Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
KultureLajmi i fundit

60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Published: August 2, 2026
Shpërndaje

Kompozitori Haig Zacharian ishte vetëm 14 vjeç, kur në Durrës filluan punimet për zbulimin e amfiteatrit antik. Shtëpia e tij ishte pjesë e listës së banesave që do të rrafshoheshin për shkak të hapjes së shkallareve, ndërsa ai vetë punoi gjatë verës me grupin e madh të punëtorëve.

“Largoja dherat me karrocë dore, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të mi të lagjes,” kujton Zacharian, sot 74 vjeç.

Pavarësisht planeve, familja Zacharian u zhvendos në vitin 1972, thuajse dy vjet pas ndërprerjes së punimeve, pasi shtëpia e tyre rrezikonte të rrëshqiste në kraterin e hapur të kantierit.

- Publicitet -

Gërmimet për zbulimin e amfiteatrit antik të Durrësit filluan 60 vjet më parë dhe vazhdojnë të mbeten edhe sot një punë në progres.

Mes viteve 1966-1970, mbi 33 shtëpi u prishën dhe rreth 50 familje u larguan nga lagjia e tyre mes mureve të kalasë, për t’i hapur vend shkallareve dhe galerive, të ngritura siç shkruante historiani Marin Barleti, me “zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme”.

Profesori Afrim Hoti ishte asokohe një student i degës së Histori-Gjeografisë, por u bë më vonë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të arkeologut Vangjel Toçi, zbuluesi i amfiteatrit.

Hoti kujton se Toçi i publikoi rezultatet e zbulimit në një artikull në revistën “Monumentet”, duke planifikuar që të përgatiste më tej një botim të posaçëm.

“Ai kishte besim se, për këtë vepër të arkitekturës romake, do të përgatiste për botim një vëllim të veçantë,” thotë Hoti, ndërsa shton se puna e mëtejshme e arkeologut u pengua “nga burokracitë dhe egot e sëmura”.

Ndryshe nga familja Zacharian, familja Bërdaku vazhdon të jetojë edhe sot në të njëjtën banesë shekullore. Nga dritaret, familjarët e saj shohin të gjithë shkallaret në formë elipsi të monumentit të madh.

Ed Bërdaku kujton me radhë familjet fqinje që jetonin mbi monument; familjet Kollçaku, Dhamo, Gagani, Njala dhe Zacharian, Sela, Velja, Gryka, Kthupi, Lipe e Puka, Murga e Kapedani etj.

Sot rreth të 70-ave, Edi thotë se të gjitha familjet duhen kujtuar, sikurse edhe lagja e vjetër e amfiteatrit.

“E mbaj mend grupin e madh të punëtorëve, ku ishte i pranishëm gjithmonë prof. Vangjeli, ndonjëherë edhe 100 vetë,” kujton Bërdaku, ndërsa tregon një episod ku rrëshqitja e dherave rrezikoi jetën e Ilia Toçit, drejtuesit të punimeve.

Profesor Afrim Hoti kujton zbulimin e rastësishëm të strukturave të amfiteatrit, ndërsa shton se edhe më herët kishte gojëdhëna mes banorëve.

“Tek banorët rrëfeheshin gojëdhëna të eksistencës së strukturave të vjetra dhe të nënkalimeve ndën shtëpitë e tyre,” thotë Hoti. “Ishte nuhatja intuitive e Vangjel Toçit, që hodhi hapin e parë në zbulimin e amfiteatrit,” shtoi më tej ai.

Nxjerrja në dritë e strukturave të monumentit dhe emri i arkeologut Vangjel Toçit u bënë kaq të njohur, sa që pati një shtim të ndjeshëm të vizitorëve, jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Profesor Hoti tregon se mes vizitorëve ishin edhe historiani i njohur francez, Louis Robert, një personalitet botëror i epigrafisë greke dhe Alain Ducellier, historian dhe albanolog.

Dhjetra artikuj shkencorë u shkruan më pas për amfiteatrin e qytetit me kulturë 3000-vjeçare. Prof. Afrim Hoti ndjehet mirë që kolana e botimeve shkencore për Durrësin, fillon me përmbledhjen e zbuluesit të amfiteatrit, Vangjel Toçi, “Kërkime arkeologjike”.

Por monumenti më i madh i zbuluar në Shqipëri ka po atë pamje që kishte në fillim të viteve ’70. Asgjë nuk ka ndryshuar. Punimet kanë mbetur pezull, arena ende nuk dihet se si ka qenë, ndërsa familjet që kanë mbetur nuk dinë asgjë për të ardhmen e tyre.

“I vetmi transferim i ri është ai i vitit 2015, kur u kompensuan dhe u larguan nga perimetri i amfiteatrit Dragovojat, Myshketat, Bylykbashët, e ndonjë tjetër,” kujton Ed Bërdaku.

Në sallën e këshillit bashkiak të Durrësit ka një foto të madhe bardh’ e zi të lagjes së amfiteatrit, para se ai të zbulohej.

“Do të ishte mirë që banorët e rinj të Durrësit, por edhe vizitorët e tjerë ta dinë se kush ka banuar deri 60 vjet më parë mbi amfiteatër,” përfundoi Bërdaku.

Kapela e hershme e amfiteatrit është ndërtuar në shekullin e IV e.s.
Grupi i punëtorëve me arkeologun Vangjel Toçi në mes.

Gëzim Kabashi – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    August 2, 2026 at 4:35 pm

    Ministri i Kultures, ish-nenkryetari bashkise se Tiranes, Blendi Gonxhe, kur kryetar ishte Naltmdhnia e Tij, ED’Ramsi, deklaroi ne tv. se koncerti i kengetarit Kanye West solli 35 milion euo per kulturen ne Shqiperi; me 5 milion e spastron te gjithe Amfiteatrin Historik.

    Reply
  • demo says:
    August 2, 2026 at 9:31 pm

    Mua me vjen keq per punen 50 vjecare te Arkeologut Durrsak puneshume e fjalepake Vangjel Toci..E kuptoj shume mire cfare do te thote prof,Afrim Hoti me fjalet:Punet e metejshme te arkeologut
    Vangjel Tocit u penguan nga burokracite dhe egot e semura. Vangtjel Toci ka germuar dhe nxjerre ne Drite Termet Romake,,Mozaikun Bukuroshja e Durresit,*(nisur nga nje shenim i Camillo Prashniker),Hypokampusin e famshem,Baziliken e Arapajt me mozaikun bukilik.Porten e Arte te rruges Egnatia,dhjetra mos qindra objekte, arti,stela varresh,vila dhe shtepi antike.Per te gjitha Punet dhjetra vjecare te Vangjel Tocit ne nentoken e Durresit Antik,u dergua te referoje ne 1987 ne konference shkencore ne Gjermani,,jo Autori,por sharrlatani gjithollog,Moikom Zeqo.Tjetersimi i Merites eshte vrases.
    Zeqo ka qene nje hajdut i punes te tjereve ne shkence(hyistori,,arkeologji),,Nje mullar kashte ne Letersi,Nje imitues terminologjish ne gjuhesi.Mua me ka vjedhur nje studim per Hyjnite Ilire,qe ja bera te ditur ne shtyp,Mu pergjigj:-Ka shume raste ne shkence,qe njekohesisht,te njejtin zbulim e bejne dy njerez te ndryshem,,dhe me permendi rastin e Markonit dhe nje rusi,qe kishin zbuluar valet e radios.Ky jevgjit libohove e kishte kopjuar fjale per fjale.
    Ketij i doli boja kur vodhi nje punim te Muzafer Korkutit per vizatimet ne shpellen e Trenit.Korkuti i pat vleresuar paleolitike,afersisht 30 mije vjecare,nisur nga materiali organik dhe artefaktet e gjetura ne nentoken e shpelles,qe i perkisnin asaj periudhe..Me rezultatet e germimeve te Korkutit,u dergua ne nje konference shkencore nderkombetare Zeqo hajduti,duike i referuar vizatimet e Trenit si zbulime te vetat,per te bere buje me vjetersine 30 mije vjecare.
    Nje Arkeolog serb ja hodhi poshte expertizen Zeqos.Vizatime te tilla kishte plot ne shpellat e Serbise,por vleresoheshin mesjetare.Zeqo u detyrua te beje ndreqje gabimesh,sa te pranonte qe rezultatret i kishte vjedhur nga Korkuti.
    Zeqo ka qene nje lloj Edi Rama,nje lloj teneqeje me shkelqim,qe i ka rene ndryshku tenqese pas vdekjes,,kurse floriri i arkeologjise Durrsake,Vangjel Toci tani po shkelqen,pasi Vepra e tij u clirua nga balta,,qe i hodhen Zeqot me parazitet,qe u shumzuan ne punen e Vangjel Tocit.

    Reply
    • Dashi says:
      August 3, 2026 at 2:57 pm

      Ne gjithë këto budalliqe pa vlerë e që nuk i interesojnë askujt , që ke broçkullisur o demo , si ka mundësi , që nuk e ke përmëndur fare Ramën ? Po më habit ….Pa kujtohu mirë , Rama duhet t’a ketë pasur fajin edhe në ato kohëra .

      Reply
  • Dursakja says:
    August 3, 2026 at 12:23 am

    Jam banor pranë amfiteatrit, ngjitur me murin e kalasë dhe që në vitin 1967na kanë thënë që do të zhvendoseni nga banesa dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk na jepnin leje ndërtimi ose leje rikonstruksioni të banesës në këto kushte ndërtesa është amortizuar dhe vazhdojmë të jetojmë në kushte të vështira.
    Në 2016 kryeministri na peezantoi projektin e pjesës pranë amfiteatrit por në këto kushte që të lëvizim nga banesa duam strehim në zonën pranë
    qendrës së qytetit, nuk duam kompensim në para sepse ky kompensim nuk na mundëson strehim
    kështu nuk mund të pranojmë atë që na ofron pushteti..
    Në këto kushte problemit nuk u jepet zgjidhje.
    Çfare do të bëhet, këtu flitet për strehim dhe jo për lluks?

    Reply
  • demo says:
    August 3, 2026 at 7:01 am

    afishoje komentin tim.

    Reply
    • Dashi says:
      August 3, 2026 at 3:00 pm

      Po ja bre demo t’a afishoi , po si nuk do të t’a botonte , ti je korrespodenti kryesor vullnetar i Ditës . Pa ty falimenton gazeta .

      Reply
  • Anonymous says:
    August 3, 2026 at 2:41 pm

    Demo më vjen shumë keq për ty n’qoftëse ai jewgu ashu ka qënë, për vete nuk e kam njohur, po i them të ndjerin, por një shije t‘pëafërt ma ka lënë, duke e njohur n‘distancë kuptohet, nga mediat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?