Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > 27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Kosovë

27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Published: March 24, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Sot, 24 mars, shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviç për një armëpushim.

“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviç nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

- Publicitet -

Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.

Në përmbyllje të fushatës, presidenti Clinton deklaroi se kërkesat e komunitetit ndërkombëtar ishin përmbushur, përfshirë: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore, për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”.

Bombardimet u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40 mijë forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.

KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50 mijë trupa, për të arritur në 4 767 trupa sot, nga 33 vende të botës.

Lufta përfundoi me rreth 13 mijë njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur, mbi 1 600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë, shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.

Mesazhi i Presidentit për NATO-n dhe Kosovën

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka përkujtuar këtë ditë, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje që i dha fund shtypjes dhe solli lirinë në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj thekson se kjo fushatë ushtarake përfundoi me sukses, duke sjellë paqe dhe stabilitet në rajon. Ai shton se Shqipëria mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj NATO-s për rolin e saj në çlirimin e Kosovës dhe në garantimin e paqes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fshatari says:
    March 24, 2026 at 3:11 pm

    Kalimi nga nje vasalitet te eger e te dhunshem tek nje vasal me te moderuar ishte nje fitore e popullit Shqiptar te Kosoves, por aspak nje fitore e pavarsise se Kosoves.
    Ishte nje shkembim vasaliteti per te kursyer gjak Shqiptaresh.
    Nese lufta do te vazhdonte ( me apo pa nderhyrjen e NATOs) mbase do te kishte me shume gjak te derdhur, mbase edhe mund te deshtonte, por do te tregonte dhe kishte nje mundesi qe Shqiptaret e Kosoves te fitonin pavarsine dhe bashkoheshin me Shqiperine.
    Kjo zgjidhje mbase humbi mundesine per nje komb shqiptar te bashkuar por kurseu gjak Shqiptaresh.
    Mire apo keq Shqiptaret ne mase e pranuan kete zgjidhje.
    Mire apo keq pergjegjejsia eshte e Shqiptareve.
    Fatkeqesia eshte se pas 27 vjetesh Shqiptaret nuk munden te krijojne nje shtet Shqiptar ( nen nje vasalitet qe jep disa mundesi per ta bere kete). Dhe mos shfrytezimi i ketyre mundesive, dhe genjimi i vetes se jemi te pavarusr eshte faj/pergjegjesi e Shqiptareve.

    Reply
  • Berlin says:
    March 25, 2026 at 2:12 pm

    Ky titull eshte shume gabim sepse ne Kosov nuk nderhyri NATO por USA dhe gjermani.

    Reply
    • Ushtaraku says:
      March 25, 2026 at 4:29 pm

      Të qënka bërë mëndja Berlin o albanezi i Gjermanisë . Në Sërbi ndërhyri NATO dhe jo gjermani , i cili në atë ndërhyrje nuk pati asnjë kontribut . Sigurisht që NATO është nën kryesinë e SHBA-ve , por vendi që dha kontributin më të madh ishte Italia . Të gjitha bombardimet e Sërbisë u bënë nga avionë që niseshin nga baza ajrore e Avianos në Itali , me pilotë italianë .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?