Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 81 mln dollarë gjatë 24 orëve, Kamala Harris thyen rekordin e mbledhjes së fondeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 81 mln dollarë gjatë 24 orëve, Kamala Harris thyen rekordin e mbledhjes së fondeve
AktualitetBote

81 mln dollarë gjatë 24 orëve, Kamala Harris thyen rekordin e mbledhjes së fondeve

Published: July 23, 2024
Shpërndaje

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë miliona dollarë donacione për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka marrë 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë. Harris mbështetet tani tek ekipi i fushatës së Joe Bidenit, i cili e ka ndryshuar tani emrin në “Harris për President”. Në një e-mail Bideni u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris.

Pelosi mbështet Harris

Ish-kryetarja me ndikim e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente. Më parë ajo nuk kishte bërë asnjë deklaratë mbështetjeje për Harris. “Politikisht, nuk ka dyshim se si grua në politikë Kamala Harris është brilante dhe e zgjuar dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor,” deklaroi Pelosi.

- Publicitet -

Tre guvernatorë të tjerë për Harris

Pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat tjetër, gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e tij Kamala Harris. Kandidaturën e Harris e mbështet tani edhe guvernatori i Illinois J.B. Pritzker. Sipërmarrësi miliarder shkroi në Platformën X se është krenar që mbështet Zëvendëspresidenten Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Edhe guvernatori i Maryland-it, Wes Moore dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, e cila gjithashtu konsiderohej herë pas here si kandidate, i premtuan tani mbështetjen e tyre Harris. “Le ta fitojmë këtë garë, Kamala Harris!”, shkroi ajo në X, ku postoi një deklaratë në të cilën shprehte mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?