Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 12 mijë bileta false të regjistruara nga sistemi në ndeshjen Shqipëri-Poloni, një pjesë mundën të hyjnë në stadium
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 12 mijë bileta false të regjistruara nga sistemi në ndeshjen Shqipëri-Poloni, një pjesë mundën të hyjnë në stadium
KronikeSport

12 mijë bileta false të regjistruara nga sistemi në ndeshjen Shqipëri-Poloni, një pjesë mundën të hyjnë në stadium

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

Shqipëria tashmë është një realitet europian në futboll dhe në këto eliminatore, e renditur në letër në vendin e 3-të, pas Polonisë dhe Çekisë, sot, pas 5 ndeshjesh, është në krye të Grupit E me 10 pikë, 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Dhe sa të rëndësishme janë këto eliminatore për kuqezinjtë, për vendin tonë, e kanë kuptuar të gjithë. Të parët lojtarët, trajneri, drejtuesit e institicionit të futbollit, por edhe të gjithë tifozët që mbushën mbrëmjen e së dielës stadiumin, duke sakrifikuar madje edhe nga jashtë kufijve, për të qenë prezentë në Air Albania, dëshmitarë të kësaj ecurie pozitive dhe që dalëngadalë po na çon drejt objektivit, që tashmë është edhe më pranë, Europianit “Gjermani 2024”.

21 mijë tifozë të pranishëm ishin ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, me biletat të shitura të gjitha, si rrallë herë, rreth një muaj më parë. Një interesim që vërtetoi këtë herë se kjo Kombëtare ka kthyer tifozët e saj, tifozët që tani kanë në mendje emrat e futbollistëve kuqezi dhe jo emrat e mëdhenj të kundërshtarëve.

Pasi ishim mësuar, që stadiumi kur luante Kombëtarja shqiptare të mbushej, vetëm kur përballë kishim yjet e Francës, të Anglisë, Portugalisë, apo Italisë. Me Gjeorgjinë, Moldavinë, apo edhe Poloninë, nuk ka qenë ndonjëherë ky interes, çka tregon se sot tifozët e duan Kombëtaren dhe e duan mundësisht në Europian.

E gjithë kjo dëshirë për të qenë prezent, apo dëshmitarë të këtij momenti, që mund të na çojë në përsëritjen e arritjes më të madhe të deritanishme të futbollit shqiptar, pjesëmarrjen në finalet e Europianit në 2016-ën. Si rrjedhojë, veç rreth 21 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, kompania që menaxhon shitjen e biletave konfirmon eskluzivisht për Gazetën Si se ka pasur 12 mijë tentativa të regjistruara me bileta false për këtë ndeshje.

Një pjesë e tifozëve me bileta false, që e pësuan nga tregu i zi, apo me vetëdije, kanë pasur edhe mundësinë të jenë mbrëmjen e së dielës në stadium, duke kaluar sistemet e kontrollit dhe duke e çuar në një numër më të madh se kapaciteti maksimal stadiumin “Air Albania” në atë mbrëmje, që pas rezultatit pozitiv për kuqezinjtë kalon më në heshtje, edhe pse policia ka marrë pamjet filmike tashmë për të filluar procedurat penale ndaj atyre që i kanë futur, apo edhe atyre që janë futur, ashtu sikurse për tifozët që hodhën mjetet piroteknike në fillimin e ndeshjes.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?