Nga Skënder Minxhozi
Pesëmbedhjetë vjet më parë ndodhte një ndër ato ngjarje që ndajnë dy botë. Botën normale të jetës së përditshme, sfidave e ëndrrave gjithfarësh, botën ku ajo që ndodh harrohet shpejt sepse nuk vlen të mbahet gjatë ndërmend, nga bota tjetër, ajo që i ngjan një tuneli makthi, ku garancitë dhe ligji bien dhe ku shteti vret banorët e tij, votuesit e tij, shtetasit e tij. Jetofshi kohëra interesante thotë një mallkim i vjetër aziatik.
Pikërisht një “ngjarje interesante”, ajo e 21 janarit 2011 na ka bërë të jetojmë që nga ai moment në një qerthull ku gënjeshtra dhe hipokrizia, lojrat politike dhe lotët fals, vazhdojnë të hedhin hije mbi një vrasje kolektive në zemër të Shqipërisë, në muret e godinës që drejton vendin.
Pre 15 vitesh jetojmë një turp kombëtar. Turpin më të parë e kanë konsumuar ata për të cilët u protestua dhe u derdh gjak atë ditë fatale – socialistët. Fituan pushtetin në vitin 2013 duke premtuar transparencë dhe drejtësi për gjakun e 21 janarit dhe kanë një dekadë e gjysëm që derdhin tufa karafilash nëpër trotuare sa herë vjen kjo datë, a thua se janë një shoqatë për mbrojtjen e biomasës së Antarktidës e jo një maxhorancë me pushtet, vullnet politik dhe fuqi ekzekutive.
Përtej episodit moralisht të shëmtuar që rekrutuan në parti e qeverisje persona të lidhur me aparatin ushtarak e policor që vrau atë ditë, socialistët shqiptarë kanë luajtur me familjet e të vrarëve, elektoratin e tyre dhe mbarë opinionin publik një teatër të shëmtuar empatie burokratike një herë në vit.
Lule e fjalime të ndjera dhe më pas në datën 22 janar e tutje vetëm heshtje dhe justifikimi klasik “krijuam drejtësinë e re se me të vjetrën nuk e hetonim dot 21 janarin”.
Dhe këtu vijmë tek turpi i dytë i lidhur me të parin. Ky është turpi i atyre që paguhen për të gjetur një krim. Kudo qoftë, madje edhe në një shtëpi plazhi 300 kilometra larg Tiranës. E pra drejtësia e re që aq shumë u evokua nga e majta në pushtet si platforma e duhur për të analizuar e zbardhur krimin shtetëror të 21 janarit, ka rezultuar të jetë një vesh i shurdhër më i keq se ai i politikës.
Nuk ka sjellje më hipokrite dhe cinikisht shpërfillëse sesa qëndrimi SPAK ndaj 21 janarit në gjashtë vitet e fundit. Kur familjarët e të vrarëve tentuan të depozitojnë prova të reja që hedhin dritë mbi atë datë fatale, prokuroria e posaçme bëri gjënë më të paimagjinueshme: e dërgoi çeshtjen tek drejtësia që e kishte mbajtur të ngrirë me vite atë dosje. SPAK, i krijuar pikërisht për të zgjidhur lëmshe të ngatërruara penale si ai i 21 janarit shpërfilli me këtë rast edhe vendimin e Gjykatës Evropiane i cili hedh dyshime të forta mbi mënyrën sesi është trajtuar e gjykuar kjo vrasje shtetërore.
U desh ndërhyrja me vendim të shkruar e Gjykatës së Lartë që SPAK të pranonte nisjen e hetimeve ndërkohë që dosjen ja la në dorë (sa cinike edhe kjo!) të njëjtin person i cili para Gjykatës së Lartë mbrojti zyrtarisht tezën që SPAK nuk duhet ta hetojë 21 janarin!
Dështimi për të zbardhur 21 janarin e bën me turp drejtësinë e re, e cila ka gjashtë vite që funksionon në kapacitet të plotë. Fakti që kjo drejtësi sillet sot me të njëjtat standarte si ajo e vjetra ndaj kësaj ngjarjeje tragjike vetëm sa e bën pis këmishën e bardhë të drejtësisë speciale, por nuk e lëviz 21 janarin nga podiumi qëndror i vëmendjes publike që ka në 15 vite.
Vrasja e 21 janarit, kur shteti qëlloi nga dritaret e zyrave të tij mbi protestuesit e paarmatosur dhe krejtësisht të parrezikshëm për integritetin e institucioneve, shënon një ngjarje që mbetet qëndrore në zhvillimet shqiptare. Fakti që kjo vrasje vijon të jetë një ndër temat më të nxehta të debatit politik e publik edhe pas një dekade e gjysëm, është garancia se nuk do të ketë politikan, prokuror apo gjykatës që do të munden ta relativizojnë e mpakin drejtësinë fundore për 21 janarin.
Kjo datë është aty për të qëndruar gjatë si këmbana e alarmit jo vetëm për shtetin që vret, por tashmë edhe për drejtësinë që nuk bëzan.
Turpi i tretë, ai më i madhi, do të duhej të ishte për atë palë që atë ditë vrau. Vrau dhe fshiu kamerat por s’mundi të fshijë edhe gjakun e derdhur në bulevard. Ende sot pas 15 vitesh, PD nuk ka gjetur forcat të bëjë një verifikim të koshiencës së saj, të pozicionit të saj zyrtar në lidhje me 21 janarin, që të kryejë një akt simbolik faljeje ndaj atyre që qeveria e saj vrau dhe që të gjejë fuqi të brendshme për të bërë mea culpan më njerëzore në botë: atë ndaj marrjes së jetës.
Çka është në fakt hapi i parë nga i cili do të duhej të niste shërimi i traumës së 21 janarit. Ditës kur shteti vrau dhe u turr të fshehë krimin.

Pa Drejtesi per krimin e 21 janarit 2011,Shqiperia nuk mund te behet nje shtet normal Ka krime qe pa u ndeshkuar deri ne fund nuk lejojne kalimin ne normalitet.Shqiperia nuk denoi krimet monstruoze te Komunizmit ndaj edhe vazhdoi me nje sere krimesh te renda ku 21 Janari qendron si qershia mbi torten e krimeve.Nuk dij nese kemi kohe per pastrimin e shtetit nga kanceri kriminal,do mbetemi nje vend koti.
Populli e shpreh me nje fjali situaten kur njeriu s’ka me turp. I ka dale cipa. U doli cipa te gjithe kryetareve. zyrtareve, gjykatesve, ambasadoreve. Strategjia e perjetshme e berishes eshte mbro duke sulmuar. I mbrojt duke shpikur lapsat pistoleta dhe cadrat mitroloze. Duke quajtur bijen e botes lavire bulevardi. Presidentin qe vete e kish zgjedhur Horr bulevardi. Ne vend qe ta lidhnin se po qelbte dynjane shkon ambasadori I vogel I vendit te madh dhe e mbeshtet kete skuader vrases duke e cilesuar psikopatin e Vucidolit burre shteti. Se fundi,Rama vete qe I levizi te gjitha fijet qe te publikohej video e Metes per 700 mije euro bakshish tani del e fshihet pas ca afateve per skandalet e tenderave te Ballukut apo vererat korruptive Te Akshit. Pra, u ka dale cipa e turpi s’ben me efekt. Shkrimi I z. Minxhozi, si gjithnje konciz👍
Drejtësia e re është shtojcë e asaj të vjetër. Ka ndryshuar personeli, po jo imazhi.
Beni një referendum dhe pyesni qytetarët se cila ishte pritshmëria juaj më e madhe e tyre prej SPAK-ut? Përgjigja absolute do të isht padyshim zbardhja e vrasjeve shtetërore të 21 janarit, tragjedia e Gërdecit, tek-tuk dhe ajo e vrasjes mafioze të Artan Santos.
Pastaj ç’mund të presësh më shumë nga një popull militant qe vihet në resht dhe “proteston” vetëm me urdhër partie?
Protesta e 21 Janarit, ashtu sikundër dhe levrimja e stupidave te dhjertorit, ishin të kurdisura.
Ato ishin inskenime të pastra me paramendim.
21 janari nuk ishte protestë që lindi spontanisht dhe erdhi gjithnjë e në rritje. Numri i protestuesve mbeti konstant, ai nuk u zgjerua me kalimin e kohës, nuk doli jashtë përmasave, por mbeti i ndrydhur brenda një rrethi te ngushte militantësh partiakë.
Si shpjegohet që për protestën antiqeveritare të 21 janarit, “shkak” u bë një video i inçizuar (medemek) fshehurazi, e cila u transmetua qindra herë gati dy javë resht në të gjitha stacionet televizive të “klanit mafjoz”?
Si shpjegohet që për të marrë pjesë në protestë partia kishte sjellë në shesh me autobuza deri dhe nga jashtë vendit një tufë “kokpalarësh” të armatosur me çadra, gura dhe shkopinj që ua shkulën pankartave që mbanin në duar?
Si shpjegohet që këta militantë u keqpërdorën si mish për top, dhe në një moment të diktuar nga lart u bënë si të çakërdisur dhe filluan të hidhnin drejt policisë së shtetit dhe automjeteve gura dhe molotov cocktail?
A ka vend demokratik në botë që lejon protesta të pa-lajmëruara më parë që të kenë mundësi organet qeveritare të mbrojtjes të marrin masat përkatëse kundra përshkaklëzimeve të mundshme? Jo!
SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..JANË E NJËJTA GJË..BAJGË DERRI E SALIKRIMIT 1992,KURSANT PLEPIST MILITANT BERISHIST TË BANDËS SË TRITOLEVE TË PD 1991.
SALIU I KA LËN NË BREKË 99 %.
KOMAMDËN E EMRIMEVE NË DREJTËSI E BËN ARGITA SALI MALLTEZI,SI PROFESORESHË NË DREJTËSI,NDONSE EDHE AJO E SHPALLUR NON GRATA,EDHE PSE ME 60 PRONA NË SHQIPËRI DHE SHTETET E BE.!
DREJTËSIA VDIQ..RROFTË MBRETI,RROFTË AMERIKA,BE(PPE,UDB, ASFALI..BELERIS).
Baxhellat bythqirat vrasesit politik dhe qelbiznesmenet nuk bejne burg. Vdekje patrioteve, liri patronazhistave!
Pranimi te Bordi i Trump ka nje fature 1 miliard Dollareshe e kjo nuk eshte tashme aspak sekret as teori konspirative.
Keshtu qe Rames neser pasneser nuk ka kush ti kerkoje hesap per kete futje duarsh deri ne berryla ne Buxhetin e Shtetit per ta marre ate Miliard Dollare e derguar ne preher te Bordit te Trump – se do thote eshte me vendim unanom parlamenti!
E si gjithmone fatura fort e kripur do thyeje me tej akoma kurrizin e qytetareve shqiptare, te vetmit qe paguajne maskaralleqet politike me varferine e tyre.
Nuk eshte aspak ashtu Kapterr Ethemi jo, jeni e njejta bajge derri e ndare me dysh. Po te kishe qene ti njeri nga ata kater mavrite qe u sakrifikuan per karriken e Edvinit, sot ata te tute, c’do thonin?!
Ku e kishe futur koken ate dite, tek qillotat e Palloshit? Si nuk u vjen pak turp e te qepni gojen
21 janari 2011, nje perpjekje per Grusht Shteti alla-1997 ku skenat e sulmit dhunshem mbi polici ishin te njejtat.
Ti mo @Kendveshtrimi tjeter, mos i ngaterro
gjerat. Ne 97-en, flas te pakten per Vloren, dhe te them me siguri qe Vlonjatet, u treguan shume zemergjere me bastardet qe kish nisur Saliu t’u benin nenat, me kete eufori erdhen. I shtruan ne dru aq sa u bene PULA, pastaj i mjekuan dhe i nisen nga erdhen. E ashtu sic i lene punet ne mes per t’u marrur me te tjera, nuk shkuan deri atje ku ishin nisur, te shkonin dhe t’a nxirrnin nga strofkulla ku ish strehuar Salehu, ne ate shurrtoren e tij(presidencen) dhe t’a merrnin zvarre, po vrane njeri-tjetrin….do t’i kishim lare duart qe atehere e nuk do te perjetonim ate grusht shteti qe bene talibanet e tij bashke me Bukosharet ne 98-en. Sa per kete 21 Janarin, Salehu vrau perseri, po ne prite, ata fatkeqet, i’a nxorri Palloshi i Ballukes. Si rrodhen ngjarjet me vone, i dime mire dhe turpi i ngelet PS-se qe erdhi ne pushtet nga gjaku i “kokepalareve”, , po meqe jane te pa cipe dhe Ethemer, s’e kane per gje qe te vjedhin e tallin ata mavrite qe s’kuptuan gje pse iken nga kjo bote, mua, keta me sjellin Neveri!
Nje koqe tjeter, domethene nje Kendveshtrim tjeter, i ka sytë çakër. Do jetë k… me syze, siç thoshim dikur.
Artanka paska marre edhe koqe e k… te nje tjetri neper goje, plus atyre te zakonshmeve. Nuk i rri goja pa koqe e pa k…eshte mesuar me to e me to neper goje do vdese.