Nga Adrian Thano
Bota është sot e magjepsur nga Inteligjenca Artificiale. Këto makina të jashtëzakonshme hartojnë tekste, krijojnë piktura, gjejnë diagnoza, marrin vendime. Sa larg kemi shkuar në përpjekjen për të imituar apo rikrijuar njeriun?
Një ish-pedagogu im më shpjegoi një fakt që unë e gjej tronditës në thjeshtësinë e vet: Truri i njeriut funksionon me vetëm 12 watt energji. Ndërsa sistemet më të avancuara të IA-së kërkojnë deri në 2.7 miliardë watt. Mendojeni pak: 2.7 miliardë vetëm për të imituar (pjesërisht!) atë që truri bën vetë çdo sekondë me 12.
Ky kontrast nuk është vetëm shkencor. Po sikur kjo të na shërbejë për të kuptuar se çfarë është në të vërtetë njeriu?
Le të përqëndrohemi: Truri ynë, një organ biologjik që nuk peshon as 1 kg e gjysëm, arrin të përpunojë informacion, të marrë vendime, të krijojë art, të ndjejë emocione, të ruajë kujtime, etj etj me vetëm 12-20 watt energji.
Nga ana tjetër, inteligjenca artificiale kërkon mijëra servera, miliona kode dhe miliarda dollarë për të përftuar vetëm hijen e asaj që quajmë “vetëdije”.
Është e qartë që truri është shumë më efikas se çdo IA aktualisht. Kjo e fundit ka bërë përparime të mëdha në fuqi, por efikasiteti energjetik i trurit mbetet i pakonkurrueshëm.
Këtu ia vlen të ndalemi. Jo për të nënvlerësuar përparimin teknologjik, por për të vlerësuar mrekullinë që kemi në kokë. A duhet të reflektojmë mbi burimin e saj?
Shumë shkencëtarë, filozofë dhe teologë e shohin kompleksitetin dhe efikasitetin e trurit si diçka që nuk mund të jetë vetëm “rastësi evolutive”. I bie të jetë dëshmi e gjenialitetit të një krijuesi inteligjent?
Çështje besimi dhe interpretimi personal, por krahasimi me IA-në e bën këtë reflektim edhe më të fuqishëm. Të shtyn të mendosh se përpara se të ndërtojmë një “mendje të re”, ndoshta duhet të kuptojmë më parë atë që tashmë kemi: këtë kuti të vogël eshtrash, ku me kaq pak energji, sa një llambë e dobët, lindin idetë që ndryshojnë botën!
—-
Botuar në rubrikën e bashkëbisedimit të lexuesve me kryeredaktorin, të cilën mund ta ndiqni përditë në versionin print të gazetës DITA, në pikat e shitjes së shtypit, në të gjithë vendin

Është e vërtetë që truri i njeriut mbetet një mrekulli e natyrës, një sistem biologjik i pashembullt që arrin të mendojë, krijojë dhe ndiejë me vetëm pak energji, rreth 12-20 watt. Por debati mbi krahasimin mes trurit dhe inteligjencës artificiale nuk duhet të kufizohet vetëm në aspektin e konsumit energjetik. Çështja është më e gjerë: ajo lidhet me funksionin, qëllimin dhe përdorimin e këtyre dy formave të “inteligjencës”.
Së pari, AI nuk është ndërtuar për të qenë kopje e njeriut, por për ta plotësuar atë atje ku njeriu ka kufizime. Po, një sistem i madh IA harxhon shumë energji, por ai përpunon sasi kolosale të dhënash në pak sekonda, diçka që një njeri nuk do ta arrinte as në një jetë të tërë. Në këtë kuptim, përdorimi i energjisë është proporcional me vëllimin dhe shpejtësinë e përpunimit që kërkohet. Edhe njeriu, për punë të rënda fizike, përdor makineri që konsumojnë më shumë energji se trupi i tij, sepse synimi nuk është kursimi i energjisë, por rritja e efikasitetit dhe produktivitetit.
Në këtë kuadër, avantazhet e përdorimit të Inteligjencës Artificiale janë të pamohueshme: ajo ndihmon në diagnostikimin më të shpejtë të sëmundjeve, në parashikimin e ndryshimeve klimatike, në automatizimin e proceseve industriale, madje edhe në krijimin artistik apo zhvillimin shkencor. AI nuk është zëvendësim i mendjes njerëzore, por një zgjerim i saj, një mjet që i jep njeriut mundësi të shohë më larg dhe të mendojë më gjerë.
I krijuar nga mendja e njeriut
Se ke harruar ta thuasb
Ti Thano beson në Zot?
Z.Thano. Nuk e kuptoj pse çensurohet pjesërisht një koment këtu te dita edhe pse është etik? Se Apo jetojmë në Shqipëri dhe këto mjete kanë ngelur akoma nga koha e Xhaxhit Enver dhe vlen shprehja bëni si them unë (pra mos shani në komente) por unë çensuroj komente sipas qejfit?
BARSALETA
NJERIU DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE
Njeriu: E di që truri im punon me vetëm 20 watt?
AI: Po pse s’punon gjithë kohës atëherë?
Njeriu: Sepse me aq energji mund edhe të dashuroj, të mendoj e të ëndërroj!
AI: Unë në përdor 2 megawatt vetëm për t’u loguar në mëngjes.
Njeriu: Pse, çfarë bën gjithë atë kohë?
AI: Llogaris sa njerëz po më pyesin “a do na zëvendësosh?”
Njeriu: Po mirë, me gjithë atë energji, a ke ndjenja, a mund të ndjesh dashuri, apo frymëzim?
AI: Jo, por mund të lexoj 10,000 romane dashurie, apo analizoj 1 miliard çifte dhe të them pse ndahen!
Njeriu: Unë s’kam bazë të dhënash, por kam bazë emocionesh!
AI: Po unë s’mërzitem kurrë.
Njeriu: Unë mendoj, pra ekzistoj.
AI: Unë përpunoj, pra ekziston serveri.
Njeriu: Dhe gjithshka falë meje, sepse vendosa të të krijoja.
AI: Sepse je dembel, dhe nuk do të punosh gjithë ditën si unë. Do më shumë kohë për dashuri, mendime dhe ëndrra!
Teoremat e paplotësisë së Gödel (1906 – 1978) pohojnë se çdo sistem formal mjaftueshëm i fuqishëm për të përfshirë aritmetikën, edhe nëse nuk përmban kontradikta, duhet të jetë i paplotë. Kjo do të thotë se ka pohime të vërteta që nuk mund të provohen brenda vetë sistemit. Për më tepër, sistemi nuk mund të provojë qëndrueshmërinë e tij të brendshme. Inteligjenca artificiale eshte nje sistem aksiomatik i paplote.
Shume interesante!
Faleminderit qe e ndate me publikun!
Tek ferra e vogel fshihet lepuri I madh. 21 gram peshon shpirti sipas nje esperimenti te gjate ne nje spital. Po te mendosh atomin, biles Jo atomin por particellat e vogla, te padukshme te deuterit, triksiumit apo thermijave te tjera radioaktive, imagjino qe na cojne ne epoken e gurit. Fuqia infinite e te vogles mikroskopike. “21 grams” eshte nje film me Sean Penn dhe Naomi Wats. Me i cuditshem eshte studimi qe thote se u zhduken bletet do perfundoje bota.
E ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale mbetet në fund të fundit një makinë. Siç është automobili, avioni, lokomotiva, etj etj. Të gjitha këto ia kalojnë Njeriut në shpejtësi. Ndryshe që para 70 vjetësh kemi pasur makina llogaritëse super të shpejta dhe të sakta. Inteligjenca artificiale e sotme ndryshe nga dikur ka aftësinë të seleksionojë apo qëmtojë me një shpejtësi marramëndëse gjithçka që i kërkohet. Prej 20 vitesh kemi Google si motor kërkimi dhe informacioni. Një lloj Vikipedia universale. Kemi pasur edhe “shahistin” Big Blue. Në ndryshim nga këto Inteligjenca Artificiale arrin të zgjedhë përgjigjen më të mirë dhe llogjike ndër qindra syresh. kjo është veçantia e saj. Dhe ky është ndryshimi me kompjuterët. Nj hap i madh përpara i shkencës, por asgjë më shumë. Gjithçka ka ardhur gradualisht. Hap pas hapi. Zbulim pas zbulimi. Për sa i takon ekzistencës apo jo të Zotit, duhet t’i përgjigjemi më parë pyetjes : “Universi ka një qëllim që ekziston, apo është rastësi?”. Filozofi gjerman Leibnitz ka ngritur që para 200 vjetësh pyetjen: “Pse ekziston Universi? A nuk do ishte më e thjeshtë të mos kishte gjë fare!”. Dhe vërtet çdo krijim kërkon mundim. Atëhere si spjegohet ekzistenca e universit?! Po t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje do mund ti përgjigjemi edhe pyetjes mbi ekzistencën apo jo të një qënieje superiore, apo të një Projekti Inteligjent. Dhe njëkohësisht mundësisë apo jo të jetës së përtejme!
Me këtë Inteligjencën Artificiale dhe rolin e trurit të Njeriut¨, A. Thano ka hapur një debat të madh.
Për komentuesin e parë:
Teknologjia mund të jetë më e shpejtë, por jo më e thellë. Sepse drita që ndez një tru është më e çmuar se çdo megavat që rreh një server.
Njeriu krijon me energjinë e një dritëze — makinat digjin kontinente për ta imituar. Dhe megjithatë, nuk mund të ndiejnë mall, as faj, as dashuri.
Mos kini frikë!
AI s’mund t’i zëvendësojë analistët tanë televizivë , ajo bën llogari, jo llogari bankare.
Robotët s’mund të flasin në emër të partive, të ndryshojnë qëndrim sipas pagesës apo të mbrojnë “të vërtetën” me kontratë mujore.
Inteligjenca Artificiale ka mendje, por s’ka interes. Ndryshe nga disa që kanë shumë interes, por jo mendje.
BARSALETA
(Papa dhe një Kryepeshkop po bisedonin për historinë e fesë.)
Kryepeshkopi: Disa filozofë thonë se feja lindi kur mashtruesi i parë takoi budallain e parë.
Papa i përgjigjet: Mund të jetë e vërtetë. Por që atëherë, mashtruesit dhe budallenjtë janë bërë aq të shumtë, sa Zoti u detyrua të na dërgojë për t’i ndarë!
Kryepeshkopi: Dakord, po nëse i ndajmë, kush do na besojë më neve?