Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 880 milionë euro kredi private kthehen në borxh publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 880 milionë euro kredi private kthehen në borxh publik
EkonomiKryesore

880 milionë euro kredi private kthehen në borxh publik

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Në mbledhjen e qeverisë së 6 marsit 2026 u miratua një vendim që detyron Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera të njoftojë kompanitë private për shlyerjen e kredive të marra me garanci shtetërore. Vlera totale e këtyre kredive arrin rreth 880 milionë euro dhe në shumë raste pagesat po mbulohen nga buxheti i shtetit. Nëse subjektet nuk fillojnë shlyerjen brenda një muaji nga njoftimi, qeveria paralajmëron se do të kërkojë urdhra ekzekutimi në gjykatë dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si garanci. Çështja ka ngritur debat për mënyrën se si janë dhënë këto garanci dhe për barrën financiare që po mbart buxheti publik.

Në mbledhjen e qeverisë të datës 6 mars 2026, kryeministri Edi Rama ka firmosur një vendim që lidhet me pasojat e rënda të shkaktuara në buxhetin e shtetit nga marrëveshjet e qeverisë me kompani private që kanë përfituar kontrata publike.

Bëhet fjalë për përfshirjen e qeverisë si garantuese e kredive që kanë marrë në banka kompani të cilave, gjatë viteve 2015–2025, qeveria dhe parlamenti u kanë dhënë kontrata investimesh dhe shërbimesh publike me koncesione, PPP dhe forma të tjera përdorimi të pasurive shtetërore.

- Publicitet -

Kompanitë private nuk po i shlyejnë kreditë e quajtura “sovrane” të marra në bankat e përzgjedhura nga qeveria. Sipas kontratave të huasë, në rast mosshlyerjeje detyrimi kalon te qeveria si garantuese, e cila prej vitesh po i mbulon këto pagesa.

Përballë një detyrimi bankar me vlerë totale rreth 880 milionë euro, për të cilin qeveria ka dalë garante në banka për kompanitë private, qeveria po kërkon që detyrimet të arkëtohen nga Ministria e Financave nëpërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Megjithatë, kompanitë nuk po i shlyejnë detyrimet dhe qeveria vazhdon t’i paguajë çdo muaj. Kjo situatë e ka detyruar kryeministrin Edi Rama të firmosë një vendim për të paralajmëruar kompanitë se do t’u sekuestrohen asetet që kanë në kadastër dhe që janë lënë peng te Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Te kjo agjenci kompanitë kanë lënë si garanci pasuri me vlerë rreth 20–30 për qind të kredive sovrane që kanë marrë në banka me garanci të qeverisë.

Pas marrjes së kredive, disa pronarë kanë tjetërsuar pasuritë dhe aksionet përmes shitjeve, dhurimeve apo pakësimeve fiktive të kapitalit, veprime që janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vendimin e qeverisë të datës 6 mars 2026 thuhet se Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera duhet t’u rikujtojë kompanive private detyrimet që kanë nga kreditë bankare të marra me garanci shtetërore.

Nëse brenda një muaji nga njoftimi nuk fillon shlyerja e detyrimeve, qeveria do t’i drejtohet gjykatës me kërkesa për urdhra ekzekutimi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve ndaj shtetit që aktualisht po paguan kreditë si garant bankar.

Megjithatë, kompanitë kanë lënë si garanci vetëm pasuri me vlerë 20–30 për qind të kredive sovrane që kanë marrë në banka nëpërmjet qeverisë si garantuese.

Ndërkohë, në kadastër, përmes kontratave enfiteoze apo marrëveshjeve të tjera përdorimi, disa prej pasurive të regjistruara janë toka, troje, pyje dhe objekte shtetërore që qeveria ua ka dhënë këtyre kompanive në përdorim me PPP, investime strategjike ose kontrata “1 euro”.

Kjo do të thotë se në rast sekuestrimi mund të konfiskohen kryesisht pasuri me vlerë më të ulët ose pasuri që janë në fakt pronë shtetërore e dhënë në përdorim gjatë viteve 2015–2025, ndërsa qeveria do të vazhdojë të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të kredive që kompanitë private kanë marrë në banka me garanci të shtetit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    March 7, 2026 at 3:47 pm

    Te falen!
    Amnystiiiii
    Burgu eshte per ata qe nuk paguajne uje,drita dhe taxen e Tilivizorit.

    Reply
    • Anonymous says:
      March 9, 2026 at 5:43 pm

      86

      Reply
  • Popull i veremosur says:
    March 10, 2026 at 4:57 pm

    Keshtu eshte kur ke kryeminister nje injorant qe nuk e ka idene e ekonomise. Akoma me diplomen e “mesuesit te vizatimit” dhe nuk beri dot asnje kurs qofte dhe disa javor, te mesonte dy gjera elementare per menaxhimin e ekonomise. E genjejne si t’ju doje trapi, ja hane kumbllat mbrapa shpine (ose eshte idiot, ose eshte kokrra e kusarit ai vete), e tallin (i thone Skenderbe dhe ai e beson), e cfare te them me… se nuk kane fund budallalleqet dhe idiotizmat e tij…Mjere ne qe kemi ne krye keta Hajduto – Idiote kalibri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?