Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kreu i hetuesisë: Mehmet Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu. Një mjek shumë i njohur e shtriu në krevat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-kreu i hetuesisë: Mehmet Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu. Një mjek shumë i njohur e shtriu në krevat
Aktualitet

Ish-kreu i hetuesisë: Mehmet Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu. Një mjek shumë i njohur e shtriu në krevat

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Qemal Lame, ish-kryehetues i Shqipërisë që nga viti 1982, ka dhënë së fundmi një intervistë në News 24, gjatë së cilës ai ngre pretendimin se Mehmet Shehu është vrarë.

Pra se ish-kryeministri i Shqipërisë u likujdua fizikisht në natën 17 dhjetori 1981, për të vijuar më pas me procesin politik që iu ngrit duke e shpallur të vetëvrarë në kushte të krizës nervore. Arsyeja pas kësaj “tabloje sinoptike” do të ishte përfshirja dhe implikimi i thellë i Shehut në detyra agjenturore me synim rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.

Vrasje apo vetëvrasje? Pyetja nuk ka marrë ende përgjigje pavarësisht sesa ekspertë kanë folur dhe sesa emisione janë realizuar.

- Publicitet -

Sipas Lames nuk është bërë ekspertimi i personit, as i gjakut që është gjetur, nuk është hetuar mekanizmi dhe dinamika e ngjarjes, u nis procesi për komplot pa procedim penal për këtë akuzë, nuk është bërë ekspertimi kaligrafik i shkrimit në letër ndërkohë që personat e parë që kanë qenë në vendngjarje, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, kanë deklaruar fillimisht se bëhet fjalë për vrasje.

Lame pretendon se ekipi i ekzekutimit ka qenë Enver Hoxha urdhërues, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai ekzekutues të planit dhe administrues të procedurës, ndërkohë që më befasuesja: Kadri Hazbiu, ministër i Brendshëm për një kohë të gjatë, ka kryer qitjen.

Në intervistën e dhënë Lame thotë se i vetmi ekspert që vazhdon të mbështesë variantin e vetëvrasjes është ai kriminalistik, dhe ky është Estref Myftari ndërkohë që sipas tij, nga analiza e të gjitha të dhënave bëhet fjalë se në dhomën e ekzekutimit kanë qenë pesë persona.

Dy oficerë që kanë ushtruar dhunë ndaj Shehut, të cilin e kanë mbajtur në këmbë, një zyrtar shumë i lartë i Ministrisë së Brendshme që nuk arriti dot të kryente qitjen nga frika, Kadri Hazbiu që kreu ekzekutimin dhe një mjek që ka bërë shtrirjen e kadavrës në krevat. Ky mjek sipas Lames ka marrë më pas dhe pas ndryshimit të regjimit detyra shumë të larta.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Prec Ulaj says:
    November 28, 2023 at 6:13 pm

    Jo vetem qe e kane vrare, por une kam degjuar qe ai mjeku i beri operacion, i moren gjithe organet, pastaj e shtrine ne krevat.
    Familja nuk mori vesh asgje, se po flinin.
    Sa gjera dime ne qe nuk i di familja…., pastaj ku do e merrte vesh familja, kur ata ishin ne dhoma te tjera.
    Po te doni ju tregoj si e vrane Hysni Kapon, Lasgush Poradecin…., Migjenin.
    Vetem flisni, se une , Qemali dhe Cakua per keto pune jemi, tu pjer.dhim mendjen.

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 6:57 pm

    5 veta ne dhome,qe kane ushtruar edhe dhune do zgjonin jo familjaret por gjithe konet e Bllokut,,Ali Cenua me rojet s`kane marre vesh gje,as kane degjuar,as kane pare.Ajo letra e vetvrasjes s`paska qene e Mehmetit,e kane shkruar UFOt.I biri dhe e shoqja qe ja njohin shkrimin jane Amnezuar,.
    Teharr e teharr te njejten histori perdite,te tilla gjera do degojme.Mbaruan te vertetat,do degjojme fantazite.Keshtu ndodhi edhe me Krishtin.Teharr e teharr perdite.Bej Koncile ,konferenca shkencore,Synode,sympoziume,derisa perfundoi Bir i Perendise.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 28, 2023 at 7:36 pm

    Per te mbajtur nje sekret dy jane shume. Tre jane teper. Kater s’ben me sekret. Pese, me mire ta kish dhene lajm Zeri i Popullit. Se nuk fshihet dot. Le qe ky thote 8, perfshi Enverin, Ramizin, Hekuranin. Biles 9, perfshi Qamilin e Lames.

    Reply
  • chess player says:
    November 28, 2023 at 7:41 pm

    eshte makabre qe ky tip Geringu i cili ka qene KRYEHETUESI NE VITET 1981-1992 qe duhej te ishte akoma ne burg si organi me represiv i asaj kohe..sot fut genjeshtra pa emra e fakte
    .
    Ishte si ishte Enveri eshte tjeter gje.por keto Qen Qemalamet,ismail kadavrat e sali berishat kane qene 100 here me zi se Enveri atehere para 90′ dhe 1000 here me te ndyre sot ne kohen e Demon kracise..
    .
    Para Qeni Qemalame ne fitorje te reja !!
    te gezosh te permjerrurit politike,makartistet e amerikes,racistet e europes ap harruar Ramortjen kryekanibali i periudhes 1944-1991

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 7:49 pm

    Te gjitha keto qe tregon Kryehetuesi Qemal Lame jane krejtesisht te verteta, qe perputhen me deshmite qe ka dhene me video Sulo Gradeci per Zyren e Migracionit ne SHBA ne prani te agjenteve te FBI, roja personale e Mehmetit, Ali Ceno qe hante goten e rakise me dhembe dhe qe ja kishte friken edhe Sulo Gradeci sipas deklaratave te tij ne video dalin qe ishin shtrire sikur t’ja kishin futur me gjume dhe bashke me dy sigurimsa te tjere besnike te shkallet e katit te pare dhe deri tani kjo video nuk eshte investiguar heshtja e tyre pas vrasjes se Mehmetit, kur detyra ishte te siguronin jeten e bosit komunist. Sulo Gradeci po keshtu ka deklaruar se pese persona kane qene prezente ne dhomen e gjumit te Mehmetit, por nuk dihet se kush ka ezekutuar Mehmetin me nje revole qe nuk ka qene e tij. Sulo Gradeci njekohesisht ka deklaruar se ekzekutimin e Kadri Hazbiut me vone e ka kryer Zyluftar Ramizi me doren e tij dhe gjithe keto histori vrastare jane te mbuluara me nje vello enveriste qe zor se mund te behen ndonjehere transparente per publikun nga cuni i Kristaqit, nje Killer enverist qe vriste viktimat antikomuniste dhe i groposte kufomat poshte shtyllave elektrike si skuth i vertete, njesoj si vrastaret e Mehmetit qe e groposen kufomen e Kryeministrit me jetegjate shqyptar diku ne nje grope septike per mos ta gjetur kurre me dhe Kryehetuesi Qemal Lame ne vend te tregoje histori me Killera dhe Vrastare, por te ule koken dhe t’u kerkoje falje viktimave te tij qe i ka torturuar me doren e vet si Kryehetues i Enverit,

    sepse:

    KUJT I PLAS SOT SE KUSH E VRAU NE GJUMIN E NATES KASAPIN NGA CORRUSHI QE ISHTE DORA E DJATHTE E ENVERIT NE TE GJITHA KRIMET E TIJ?

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 8:16 pm

    O fanatike te Enverit,

    PO PO HANI NJEREZIT TUAJ O KANIBALE ENVERISTE?

    sepse:

    Kryehetuesi, Qemal Lame eshte njeriu besnik i Partise se Punes dhe kane dale deshmitaret okulare qe tregojne se e kryente me perpikmeri detyren qe i kishte caktuar Partia dhe Enveri, ju tani o fanatike enveriste po filloni ka kafshoni dhe intimidoni si Armik, po kush ju beson ju o pushta, zagare dhe zaberhane te zgjebosur sot kur data 29 nentor eshte cilesuar si date e ZEZE katran ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore dhe ka mbetur te festohet vetem ne Shqypnine enveriste te Edi Rames, kur po i dalin Kryehetuesit e regjimit komunisto-fashist te Enverit dhe po tregojne te verteten e komunizmit kanibal shqyptar qe nuk ishte pare ne asnje vend te Botes.

    KU JU CON MUSHKA JU O KANIBALE TE ENVERIT?

    qe:

    Po kafshoni Qemal Lamen njeriun tuaj te Diktatures Komuniste qe e ka kuptuar te verteten dhe po kerkon te flase lirisht?

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 8:33 pm

    Sot kujt I hyjne ne pune se c’ka ndodhur me Mehmet Shehun?E kam shprehur qe Mehmeti dhe Enveri kane shkuar si macja me miun gjithe jeten. Eshte fjale 100% e sigurte nga burime te brendeshme.Gazeta dita e hedh per konsum ne kuadrin e kongresit te PS-se.z.Dita ,Edi Rama duhet zvendesuar por jo me Erjon Veliaj,por me Ballen qe PS te mare forme tjeter,ky eshte per momentin njeri aktiv ne PS .No coment.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 8:48 pm

    Jo mo jo, nuk e ka hedhur gazeta DITA kete lajm enigmatik qe po befason shqyptaret e ndershem per ekzekutimin e dhundhem te Mehmetit trim me flete derisa ishte veshur me pushtet dhe nuk diti gjithe jeten te nxirte patllaken nga cizmet dhe t’ja numeronte ne balle pederastit te Bimbashit, njashtu sic veproi Zhukovi ne Moske kur e kercenoi Beria se do ta arrestonte pas Mbledhjes se Burose Politike ne Kremlin, kur sapo kishte vdekur Stalini.

    KETE EKZEKUTIM MAFIOZ TE PAPARE E KA DEKLARUAR QEMAL LAME NE EMISIONIN TV ME NISIDA TUFEN DISA DITE ME PARE

    dhe:

    Taulant Balla eshte banditi qe doli si pronar i fabrikes se kokaines ne Xibrake qe kishte emeruar Ermal Hoxhen, nipin e Enverit si administrator, Taulant Balla eshte BILBILI i Enverit qe i vuri patllaken te koka oficerit Nuhu te policise se Krujes sepse nuk deshi te griste kallezimin e vajzes se perdhunuar nga Rajat e Krimit ne Kruje qe ja kishin djegur organin gjenital me cigare sikur te ishte tavell duhani, prandaj o mali aktivi me mire PS te zevendesoje Edvinin qe korruptoi FBI si Al Capone i vertete me Saje Qorrin e Habilajve te Droges si me aktiv dhe me i ndershem se Taulanti i Xibrakes

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    November 28, 2023 at 9:13 pm

    Qemal Lame me keto qe pretendon eshte nje mashtrues i cili duhet te denohet.Naten e vetvrasjes e dine vetem oficeret e gardes qe benin sherbimin e sigurise ne hyrje te viles.Ata e hedhin me indinjate poshte kete mashtrim.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 9:43 pm

    O Hajro Limaj, o Aranit Cela i Rilindur:

    PO PSE TE GENJEJE DHE MADHTROJE KRYEHETUESI I ENVERIT, QEMAL LAME ME PASAPORTE GJERMANE NE XHEP?

    sepse:

    Vete Sulo Gradeci ka treguar hollesisht si larguan tinzerisht Ali Cenon dhe dy bodigardet besnike te Mehmetit qe sapo kishte filluar historia e Turdiut nuk i ndaheshin Mehmeti as nate dhe as dite dhe jo t’i besonin gardes dallkauke qe ishte vetem fasade per katunare dru me pre, si garda e Saliut ne 21 janar qe vrau 4 vete ne bulevard nga injoranca dhe idiotesia ne perdorimin e armeve te zjarrit. Po kush eshte garda e Enverit qe te hedhi poshte deklaratit e Kryehetuesit te regjimit sadist komunist? Po pse llogjeve mashtruese te tipit:

    TE RROJE PARTIA DHE JU SHOKU ENVER, AMANET FAMILJEN

    I beson ti o karagjoz fanatik, qe jane te shkruara ne letren e Mehmetit i qe si kanibalet e Enverit po kafshojne njeriun e tyre Qemal Lame si Kryexhelat i regjimit enverist, i cili ka vendosur te tregoje te verteten?

    Reply
  • Dudumi says:
    November 29, 2023 at 7:06 am

    Nastradini Ka thene 3 milion here qe e Ka vrare Sulo Gradeci me patllake. E Ka dhe dogana kanadeze me video ku ishte edhe FBI amerikane. Qamili thote se e vrau Kadriu. Atehere do kene qene tre Mehmete. Njeri vrau veten, tjetrin e vrau xha Sulo dhe te tretin e vrau Kadriu.

    Reply
  • Trimi says:
    November 29, 2023 at 7:49 am

    Sa te besueshem dolen te gjithe zagaret e sigurimit,hetuesise etj qe mbushin median me shpifje vetem per te lare veten nga krimet!
    Keshtu kane bere edhe Berisha,Nano,Rama dhe kelyshe,qe u shnderruan brenda nates ne antikomuniste,por vepruan si fashiste!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 29, 2023 at 8:35 am

    Dudumi qe ke mbetur si Dudum enverist:

    Sulo Gradeci ishte organizatori i vrasjes se Mehmet Shehut, vetkuptohet qe nuk ka sesi ta kete deklaruar kete gje vete me gojen e tij, por videot qe i dha ne dispozicion FBI ne tentativat per azil ne SHBA tregojne se ai vete para vrasjes te Mehmetit largoi tre truprojat besnike te Mehmetit me Ali Cenon ne krye qe sic deklaroi ai vete “Ja kishte friken njeriut qe hante goten e rakise me dhembe”. Kadri Hazbiu nuk ka si te kete vrare Mehmetin, sepse ndodhej i izoluar nga killerat e Sillos si edhe Fecor Shehu nga frika e Nexhmijes per ndonje puc ushtarak, se Enveri ishte bere si “Nje cop mish me dy sy” Sulo Grageci ne tentativat e tij per t’u shfajesuar para amerikaneve ka treguar edhe nje video tjeter ku del Prandvera, vajza e Enverit qe i jep sihariqin Nexhmijes e strukur ne qilarin e viles ne Bllok me niperit dhe femijet e saj:

    SHPETUAM, NGORDHI QENI!

    Kjo video qe e ka edhe Qemal Lame si alibi e tij per azil ne Gjermani tregon me se miri si e kishte vetvrare veten Mehmet Shehu, qe e la Enverin ta vriste si nje qen frikacak qe lehte vetem kur kishte pushtet dhe nuk e llogariti se perballe pederastit tinzar te Bimbashit, Ali Cenua nuk kishte asnje vlere reale, ndryshe

    KUJT I PLAS SOT SE KUSH E VRAU ME NJE PLUMB PAS KOKE MEHMETIN KUR KASAPI I MALLAKASTRES KISHTEQENE GJITHE JETEN DORA E DJATHTE E ENVERIT NE TE GJITHA KRIMET E TIJ?

    Une per vete di vetem qe ne burgaxhinjte e Enverit kur mesuam lajmin e “vetvrasjes” se kasapit nga Corrushi ngritem dolli ne qeli me raki kumbulle me fjalet:

    IKU DHE NJE KRIMINEL KOMUNIST!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?