Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Begaj: I dhatë dinjitet Shqipërisë në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > 25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Begaj: I dhatë dinjitet Shqipërisë në NATO
KryesorePolitike

25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Begaj: I dhatë dinjitet Shqipërisë në NATO

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 25-vjetorit të krijimit të Batalionit të Forcave Speciale.

Presidenti vlerësoi kontributin e dhënë ndër vite nga efektivët e e njësisë elitë e Forcave të Armatosura.

“Krijimi i kësaj strukture 25 vjet më parë erdhi jo vetëm si domosdoshmëri e kohës por edhe si rrjedhojë e natyrshme e vizionit tonë euro-atlantik. Batalioni juaj ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë asokohe pjesë e aleancës më e suksesshme ushtarake në botë”, tha Begaj

- Publicitet -

Në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj këtij batalioni për përfshirjen në misione dhe operacione nga ato luftarake paqeruajtëse deri tek ato humanitare.

Efektivët e këtij batalioni kanë shërbyer me sukses në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë,  duke i dhënë Shqipërisë dinjitet si anëtare e NATO-s.

“Natyrisht, përpjekjet tona do të ishin pa vlerë nëse ju nuk do të tregonit këmbëngulje, përkushtim, profesionalizëm dhe atdhedashuri në misionet tuaja të vështira. Kudo ku keni shërbyer jashtë vendit, në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan, apo brenda vendit në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile, ju e keni lartësuar emrin e Shqipërisë si anëtare e denjë e NATO-s dhe emrat tuaj si profesionistë në vijën e parë të sigurisë”, tha Begaj.

Presidenti falënderoi partnerët strategjikë për modernizimin e Batalionit të Forcave Speciale, ndërsa theksoi se, trajtimi për efektivët do jetë në qendër të vëmendjes për të garantuar një strukturë të aftë, profesioniste të ndërveprueshme me aleatët dhe të përkushtuar ndaj detyrës dhe atdheut.

Duke iu referuar zhvillimeve më të fundme në fushën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, Presidenti u shpreh se, pasojat e këtyre konflikteve mbartin potencialin e përhapjes edhe në rajone të tjera. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin që NATO jep nëpërmjet misionit KFOR për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Ne do të vijojmë të ndërtojmë marrëdhënie multilaterale, të zhvillojmë partneritete strategjike brenda kornizës euro-atlantike dhe të ruajmë sovranitetin tonë, duke promovuar paqe dhe harmoni. Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët”, theksoi Begaj

Presidenti Begaj përforcoi qëndrimin se, Shqipëria mbetet kontributor i paqes dhe sigurisë në rajon me orientim të pakontestuar në linjëzimin euro-atlantik.

Fjala e plotë e Presidentit Begaj:

Jam i lumtur të marr pjesë në festën e 25-vjetorit të Batalionit të Forcave Speciale, historia e të cilit është pjesë thelbësore e historisë së modernizimit të forcave tona të armatosura.  Krijimi i kësaj strukture 25 vjet më parë erdhi jo vetëm si domosdoshmëri e kohës por edhe si rrjedhojë e natyrshme e vizionit tonë euro-atlantik. Batalioni juaj ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë asokohe pjesë e aleancës më e suksesshme ushtarake në botë. Dhe rezultoi me sukses.

Natyrisht, përpjekjet tona do të ishin pa vlerë nëse ju nuk do të tregonit këmbëngulje, përkushtim, profesionalizëm dhe atdhedashuri në misionet tuaja të vështira. Kudo ku keni shërbyer jashtë vendit, në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan, apo brenda vendit në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile, ju e keni lartësuar  emrin e Shqipërisë si anëtare e denjë e NATO-s dhe emrat tuaj si profesionistë në vijën e parë të sigurisë. Sot, Batalioni Forcave Speciale është një strukturë tepër profesionale, e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar për të qenë: Struktura Elitë e Forcave të Armatosura. Rol të rëndësishëm në arritjet e kësaj njësie kanë edhe partnerët tanë strategjikë si SHBA dhe anëtarët e NATO-s me të cilët ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer.  Zhvillimet e fundit gjeo-politike në botë, si agresioni i paligjshëm dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës apo dhe së fundmi, sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit, përbëjnë kërcënime dhe rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Pasojat e këtyre konflikteve mbartin potencialin të përhapen edhe në rajone të tjera, sikundër e tregoi edhe akti terrorist i 24 Shtatorit në veri të Kosovës.  Ai shënon cënimin më të rëndë të sigurisë në dy dekada të shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës dhe të rajonit. Ne vlerësojmë maksimalisht kontributin që NATO jep nëpërmjet misionit KFOR për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Gjithashtu, vlerësojmë edhe progresin e jashtëzakonshëm që kanë bërë institucionet e Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndryshimet e mëdha dhe të shpejta në ambientin e sigurisë botërore rrezikojnë jo vetëm rendin ndërkombëtar, por edhe institucionet që deri dje garantonin paqe dhe siguri. Në këtë ambient të ri gjeostrategjik, Shqipëria, si vend anëtar i NATOs, do vijojë të zhvillojë dhe modernizojë forcat e armatosura për të qenë të afta dhe përgatitura për përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe për të dhënë kontribut në sigurinë kolektive.  Buxheti mbrojtjes është me trend rritës dhe vitin e ardhshëm  pritet të përmbushet objektivi 2% GDP, duke i kushtuar vëmendje të veçantë modernizimit dhe paisjes me kapacitete bashkëkohore të luftimit, mbështetjes me shërbime luftimi dhe atyre logjistike.

 Trajtimi për efektivët e Forcave të Armatosura dhe të Batalionit tuaj në veçanti, do jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të garantuar një forcë të aftë, profesioniste të ndërveprueshme me aleatët dhe të përkushtuar ndaj detyrës dhe atdheut.  Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një kontributor i paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Historia e popullit tonë dëshmon qartë se shqiptarët janë paqedashës, jo vetëm në frymë, por edhe në veprim.

Busulla e veprimit tonë vijon të jetë e qartë dhe pa ekuivok: ne jemi dhe do të mbetemi pjesë e qytetërimit europian dhe linjëzimit euro-atlantik. Ne do të vijojmë të ndërtojmë marrëdhënie multilaterale, të zhvillojmë partneritete strategjike brenda kornizës euro-atlantike dhe të ruajmë sovranitetin tonë, duke promovuar paqe dhe harmoni. Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët. Në mbyllje, më lejoni të theksoj edhe një herë vullnetin tim për t’ju mbështetur me të gjitha forcat që ju ta realizoni me sukses misionin tuaj, si pjesë e rëndësishme e forcave të armatosura të Shqipërisë.

Edhe njëherë ju uroj gëzuar festën e krijimit!

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?