Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 15 vite nga vrasja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në Voskopojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 15 vite nga vrasja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në Voskopojë
Kronike

15 vite nga vrasja e Kosta Trebickës, çfarë ndodhi mesditën e 12 shtatorit në Voskopojë

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Biznesmeni shqiptar me nënshtetësi amerikane ndërroi jetë në rrethana misterioze mesditën e 12 shtatorit 2008 në rrugën që lidhte Lekasin me Voskopojën. Kosta Trebicka ishte larguar nga Tirana një ditë më parë, kishte ndaluar në Elbasan dhe në mbrëmje vonë mbërriti në Voskopojë.

Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në televizionin News 24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit “Alba Demil” në Gërdec më 15 mars 2008.

Biznesmeni 50 vjeçar tregoi para kamerave skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kishin përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

- Publicitet -

Mirëpo, ky denoncim i kushtoi Kosta Trebickës kërcënime të shumta për jetën. Edhe kur mbërriti në Voskopojë një natë para vdekjes, biznesmeni u akomodua në hotel “Akademia” dhe në regjistrin e klientëve u regjistrua me emrin Artan, dhe jo Kosta Trebicka.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit, të datës 12 shtator 2008, Kosta Trebicka është parë nga roja i hotelit, Jorgo Çelniku, duke dalë nga parkingu me mjetin e tij. Më pas, rreth orës 06:30, ai është parë duke gjuajtur në vendin e quajtur “Repetitori”, në fshatin Lekas.

Në mesditë, rreth orës 12:30, ai i ka bërë telefonatën e fundit me shokun e tij Ervin Hasko, të cilit i ka thënë, veç të tjerash, se ishte për gjueti në Voskopojë dhe se kishte vrarë dhjetë thëllëza dhe se kishte akoma thëllëza të tjera dhe i ka thënë se “po kthehem nga gjuetia dhe po shkoj të ha drekë në Voskopojë”.

Prokuroria e Korçës njoftoi muaj më vonë se duke marrë parasysh të gjitha provat e siguruara, si këqyrja e automjetit, këqyrja e kufomës, aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe balistik, aktet e tjera tipografike dhe daktilostraike, kishte arritur në konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka kishte humbur jetën si rezultat i një aksidenti rrugor.

Pavarësisht hetimeve dhe rezultateve të nxjerra prej tij nga Prokuroria e Korçës, vdekja apo vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister dhe në rrethana shumë të dyshimta. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.

Dyshimet për vdekjen e tij shtohen dhe më shumë kur mendon për korrupsionin qeveritar që ai denoncoi pas tragjedisë së Gërdecit.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin” sepse kishte qenë dhe vetë pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti përgjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet e aferës së demontimit të municioneve dhe shitjen e tyre në Afganistan.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?