Ndërsa në Tiranë protestohet prej dy javësh, për shkak të asaj që ndodhi në Zvërnec, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, përcolli një mesazh lidhur me klimën e investimeve dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Gjatë prezantimit të mekanizmit të shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, VanHorn solli në vëmendje politikën e investimeve të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se investimet që nxisin zhvillimin ekonomik duhet të mirëpriten, por pa cenuar sigurinë kombëtare dhe sektorët strategjikë.
“Kur presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike, duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi. Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi,” u shpreh VanHorn.
Sipas saj, kuadri i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte nuk është thjesht një procedurë administrative, por një deklaratë strategjike që demonstron se Shqipëria mbetet e hapur për biznes, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e interesave kombëtare dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare.
“Kuadri i shqyrtimit të investimeve të huaja direkte të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik. Është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare,” deklaroi ajo.
VanHorn theksoi gjithashtu se investitorët amerikanë po ndjekin nga afër zhvillimet në klimën e biznesit në Shqipëri dhe se disa kompani amerikane janë tashmë aktive në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë.
“Investitorët po i kushtojnë vëmendje, përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu, në energji, ndërtim dhe teknologji, dhe shumë të tjera po shqyrtojnë mundësinë për të investuar. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne,” tha ajo.
Diplomatja amerikane nënvizoi se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për zbatimin e këtij kuadri, duke shtuar se një sistem me rregulla të qarta dhe të zbatueshme është çelësi për tërheqjen e investimeve afatgjata dhe cilësore.
Deklaratat e VanHorn vijnë në një moment kur debati për projektin e investimit në Sazan dhe Zvërnec mbetet në qendër të vëmendjes publike.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mbrojti projektin, duke argumentuar se Shqipëria duhet të vazhdojë të tërheqë investime të mëdha dhe se kundërshtimi i tyre dëmton klimën e investimeve dhe imazhin e vendit.
j.l./ dita

Shume e qarte dhe pa komplotiZma !
Jeni mekatar gjer ne fyt
Nqs ky investim do kishte ndodhur ne amerike me keta kritere trampi yt do ishte ne karrigen elektrike
Keni 30 vjet qe emeroni e shkarkoni kryeminstra ne krye te ketij vendi mik sikur te ishin alsisi i egjyptit
Keta kriminele kane shkaterruar nje komb ne emer te aleances qe kan me ju qe perthkehet qe ju jeni po aq pergjegjes sa keta
Ka ardhe koha te pranoni gabimet dhe ti ktheni shqiptareve pushtetin qe i takon sepse kjo nuk eshte pluralizem por diktarure
Kryeministri nuk iken pa dhune sepse se kane zgjedhur shqiptaret por ju pra me mir vone se kurre
Te lumtë USA. Shqiptaret jane miq te amerilanve dhe hebrenjve. Mirpo, Rama e Salihu per te shtuar dhe mbrojtur hajduterite e tyre, jane bere, bashke me bandat e tyre kriminale antishqiptare, pronar te cdo gjeje ne Shqipëri. Kjo gjendje i ka çaure shqiptarve thikën ne asht dhe nuk durojnë me.
Rama nBurg, Berisha nBurg!
Cfare kuptova Une,Amerika e ambasadores kerkon RREGULLA TE QARTA. Sektoret Strategjike te jene te mbrojtur nga Kliente qe nuk luajne sipas rregullave Amerikane. Qeverria Amerikane nuk ka dhene leje Resortesh ne kenetat e Florides ku gjallojne Aligatore,lope deti,krilla,rosa,pata,gjarperinj etj.Nuk ka dhene leje per prerje pyjesh ne Parkun e Sekuove te Kalifornise,as tek arinjte,bizontet,lunmdrat,kojotat,ujqit,dreret e Parkut natyror Stonehenge.Prandaj Qeverria Rames nuk ka pse jep leje ndertimi,betonizimi,zhvillimi,lartesimi,Dubaizimi ne Lagunen e Zvernecit.
Per ceshtje Strategjike ShBA nuk e kane zhvilluar fare per Resorte Turistike Ishullin e Guantanamos,Baza me vjeter Ushtarake Amerikane,por e kane militarizuar,E kane Fuqizuar ushtarakisht,per Mbrojtjen,sepse ne SHBA nuk besojne ne Mrekulline e ligjeratave te kreut te Shtetit,as nme shtatlarttesine,por i besojne Armeve.Prandaj Magjistari i lloqeve Edi Rama sipas standarteve strategjike Amerikane jo vetem te nderprese cdo hap per privatizimin,Resortizimin,Turistizimin e Sazanit,por te mobilizoje Ate mut uswhtrie qe ka,Te ruajne si syte e ballit Sazanin dhe te mos lejojne asnje civil te shkele ne Sazan.Keshtu e kuptoj une Ambasadoren Amerikane.
Bravooo
The President of United States family has made a partnership business in Vlora with the must wanted criminals of EU and USA . Do you have anything to say about it? Is this the role model business you’re promoting now?
Ja keshtu duhet te flase ambasada e murit kinez te rruga Elbasanit. Te rroje partia.
Rrofte muri kinez i ambasades amerikone.
O moderator hapi komentet se je bo si shefi kuadrit. Te rroje partia paria