Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MOTI: 15 mijë qytetarë pa energji elektrike, ja akset rrugore më problematike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MOTI: 15 mijë qytetarë pa energji elektrike, ja akset rrugore më problematike
AktualitetKronike

MOTI: 15 mijë qytetarë pa energji elektrike, ja akset rrugore më problematike

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

1100 punonjës të OSSH-së janë në terren pas situatës së motit të keq. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehet se aktualisht jashtë funksionit janë 16 fidera.

Për këtë arsye ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë.

Po ashtu, zv/kryeministrja, shprehet se në Kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por ato janë të menaxhueshme.

- Publicitet -

Sa i përket akseve rrugore ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona dhe segmente të ndryshme, por qarkullimi vijon normalisht.

Ajo theksoi se strukturat shtetërore janë në terren dhe punohet në pikat ku janë evidentuar problematika.

Raporti i plotë i MIE mbi situatën në vend:

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme. Janë raportuar disa problematika, ndërkohë që të gjitha strukturat nën varësinë e MIE ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika.

ENERGJIA

Aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100 punonjës të OSSH.

Në të gjitha linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk ka pasur asnjë avari apo ndërprerje të energjisë. Në kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por të cilat janë të menaxhueshme.

AKSET RRUGORE

Në rajonin Verior ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona të segmenteve Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Kukës – Shishtavec, Vau Dejës – Pukë, Bajram Curri – Valbonë, Qafë Mali Fierzë Ura e Fanit – Kryqëzim Hadroj, Bujan – Qafë Morinë, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme dhe në këto segmente qarkullohet normalisht.

Në rajonin Qendror problem është krijuar vetëm tek zona “Shkëmbi Kavajës” ku ka pasur prani uji në korsinë e djathtë. Qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka patur rënie gurësh të cilat janë pastruar gjatë natës.

Në rajonin Jugor, është punuar pandërprerje për pastrimin e aksit Përmet – Çarshovë, ku tashmë qarkullimi vijon normalisht. Gjithashtu, rënie materialesh në rrugë ka pasur edhe në Zëmblak – Dogana Goricë, në zonën e Muzinës, Levan – Damës dhe Damës – Tepelenë. Korçë – Voskopojë, Berat – Çorovodë, Ura e Gjormit – Ura e Laskos, Podgorie – Liqenas, por janë pastruar dhe qarkullimi kryhet pa problematika.

FURNIZIMI ME UJË

Në rajonin UK Elbasan, bashkia Peqin, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka pasur stakim në stacionet e pompimit. Në rajonin UK Korçë, bashkia Maliq, u rikthye energjia elektrike dhe stacionet e pompimit janë në punë.

Në rajonin UK Gjirokastër, aktualisht shfaqen probleme furnizimi në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë për shkak të dëmtimit të tubit të furnizimit për depot e këtyre dy fshatrave.

Në rajonin UK Pogradec, gjatë natës ka pasur ndërprerje të shërbimit në fshatin Gurras dhe Zervaskë, pasi po kryhen punime tek stacioni i pompimit Gurras.

Në rajonin UK Durrës dhe Lezhë, ka pasur reshje të dendura shiu duke ngarkuar infrastrukturën e kanalizimeve, por situata është kthyer në normalitet.

PORTET DHE AEROPORTET

Në Portin e Durrësit nuk janë shfaqur problematika si dhe nuk ka pasur pezullim të operacioneve portuale. Tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara. Edhe në Portin e Vlorës nuk janë raportuar problematika.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit deri më tani nuk raportohen problematika.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?