Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deficiti buxhetor do të financohet i gjithi në tregun e brendshëm, por nuk përjashtohet dalja me një Eurobond të ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Deficiti buxhetor do të financohet i gjithi në tregun e brendshëm, por nuk përjashtohet dalja me një Eurobond të ri
Ekonomi

Deficiti buxhetor do të financohet i gjithi në tregun e brendshëm, por nuk përjashtohet dalja me një Eurobond të ri

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Deficiti buxhetor i vitit 2024 pritet të financohet i gjithi në tregun e brendshëm, megjithatë qeveria nuk e përjashton mundësinë e emetimit të një Eurobondi të ri në tregjet ndërkombëtare. Në planin vjetor të huamarrjes për vitin 2024, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) bën të ditur se deficiti vjetor do të financohet i gjithi nga huamarrja e brendshme dhe likuiditeti gjendje nga viti 2023.

Më konkretisht, nga një deficit buxhetor i parashikuar prej rreth 61.3 miliardë lekësh, huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliardë lekë. Huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative, ndërsa pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.

Vlera totale e titujve që do të emetohet në tregun e brendshëm gjatë vitit 2024, e cila pritet të jetë rreth 378.6 mld lekë. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 52% të vlerës totale të emetimeve.

- Publicitet -

Muajt me vlerën më të lartë të emetimeve të reja do të jenë janari dhe shkurti, kjo edhe për faktin se muajt në fjalë kanë edhe vlerat më të mëdha të maturimeve të instrumenteve ekzistues të borxhit. Në janar dhe shkurt, MFE parashikon të realizojë pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024.

Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do të vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 3-vjeçare dhe dy linja emetimesh të reja të obligacioneve 5-vjeçare. Më tej, do vijojë angazhimi për avancimin e mëtejshëm të Programit të Zhvilluesve të Tregut.

Gjatë vitit 2023, MFE bën të ditur se ka nisur vlerësimin e bankave pjesëmarrëse në programin e Zhvilluesve të Tregut nëpërmjet Metodologjisë së Vlerësimit, miratuar me Udhëzimin e Ministrit të Financave më datë 7.11.2022. Ky vlerësim do të realizohet me një frekuencë 6-mujore.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024, MFE synon kryerjen e ankandeve për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2025 me qëllim uljen e riskut të rifinancimit të atij viti. Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë zbatimin e projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024.

Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 36.6 miliardë Lek, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative prej -15.6 miliardë lekësh.

Megjithatë, në rast se kushtet e tregjeve gjatë vitit 2024 do të jenë të favorshme, nuk përjashtohet mundësia e avancimit në kohë me emetimin përgjatë vitit buxhetor 2024 të një Eurobondi të ri, i cili është parashikuar në vitin buxhetor 2025.

Financimi i projekteve do të konsistojë në disbursimin e kredive për projektet e nisura që janë në zbatim me financimin e BB, KfW, BERZH, BEI, dhe financuesve të tjerë të huaj.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?