Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar ditën e sotme vrasjen e 86 civilëve nga forcat serbe në Polas të Skenderajt në vitin 1998.
Në një postim në Facebook, Kurti shkruan pas fushatave vrastare të kryera mbi shqiptarët e Kosovës, Serbia kishte shqetësimin më të madh se si të fshihte krimet dhe të zhdukte gjurmët, që sipas tij kryhej duke zhdukur trupat e pajetë.
Kryeministri shkruan se ende 7 trupa nuk janë gjetur. Ai shton më tej se shoqëria dhe shteti i Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit të Kosovës, dhe nuk do të reshtin së kërkuari drejtësi për viktimat.
Postimi i plotë:
7 prilli është data kur kujtohen viktimat civile dhe dëshmorët e Polacit të Drenicës!
Përpara se të fillonte lufta në Kosovë, në fshatin Polac të komunës së Skënderajt jetonin rreth 450 familje me mbi 4000 banorë, që të gjithë shqiptarë.
Por gjatë ofenzivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë, në Polac u vranë 86 njerëz: 78 viktima civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga të vrarët në Polac, 12 persona ishin nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera.
Pas fushatave vrastare të kryera mbi shqiptarët e Kosovës, preokupimi më i madh i shtetit të Serbisë ishte fshehja e këtyre krimeve dhe zhdukja e gjurmëve, që kryesisht synohej përmes zhdukjes së trupave të pajetë. Shtatë banorë të Polacit janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë dhe i bishtnojnë bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në kohën e luftës, 20 banorë të Polacit u mbijetuan plagëve.
Gjatë viteve 1998-1999, policia dhe ushtria e Serbisë e dogjën dhe e shkatërruan pothuajse tërësisht fshatin Polac. Mbi 450 shtëpi banimi, oda pritjesh e ahrije u dogjën, duke e vështirësuar edhe më shumë kthimin në fshat dhe rindërtimin e jetës në Polac pas luftës.
Shoqëria dhe shteti i Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit të Kosovës. Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat, për krimet e luftës dhe dëmet e luftës në drejtim të kriminelëve dhe në adresë të urdhërdhënësve të tyre!
25 vite pas, i kujtojmë dhe i nderojmë martirët civilë dhe dëshmorët e UÇK-së nga Polaci.
Lavdi dhe mirënjohje të thellë!
j.l./ dita
O Edi Ramaaaa!Eshte lare me gjak ai Truall i Kosoves.Ti kerkon ta besh me Zajednica serbe,.
Vrasesi jo vetem kapardiset mes Beogradit per keto masakra,por ka bere dhe nje probatin nga Tirana me emrin Edi Rama qe kerkon vellazeri me Vrasesin,Formon Open Ballkana,Justifikon Krimet serbe ne Kosove,.Vete fal Mitrovicen Serbise,sikur eshte llokem bakllaveje,.O te rente ne koke Tragjedia e Kosoves,.E pesofsh ne familjen tende,,Atje ku te dhemb me shumemor maskara i llastuar,,Pastaj hajde na trego perrallat me frengji me me zajednica,,mor kodoshi i shtepise tende!
demo !
Nese nuk e di qe siper Ram(utit) jane dhe dy shkalle te tjera qe ndodhen jashte vendit je budalla..nese e di je monster..
Chess..Nuk me duhen teorite konspirative. Sejcili i di vete Interesat e Shtepise vet. Sido qe ta mesojne shkallet,i zoti nuk e nxjerr shtepine ne pazar.
zoti “demo”
e cmoj dellin tuaj patriotik dhe njohurite e pasura qe keni ne histori ect …por me fal se je pak budalla te pakten per Ram(utin)….per momentin po te jap dy fakte qe nuk jane konspirative..e para me arrestimin e Nanos si terrorist ne gusht 1993 tha nje fjali brilante ne parlament pak ore para prangosjes; …Nuk eshte problemi se arrestohet Kryeopozitari por nga sot e tutje shqiptaret nuk do vet-qeverisen por do drejtohen nga jashte (DO DREJTOHEN NGA JASHTE)….Dhe e dyta ndryshe ndodhi me Lul Bashen qe edhe pse vrau si minister i jashtem vodhi gjysem miljardi ne rrugen e kombit si minister transporti,,ishte spiuni i serbise ne Mitrovice me Unmikun para 2005-es dhe shiti si tradhetar me Salimonstren pjese parciale ne Detin Jonin ishte kanakari i kimes bidenit…Kurse Rames mos i bjere ne qafe se ka deklaruar me kohe me ndershmeri se qe ne vitet 1990-1991 kishte rene ne rrjeten e Sorrosianve sekti i cileve i ka bere me shume dem Shqiperise se gjithe armiqte te marre se bashku ( bashke me ty) e keni tejkaluar kanibalizmin ndaj sistemit (regjimit) Enverit dhe e keni hallall qe po ju pshurr Serberisha me bolet e Belerit…qe eshte terrorist i certifikuar dhe Ram(uti) e denon per shkelje ligjore…