne gryke,i kishte derguar neper ishuj pa uje,i kishte punuar qindin qe s`tregohen,i kishte perzene nga dheu i tyre..
Keta 40 mije rreckamane te armatosur urrenin camet dhe kosovaret,urrenin Shqiperine ne trojet e vetaaaa? Po c`u pat bere Ushtria gjermane o Zenjeeel, qe po terhiqej nga Greqia per ne Atdhe? Faji i vetem i tyre ishte Rruga qe kalonte neper Shqiperi.
Bushtra qe polli ata 40 mije minj murtaje,qe pushtuan Shqiperine,qe pushtuan Malesine,qe Pushtuan Kosoven e Lire,qe futen ne kurth Camerine,Ajo bushter nuk eshte shterpezuar akoma.
100% te baballareve te kombit,qe krijuan Shqiperine e Pavarur ne Vlore ne 1912,Ishin Aleate te Boshtit Austri Gjermani kunder Antantes Angli,France,Greqi,Serbi,Itali.
100% te delegateve te Kongresit Lushnjes ishin aleate te Boshtit Gjermani Austri.
I vetmi Aleat i Antantes Angli France,Serbi,Greqi.Ai qe shpetoi ushtrine serbe nga aswgjesimi ne malet e Shqiprise,duke e strehuar ne Durres ishte Esad Pasha,,te cilin Delegatet e Kongresit te Lushnjes e vrane ne Paris(duke paguar Avni Rustemin),para se te shiste tokat shqiptare ne Konferencen e Versajes,ku ishte Delegat me Mandat,NE KRAHUN E FITIMTAREVE.
Shoku Enver uron Mehmetin per 110 vjetorin e lindies. Gezuar 110 vjetorin e lindies,ideali ine perfundoj ne halet ,illi partizan nga flamuri, ne bithet. Katershia kriminale(Enver,Mehmet,Hysni,Beqir) perfundoj njesoj si gjithe organizatat kriminale mafioze,duke ngrene kokat e tyre
O Demo ballisti. A ka mundësi të më thuash se çfarë donin gjermanët në Ballkan apo edhe në Rusi?! Dhe përse i masakruan 6 milionë çifutë?!
A nuk e di ti se po tê mos ishin ata 40 mijë leckamanë, siç i quan ti, jugu i Shqipërisë, ( si vend i mundur) do t’i kalonte Greqisë. Prandaj Enver Hoxha, kur vajti në konferencën e paqes në Paris deklaroi se :”Nuk kam ardhur për të dhënê llogari, por për të kêrkuar llogari!”.
A nuk e di ti Demo, bashkë me dy të tjerët më sipër, se Lufta Nacional – çlirimtare filloi që gjatë pushtimit italian të vendit?! Apo je edhe kundër luftës ndaj italianëve?! Ata që i dorëzuan kurorën e Skënderbeut mbretit Viktor Emanuel ishin tradhtarë apo nacionalistë?! Po ata që e qëlluan me top asamblenë tradhtare çfarë ishin?! Ballistët, i dashur Demo, bënë zgjedhjen e gabuar. “Prit gomar të mbijë bar, kështu thotë “Balli Kombêtar”! Shtresa e bejlerëve që formonin Ballin shqetësoheshin vetêm pêr privilegjet e kastës së tyre. Dhe sidomos që bolshevizma të mos vinte në pushtet! Lufta Nacional – çlirimtare nuk duhet ngatërruar me 45 vjet diktaturën enveriste, o Demo. Enveri në fakt pushkatoi dhe asgjësoi më shumë komunistë sesa italianët dhe gjermanët bashkë. Unë që kam qënë den baba den antienverist mendoj se ajo periudha komuniste 1945 – 1990 ishte si një elektroshock për Shqipërinë e drobitur, të rreckosur, analfabete që doli në dritê pas 500 vjetëve perçe turke. Pa dyshim qê ishte njê diktaturë personale lemerisëse, por që zgjoi nga dremitja dhe koma ku kishte rënê popullin e nargjilarizuar dhe të sakatosur shqiptar. Ishte si një operacion i dhimbshëm, por që e ngre njeriun në këmbë. Sidoqoftë krimineli Enver e la Shqipërinë pa asnjê lek borxh. Me uzina, fabrika, spitale, universitete, hekurudha etj etj. Nga 800 mijë banorë më 1939 Shqipëria në vitin 1985 numëronte 3.5 milionë banorë! Po sot?! Gjithçka është shitur, privatizuar, çuar për skrap. Dje kishim Sigurimin gjakatar, sot kemi mafien, drogën, korrupsionin, imoralitetin. Shqipëria e sotme ngjan me njê karakatinë që i hyn uji dhe era nga të katêr anët. Shprehje gjeografike me një fjalë. Duhet tê kesh më shumë respekt për ata që u ngritën kundër bishës nazi/fashiste. Ishin djem dhe vajza qê lufonin për një Shqipëri të emancipuar dhe jo për diktaturën! Tjetër punë si rrodhën ngjarjet pas 45-sës. Prandaj largoje perden e urrejtjes që të ka zênë sytë dhe shihi gjërat me gjakftohtësi dhe realizëm, i dashur Demo.
Shkrimi thote: ‘Pavarësisht se Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë (UNÇSH),…’!
Na paskan genjyer librat tane te shkolles ne kohen e Enver Hoxhes, qe thonin se, komandant i pergjithshem i UNCSh ishte kolonel Spiro Moisiu! Lwre po na ka genjyer edhe vete E. Hoxha, i cili po ashtu ka pohuar disa here, se komandant i pare i UNC ishte Spiro Moisiu gjate gjithe luftes.
Enver Hoxha u emrua komandanti i pergjithsem i ushtrise ne Kongresin e Permetit. Deri ne kete kohe ka qene Spiro Mojsiu. Nuk eshte e vertet se librat kane gynjyer. Spiro Mojsiu u emrua Komandat i pergjithshem ne 10 Korrrik 1943 kur u krijua ushtria nacional – clirimtare., kurse Enver hoxha drejtuesi politik i ushtrise. Sigurisht ishte dhe Sekretari i pre i Parise Komuniste. Mos degjoni nje fare Demo ,i cili ka rrezik te therrasi edhe sot : ” Rrofte nazi-fashizmi ” …. Te thuash se c’uberi gjermani popullit shqiptar e atij europjan te lindjes tregon injorance. Te thuash se c’u beri gjermani mbi 6 milion cifuteve te vrare , te djegur ne furrat e kampeve te perqendrimit ,vendosjani vet noten ketij demos dhe Demove te tjere…
Eeeeee, more demo more demo, bushter e vertete ka qene ajo nga i ke rrenjet edhe ti, si bir e nip bejlerbeu(gjera qe, shume mire, ti si dallkauk i di) ka qene kjo bushter haremi qe lindi aq shume majmune turkoshake e zhduku ate emer te shenjte qe dikur quhej ARBERI.
O shtaze, ku linden grupet e para komuniste? Me aq sa di, ne Korce e Shkoder, dy polet pa te cilat s’do te kishte as Shqiperi, aty kishte ere qyteterimi, kishte pak Europe e rrjedhimisht edhe nje rini te emancipuar qe u ngrit kunder nazizmit dhe atyre qe ishin ire e tij, mesjetes se bajraktareve markagjone te kullave te erreta, bejlerbejve anadollake. Kishte nje Ideal per nje jete te re! Pavaresisht si moren ngjarjet me vone, ata e shkruan emrin me germa te arta edhe pse te pakte si fillim, pastaj, me ata u bashkuan
keta ‘leckamanet'(por qe ishin me fisnike nga enuket e pushtuesit shekullor qe i mbante ne erresire), bene ate qe bene dhe ngelen ne histori. Kjo te mundon ty more ‘qerrata’ kjo. Mos me thuaj se Adolfi kishte degjuar per prejardhjen ‘Ariane’ te Haxhiut te Qamiles dhe dergoi disa divizione ‘kalimtare’ per ta verifikuar kete ne Shqiperi, aman o demir aman!
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojne keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-sht…media/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes.
Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte por beri vetem keto fotografi si aktor. Edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe vellai i tij Duro Shehu ne Kanada eshte sot.
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
Per te gjithe ata qe kane akoma dyshime nese politika eshte nje teater i komanduar 100 % nga Londra e New Yorku, ketu shpjegohen shume qarte disa ngjarje ne kohen e demokracise me datat e zgjedhura qellimisht nga elita e Londres e New Yorkut me kuptime historike edhe qe u zbatuan nga politikanet shqiptare:
Shperthimi i Gerdecit ne 15 Mars 2008 – 15 Mars 1991 eshte dita e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise edhe SHBA
Vrasjet e 21 Janarit 2011 – 21 Janari 1920 eshte dita e Kongresit te Lushnjes
Debimi i 12 mije shqiptareve nga komunat e Veriut te Kosoves nga serbet pra 8 muaj pas luftes edhe KFORi nuk e beri asgje megjithese ishte atje por madje u ndaloi kosovareve te ktheheshin ne shtepite e tyre ne komunat e Veriut edhe data ishte 4 Shkurt 2000 – 4 Shkurt 1944 eshte masakra e Tiranes qe e beri Xhaferr Deva edhe Xhaferr Deva ishte nga Mitrovica
11 Mars 2006 Milloshevici u deklarua i vdekur por ne te vertete iku vetem nga skena politike edhe kjo dihet mire nga shume specialiste – 11 Mars 1981 eshte dita e protestave te fameshme ne Kosove te 1981, pra Milloshevici iku nga skena politike fiks ne diten e 25 vjetorit te protestave te Kosoves
Edhe keto ngjarje vertetojne plotesisht qe politika eshte nje teater i komanduar plotesisht nga elita e Londres e New Yorkut. Te gjitha ngjarjet ne politike behen me skenarin edhe urdhrat e elites se Londres e New Yorkut.
MEHMET SHEHU ISHTE NJE KASAP GJAKATAR I ENVERIT QE MERITOI FUNDIN E TIJ ME TURP SERVILI FANATIK
Kete ka vulosur historia jone kombetare qe nuk na e tregon dot spiuni i Moskes, Petr Lucas i cili tregon perralla me mbret ne librin e tij mashtrues pjese te cilit qe tirazhon gazetari i Nexhmijes Xhevdet Shehu per te hedhur hi ne syte e shqyptareve dru me pre per LANC kriminal jugosllav te Enverit qe u krjua me urdher nga Beogradi dhe Moska per te vrare dhe masakruar patriotet antifashiste dhe antikomuniste shqyptare dhe jo per te luftuar me gjermanet e Bahri Omarit, ne vilen e te cilit jetoi gjate Luftes Enveri me Nexhmijen,
prandaj:
O pushta fanatike te Enverit dhe fansa te Edvinit,
KOMUNISTET DHE FASHISTET JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE
Kriminelet bolshevike te Putinit e vertijne sot katerciperisht kete teze dhe prandaj Mehmet Shehu eshte nje kasap kriminel qe meriton vetem perbuzje dhe neveri dhe asnje vemendje tjeter nga shqyptaret qe duan t’i bashkohen Botes Demokratike
Pavarësisht se nuk e deklaron shkrimi është një vlerësim real për Mehmet Shehun, si një hero,si një komandant, si një udhëheqës. Duam apo nuk duam ne i tillë ka qenë Mehmet Shehu. Sa më shpejt ta kuptojnë dhe ta pranojmë aq më mirë do të jetë. Natyrisht që ka pasur edhe gabime por ai mbetet një burrë shteti. Historianët duan apo nuk duan do ta vlerësojnë për atë që ai ka qenë ashtu siç e ka bërë ky shkrimtar. Respekte.
Ti Ermal e ke kuptuar qe Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe iku nga skena politike uke vazhduar jeten ne fshehtesi ne Kanada? Kjo ka shume rendesi.
xyz, ti nuk e paske kuptuar akoma qe politika e kohes se Enverit ishte 100 % e komanduar nga elita e Londres pra Illuminati?
Kjo vlen edhe per politiken e kohes se Mbretit Zog se edhe ai ishte vetem nje kukulle e Londres.
Ik ore bajge
Nuk mund ta harroj Abetaren e Shkolles Fillore te 1947.Kur hapej ne faqe te pare ishte figura e Marshallit Titos; dhe poshte tij shkruhej:”Tito luftetar, Tito Clirimtar, Tito Shpetimtar i Popullit Tone”.
Dhe fatekeqesiht ende sot Zhgaravitesi KM- Rama vazhdon te ndjeki si shembull serbin Vuciq; pa harruar Berishen qe mbasi mohoi Gjenocidin grek te 1944-45 ndaj Shqiptareve Autoktone te Çamerise,ju fali tokat shqiptare grekeve ardhacake duke i puthur doren antishqiptarit Janullo(me falni se megjithese Janullo nuk dinte asnje fjale shqip e”shqiptarizoi”Meta); i fali edhe detin mbas mareveshjes “miqesore strategjike” per te vazhduar greqezimin e Shqiperise.Dhe po keta “drejtuesa politikane” te gjitha ngjyrave po e mbushin ate cope te vogel toke me 9 “minoritete” me 5 “besime fetare”; duke shpopulluar ate per dite e me teper??!
Si do i pergjigjemi te Madhit Naim Bej Frasherit(Xhaxhait te Diplomatit , Historianit Mehdi Frasherit); qe na ka lene Amanet:”TI SHQIPERI ME JEP NDER, ME JEP EMRIN SHQIPTAR!!”
Sali Bollati eshte nje nga shqiptaret e rralle , qe e ka ideal Shqiperine natyrale , Shqiperine ku flitet shqip , mendohet shqip dhe i perkasin nje historie te lashte te kapedaneve shqipetare . Nje nga keta kapetadane te heshtur , eshte prodfesor Sali bollati . Qofte me jete dhe me shendet Zgalem
Eri, ti je bajge
Eri – brekedhjeri – mendjepleheri
Te lumte Sali Bollati se ti je shqiptar i vertete !
Telebingo eshte mashtrim i madh. Cmimin kryesor nuk e fiton askush se gjithemone e mbajne per vete. Fitohen vetem keto cmimet me pak leke si karamele domethene edhe asgje tjeter. Telebingo eshte si te tera llotarite ne bote nje mashtrim i madh edhe vjedhje e lekeve te njerezve.
Erion Veliaj eshte nje sherbetor i Sali Berishes qe e ka futur berisha ne PS per ta prishur PS, lexojeni:
https://pamfleti.net/kur-sali-berisha-ushqente-levizjen-nano-ik-me-mjaft-in-e-erion-veliajt-2/
Nxirreni me shqelma jashte nga PS kete bajgen Erion Veliaj !
Flakeni si nje mut perjashta nga PS Erion Veliajn !
Lexoni:
Erion Veliaj eshte nje sherbetor i Sali Berishes qe e ka futur Berisha ne PS per ta prishur PS, lexojeni:
https://pamfleti.net/kur-sali-berisha-ushqente-levizjen-nano-ik-me-mjaft-in-e-erion-veliajt-2/
Nxirreni me shqelma jashte nga PS kete bajgen Erion Veliaj !
Flakeni si nje mut perjashta nga PS Erion Veliajn !
*..Kur Kina u pushtua nga Japonia (1937)..dhe thane Çian Kaishise..”lëre luftën me Maon alias komunizmin se Kina u pushtua nga Japonia dhe duhen luftuar pushtuesit Japonezë ai tha: “Japonezët janë sëmundje lëkure, komunistët janë sëmundje e zemre..”.