Nga Artan Duka
Botuar në DITA
Retorika revanshiste bardhё e zi ndaj sё shkuarёs pas viteve 90 nuk kurseu punёn e luftёn duke pёrfolur deri edhe sakrificёn sublime qё nderojmё ҫdo 5 maj. U anatemua rindёrtimi e zhvillimi ekonomik, arritjet social-kulturore, gjithshka me “vulё” socialiste u konsiderua “e solli koha” nga kori revanshist, tezё kjo qё ironizohet sot nga Rama kur flitet pёr arritjet e tij ndonse ai vetё, kur flet pёr tё shkuarёn, e pёrflet atё.
Anatemimi i punёs nё socializёm nuk suprizon kёnd kur mendon se revanshizmi kaloi “ylberin” e pati fytyrё tё anatemonte atё qё konsiderohet tabu edhe nё perёndimin demokratik e ADN e BE, luftёn ndaj Boshtit dhe heronjtё e protagonistёt e saj.
LANҪ u quajt luftё civile, seminare e botime tё sponzorizuara nga politika e bёnё numrin e tё rёnёve lojё “kungulleshkash”, ylli i kuq partizan u shpall simbol i diktaturёs (iku nga mozaiku nё shesh), veteranё e pensionistё u anatemuan shesheve tё “demokracisё”, u pёrfol 29 nёntori, kontributi i PKSH e drejtuesve tё luftёs, u degraduan nё “rrёnoja arkeologjike” objektet pёrkujtimore tё luftёs, vёndprehjet e tё rёnёve, u harruan familjet e dёshmorёve, u hoq vёmёndja shtetёrore pёr data, protagonistё e ngjarje tё luftёs, iu shpall luftё filmave me partizanё etj qё zbehёn LANҪ nё favor tё shpёtimit tё fytyrёs sё revanshizmit.
Historinё e bёjnё fituesit por nё demokraci fitues janё tё gjithё dhe historia shkruhet qё tё bashkojё e jo nxitё ndasira pёrmes qasjes e publicitetit marramёndёs bardhё e zi, pёrmbysjes sё mitit hero-antihero etj, tё gjitha me ndikim nё kohezionin social, paqtimin me tё shkuarёn, rehabilitimin e nderimin e disidencёs sё vёrtetё etj.
Me hije nga e shkuara!
Ky lloj revanshizmi “demokratik” ia arriti tё kompleksojё edhe PS qё, nё rastin mё tё denjё heshti ndaj qasjes bardhё e zi por, jo rrallё, ia kaloi edhe “papёs” nё anatemim sidomos kur nё krye erdhi ish-dhjetoristi i 90.
Sot tek PS anatemohet e djeshmja si Kore Veriu, thuhen tё vёrteta gjysmake, bёjnё “kampionin” e interesave tё shtresave tradicionale tё sё djathtёs deri arkaike, stolisten me yllin e vёrdhё tё BE por i ndruhen atij tё kuq partizan etj.
Nuk ёshtё ҫudi qё, ndonëse me parti tё “majtё” nё pushtet qё fiton “kampionate” rresht nё “tavolinё” falё ligjit zgjedhor 2008, referimet ndaj LANҪ (punёs po e po) mbeten tё zbehta, thjesht nё aspektin protokollar apo spektaklesh si Nata e Bardhё nё Pezё etj ndёrkohё qё, hiq ndonjё 5 maj apo 29 nёntor, ka indiferencё, formalitet e deri shpёrfillje publike zyrtare ndaj LANҪ.
PS nuk bёn e flet troҫ pёr LANҪ sikurse flet e bёn pёr revanshizmin PD. Njёlloj sikur tё ishte njё parti e djathtё (jo moderne si nё Perёndim qё respekton luftёn antifashiste) por e djathtё arkaike qё gjen patriotizёm edhe tek flirtimi me pushtuesin.
Nisur nga disa reforma me tё cilat mburret qeveria, polarizimi klasor, kujdesi social, gjёndja e pensionistit, privilegjet e pushtetit e kastave politike etj, qeverisja e PS nuk po i lё shumё mangut njё qeverisje tё djathtё (reformat kalojnё mё kollaj kur “mishin” t’a ha i “yti”). Ndaj, kot qahen se me Berishёn e djathta ёshtё nё hall kur ajo ёshtё nё pushtet prej vitit 92 si njё mish-mash e djathte moderne dhe arkaike njёkohёsisht.
Nёse ka amulli ideologjike, ajo ёshtё kriza e sё majtёs ndaj PS ose tё ndёrrojё emrin sikurse logon e ngjyrёn pёr t’i dhёnё fund hipokrizisё (pёr emrin ҫuditёrisht nuk ka kompleksim) qё votuesi tё shohё gjetiu ose tё ndёrrojё drejtues apo qasje ndaj politikave tё zhvillimit e vlerёsimit tё sё shkuarёs.
Kodi i fitores zgjedhore
Evoluimi i qёndrimeve merr kohё ndaj pavarёsisht reformave e dyzimit ndaj sё shkuarёs, PS e qeverisja e saj ende shihet si pёrfaqёsuese e sё majtёs. PS ende mbёshtetet nga shumica sepse edhe kur humbet votues tё zhgёnjyer majtas ajo po josh votues tradicionalisht tё djathtё.
Ndonëse realisht parti e qёndrёs me vepra e fjalё, PS votohet sot pёr inerci nga shumica e majtё sepse pёrballё ka PD e revanshizmit arkaik tё djathtё.
Shumica ende beson se PS mbetet e vetmja parti qё mbron vlerat e LANҪ e punёs dhe meqё shumica ёshtё i lidhur me kёto vlera, vota e saj shkon pёr PS. Rreshtimi pa doreza i PD me revanshizmin historik qё sfidon ndjenjat e shumicёs e bёn atё tё huaj pёr tё.
Dallimi mes PS e PD, sesa qasja ndaj zhvillimit ekonomik (diktohet njёlloj nga perёndimi) mbetet qasja ndaj sё shkuarёs mes njё PS-je qё mban maskё e njё PD-je qё e ka flakur atё ndaj dhe “fitoret” e PD ndodhёn ose kur u pёrmbys sistemi e valvitej Ҫeku i Bardhё (1992), u futёn duart tek vota (1996 e 2009) apo u pёrҫa kundёrshtari (2005).
Qёndrimi ndaj sё shkuarёs pёrcakton shumicat nё vёnd ndaj dhe 5 maji, 17 e 29 nёntori, festat e brigadave, pёrkujtimoret e heronjve, dёshmorёve e betejave tё LANҪ nuk janё thjesht njё protokoll e aq por test se sa politika njeh, pёrjeton dhe vlerёson atё qё shumica ndjejnё e respektojnё.
Sot pёrkujtimoret e LANҪ janё thjesht protokoll pёr politikёn e ditёs. Pёr sy e faqe e me ngut se politikanёt enden, kalojnё mё shumё kohё e shtrёngojnё duart mё shumё kishave e xhamirave sesa vёndeve ku u shkruajt historia e prehen “shёnjtorёt” qё na bёnё bashkё apo tё takojnё ata qё ende kemi fatin t’i kemi mes nesh.
Pa ta e LANҪ, Shqipёria nuk do tё kishte kufinjtё qё kemi sot sepse perёndimi e ndёshkoi kolaboracionizmin pa ngurrim. Pa ta nuk do tё ishim tribunave tё botёs si protagonist por tё penduar dikur urё kundёr njerёzimit. Pa ta nuk do tё ishte pakthyeshme lidhja me Perёndimin sepse sado modest, kontributi i tyre lehtёsoi frontet e tjera nё Europё.
LANҪ ishte “miku i mirё nё ditё vёshtira”, “besa” e “ambasadori” historik qё na lidhi pёrjetё, pёrtej ideologjive, me SHBA qё na ёshtё gjendur historikisht. LANҪ ishte njё epope, njёlloj si ajo e Skёnderbeut, luftrave pёr pavarёsi ndaj dhe flamuri kuq e zi i Kastriotit, shqiponja pa zinxhirё robёrie nёpёrkёmbё e 1912 dhe ylli i kuq i LANҪ, janё simbolika qё tregojnё ҫfarё jemi sot.
E shkuara, LANҪ e puna, duhen respektuar sepse pas tyre janё breza qё kanё sakrifikuar e kanё pasardhёs plot ndaj edhe komentet luftё civile, na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi (sot vallё “android” globalizmi!), Koreja e Veriut, shtёpia e Enverit (nёse me tapi, kthejani) Shtёpia me Gjethe, BunkerArti (!) etj nuk flasin pёr emancipim demokratik.
Protokoll për sy e faqe apo faltorja ku rrëfehemi tё gjithё!
Vёndprehjet e tё rёnёve janё faltorja e pёrbashkёt ku prehen tё “shёnjtёt” tanё. Aty nuk ka vёnd pёr fasada protokollesh e klishe dhe mё shumё se 5 maji, ka rёndёsi ajo ҫfarё ndodh deri 5 majin e rradhёs. Politika e shteti duhet tё jetё njё kur vjen puna tek vёmёndja e vlerёsimi i vlerave e sakrificave tё LANҪ nga ruajtja e pasurimi i kёsaj trashёgimie pёrmes dokumentarёve, intervistave, ceremonive, simbolikave (shёmbulli britanik i lulёkuqes), kujdesi ndaj protagonistёve, familjeve tё dёshmorёve, objektet pёrkujtimore e vёndprehjet, objektiviteti historik, pёrmёndja pa komplekse e rolit tё Hoxhёs e komunistёve gjatё LANҪ, vlerёsimi i nacionalistёve qё besonin tek kombi e nuk lyen duart me gjak por i kthyen dyfekun pushtuesit etj.
Ajo luftё shtoi dinjitetin nё gjirin e civilizimit perёndimore aq sa edhe Serbia, e damkosur pёr shovinizmin historik nё rajon, del edhe kundёr BE kur shkon nё paradёn e 9 majit nё Moskё, se e di qё lufta kundёr Boshtit tё jep pikё sot.
E shkuara duhet rishikuar kur fituesi bёn historinё por nё demokraci fitues janё tё gjithё ndaj rishikimi duhet tё jetё objektiv. Rehabilitimet nё thes, shpёrfillja apo mё keq anatemimi i vlerava qё tashmё kanё “vulё” historie, nuk ёshtё paqtim e ecje pёrpara por marrje peng e sё ardhmes pёr brezat mё pas. Ajo qё paqton ёshtё mirёkuptimi se asgjё nuk ёshtё bardhё e zi dhe se derisa koha e historianёt tё bёjnё tё tyren, tё bёhemi bashkё pёr fatin qё na pret njёlloj.
5 maji e ka kaluar testin e historisё si datё qё apelon pa dallim. Ata qё prehen atje, sakrifikuan qё tё jemi bashkё. Nuk është vetëm punё ylli i verdhë në bluzë por dhe i kuq me 5 cepa në zëmër ndaj dhe 11 varet nga 5 maji.
_____________________________________________
Gjithmone kemi te bejme me dy komponente
qe ne nje moment kohor do percaktojne nje
periudhe pasardhese. Interpretimi i situates
dhe ngjarjet e rastit.
______________________________________________
ATO qe jane faktoret kryesore ne ndryshimin
e trajektores se ngjarjeve ne nje moment
dhe segmentin pasuse kohor te percaktuara
nga interpretimi i realitetit, po ku inkludohen
deshirat e interesat personale te drejtuseve
te shtetit qe perfaqesojne, qe vendosin se
cfare duhet bere, por duhen shtuar edhe
ngjarjet e rastit qe nuk i kishte parashikuar
askushi.
Lufta e pare boterore dhe pasojat e saj deri me sot
e moren impulsin qe prishi ballancin mendor te
drejtuseve te Austro Hungarise nga nje veprim terrorist
ne Sarajeve.
Ato kerkuan te gjejne nje shkak per te sulmuar
dhe me vone per te kontrrolluar Ballkanit, sepse
Oreksi i tyre ishte shum me i madhe se aftesis
procesuse e stomakut, duke kerkuar qiqra ne hell.
Pra e shkuara ndikon ne te ardheshmen por nuk
i ve vulen asaj qe do vije. Sot Amerika me Rusine
duan te arrihet nje paqe e qendrushme ne kete
situate qe ne dime.
Por ngjarja e rastit qe mund te gjenerohet nga
cmenduria e atyre qe kerkojne te pa mundeshmen
mund coj ne bombardimin e Moskes ne kohen e
paradas ushtarake, me rastin e 80 vjetorit te luftes
se dyte boterore. Kjo mund te coje ne nje lufte nukleare.
Një shkrim shumë i rrallë dhe jashtëzakonisht i duhur për kohën dhe anatemimit që po i bëhet LANÇ. Çdo fjalë e këtij autori është peshuar me gur farmacie dhe nuk ka fjalë që të shpjegojë dhe argumentojë lartësinë e madhështinë e këtij artikulli.
Artikujt e Artan Dukës janë pak të thuash të arrira dhe të përkryera ato lexohen pa marrë frymë nga VËRTETËSIA, dhe VLERËSIMI OBJEKTIV i realitetit që ai përshkruan. Mosvlerësimi i të shkuarës janë shkopinj nën rrota për ndërtimin e sigurtë dhe paqësor të së ardhmes.
Shpërfillja e së shkuarës së vlerave është thyerqafje për të ardhmen.
Popujt fitues të luftës së dytë botërore i mësojnë brezave të rinj kontributin e tyre për çlirimin e popujve nga nazifashizmi. Në Rusi vazhdon të këndohet kënga “tomnaja noç” kur fëmijët në rrjesht hyjnë në klasë, i mësojnë fëmijët për betejën e lavdishme të Leningradit duke bërë për to sa më të respektuar dhe vlerësuar luftën për mbrojtjen e vendit.
Në shkollat tona duhet të mësohet dhe
këndohet hymni kombëtar, të rritet kështu dashuria për atdheun, duke vlerësuar kështu vlerat e të shkuarës bëhet më e begatë dhe e paqme e ardhmja.
Data 5maj është dita kur respektohet dhe vlerësohet kontributi i dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë për të, jetën e tyre..
Kam shkuar para një muaji në muzeun e dëshmorëve në Durrës dhe jam befasuar nga paraqitja e mjerueshme në të cilën gjendej ky objekt, mendova çfarë mund të thuash për këtë vend kur nuk nderon ata që dhanë jetën për këtë vend, ata që luftuan dhe që nderuan
veten dhe brezat që shkuan e do të vinë në këtë tokë të shtrenjtë.
Sinqerisht, e skuqur në fytyrë, kokulur dhe e turpëruar nga kjo situatë u largova duke menduar se kjo gjendje
skandaloze më poshtëroi mua dhe popullin tim.
Më pas aty erdhën disa fëmijë të një shkolle me mësuesen e tyre, mendova çfarë do t’i tregojë kjo mësuese këtyre nxënësve në këtë situatë lemeritëse të këtij objekti me vlera të jashtëzakonshme në përmbajtje dhe në një situatë të dhimbshme të mjerueshme që tregon se sa poshtë ka rene shteti dhe sa kot që është ekzistenca e tij. Kur shikoj që kalojnë turistë aty pranë ul kokën dhe mendoj çfarë mendojnë ato vallë për vlerat e këtij populli që nuk nderon bijtë e tij që dhanë jetën për lirinë e vendit…..
….
Enverist nostaligjik i socializmit stalinist, Artan Duka:
5 MAJI ESHTE DATA E ZEZE E TRADHETISE KUR ENVERI SPIUNOI TE FASHISTET QEMAL STAFEN PER TA ELIMINUAR SI KUNDERSHTAR POLITIK NE RRUGEN DREJT PUSHTETIT MONIST
Pak a shume si kallezimi i Edi Rames ne SPAK per Erion Veliajn duke perdorur Nesti Angonin dhe po te hapim dokumentat e kohes do te mesojme se kallezimin te fashistet Enver Hoxha e beri per Qemal Stafen nga vila e kunatit te tij kryefashist, Bahri Omari qe e ben 5 majin e ZI si nje estrade propagande qe ka mbetur si data me groteske, hipokrite dhe cinike ne historine tone kombetare qe nga themelimi i shtetit shqyptar qe duhet te fshihet nga kalendari arkaik i historise.
LANCI eshte si Lufta Ballkanike:Hajt ti biem Turqise,Ta perzeme Kulcedren Aziatike nga Evropa,por ne Fakt i rane Shqiprise,E shqyen si bishat e lane nje kocke.Lanci ishte: o burra te luftojme Fashizmin dhe luftuan zotnijte,Inteligjencen,Atdhetaret qe synonin Bashkimin e Trojeve shqiptare. 300 lanc u vrane kunder Kosoves,,Cfare ti kujtosh ketyre?Le ti kujtoje Armata serbe.
SHKABA DY KRENARE, valvitet e lire ne shqiptari. Ylli i kuq, mender partizan ,dhe ideali vrrastar sllavo-ortho-komunist, perfunduan ne gjirizet e ujrave te zeza te historis njerezore.Mender partizanet shqiptare ,nuk luftuan per shqiptari,ata luftuan per yllin sllavo- komunist dhe idealin me vrastar ne historine njerezore .Ne kohe paqe ne BRSS jane vrare 28 mileone njeres,ne Kine jane vrare 33 mileone njeres.Ne Shqiperi kucedra komuniste hengri pjellat e veta.
Mos e perdhosni LANç, leni deshmoreti te pushojn rehat!!
Ne fakt e Shkuara po na perdhos te Tashmen e ne vazhdofte keshtu edhe te Ardhmen.
Po c’fare i solli ketij vendi e Shkuara qe na erdhi fill pas asaj lufte “Nacionalclirimtare”? Clirimin nga Pushtues te jashtem e Pushtimin nga nje Pushtues i brendeshem qe per 47 vjet e mbajti mbyll si ne Burg 28 000km2 kete vend duke vrare ata qe kerkonin ti iknin rrethimit me klone e tela me gjemba. Kush Pushtues nder shekuj ja ka bere shqiptareve kete? Asnje!
Ai Pushtim solli dhe Perbindeshin me monstruoz qe kane pare keto troje nder vite – Luften e Klasave, aq shfarosese sidomos per popuj te vegjel si ky i yni.
Kjo e Shkuar pra nese do shkruaje te Tashmen e te Nesermen mund ta shkruaje vetem me nje gjuhe – Luften e Klasave, se tjeter gjuhe nuk di.
Deshmoret e veteranet jane lavdia e vendit e respektohen njelloj nga Amerika ne Rusi. 5 maji eshte dita e tyre. Sa per monizmin me pas ke te besojme Salen e Ramen? Ata ia kane kaluar Bllokut e o jane vrare ne dhjerokracine e tyre sa nuk jane vrare nga pushtuesi, boll qe nuk vdiste njeri si para lufte nga uria e semundjet se te bente vaksinen tek ulsja se gjysma e atyre qe llapin sot nuk do ekzistonte fare!
Per ata qe krijojne luftrat, ato jane thjesht nje biznes fitimprures dhe pretekst per kontroll totalitar. Per te tjeret jane ideal, histori dhe tirrani me konsesus dogmatik patriotik. Ata qe krijojne dhe financojne luftrat, jane mbi palet dhe mbeshtesin te gjitha palet qe te vriten e priten. Eshte nje model biznesi shume fitimprures, si dhe nje katalizator ndryshimesh per axhenden e tyre.
Lavdi deshmoreve te Kombit Lef Nosi Pater Anton Harapi,Maliq Bushati,Sheh Karbunara,Kole Tromara dhe 160 klerike katolike egzekutuar nga bishat komuniste,.Keta deshmore te Atdheut i bejne Nder Kombit!
5 Maji ështe dita kur kujtohen me respekt heronjtë e dëshmorët qe luftuan për Çlirimin e ATDHEUT nga okupatori fashist. Luftuan gra, burra; u ngritën ne perkrahje gra e plaka, madje edhe femije.
5 Maji ështe nga ditët më të lavdishme të historise tonë. Ata që lidhin të rënët e nënave me shtetin që pasoi, janë armiqtë e Shqipërisë. Ata perdorin emertimin diktaturë, dhe komunizëm qëllimisht, për të minuar historinë tonë. Është njelloj, sikur protestat për demokraci t’i lidhim ne të ardhmen si protesta per te sjell korrupsjonin , madje edhe krimin. Turp. Turpp
O koqeVar pasardhes i XhaferDevave qe me injorancen tende i sherben UDB-se!
Harron kampin e perqendrimit ne Prishtine,regjimentin SS Kosova,divizionin SS per turpin e Botes ‘Skenderbeu!?!?
Ne ate lufte kush deshi Shqiperine nje komb nje shtet nje udheheqes sipas parimit Hitlerin ju bashkua divisionit SS Skenderbeg qe luftonte per ate qellim.
Kush e deshi Shqiperine nen thunder Serbe ju bashkua partizaneve te Enverit nen urdhera te Miladinit e Dushanit.
Fatkeqsia e ketij vendi ishte se nuk u fitua lufta nga te paret qe Shqiperia te ishte nje komb nje shtet bashke por u fitua nga te dytet qe e percane kombin ne disa shtete.
Mendte ne koke here tjeter dhe mesoni nga Historia, se ajo na flet e heshtur. Po vjen nje lufte tjeter, sepse ju duhet per te konsoliduar kontrollin dhe tirranine Globale. Mos i dergoni me djemte e femijet tuaj te vriten e te priten, per thesin e Bankiereve dhe daullet fallco patriotike te veglave te tyre, ne shtet, politike dhe pushtet. Ata nuk luftojne, thjesht ju dergojne juve te vriteni. Kush eshte vertet Patriot dhe e do vendin e tij, nuk lufton kurre luftrat e te tjereve duke masakruar te ardhmen qe jane brezi i ri.
Lufta nacional – çlirimtare shërbeu për të ruajtur integritetin e vendit. Në rast se shqiptarët nuk do të kishin luftuar kundër “boshtit”, Shqipëria do të konsiderohej vend i mundur, dhe do ndahej midis Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Siç ishte paraparë gjatë luftës së parë ballkanike. 45 vitet e shkuara (1945 – 1990) ishin vite diktature të pamëshirshme dhe po ashtu progresi të paparë. Këto 35 vite “demokracie” (1990 – 2025) janë vite vjedhjesh, shkatërrimesh, grabitjesh dhe shitjeve të pasurive kombëtare, krijimit të oligarkëve, krimit, korrupsionit, etj etj. Nga shiu në breshër.
RESPEKT PER AUTORIN..
SOT KA SHUME TE VERBER,WE USHQEHEN NGA NGA ATA QE LUFTUAN PERKRAH NAZIZMIT..
LAVDI 5 MAJIT
LAVDI LANCIT
NJE VEND I VOGEL,QE U RRESHTUA ME KUALICIONIN ANGLI SH.B.A.E BRSS..
NJE VEND I VOGEL QE E FILLOJI LUFTEN PER CLIRIM
ME 7 PRILL 1939
NJE VEND I VOGEL QE U CLIRUA ME USHTRINE E TIJ PARTIZANE E UDHEHEQUR NGA SHTABI I PERGJITHSHEM
NJE VEND I VOGEL QE KRIJOJI CETEN E PARE PARTIZANE PER CLIRIM ,DHE I DHA LUFTES 28 MIJE E 140 TE VRARE DHE 840 DESHMORE TE ATDHEUT.
NJE VEND I VOGEL WE NUK DINTE CESHTE KOMUNIZMI POR LUFTOJI PER CLIRIM,E KY AKT BERI WE KY VEND TE RRUANTE PAVARSINE E 28 NENDORIT 1912.
NJE VEND I VOGEL QE LUFTOJI DHE PERTEJ KUFIJVE NE NDIHME TE POPUJVE TE TJERE TE BALLKANIT.
Aoutori shkruan sakte, pot teper butesisht. Ata qe sulmojne LANC, DESHMORET E SAJ, 5 MAJIN, 29 NENTORIN dhe personazhet e tyre jane antishqiptaret me te felliqur qe ka pjelle fundi I barkut I shqiptareve. Me krye te kesaj turme perverse antishqiptare jane lideret kryesore te disa pertive politike, sidomos ata te PD e PS, me ne krye shkaterruesin e Shqiperise, Berishen dhe degjeneruesin e saj Ramen. Me konkretisht Hitleri dhe Duçja. Kete autori e din shume mire, por per etike, i bie tanget, per arsyet qe ai i din vet . . .
Shrim I sakte dhe nje analyse e perkryer e te shkuares ne qender te saj Lufta Nac Clirimtare qe po te mos ishte ky shtet nuk do te existence me Edhe Duke luftuar e megjithe keta deshmore mos haroni sulmin qe beri Greqia ne konferencen e pages 1946 Ne UK per te renew ne lufte ne muajin Nendor mbajne nj3 fjongo te kuqe ne xhakete per te kujtuar deshmoret, kurse tek ne?.Shof disa pastime ketu te nje niveli shume te ulet qe nuk njohin jo vetem histories por kane nje mllef kinder zhvillimeve ne te ardhmen e ketij vendi …… ne aroma nuk jemi ngjizur si komb…..jemi thjesht Prmitive
Qindra shkrime ketu ne kete gazete DITA per ate Epopene e Luftes Clirimtare (zor te quhet Nacionale)
…dhe cuditerisht asnje shkrim te vetem ketu ne kete gazete Dita se si u “shijua” ai Clirimi nga 1944 der ne 1991.
Si u jetua me Triska fillimisht e me Lista ushqimesh, si u perplasen shqiptaret neper rradha dite e nate per nje shishe qumesh a nje kile djath. Si jetuan ashtu te izoluar nga bota per 47 vite, si provuan Zbore, Internime e Burgime qofte per nje fjale goje, si u vrane ne kufi pas shpine duke ikur per te jetuar gjetke, si ju terhoqen zvarre trupat e te vrareve per ti bere shembull e qe nuk dihet se ku jane varrosur etj, etj.
Keto nuk i shkruan dot gazeta DITA se pastaj i bie pertoke ajo propagande per “Lufte Clirimtare” e duhet te pranoje ate qe i dridhet dora ta shkruaje – se ky vend asaj Lufte Clirimtare i gezoi jo Clirimin por roberine apo ndryshe DIKTATUREN qe i erdhi pas saj e qe ka si date te saj pikerisht 29 nentorin e 1944, fiks ate date pra qe duke e glorifikuar si date Clirimi e kujtojne me nostalgji si date e ardhjes DIKTATURES.
CFARE DITE DESHMORESH FAQEZINJ ESHTE 5 MAJI?
Kjo eshte dita e pabesise dhe tradhetise antishqyptare te Enver Hoxhes sepse ne 5 maj te vitit 1942 kur Enveri spiunoi te fashistet Qemal Stafen nuk kishte asnje LANC dhe sapo ishte krijuar Partia Komuniste me disa antare qe numeroheshin sa gishtat e dores me urdher nga Beogradi dhe Moska kur ushtaret e Duces luanin futboll me katunaret dhe kur Enveri pasi vrau Qemal Stafen shkoi ne llixha ne Ankona te Italise me Bahri Omarin dhe familjen e tij. Pse nuk pyesin BAJGAT e Enverit si perfundoi Drita Kosturi qe ishte e fejuara e Qemal Stafes qe e akuzoi direkt Enverin si killerin qe spiunoi Qemalin te fashistet dhe me pas e qau cdo 5 maj si krokodil?
CFARE DITE DESHMORESH ESHTE 5 MAJI I REZILIT KUR KJO DATE E ZEZE ESHTE DATA E PABESISE DHE TRADHETISE ENVERISTE SI KATRAN I HISTORISE?
Per injorante te shkare si intelektuleshi demo i vajturi dhe per 8 me 200 te tjere:
Nazizmin e luftoi bota mbare!
Mos ngaterroni plehra enverin me 28.000 deshmoret qe sakrifikuan ne lulen e rinise dhe jo si ballistet hajdute-qylaxhinj!
Nqs treshja do ta vendoste Shqiperine nga krahu tjeter cdo te theshit sot?
Harram qofshi o antishqiptare!