Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës
Lajmi i fundit

Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Published: November 2, 2026
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve lidhur me vizitën e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier dhe takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një reagimi publik, Gogu konfirmon se e ka takuar Veliajn të premten, duke sqaruar se vizita është zhvilluar në kuadër të përgjegjësive të tij si Ministër i Drejtësisë, me qëllim njohjen nga afër me kushtet e trajtimit dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij.

Reagimi i Toni Gogut:

- Publicitet -

Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.

Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.

Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.

Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.

Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.

Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore.

Një raportim i përhapur sot në disa media pasi u botua si fillim në faqen Hashtag, shkruante se ministri Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit dhe e kërcënoi në emër të Edi Ramës

Më poshtë, raportimi i përgënjeshtruar nga Gogu:

“Mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu mbërriti me urgjencë në burgun e Fierit. Vizita e tij nuk u regjistrua në fletoren e burgut. Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë.

Gogu nxitoi për te qelia pa dritare e të paraburgosurit Erion Veliaj. Ishin vetëm për vetëm.

Ministri i Drejtësisë kishte shkuar për të përcjellë një kërcënim mafioz të kryeministrit Edi Rama.

Me zërin që i dridhej dhe i zverdhur nga sikleti, Gogu i tha Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ja përcillte.

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

-Prano që ke gisht te Flamingot

Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Në pak minuta është zhvilluar ky episod, ndërsa për dy ditë me radhë Veliaj e ka patur të pamundur të njoftonte për atë që kishte ndodhur. Sot në mëngjes avokati i tij Plarent Ndreca e ka takuar Veliajn dhe e mësoi këtë ngjarje që implikon jo vetëm ministrin e Drejtësisë si korrier i mafies, por implikon sidomos kryeministrin Edi Rama në një nivel të ri kriminal, pasi shantazhet mafioze ai tashmë duket se i bën në emër të SPAK…”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës
  • Pse m’u kujtua një ministër nazist i Drejtësisë
  • Kujdes nga SMS-të në emër të bankave, Policia paralajmëron për skemën që mund t’ju zbrazë llogaritë bankare
  • Rikthehet Icardi? Inter-i mendon lëvizjet në sulm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale?
  2. demo on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  3. Po on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  4. demo on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  5. Nje student i arkeologjise on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?