Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori kafshët nga kafazi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > 21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori kafshët nga kafazi”
opinion

21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori kafshët nga kafazi”

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Nga Ylli Pata

Ka një javë që “kuajt mediatikë të Apokalipsit” parashikonin fundin e botës në dyert e Prokurorisë Speciale. Njësoj si në rastin e një eklipsi diellor të vitit 1998, ku për ta parë nevojitej një pelikulë fotografike e parashikohej nami, ndodhi edhe këtë herë.

Dje, siç realisht është thënë në shkrimet e shenjta, një djalë i gjatë, me flokë të rritur e të krehura bukur u shfaq para dyerve të SPAK me buzëqeshjen e tij të palëvizshme, u sqarua gjithçka.

- Publicitet -

Lul Basha u bë i gjallë pas një “humbje” të gjatë, shumë të gjatë disa mujore. Hyrja e tij në SPAK, kishte qartësisht një arsye. Ishte thirrur për të folur për hetimin mbi 21 janarin 2011.

Pas një boshllëku të gjatë kohor kur ishin prezent disa drejtues të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, Prokuroria Speciale, ka nisur radhën e pyetjeve të zyrtarëve të lartë.

Lulzim Basha ishte ministri i Brendshëm i asaj kohe, e siç e ka përsëritur disa herë, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion për të thënë atë që di për atë ngjarjen të rëndë. E cila nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është konsideruar një vrasje shtetërore, dhe i ka kërkuar drejtsisë shqiptare ta hetojë në këtë drejtim.

Jemi realisht në një pikë shumë, po shumë të rëndësishme të hetimeve të një nga traumave më të mëdha kombëtare. Që së paku do t’i japë drejtësisë së re, një hapësirë besimi të natyrshme, pas një frustrimi shumë të gjatë të publikut.

Por nga ana tjetër, duket që kjo nisje hetimi ka ringjallur spitalin psikiatrik, ku nëpër kanale e portale nuk ka më kufi nga fantazitë dhe dallditë. Aq shumë sa një i ashtuquajtur analist, ekzorcist e teolog, apo një tjetër i dalldisur që me sytë e nxjerrë parashikojnë arrestime të deputetëve në ditët që vijojnë.

Një përrua psiqik, ku dërgojnë shenja dhe identikite të personazheve që ata kanë menduar se do t’u vihen prangat, ndërkohë që një anëtar i Parlamentit nuk mund të arrestohet pa një procedurë të gjatë në Kuvend.

Po kush pyet për procedura, drejtuesit e emisioneve pyesin pa teklif të ftuarit se na thuaj informacionet që ke. Gara nisi që nga Zvicra me telefon e nga Tirana me mikrofon, ku madje parashikonin edhe materialet që do të gjenin gjatë kontrollit të SPAK në banesat e ministrave të deputetëve. “Vibratorë, dashnorë, biseda, epsh”, vijonte si në ethe rrëfimi në sytë që dukeshin sikur po flisnin që Gjon Pagëzorin në Lumin Jordan.

Ndërkohë që në një seancë gjyqësore për Gërdecin, ndodhi edhe më tmerr. Familja e Edison Durdës, 7 vjeçarit që u hodh në erë më 15 mars 2008, ndërsa po i çonte bukën djalit të xhaxhait në punishten e vdekjes në Gërdec, u quajt si “agjent i Sorosit”.

Sipas ministrit të kohës së Gërdecit, George Soros ka paguar avokatin e familjes së viktimave (!!)

Për çdo shqiptar ky gjest do të kuptohet se realisht është një nga veprat më bamirëse që mund të bëjë një filantrop, nëse e ka bërë. Bamirësia për drejtësinë është më e rëndësishmja pas asaj që bëhet për shëndetin. Kuptohet, siç ka thënë “I madhi” Evrahim Diveroli në adresë të “Sypeshkaqenit”: Kafshët kanë dalë nga kafazi!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Skypion says:
    October 31, 2025 at 4:47 am

    Nekrofilia politike eshte tipar thelbesor i se majtes ne pergjithesi, dhe asaj ekstreme ne vecanti. Ne Shqiperi nuk ka te majte ekstreme dhe te qendres; eshte e njejta parti qe perfaqeson kete ideologji te mbrapshte, porqe ka nderruar vetem emrin: PKSH- PPSH- PSSH.
    Pergjate 45 viteve diktature keto monstra, perdoren ata qe i konsideronin te rene a martire, si alibi per gjithe krimet e tmerrshme qe bene.
    Te njejten gje tentuan ta benin edhe me “te renet” e 1997, por e lane, nuk u eci, se ishn “te rene” mes vetes. “Fati” ketyre monstrave te pashpirta, u erdhi me tragjedine e Gerdecit. Ne fillim fare, ne nje reagim krejt spontan njerezor, i rrahen shpatullat ne shenje ngushelluese Doktorit qe ishte Kryeminister; por, pasi u menduan dhe u kujtuan se jane nekrofile politike si baballaret se tyre, vendosen t’i perdorin te ndjeret per llogari te propagandes.
    Gerdeci ishte “fati” qe u erdhi ne dere; por monstrat kishin nje ide makabre, nje plan horror qe fatin ta bejne vete; dhe e bene me 21 janarin…
    Keshtu, keta perverse, keto monstra, keta nekrofile politike kane dy dekada pothuaj qe masturbojne me viktimat e pafajshme te nje tragjedie dhe me 4 kurbanet e nje gjakderdhjeje te stisur nga po ata vete.
    Bad seeds.

    Reply
  • fteri says:
    October 31, 2025 at 8:34 am

    Fiksoeni mirë të gjithë o njerzi JU RUAJT ZOTI , se pa prangosur mbretin e krimit Sali Berishën kurr nuk ka DHE AS NUK KA PËR TË PATUR drejtësi dhe shtet ligjor në shqipëri,TË TJERAT JAN PALLAVRA. !….VETËM MJER NJERZIT QË HUMBËN JETËN.

    Reply
  • fteri says:
    October 31, 2025 at 8:36 am

    PA PRANGOSUR MBRETIN E KRIMIT sALI BERISHËN ,DREJTËSI NUK KA PËR 21 JANARIN .FIKSOENI MIRË NË TRU O NJERËZ TË ZOTIT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?