Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 17 kg eksploziv për të vrarë Putinin, si dështoi atentati me dron kamikaz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 17 kg eksploziv për të vrarë Putinin, si dështoi atentati me dron kamikaz
AktualitetBote

17 kg eksploziv për të vrarë Putinin, si dështoi atentati me dron kamikaz

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Shërbimet sekrete ukrainase thuhet se po përpiqen të vrasin presidentin rus, Vladimir Putin me një dron kamikaz.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild, e cila shpjegon se si përpjekja e Kievit, që daton të dielën e kaluar, dyshohet se u mbajt sekret nga autoritetet ruse.

Pasditen e 23 prillit, një dron UJ-22 me një rreze veprimi deri në 800 km dhe që mbante “30 blloqe eksplozivi C4, për një peshë totale prej 17 kg” dyshohet se u lëshua nga Ukraina.

- Publicitet -

Objektivi ishte parku industrial i Rudnevo, afër Moskës, që e viziton shpesh lideri i Kremlinit.

Në mbështetje të tezës, Gazeta gjermane citon aktivistin ukrainas Yuri Romanenko i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet sekrete të Kievit dhe bëri të ditur në rrjetet sociale se javën e kaluar agjentët e shërbimit sekret morën informacione për udhëtimin e Putinit në parkun industrial në Rudnevo.

Shkrimi i plotë:

Sulm me dron ndaj diktatorit rus, Vladimir Putin! Sipas një investigimi të BILD, shërbimi sekret ukrainas u përpoq të vriste presidentin rus, Vladimir Putin me një dron kamikaz të dielën. Edhe pse atentati dështoi, përpjekja po mbahet e fshehtë nga autoritetet ruse. Një dron UJ-22 u ngrit në Ukrainë të dielën pasdite. Ai është droni më modern ukrainas me rreze të mesme veprimi me një distancë deri në 800 kilometra. Qëllimi i tij: një park industrial i sapondërtuar afër Moskës- 500 kilometra nga Ukraina!

Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencs, tha në një letër duke marrë përgjegjësinë: “Javën e kaluar, oficerët tanë të inteligjencës morën informacione se Putini do të udhëtonte drejt parkut industrial në Rudnevo. Prandaj droni ynë kamikaz u ngrit, fluturoi duke shmangur të gjithë mbrojtjet ajrore të Federatës Ruse dhe u rrëzua jo shumë larg parkut industrial”. Dhe me të vërtetë! Disa media private ruse raportuan se një dron UJ-22 ishte rrëzuar pranë fshatit Voroskogo, në lindje të Moskës. Vendi i përplasjes është rreth 20 kilometra në lindje të Parkut Industrial Rudnevo.

Pamjet tregojnë se droni kishte në bord 30 copa eksplozivi C4 me një peshë totale 17 kilogramë. Këto ngarkesa eksplozive të tipit M112 përdoren ndër të tjera nga ushtria amerikane dhe forcat e armatosura të Kanadasë. Por a kishte në plan Putini të vizitonte parkun industrial në kohën e atentatit të planifikuar? Shumë gjëra flasin pro kësaj! Korrespondenti personal i Putinit në Kremlin, Pavel Zarubin tha të dielën në mëngjes se presidenti po planifikonte të vizitonte një park industrial në Moskë. Se kur do bëhej me saktësi vizita, ai nuk e bëri të ditur.

Kalimtarët rusë publikuan foto nga parku industrial Rudnevo të dielën pasdite, ku shihej një lëndinë gri përpara ndërtesës kryesore, e cila ishte spërkatur me bojë jeshile. Një tregues i ardhjes së afërt të diktatorit, subjektet e të cilti rregullisht duan ta mashtrojnë atë që të mendojë për një ‘Rusi të lulëzuar’. Megjithatë është e paqartë nëse kreu i shtetit rus dëshironte të vizitonte parkun industrial të dielën apo vetëm të hënën- për arsye sigurie, vizitat e Putinit ndonjëherë kryhen një ditë përpara se të shpallen.

Prandaj Ukraina nuk mund të ishte e sigurt nëse vizita do të zhvillohej të dielën apo të hënën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se presidenti po punon në Kremlin dhe nuk ka planifikuar ndonjë ngjarje të madhe publike. Një taktikë e supozuar për të fshehur atentatin në tentativë, të cilin aktivistët ukrainas e konsiderojnë një sukses të madh. Eksperti i Ukrainës, Sergey Sumlenny tha për BILD: “Është e qartë se një goditje e saktë kundër kreut të shtetit rus me një dron kamikaz është një veprim pothuajse i pamundur. Por vetë fakti që një dron i tillë do të arrinte në një vend ky Putini planifikon të qëndrojë, kjo është një shuplakë për diktatorin rus”. Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili foli publikisht për sulmin ukrainas, shkroi në Twitter: “Putin, ne po të afrohemi gjithnjë e më shumë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. Një pensioniste on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. fshatari.pafshat on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Hajdar Aga on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  5. Oficeri i artilerise on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?