Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
Botuar në DITA
Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindës i vonë.
Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, në vitet ’20-’30, kur ende shkruanin Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat e krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj.
Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autencitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare.
Në vitin 1929, Ali Asllani botoi poemën e tij “Hanko Halla”, fillimisht në shtypin e kohës në Sofje të Bullgarisë. Në atë kohë ai ishte ambasador atje. Pjesën e dytë të kësaj poeme e përpunoi kur u ndodh ambasador i vendit tonë në Athinë. Kjo poemë e përforcoi përfundimisht vendin poetik të tij në këtë periudhë në letërsinë shqipe. Është afërsisht koha, kur edhe Gjergj Fishta shkruante poemën satirike “Gomari i Babatasit”, kur Andon Zako Çajupi botonte ciklin e tij satirik, të cilat në njëfarë kuptimi i paraprinë letërsisë me theks humoristik të viteve ’30, me autorët Nonda Bulka, Kristaq Cepa etj.
Hanko Halla” e Ali Asllanit është një poemë e ndarë në katër pjesë dhe në çdo pjesë poeti trajton një moment të caktuar historik të shoqërisë shqiptare të atëhershme. Personazhi kryesor është Hanko Halla, d.m.th., motra e babait, e cila sipas traditës përfaqëson personin e gruas më të dashur në një shtëpi. Hanko Halla është gruaja e parë, rrënja e trungut familjar. Nëpërmjet këtij personazhi poeti zbërthen pikërisht atë epokë, të kaluarën që tashmë është në perëndimin e vet, por që ka akoma dinjitetin e dritareve të botës së dikurshme. Dhe përkundrejt saj, nusja e shtëpisë, e cila vjen si një simbolikë e botës së re të qytetëruar.
Nga gjithë elementët përshkrues të Hanko Hallës; nga gjuha, mendimet, veprimet e saj, ajo shfaqet si një grua e rangut të lartë. Ashtu e mban veten ajo, dhe në të vërtetë tërë psikologjia dhe mendimi i saj rrezatohet aty. Po kjo, është bota ku jetohet, apo ka jetuar Hanko Halla, ndërsa në të vërtetë, poeti qysh në pjesën e parë e ul atë në kushtet e një gruaje psikologjikisht të popullit, me të drejtë do ta përcaktonim, të një labeje të vërtetë:
“Bukë të thatë në sofër,
bukë dhe asgjë tjatër,
po agai sa malet
edhe zjarr në vatër…”
Është një nga pjesët qendrore të ndërgjegjes femërore dhe shoqërore dinjitare të Hanko Hallës. Mbasi ka përcaktuar këtë natyrë të psikologjisë së gruas labe, poeti nis me mendimet e jetës, sot do të thoshnim, me problemet ekzistenciale, d.m.th., me hallet dhe mendimet që kanë brezat njerëzorë në zëvendësimin e njëri-tjetrit:
“Fjala e të rinjve
çelet me përrallë,
brezi ynë po dihet,
zëmë e qajmë hallë…”
Është ky brez që fillon e qan hallet, d.m.th., që bën një rishikim të gjithë asaj, që ka përjetuar, të gjithë asaj që përjeton njeriu si i tillë dhe që, më në fund, lë mbas vetes një mall të dhimbshëm: “Brezi ynë po dihet, zëmë e qajmë halle”.
Pikërisht në këto vargje, Ali Asllani edhe pse synon dhe drejtohet drejt rangjeve të larta shoqërore, prapë i kthehet rrugëve të jetës së njeriut të thjeshtë, të fshatarit të thjeshtë, që s’ka miell në thes dhe për të cilin bota është e pabesë.
Në të vërtetë, Hanko Halla shkëlqimet e veta i ka në fjalë, në thënie, në “mburrka”, kurse ekonomikisht, në të vërtetë, ajo ka rënë nga dynjallëku. Ajo që i ka mbetur dhe nuk bën lëshime është fisi, origjina e pastër, e dëlirë prej së cilës ajo rrjedh. Këtu ajo mbahet fort dhe këtu nuk lejon përzierje:
Fët e fët e mora
një kongjill nga zjarri,
Nxora dhe nga xhepi
një gjerdan prej ari,
Na i thashë, trazoi,
nuk trazohen kurrë
njëri për në gushë,
tjetri për në furrë…
Pastërtia e fisit, pastërtia e gjakut dhe e familjes janë ato që i japin Hanko Hallës ndjenjën dhe qëndrimin e dinjitetit të dikurshëm të saj, prej të cilit ajo nuk dëshiron të shkëputet. Pas kësaj, poeti shkon në përshkrimin e historisë shqiptare. Është pikërisht kjo ndjenjë e psikologji, që e çon njeriun në të kaluarën e vet, e bën të rikujtojë kohët dhe njerëzit më të shquar të vendit:
Ku është Labëria,
Labëri e parë,
vend i jataganit,
vendi pallës larë,
ku është Fejzo Xhafua,
dif i vëndit tënë,
Rrapua i Hekalit
burr’ i ler’ në hënë!
Gjithë kjo e kaluar e bukur dhe e lavdishme e brezave të shkuar të Shqipërisë vjen tani dhe materializohet e ringjallet sërish në përfytyrimin e kësaj gruaje labe, Hanko Hallës së Ali Asllanit. Është gruaja që te burri heton dhe kërkon bukurinë morale të tij, atë shpirtërore, trimërinë përpara kundërshtarëve dhe armiqve të vendit, burrin e lirë, të cilin ajo e dashuron dhe me të cilin ajo kërkon të ndajë fatet e veta në jetë.
Kjo grua, ngrihet si simbol i gruas shqiptare e lidhur fort me tokën e vetë, me zakonet, traditat e vendit. Dhe pastaj lëviz me mosbesim drejt së ardhmes, e cila në personifikimin e nuses, vjen për Hanko Hallën disi e çliruar dhe e shthurur. Është një moment psikologjik shumë i rëndësishëm i takimit dhe i ndarjes së brezave, më mirë duhet thënë, i ndarjes së brezit të vjetër, i cili përherë sheh me drithërime brezin që vjen dhe, që u ekspozohet të papriturave sidomos në kuptimin moral.
Përpara këtyre të papriturave, Hanko Halla zgjedh atë çfarë ka më njerëzore, më të bukur dhe më të ndershme brezi i kaluar dhe nëpërmjet romuzeve, shakave e qesëndive u lë kështu porosi të tjera të brezit që po ikën për brezin që vjen.
Mjeshtër i psikologjisë njerëzore, Ali Asllani vë jo vetëm nusen në shtizë të qortimit të Hankos, por gjithashtu edhe Hankon vetë, bile më tepër se këdo tjetër, pra brezin e vjetër e zbërthen me të mirat dhe të këqijat e veta, e qorton duke i hapur rrugë brezit të ri:
“Mbylle, më thanë djemtë,
tepër plakë njeriu,
bëhet mëndje vogël,
m’u si çilimiu…”
Takohen pra, fëmijëria me pleqërinë e një brezi, mbyllet qarku i brezit që po ikën dhe hapet koha tjetër e re dhe më e ditur.
“Hanko Halla” e Ali Asllanit është një sintezë artistike e poezisë së Ali Asllanit. Ajo megjithëse mbart mbi vete po ato konotacione që ka në përgjithësi poezia e tij; frymën popullore, dashurinë ndaj vendit, dashurinë për njeriun e dashur (burrin), përsëri poeti këtu i ka dhënë më shumë frymëmarrje e krahë poezisë së vet. Ka rrokur me një frymë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Këtu influencat që vinë nga poezia e Lindjes janë shkërmoqur së tepërmi, në sipërfaqe del koncepti popullor, psikologjia popullore e vendit në tërë konceptin e poezisë. Fjalët turqishte, tani mbajnë në vetvete një peshë disi përqeshëse, buzagaze, tamam ashtu siç e përdor populli vetë.
Në këtë poemë vargu poetik është nga më të punuarit, sidomos në pjesën e parë të saj, me ritme e kadenca popullore, të cilat u përvetësuan dhe u përpunuan kaq tepër prej Ali Asllanit, saqë, përbëjnë karakteristikën themelore të poezisë së tij. Ky varg është tepër i përpunuar, i ndërtuar në ritme organizuese, të cilat të marra prej poezisë popullore, sidomos prej valleve, bëjnë që të kumbojë fjala poetike e zgjedhur.
Poema “Hanko Halla” pati një jehonë shumë të madhe në jetën poetike të Shqipërisë së atëhershme, përveç të tjerave edhe për këto cilësi artistike të saj; për harmoninë e vargut, për zgjedhjen e fjalës dhe kthjelltësinë e mendimit poetik. Duke pasur parasysh konceptin përgjithësues të shoqërisë shqiptare të atëhershme, poema “Hanko Halla” mbetet një nga monumentet më të realizuara dhe më të bukura në letërsinë shqipe të periudhës së Pavarësisë.
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
——
Shkrimin e plotë me rastin e 140-vjetorit të lindjes të lindjes së Ali Asllanit mund ta lexoni duke klikuar KËTU
Halla donte nuse
Si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi
Deget prej floriri…
Poezia e hanko halles evidenton ndarjen klasore te shoqerise ende gjysme-feudale, martesat duke ruajtur te njejtin nivel socio-ekonomik, natyrisht me mbleseri, si dhe mjerimin e madh per shumicen.
Keto poezi ne Vlore qarkullonin gojarisht ne cdo mjedis dhe si bejte, por mbeten te bukura e me vlere pdr te ditur se kush jemi e nga vijme si shoqeri…
Po kush ka qene i mjere ne Laberi?Te mjere ne Laberi u bene ne 51,kur enveri me Braimin shpallen kulake tufat e dhene.Femijet e leberve villnin jeshil ne 51 deri ne 90 nga laboti eger.Luxe ne Laberi nuk ka patur,por as varferi e mjerim nuk ka patur para 44.
Lexoni poezite e Ali Asllanit, por jo biografite. Nuk e kujtoj gabim, po me duket ky burre ka qene ne grupin e delegacionit kur cuan kuroren mbreterore te Shqiperise ne Rome apo jo?
Me beri pershtypje opinioni i para rendesit , qe shprehet se biografia e Ali Asllanit , erresohet se paska qene ne delegecionin , qe i cuan kuroren Emanuelit . Keto jane optika , qe i mohuam shumicen e intelektualeve te shquar . Me qe ka qene pjese e delegacionit , te eliminohen krejt meritat . Kemi te bejme me nje enverizem te paster . Nuk ka njeri pa ndonje te mete . . Keshtu i eliminoi dijetaret , Enveri . Nuk degjoheshin emrat e Fishtes, te Koliqit , te Mustfa Krujes, Te Lasgushit etj. dhe te politikaneve , qe kane drejtuar qeverrite , ne kohe te rrezikshme , per kombin . Mendimi jot eshte afer atij qe propozoi te eliminohen filmat e diktatures . Nuk duhet pretenduar , per njerez pa te meta ne veprimtari , sic mund te kete dhe mungesa ne fizik . Te jete cal , ose dorac etj . Duhet eliminuar metoda enveriste kapricoze e vleresimit te figurave historike . Nuk i kemi te tepert . Zgalem
Me keto detaje ne historine e shqiperise na jepni ke shume informacion mbi shqiptaret e devotshem qe shume nga ne nuk i dime.
Nuk thashe duhej pushketuar. Them lexoni cfare ka te mira, poezite, por evitoni te lexoni biografine se i ulet pak vlera.
Burra që rrallë i vinë kombit. Të kontribosh plr vëndin në kohë të ndryshme është detyrë por kush ka kontribut më të madh duhet vlerësuar më shumë dhe nuk duhet gjykuar për një të ashtuquajtur gabim që gjykohet me mëndjen dhe kushtet e sotme. Mëndje ndritur dhe me këtë rast kritikoj vlorën që ka bërë shumë pak për figurën e tij
o zgalem pse nxjerr mut nga goja sa herë që flet?
ti as e ke idenë e fjalës enverist dhe enverizëm dhe na fliske për metoda enveriste.
fjala që kërkon ti është enverian.
pse nuk përdorni term ashkencorë po flisni në tym.
pastaj kush të të tha ty që ali asllanin e paskan persekutuar
o demoziu faqeziu, po mir nga tër komente më idiot llëk se puna jote skam parë.
o zagar o gënjeshtar. ku i paske parë. ti labët të villkan jeshil nga 51 deri në 90.
pastaj a e dëgjon veten kut flet që thua labët jetonin mirë para 44.i bëre tërë labët bejlerë e agallarë se veç ata jetonin mir. populli e fshatarësia shtyprshin gjer në palcë.
xhaxhi e solli lirinë e vërtetë dhe bukën madje. kto me nxjerrje jeshili janë histori lokalesh rakie për ballista se vetëm ata gënjejnë kshu si ti i pafytyrë palaço
Mbaj gojen ti ndyresire enveriste enver hoxha se demo nuk genjen .I ka pare im ate ne Zhulat,Kardhiq,Golem,Dukat, femijet e kulakeve qe shpallet ju,,i konfiskuat tufat e dhenve,ju grabitet drithin,I futet ne burg,pse nuk kishin dorezuar DETYRIMET,,ju late femijet pa nje pike qumesh. Nuk jane endrra ato qe kane ndodhur,jane te verteta. Maskara!
Po ju jeni te çuditshem! paska bere dhe faje Ali Asllani se ka qene me nje delegacion ne Rome! Patjeter qe eshte faj, por lereni Aliun, po u pelqen lexoni donje vjershe e thoni ndonje fjale po ka ngele pak mendje, por a ka sot ndonje qe ka vrare Shqiperine dhe i veni pas pordheve te tij? E, mos hani m…, i dilni zot familjes tuaj!
mos kërkon të thuash ndyrësirë enveriane.
a ishe ti ai që th që labët villnin jeshil.
e un tu ktheva. çke që mërzitesh.
pastaj o demo ku ka pasur buk ndonjëhet më shum shqipëria se në koh të xhaxhit.
hë mo demozi. apo do më thuash në koh të zogut. se adhtu ia bëre ti. lebërit jetonin mirë deri para 44. copë debili.
Pse babai I Muhos Ka qene ky?
Po sipas teje..”kete kisha une”…nuk ka asnje lidhje morale midis vargjeve dhe autorit? Lexuesi nuk duhet te dije fare rreth moralit patriotik te autorit?
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojn keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-shtojne-dyshimet-mbi-vetevrasjen-e-mehmetit-nga-xhevdet-shehu/multimedia/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes. Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe Duro Shehu ne Kanada eshte sot
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
o idioti http://www.trapi.com
mjaft ore koqe se na i ke mbush hapsirat për me komentu plot. do mblidhen tër kta të ditës do ta shfryjn dufin me ty do ta açjn vërrën