Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4 shqiptarët e bandës së drogës, lidhje me qeverinë e Ekuadorit!, Si tentuan të merrnin poste të larta në ministri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 4 shqiptarët e bandës së drogës, lidhje me qeverinë e Ekuadorit!, Si tentuan të merrnin poste të larta në ministri
Aktualitet

4 shqiptarët e bandës së drogës, lidhje me qeverinë e Ekuadorit!, Si tentuan të merrnin poste të larta në ministri

Published: February 13, 2023
Shpërndaje

Katër anëtarë të bandës së drogës në Ekuador rezultojnë të lidhur me qeverinë e këtij shteti. Ky është konkluzioni i raportit policor, i publikuar në orët e mëngjesit të kësaj të hëne,nga media dixhitale La Posta . Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Gjika, Mario Vani, Blerim Dibra dhe Erjon Spahiu

Me paraqitjen e pamjeve dhe regjistrimeve telefonike, produkt i hetimeve policore, është verifikuar se ka pasur të paktën një takim mes Chérrez dhe anëtarëve të mafies shqiptare në Guayaquil. Në një skemë të publikuar nga gazetari Christian Zurita paraqitet një skemë e qartë e lidhjeve dhe emrat e shqiptarëve të përfshirë.

Ndërkohë zbulimi i “La Posta” tregon gjithashtu marrëdhëniet e Chérrez me personalitete të afërta me qeverinë e Presidentit Guillermo Lasso dhe negociatat e tij për të marrë emërime në poste të larta brenda kompanive publike dhe ministrive.

- Publicitet -

“Pas muajsh të gjatë hetimi, La Posta ka gjetur një dokument që ministrat dhe vetë presidenti besonin se ishte shkatërruar. Ky është një raport i inteligjencës kundër narkotikëve me bashkëpunimin e ambasadave të huaja në Ekuador aleate në luftën kundër trafikut të drogës, i cili regjistron monitorimin e anëtarëve të ndryshëm të karteleve të trafikut të drogës. Janë gjetur lidhje të thella dhe shqetësuese me qeverinë”, thuhet në artikull.

Aty saktësohet se raporti ka 145 faqe dhe se do t’u dërgohet autoriteteve dhe instancave të ndryshme të drejtësisë, Kuvendit Kombëtar dhe mediave ndërkombëtare për të ditur detajet e hetimit.

Dinamika:

Ngjarjet e regjistruara datojnë në 5 maj 2021, kur agjentët e hetimit ndoqën një individ të identifikuar si HD León vizitoi një kompani të falimentuar në qytetin Manta. Kompania Osaka Fish do të përdorej nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Sipas raportit, atë 5 maj, në kompani mbërriti Rubén Chérrez, i cili do të lidhej me strukturën e “Kumbarit të Madh” që është mik i kunatit të Presidentit Guillermo Lasso, Danilo Carrera. Në pjesën e dytë të hetimit për “Kumbarin e Madh”, u përmendën lidhjet e dyshuara të Chérrez me mafian shqiptare.

Ata treguan se, sipas raportit, Chérrez u takua sërish me anëtarët e organizatës kriminale në një kafene në Guayaquil, një takim që u regjistrua edhe në fotografi. Ashtu si një takim i tretë i mbajtur më 10 qershor të 2021, kur ai takoi një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Raporti detajon përdorimin e automjeteve të ndryshme të nivelit të lartë, si Grand Cherokee, BMW dhe avionë të vegjël për të kryer lëvizjet e individëve që lidhen me hetimin.

La Posta shton se brenda raportit do të kishte më shumë se 10 mijë transkripte të telefonatave, të gjitha të bëra me urdhër të gjykatës dhe në të cilat mund të konfirmohet lidhja e Chérrez me mafian shqiptare dhe struktura e çështjes së thirrur “Kumbari i madh”

Gazeta bën me dije se pozicioni i ndikimit të Danilo Carrera, kunatit të Presidentit të Republikës, do të shtrihej në të gjitha strukturat qeveritare.

“Në 1998 ai ishte i përfshirë në “rastin e trafikut të drogës: i njohur publikisht si “Río Grande”; dhe është ortak në 4 kompani, të regjistruara për një vlerë prej 400.oo0 dollarë secila: Me shqiptarin Dritan Gjika i cili është i lidhur me eksportin e kokainës në Evropë”, thuhet në raport.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?
  • Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanit në Himarë, tymi mbulon zonën
  • Rama poston fotot nga takimi i Parisit me “Vullnetmirët”
  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Komentet e Fundit

  1. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  4. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Doktorri on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?