Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 21 Janari, gazetari del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta, dalin përgjime të zyrtarëve të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 21 Janari, gazetari del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta, dalin përgjime të zyrtarëve të lartë
KronikeLajmi i fundit

21 Janari, gazetari del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta, dalin përgjime të zyrtarëve të lartë

Published: October 3, 2024
Shpërndaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

Teksa ka folur për mediat, Hoxha ka deklaruar se në SPAK ka dorëzuar një material audio për vrasjet e ndodhura në protestën e 21 janarit. Po ashtu Hoxha ka theksuar se nëse të shtënat në atë moment të protestës do të zgjasnin 30 sekonda, në shesh do të ishte bërë masakër.

“Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.  Materiali shërben për të identifikuar kush është zinxhiri komandues i Gardës dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do të vlerësojë më pas sa i vlefshëm është ai audioregjistrim.

- Publicitet -

Jo vetëm ka qenë me urdhër, por urdhër ka ardhur më lart me gjakftohtësi më të madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri për të ndaluar. Nëse zjarri do të zgjaste sikur 30 sekonda më shumë, aty do të ishte bërë masakër shumë më e madhe se sa u bë. Për mua, nëse nuk zbardhet as këtë radhë, nuk ka për t’u zbardhur më. Provat u prishën që në momentin që ndodhi ngjarja. SPAK tani është më ndryshe, e ka më të lehtë të thërrasë zyrtarë të lartë. Kam identifikuar dy të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e Gardës, por kjo u përket hetimeve”, tha ai.

Disa muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi që dosja ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, që është i detyruar të regjistrojë procedimin. Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik. Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën dhe disa të tjerë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Rroft Luli says:
    October 3, 2024 at 12:35 pm

    ISHALLA KALBESH NË BURG O SALA FAZLLIQ GËRDECLLARI!

    Reply
  • Sulo says:
    October 3, 2024 at 1:46 pm

    Amen! fjala jote ne vesh te gjyjates… Nuk i gjen gje plehrat! Nuk e kemi kulturen e ndeshkueshmerise ne shqiptaret.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 3, 2024 at 3:13 pm

    FLM SULO.

    Reply
  • Gezimi says:
    October 3, 2024 at 3:37 pm

    Or Tani qe do te behesh zagari pushtetit, nuk merren prove Pergjimet mor budalla se te ishte ashtu do ishin ne burg Damian Gjiknuri e Ullsi Manja qe ja lexuan pergjimet ne gazeten BILD tere Europa kur urdheronin ata Shefa policie ne Diber per masaker zgjedhore.

    Reply
  • Nazmi says:
    October 3, 2024 at 4:14 pm

    Gezimi ngatarron kekun me byrekun. Ketu jane vrare njerez. Ky thote u vodhen zgjedhjet. Dhe kush e thote , pd ka nderruar kuti kushedi sa here.

    Reply
  • Spak says:
    October 3, 2024 at 4:28 pm

    Merrini nje nga nje deputet e Saliut! Cfare dosjes ka Saliu per keta! Nuk jane vetem per nje vend deputeti! Historia e Saliut e PD ka rrenje te thella! Greko Serbe Ruse dhe me gjere! Spiunet e UDB kane qe nje kohe edhe te CIAs! Mentalitet idiotesh,pa sense pa pike inteligjente! Kisha nje koment per EuroNews albania! Cfare turpi! Te gjithe kane frike nga Grida,Jane te shitur,jane rrogtare! Thimi Samarxhiu eshte ky nje gazetar? Jo shqiptare te dashur! Tjeter kund qendron problemi! Koha do ta tregoje! Po Sidorela? Po Erla qe kishte 7 dashnore ne te njejten kohe! etj. etj! Njerez jeni vigjilente!

    Reply
  • Trapajani says:
    October 4, 2024 at 4:51 am

    Gezimi,,,koment alla birisha,vari Ka,,ketu flitet per jet njerezish ,,gzim palla flet per votat,,ik o loqe interneti,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?