Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 320 kg kokainë nga Amerika Latine në Pire, detajet për shqiptarin e kapur në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 320 kg kokainë nga Amerika Latine në Pire, detajet për shqiptarin e kapur në Greqi
KronikeLajmi i fundit

320 kg kokainë nga Amerika Latine në Pire, detajet për shqiptarin e kapur në Greqi

Published: May 28, 2024
Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga kapja e 320 kg kokainë në Portin e Pireut, që vinte nga Amerika Latine, ngjarje që çoi në pranga edhe disa shqiptarë nga Patosi, mes tyre 54-vjeçarin Asdren Muharremi.

Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi.

Gazetari e përshkroi shqiptarin e kapur, Muharremi, si një biznesmen me “biznese të rregullta” në Shqipëri.

- Publicitet -

“Rasti i fundit i Pireut, kemi trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Mediat greke u munduan ta nxirrnin si linjë trafiku që vjen në Shqipëri, por grupi i kapur nga Patosi, që merren me fruta ekzotike… Asdren Muharremi, 54 vjeç, një nga emrat. Pasaportën e fundit që ka marrë në 2022, në Greqi e njihnin për Andrea. Ka historik të mëparshëm, është i hershëm. Në fillim është marrë me trafik heroine. Ka krijuar lidhje të forta në Greqi dhe nga Greqia është marrë me trafik narkotikësh.

Në vitin 2017, ka qenë edhe lufta e famshme në Siri dhe është rast i hetuar nga prokuroria greke sepse grupi i tij kishte krijuar laborator dhe prodhonte një narkotik, që quhej droga e xhihadistëve. E prodhonte në zemër të Athinës dhe e çonin në Lindjen e Mesme. Është dënuar dhe nuk është kapur. Ka qenë me oficerë grekë edhe në këtë rast.

Një nga bashkëpunëtorët që nis ngarkesat nga Amerika Latine, një shtetas grek i njohur, i ndjekur nga DEA, ka qenë i arrestuar për shitje armësh, shkëmbim armësh me kokainë dhe bashkëpunim me FARC. Ka qenë i ekstraduar në SHBA, ka bërë burg atje.

Sasia e kapur, u kap me informacion nga brenda. Kanë qenë dy kontejner me karkaleca që vinin nga Ekuadori. Janë ca karkaleca të mëdhenj që vijnë nga Paqësori. Diku te 8 milionë euro me çmim shumice është kapur, sepse pastaj shkon 30 e kusur milionë euro, çmimi i tregut. Është kapur shtetasi grek. Dërgesa vinte nga Panama, pra kanë lidhje dhe dyshimet janë që shtetasi grek i ka këto lidhje dhe shqiptari hyn te pjesa në Pire.

Thuhej që droga do të vinte në Shqipëri, por më rezulton se ajo do të shitej në Greqi. Pra, nuk ka qenë për Shqipërinë. Personi që u kap, Muharremi, rezulton që në Shqipëri ka patur biznese të rregullta dhe të deklaruara. Janë kapur edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe disa turq.

Kanë filluar hetimet për të parë pjesëtarët e tjerë të furnizuar nga kjo organizatë.

Ajo që tërheq vëmendjen, grupi ka aktivitet të mëparshëm, ka precedent por më tepër ka bërë pastrim paraje. Është hetim që duhet bërë nga autoritetet tona. Jemi në vazhdën e linjave të konsoliduara”, tha Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Jorgji Bandilli says:
    May 28, 2024 at 10:08 am

    Hoxhe Artani qenkesh prekur thelle ne shpirt (por edhe ne xhepa ndoshta) nga kapja e 320 kg kokaine qe ata maskarenj greke i kane bere atij biznesmenit Rreme qe Hoxha e njeh per te ndershem ketej nga Shqiperia….(Greqia para se ta ndalonte ate ngarkese kokaine 320 kg e Rremen bashke me te duhej patjeter te pyeste e te merrte leje me pare Hoxhe Tanit se ky betohet se ai Rrema vetem para ka pastruar e asgje tjeter)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?