Nga Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Urdhri për tërheqjen e Wehrmacht-it nga Shqipëria u lëshua më 3 tetor 1944, në të njëjtën kohë me tërheqjen e trupave gjermane nga Greqia dhe Maqedonia.
Një forcë prej 5000 ushtarësh, nën drejtimin e Komandantit të Grupit të Artilerisë, Kolonelit Steyrer (Shtajrer) – për të cilin do të flasim më gjerë pak më poshtë – morën detyrë që të marshonin në drejtimin Ohër-Elbasan-Tiranë.
Tërheqja nga Shqipëria ishte e lidhur ngushtë me tërheqjen e trupave gjermane nga Greqia. Kjo tërheqje duhej të realizohej në drejtim të Veriut të Shqipërisë duke pasur si orientim të përgjithshëm të saj luginat e lumenjve që shtriheshin nga lindja në drejtim të perëndimit të Shqipërisë.
Ky plan eci fillimisht mirë. Por në Shkumbin tërheqja gjermane ra nën një presion të madh të forcave partizane. Meqenëse Grupi Luftarak Steyrer, i cili vinte nga Struga, u vonua, duhej që të mbaheshin këto pozicione disa ditë më shumë sesa ishte menduar.
Grupi Luftarak Steyrer ishte urdhëruar të kalonte nga Korparmata Malore XXII në atë XXI, sepse çdo divizion i kësaj korparmate ishte i dobësuar duke dhënë forca në njësi të tjera ushtarake dhe nuk mund të përballonte luftimet gjatë tërheqjes.
Grupi hyri në Elbasan më datën 9 dhe 10 nëntor. Koloneli Steyrer, u urdhërua nëpërmjet radios nga Komandanti i Divizionit 297, i cili ndodhej në Tiranë, të drejtonte personalisht nga pararoja lëvizjen e trupave të tij nga Elbasani në drejtim të Tiranës.
Ardhja në Tiranë e këtyre trupave rezultoi shumë e vështirë. Kolonës gjermane ju deshën pesë ditë të mbërrijë në Tiranë, si pasojë e sulmeve të ashpra të forcave partizane gjatë gjithë rrugës, sidomos në pjesën e fundit të rrugës, në Mushqeta.
Luftimet e kryera nga partizanët kundër ushtrisë gjermane në Kërrabë janë tregues i një arti të sofistikuar luftarak i ushtrisë partizane, çka detyrohet ta pranojë edhe komandanti gjerman.
Këto luftime, së bashku me operacionin për çlirimin e Tiranës janë shembulli më i mirë i luftës pa kompromis të ushtrisë partizane kundër pushtuesve gjermanë, përkrah aleatëve të mëdhenj.
Pjesa tjetër e mbetur nga Divizioni 297 do të nisej me dy kolona marshimi nga Elbasani në drejtimin Peqin-Rrogozhinë-Vorë. Sipas Historisë së LANÇ-it, në Elbasan u përqendruan rreth 6000-6500 trupa gjermane, të përbëra nga forcat e Divizionit 297 dhe Grupi Luftarak Steyrer.
Po japim më poshtë raportin e plotë që komandanti i kolonës, Koloneli Steyrer ka hartuar më 28 nëntor 1944 për luftimet në Qafë Kërrabë, në Mushqeta dhe për Luftën e Tiranës:
Grupimi Luftarak Steyrer
Komandanti
Vendkomanda, 28 nëntor 1944
Raport: Për tërheqjen në drejtimin Elbasan-Tiranë dhe përparimin e Grupimit Marshues IV nga Elbasani në Tiranë
11.11.44
Rendi i marshimit i kolonës IV ishte: pararoja, forcat e qendrës dhe praparoja. Si pasojë e përvojës së krijuar nga marshimi prej Strugës deri në Elbasan, urdhërova në mënyrë të veçantë me shkrim dhe me gojë që trupat marshuese të lëviznin ngjeshur njëra me tjetrën, pa ruajtur distancat e zakonshme të marshimit.
Ndarja e trupave bartte rrezikun që bandat (lexo partizanët – shën. im) të depërtonin në hapësirat e krijuara dhe të lidhnin në luftime të gjata trupat në afrim, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha. Prandaj forcat duhej të lëviznin së bashku dhe të përfitonin nga hapja e rrugës që bënte pararoja e kolonës.
Komandanti i brigadës, majori Schwartz (Shvarc) u këshillua që para fillimit të marshimit të merrte masa për të larguar gjithë trupat me pajisjet e panevojshme të logjistikës dhe t’i dërgonte ata te kolona e marshimit Seifert (Zajfert), e cila do të lëvizte në rrugën jugore të tërheqjes (Elbasan-Rrogozhinë – shën. im).
Majori Schwartz besonte me të drejtë se ai nuk mund të hiqte dorë prej tyre. Marrja e tyre me vete e zgjati shumë kolonën e marshimit dhe e pengoi lëvizjen e saj, çka për pak rezultoi katastrofike për të.
Në orën 15.00 kolona u vendos në rendim marshimi. Komandanti me shtabin e tij u vendos te pararoja.
Largimi nga Elbasani ishte organizuar deri në detaje. Pavarësisht zjarrit të madh të armikut brenda qytetit, largimi nga Elbasani, madje edhe kalimi i urës (ura e Bradasheshit / Kushës – sqarimi im) u kryen pa humbje të mëdha.
Në orën 19.30 pararoja mbërriti në “Pozicionin e Qafës” (Tauernstellung- gjerm., pranë Petreshit – shën. im) dhe e kaloi atë. Qysh në këtë fazë të parë të marshimit, forcat e qendrës dhe praparoja ishin shkëputur disa kilometra nga pararoja, pavarësisht se ajo lëvizte tepër ngadalë. Si pasojë, u urdhërua edhe njëherë me këmbëngulje që lëvizja duhej të zhvillohej patjetër e grupuar.
Në “pozicionin e Qafës” u bë një ndalim i detyruar prej rreth tri orësh:
1. Për t’ju kundërpërgjigjur zjarrit të fuqishëm të bandave që ishin vendosur 3-4 km në veriperëndim të bazës mbështetëse “Pozicioni i Qafës”
2. Për të organizuar marrjen dhe futjen e efektivit të kësaj baze në kolonën kryesore të marshimit dhe
3. Për të pritur afrimin e kolonës kryesore dhe praparojës.
Pas kundërpërgjigjes me zjarr ndaj kundërshtarit, në orën 24.00 vazhdoi përsëri lëvizja. Vazhdimi i marshimit drejt bazës mbështetëse “Maja e Qafës” (Passhöhe – gjerm. diku pranë Kodrës së Shkozës së Keqe – shënimi im) u pengua nga kushtet e vështira atmosferike me reshje dëbore dhe minimi i rrugës.
Si pasojë e minave të vendosur në rrugë humbëm mjetetë ndryshme me zinxhir, automjete si edhe armatime (një kundërajror 2 cm dhe një top i lehtë 10.5 cm).
12.11.44.
Në orën 05.00 të mëngjesit pararoja arriti në bazën “Maja e Qafës”. Pararoja përparoi më tej, me qëllim që ruajtjen e bazës ta kryente pjesa e parë e kolonës kryesore të marshimit.
U përgatit marrja e efektivit të bazës, u ngarkuan aparaturat, municionet, ushqimet dhe u hodhën në erë sistemet mbrojtëse të bazës.
Ndërkohë që merreshin këto masa, pararoja duhej të shpërthente pritat e organizuara në të dy anët e rrugës, rreth 3-4 km në veri të Qafës, duke përdorur gjithë armatimin e rëndë dhe artilerinë. Këto luftime e penguan lëvizjen deri në orën 16.30, kur kolona mundi përsëri të lëvizë.
Gjatë lëvizjes natën pati goditje sporadike nga lartësitë prej pozicionesh të parapërgatitur ku ishin vendosur mitraloza si edhe armë këmbësorie.
Në orën 19.00 pararoja arriti në kilometrin 20 (sipas hartës 1:50 000) dhe ura që ndodhej aty ishte hedhur në erë. Kjo urë e gurtë, e ndërtuar mbi një greminë të thellë, ishte këputur afërsisht tetë metra. Thellësia e saj ishte rreth 10 metra. Shpërthimi ishte bërë me aq mjeshtëri dhe profesionalizëm, saqë mund të mendohej se ishte bërë prej trupave tona.
Pasi u krye rigonjicioni së bashku me komandantin e batalionit xhenier, u arrit në përfundimin se ajo nuk mund të rindërtohej me mjetet dhe forcat që kishim në dispozicion. Për këtë arsye u morën masa për njohjen e terrenit, me qëllim anashkalimin e urës.
13.11.44.
Filloi puna për hapjen e rrugës për të anashkaluar urën. Trupat marshuese morën urdhër të organizonin mbrojtjen në rajone pushimi përgjatë rrugës. I gjithë rajoni i përqendrimit kishte një gjatësi prej rreth dy kilometrash.
Gjatë gjithë ditës u zhvilluan luftime të ashpra me kundërshtarin që sulmonte nga të gjitha drejtimet. Ishte e pamundur të vlerësohej numri i saktë i tyre por me siguri ishin 3000-4000 burra. […] Armët e rënda të banditëve ishin vendosur me shumë mjeshtëri dhe i vunë në situatë të vështirë trupat tona.
Në orën 07.40 mbërriti me radio urdhri i komandantit të Div. 297. Sipas këtij urdhri, Batalioni Boeckmann, (Bëkman) i përbërë prej tri kompanish, që deri në këtë kohë ishte ngarkuar me sigurimin e urës, duhej të vazhdonte lëvizjen drejt Tiranës.
Batalioni e filloi lëvizjen në orën 11.00 por lëvizja e tij u bllokua si pasojë e zjarrit të madh të banditëve. Ai arriti të depërtojë vetëm tre kilometra drejt Tiranës. Div. 297 ju kërkua me radio të dërgonte një batalion nga Tirana, për të hapur rrugën me luftim nga drejtimi tjetër.
Në orën 16.00 rruga për anashkalimin e urës ishte ndërtuar dhe ndërkohë në të kishin kaluar mjetet e para. U konstatua se ishte e pamundur që aty të kalonin kamionët e tejngarkuar dhe mjetet e rënda. Rruga ishte me shumë kthesa dhe bazamenti i rrugës ishte i paqëndrueshëm dhe i thellë. Po ashtu, ajo kishte malore shumë të pjerrëta.
Kështu që, në natën e datës 13./14.11. mora vendimin që të ndërtohej me çdo kusht ura e hedhur në erë.
14.11.44
[…]
Ndërtimi i urës u pengua ndjeshëm nga zjarri i mitralozave të kundërshtarit, të cilët ishte shumë e vështirë t’i asgjësoje. U shtuan edhe sulmet ndaj trupave të tjera. Na u krijua përshtypja se armiku shtohej gjithmonë e më shumë në numër. Po ashtu, u rrit ndjeshëm edhe përdorimi i armëve të rënda. Hera-herës u detyruam të organizonim kundërsulme për të larguar kundërshtarin.
Në orën 17.00 ura ishte gati. Ura qëndroi dhe brenda një gjysmë ore mbi të kaloi gjithë kolona dhe maja e saj arriti te batalioni Boeckmann. Isha i vendosur që marshimi drejt Tiranës duhej të vazhdonte natën. […] Pas bisedës me komandantët e pararojës, kolonës kryesore dhe praparojës u vendos që lëvizja të vazhdonte në orën 19.00. […]
Marshimi i pararojës rezultoi tepër i vështirë. Ajo duhej të lëvizte në një rrugicë zjarri prej 6 km, e cila rrihej me zjarr armësh të rënda nga tri anët e saj. Rruga ishte bllokuar me tri pengesa (pemë të rrëzuara, pengesa kundërtank dhe tel me gjemba). Në to ishin vendosur edhe mina. Trupat tona duhej të pastronin rrugën nga pengesat nën një zjarr tepër të rëndë të mitralozave dhe granatahedhësve të kundërshtarit.
Si pasojë, pararoja mundi të përparojë shumë ngadalë, hap pas hapi dhe pati humbje të mëdha. Urat e tjera përgjatë rrugës nuk ishin hedhur në erë.
15.11.44
Në të gdhirë pararoja arriti në bazën nr. 4 te ura e madhe (ura e Erzenit, – shën. im). […] Pararoja u bombardua dhe u mitralua nga ajri nga sulme të aviacionit në lartësi të ulët.Gjatë qëndrimit në rrugë, rreth orës 10.00 u informova se pjesa kryesore e kolonës dhe praparoja ishin shkëputur nga pararoja dhe po kryenin luftime të përgjakshme me kundërshtarin. […]
Mesa dukej, ata nuk mund të përparonin më tej dhe duhej të ndihmoheshin nga një batalion i përforcuar, por e kishim shumë të vështirë ta dërgonin atë sepse pararoja ishte e mbërthyer keqas në luftime me kundërshtarin.
U lidha me radio me Div. 297 dhe më dërguan menjëherë tanket e premtuara. Synoja që së bashku me këta tanke të rihapja rrugën deri të kolona kryesore e marshimit. Në orën 11.30 mbërritën katër tanke italianë dhe një kundërajror i motorizuar 2 cm, të cilët komandoheshin nga majori Wegener (Vegener). […]
Pararojën e kolonës kryesore nën drejtimin e majorit Hahnke (Hanke) e takova ndërmjet kilometrit 13 dhe 14. Aty ndodheshin çka kish mbetur nga dy kompanitë, të cilët ishin duke luftuar kundër një armiku më të madh në numër. Rreth një kilometër më pas ndodhej pjesa e dyte e kolonës kryesore, rreth një kompani e gjysmë, nën komandën e togerit Kahlert, e cila po ashtu ishte lidhur në luftime të ashpra me kundërshtarin.
Rruga, e cila pjesërisht dredhon ndërmjet lartësive mbahej nën zjarr të furishëm nga kundërshtari dhe në mënyrë të vazhdueshme bombardohej dhe mitralohej edhe nga aviacioni (britanik – shën. im). Rruga ishte mbushur me automjete të shkatërruara të gjithë llojeve, me të plagosur, të vrarë, ushtarë që ishin duke dhënë shpirt si edhe me kafshë ngarkese e kuaj të ngordhur.
Morali i trupave, përfshirë dhe oficerët ishte i ulët. Komandantët nuk kishin mundur të merrnin vendimin për të hapur rrugën me luftim dhe të afroheshin me pararojën. […]
Te praparoja situata dukje më e pashpresë dhe morali i trupës ishte edhe më i ulët. Pjesa kryesore e praparojës kishte kaluar në pozicion luftimi pranë kilometrit 16 […] dhe kryente luftime mbrojtëse kundër një kundërshtari më të madh në numër që sulmonte nga të gjitha anët. Po u mbaronte edhe municioni. […]
Humbjet në njerëz dhe kuaj ishin të mëdha. Edhe këtu urdhërova të bashkoheshin forcat dhe të vazhdohej lëvizja. Të plagosurit u vendosën në automjetet në qendër të kolonës. Përgatitja e lëvizjes u mbulua me zjarr nga tanket dhe dy kundërajrorët. Shkëputja nga kundërshtari u mundësua nga tanket. […]
Pasi arritëm pararojën, në orën 20.00 gjithë kolona vazhdoi lëvizjen. Unë së bashku me tanket isha në pararojë. […]
Marshimi i natës drejt Tiranës u krye nën zjarrin e armëve të rënda të banditëve, të cilat ishin pozicionuar me shumë mjeshtëri në lartësitë përgjatë rrugës. Ky zjarr shkaktoi përsëri viktima dhe bëri të mundur që marshimi për fat të keq nuk u krye i grupuar. Forcat, sidomos ato të kolonës së qendrës, u shkëputën përsëri.
Pak para Tiranës nxitova për në vendkomandën e divizionit dhe atje mora urdhrin: “Grupi luftarak do të marshojë nëpër Tiranë në drejtim të Fushës së Aviacionit në hyrjen veriperëndimore të Tiranës dhe do të qëndrojë aty. Udhërrëfyesit që do orientojnë marshimin nëpër Tiranë janë në gatishmëri. Të plagosurit do të lihen gjatë lëvizjes në qytet në spitalin vendor (Ortslazarett) të Tiranës. Vendkomanda e shtabit do të jetë në Hotel Kontinental, ku ndodhet edhe komandanti i mbrojtjes së Tiranës, majori Eckstein. Koloneli Steyrer, më 16.11., ora 09.00, për raportim në shtabin e divizionit.”[…]
Pjesa më e madhe e qytetit ishte në duart e kundërshtarit dhe shtëpi dhe blloqe shtëpish të veçuara mbaheshin nga forcat tona sipas parimit të bazave të mbështetjes. Në kryeqytet nuk kishim forca të fuqishme, vetëm komandën e Divizionit 297, spitalin ushtarak, depot e municionit, depot ushqimore dhe ato të karburantit si edhe autoreparte, të cilat ishin të plotësuara me efektiv dhe ruheshin nga reparte e nënreparte alarmi.
Futja e trupave tona natën në qytet u shoqërua me zjarr mitralozash, armësh automatike dhe armësh të tjera që hapej nga shtëpitë e qytetit. Goditja ishte aq e fortë saqë vetëm trupat e motorizuara të pararojës mundën të arrinin deri në aerodrom, ndërkohë që pjesa tjetër u detyrua të strehohej në qytet duke krijuar baza mbrojtëse […]
16.11.44.
Gjatë natës dhe në mëngjes, nga shtabi u konstatua se një pjesë e njësive të grupit luftarak ishte në qytet dhe pjesa tjetër në aerodrom. Njësitë u rigrupuan dhe riformatuan përsëri sipas mundësive. Në zonat ku hasej qëndresë u organizua përsëri mbrojtja sipas parimit të bazës ushtarake.
Nga të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit ishim nën zjarr të rëndë e të vazhdueshëm. Shtihej nga të gjitha dritaret, ballkonet dhe çatitë. Blloqet e veçuara të shtëpive ku ndodheshin trupat gjermane ishin nën zjarrin e artilerisë dhe mortajave. Deri në drekë zjarri armik u shtua nga ora në orë.
Shkova së bashku me komandantin e mbrojtjes në mbledhjen e thirrur nga komandanti i Div. 297, ku u dhanë urdhra dhe instruksione konkrete: Mendimi kryesor ishte largimi me të gjitha forcat dhe mjetet gjatë ditës nga qyteti i pushtuar nga kundërshtari.
Për këtë gjë ishte e nevojshme hapja me luftim e rrugës së tërheqjes (rruga jugore, nga sheshi Skënderbej deri në aerodrom – sot: rruga e Kavajës- shën. im). Pasi u ktheva nga vendkomanda e divizionit dhashë urdhër për pastrimin e rrugës jugore. […]
Qëndresa e kundërshtarit dhe zjarri i armëve u rrit në atë masë në orët e para të pasdites, saqë kompanitë arritën të kapin pozicionet e gatishmërisë dhe rajonet që duhej të siguronin me shumë vështirësi, duke humbur rendimin e luftimit.
Pasi bëra një rigonjicion, arrita në përfundimin se hapja e rrugës gjatë ditës ishte e pamundur, për më tepër që edhe municioni ishte shumë i kufizuar. […] Arrita në përfundimin se tërheqja nëpërmjet rrugës jugore duhej të kryhej në të ngrysur, në orët e para të mbrëmjes. Grupe sulmi duhej t’u vinin zjarrin shtëpive të pushtuara (nga partizanët – shën. im) majtas dhe djathtas rrugës dhe marshimi mund të bëhej pa humbje të mëdha nëse trupat do të lëviznin mes tyre.
Komandanti i divizionit më thirri në orën 15.00 dhe unë i prezantova idenë time, të cilën ai e miratoi dhe dha urdhrat përkatës për zbatimin e saj.
Situata ishte e tillë: sulmi i batalionit Stroschke (Stroshke) nëpër rrugën jugore, filluar nga aerodromi, ishte stopuar qysh në fillim të tij. Urdhërova me radio batalionin Schwartz të mbështeste me gjithë forcat sulmin e batalionit Stroschke.
Së bashku me një shtab të vogël ndihmës shkova në një shtëpi që ndodhej në fillim të rrugës jugore, e cila mbahej nga forcat tona (kapiteni Heim- Hajm). Aty ngrita vendkomandën time. […]
Kompania e dytë e Batalionit Xhenier 297, e përforcuar nga ushtarë kurajozë të grupimit tim, u pajisën me shishe me benzinë, granata dore e bomba djegëse dhe u ndanë në gjashtë grupe sulmi. Ata kishin për detyrë të kalonin shtëpi më shtëpi dhe t’u vinin flakën atyre.
Kompanitë e Batalionit Hahnke duhej të ndiqnin menjëherë nga pas grupet e sulmit dhe të bënin spastrimin e shtëpive (nënkupton vrasjet e banorëve dhe partizanëve, pra çdo gjë që u dilte para – shënimi im). Ky aksion u mbështet nga armët e rënda që ishin pozicionuar në fillim të rrugës jugore.
Në orën 18.00 filloi sulmi. Në fillim grupet e sulmit, e më pas kompanitë e Batalionit Hahnke. Situata paraqitej e tillë: Batalioni Stroschke i nisur nga aerodromi, nuk e kishte kaluar ende një të tretën e rrugës jugore. Sulmi vazhdoi me sukses, falë punës së shkëlqyer të grupeve të sulmit. Vendkomanda ime u zhvendos më në thellësi rrugës jugore. […]
Rreth orës 20.00 u raportua se spastrimi i rrugës (nënkupton vrasjet – shën. im) kishte ndaluar si pasojë e zjarrit të madh të kundërshtarit. U kërkua mbështetja e tankeve dhe katër tanke të divizionit erdhën në ndihmë. Me ndihmën e tyre u mundësua vazhdimi i sulmit. Kolonat e marshimit u renditën në formacion marshimi gjatë mbrëmjes për të lëvizur nëpërmjet rrugës jugore drejt aerodromit.
Në orën 21.15 rruga e tërheqjes ishte hapur dhe unë munda t’i raportoj komandantit të divizionit, që lëvizja mund të fillonte. Zjarri i kundërshtarit ishte mbytur nga flakët e shtëpive majtas dhe djathtas rrugës dhe nga organizimi i sigurimit të saj. Kështu që kolonat mundën që përgjatë gjithë natës të largohen nga qyteti, pothuajse pa humbje të tjera. […]
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull i botuar në 17 nëntor 2020 është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
HAHAHAH “ëto luftime, së bashku me operacionin për çlirimin e Tiranës janë shembulli më i mirë i luftës pa kompromis të ushtrisë partizane kundër pushtuesve gjermanë, përkrah aleatëve të mëdhenj.”””
Duket qe nje fatos pe fshati e ka shkrojtur këtë.
Lavdi te perjeshtme forcave te rezistences.
“…sipas parimit të bazës ushtarake” – s’ka fare kuptim e shqipëruar kështu. Ndoshta “pikëmbështetje” fjala e duhur. Do kishte vlerë analizë e përshkrimit të saj edhe nga ana sytë tanë. Ca kemi shkruar ne nëpër raporte.
Ke ndonje problem ballist? VFLP!
O Nipo, nuk e marr vesh ca ke ti per te qene kaq krenar, apo i degjoje me vemendje pordhet e gjyshit.
Ky eshte sheshi i bunkerit ku u zhvillua lufta e Tiranes.Nga fotot nuk duken shtepi ne flake majtas e djathtas si lexova ne fund.Rruga ishte e lire dhe forcat gjermane levizen drejt Shkodres.
Keto jane fakte te patjetersueshme dhe historianet duhet ti dokumentojne keto dhe ti shpalosin ne librat per historine e Shqiperise.
LAVDI LNÇ DHE TRIMAVE QË DHANË JETËN PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT DHE KRYEQYTETIT TË KOMBIT TONË
Vetem ktu tek ne ne shqipri ndodh qe historin e luftes e ben Armiku pushtusi kundershtari i ushtris ton per çlirim , me gazetar e politolog e historian rrumbythje e purrityra nuk gjen ne rruzullin toksor , un per çlirimin e Tiranes dhe shqiperis i besoj vetem fitimtarve te ksaj lufte me ne krye Enver Hoxhen , nga frika per te permendur Enverin germojn komandantin e ushtris naziste gjermane per te na treguar Historin , o kokrrat e kurves , te kesh frik me qen patriot sot , se tradhtar dhe antishqiptar je i nerum dhe i rrespektum njerez legena qe nuk meritoni atdhe .
Mjaft profesional dhe pa ngarkesa propagandistike rraporti i ketije oficert nazist. Kur publikohen ngjarjet nga te dyja palet ne konflikt kuptohet me qarte ajo qe ka ndodhur.
mashtruesi kasmi edhe kur dokumentat flasim qarte, prape perpiqet ti manipuloj.
litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari
Per sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd
Me beri pershtypje kur shkruante “Te spastronim kedo ke na dilte perpara “ Gjermanet kane bere terror dhe krime lufte ne Shqiperi dhe asnjehere shteti Shqiptar nuk ka kerkuar demshperblim lufte.
ende vazhdon ti mor arben mor terrorist i qelbur xhihadist islamik antikomunist në elbasan.
a ta kam thën që termi sllavokomunist është tern antishkencor dhe nazist.
do nai shpull o kopuk do me u rrah me ta thy kafkën a si e ke hallin. psikopat dhe pevers.
Krenar per tim ate dhe brigaden e 15 S qe cliruan Elbasanin dhe luftuan ne Mushqeta.