Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ta braktisë SHBA-ja Kosovën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A do ta braktisë SHBA-ja Kosovën?
Kryesoreopinion

A do ta braktisë SHBA-ja Kosovën?

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

Nga Dean B. Pineles

Si një ish-gjyqtar amerikan me misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, kam ndjekur nga afër raportet e mediave në lidhje me trazirat e fundit në veriun e Kosovës të dominuar nga serbët.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë fajësuar për protestat e dhunshme serbe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili autorizoi përdorimin e policëve në fund të majit për t’i shoqëruar kryetarët shqiptarë etnikë të zgjedhur së fundmi në ndërtesat komunale në katër komunat me shumicë serbe, duke përdorur forcën nëse do të ishte e nevojshme.

- Publicitet -

Ky vendim u bë pa konsultim paraprak me zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së, dhe pavarësisht këshillave të dhëna më 18 maj nga vendet e Kuintit – SHBA, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe – për të mos u futur në ndërtesa nga frika e telasheve që mund të krijoheshin.

Vendimi i Kurtit është parë si një akt provokimi, si dhe një pengesë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja, të mbështetur nga SHBA, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Komuniteti ndërkombëtar është i indinjuar. Dhuna serbe që pasoi solli lëndimin e 30 anëtarëve të forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, forca e së cilës  ishte thirrur për të shuar dhunën, dhe rreth 50 civilë.

Situata është pasqyruar gjerësisht në shtypin amerikan. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u citua më 2 qershor në Wall Street Journal të thoshte: “Këto veprime nga Kosova i kanë përshkallëzuar ashpër dhe në mënyrë të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën.”

Në një artikull për Balkan Insight, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, citohet të ketë thënë se SHBA-ja “do t’i ndërpresë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar Kosovën në marrjen e njohjeve nga shtetet që nuk e kanë njohur atë dhe në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare.”

U shokova nga kjo bombë verbale.

“Carte Blanche” për Serbinë

Ndërkohë që Kurti mund të ndajë një pjesë të fajit duke u futur në një vorbull të parashikueshme serbe, është e paimagjinueshme që Hovenier në thelb do ta delegjitimonte Kosovën në sytë e botës pas mbi 20 vitesh mbështetje të fortë nga SHBA-ja.

Ndoshta një dashuri e ashpër ishte në rregull, por qëndrimi i Hovenier ka shkuar direkt në favor të Serbisë dhe Rusisë dhe u ka paraqitur atyre një fitore politike që ata nuk do të mund ta kishin arritur kurrë vetë, madje, as në ëndrrat e tyre më të çmendura.

Serbia është përfshirë në një fushatë çnjohjeje dhe de-ndërkombëtarizimit për vite me radhë në mbarë globin. Tani ajo ka një “carte blanche” për t’i vazhduar përpjekjet e saj.

Një tjetër sanksion i SHBA-së ishte t’i tërhiqte pas Kosovës ftesën për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake Defender 23′ ku përfshihen SHBA-ja, vendet e NATO-s dhe partnerët e saj. Kjo paraqet një goditje të madhe për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.

Si arriti Kosova në këtë pozicion të rrezikshëm ku SHBA-ja, mbështetësi dhe mirëbërësi i saj kryesor, heziton të qortojë Serbinë, ndërsa në të njëjtën kohë kritikon dhe ndëshkon Kosovën?

Ngërçi në negociata

Gjatë 28 muajve të mi në Kosovë, midis viteve 2011 dhe 2013, kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për tensionin etnik ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht në veri.

Në një rast në vitin 2012, më caktuan një rast në Mitrovicën e Veriut, ku SHBA-ja kishte financuar rindërtimin e gjykatës së OKB-së pas trazirave serbe në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Dy gjyqtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe unë u mobilizuam në anën jugore të lumit Ibër, ku mblodhëm helmetat tona, jelekët antiplumb dhe maskat kundra gazit, më pas u grumbulluam në një automjet të blinduar për të shkuar në ndërtesën e gjykatës në anën veriore të lumit.

Gjykimi vazhdoi pa probleme dhe nuk pati incidente sigurie, por tensioni në ajër ishte i dukshëm. Duke qartë se kishte një armiqësi mes shqiptarëve që jetonin në jug të lumit dhe serbëve që jetonin në veri, pak më shumë se një dekadë pas luftës së viteve 1998-1999. Pyesja veten se çfarë do të sillte e ardhmja.

Që atëherë, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, duke filluar nga viti 2013 me marrëveshjen e Brukselit, e cila ndër të tjera parashikonte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ASM.

Përpjekjet e mëvonshme deri vonë kanë dështuar kryesisht për një arsye ose një tjetër (shpesh për shkak të provokimit serb), pavarësisht një parade të vazhdueshme të liderëve shtetërorë, diplomatëve, ambasadorëve, ministrave, të dërguarve specialë, raportuesve, negociatorëve, delegacioneve të huaja dhe zyrtarëve të tjerë të ndryshëm, që të gjithë duke u përpjekur t’i pajtojnë të dyja palët.

Pika dominuese e ngërçit ka qenë gjithmonë themelimi i ASM-së dhe shtrirja e duhur e autoritetit të tij. Për Serbinë dhe serbët në veri, ASM-ja është sine qua non (parakusht) që i zbeh të gjitha problemet e tjera midis dy vendeve. Ata duan që ASM-së t’i jepet autoritet i gjerë dhe kompetenca ekzekutive.

Kosova ka refuzuar me vendosmëri të pajtohet me një Asociacion me fuqi gjithëpërfshirëse si një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Kohët e fundit, dialogu kishte filluar të dukej premtues me takimet dhe marrëveshjet dypalëshe mes kryeministrit Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në muajin shkurt dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut në muajin mars. Pika 7 e marrëveshjes së arritur në Ohër parashikon themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, por si gjithmonë djalli fshihet në detaje dhe Kosova dhe Serbia mbeten ende shumë larg një marrëveshjeje.

Telashe serioze kishin lindur shumë kohë përpara këtyre takimeve. Nëntorin e kaluar pati trazira lidhur me targat e automjeteve, kur Kosova këmbënguli që banorët serbë në veri t’i ndërronin targat nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të lëshuara nga Kosova, në përputhje me sovranitetin e Kosovës.

Por kjo shkaktoi trazira masive civile në mesin e serbëve, si dhe dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve komunalë serbë në veri, si kryetarët e komunave, policë dhe të tjerë. Kjo dorëheqje masive i la pa qeverisje komunat në veri.

Gjatë këtyre trazirave, Vuçiçi vendosi ushtrinë serbe në gatishmëri të lartë, duke e përkeqësuar problemin siç e ka zakon gjithmonë.

Megjithatë, nën presionin e madh ndërkombëtar, Kosova u tërhoq dhe e shtyu zbatimin e regjimit të ri të targave. Serbët në një farë mënyre u liruan nga çdo përgjegjësi, edhe pse ishte e qartë se ata vepronin nën inkurajimin ose urdhrat e Beogradit.

Pra, çfarë duhej të bënte Kurti? Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme serbe ndaj çdo përpjekjeje të Kosovës për të afirmuar autoritetin e saj të ligjshëm në komunat e tyre, këto komuna janë pjesë e Kosovës dhe Kosova duhej ta mbushte boshllëkun e lënë.

Kështu që autoritetet kosovare caktuan mbajtjen e zgjedhjeve në veri më 24 prill për të plotësuar pozitat vakante në përputhje me kërkesat ligjore, madje siç pranohet nga deklarata e Kuintit e përmendur më lartë. Mirëpo, përsëri, me shumë gjasë me urdhër nga Beogradi, serbët i bojkotuan zgjedhjet dhe më pak se katër për qind e votuesve me të drejtë vote morën pjesë në votime.

Ata që morën pjesë në votime votuan për tre kandidatë shqiptarë të Kosovës dhe për një kandidat boshnjak, duke krijuar një situatë dukshëm të paqëndrueshme. Serbët pothuajse nuk u kritikuan për mos pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Situata më pas shpërtheu. Pas betimit, kryetarët e komunave tentuan të futen në ndërtesat komunale për të filluar punën, duke kërkuar ndihmën e policisë së Kosovës, ndonjëherë duke përdorur forcë. Me sa duket, kryetarët e komunave duhej të punonin diku tjetër në vend të ndërtesave komunale, të cilat disi morën një rëndësi mitike.

Një gjë e tillë nxiti protestat e dhunshme të nacionalistëve serbë dhe bandave të supozuara kriminale siç e dëshmuam, disa me shkronjën “Z” të shkruar në rrobat e tyre si një gjest mbështetjeje për luftën e Rusisë në Ukrainë. Paqeruajtës të KFOR-it dhe civilë u plagosën dhe Vuçiçi, gjithmonë i aftë për ta përkeqësuar situatën, e vendosi ushtrinë e tij në gjendje të lartë të gatishmërisë.

Kohët ndoshta po ndryshojnë

Për këtë situatë tani po fajësohet Kurti. Natyrisht, ai duhej ta kishte dëgjuar këshillën e Kuintit, pasi ajo këshillë ishte një paralajmërim i qartë se serbët do të gjenin një mënyrë për ta shfrytëzuar situatën dhe për të nxitur telashe, ashtu edhe siç ndodhi.

Por a duhet që Kosova tani të izolohet nga SHBA-ja, siç nënkuptohet nga deklarata e ambasadorit Hovenier, ndërsa serbët të lihen të lirë?

Gjatë kohës sime në Kosovë dhe që atëherë, gjithmonë kam pasur ndjenjën e fortë se vendi im, SHBA-ja, ishte një përkrahës i palëkundur i Kosovës.

Në fund të fundit, ky vend i vogël është një demokraci e pjekur në Ballkanin Perëndimor me një respekt për sundimin e ligjit pas masakrave të kryer nga Serbia gjatë luftës. Lufta la mbi 10,000 të vdekur, gra të panumërta të përdhunuara si armë lufte dhe rreth një milion refugjatë si rezultat i spastrimit etnik.

SHBA-ja udhëhoqi fushatën e sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës dhe ndihmoi në rindërtimin e Kosovës më pas. Ajo gjithmonë ka ofruar burime të konsiderueshme financiare, zhvillimore dhe diplomatike. Dhe gjithmonë e ka mbështetur Kosovën në fitimin e njohjes nga vendet e tjera, tani mbi 100 të tillë, dhe i ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, pavarësisht nga përpjekjet e pandërprera të Serbisë për të bërë të kundërtën.

Dhe Kosova gjithmonë e ka treguar mirënjohjen e saj ekstreme për ndihmën dhe mbështetjen e Amerikës, si me fjalë ashtu edhe me vepra.

Për shembull, Kosova vazhdon ta mbajë bazën e madhe ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj. Dhe Kosova doli vullnetare për të strehuar qindra refugjatë afganë ndërsa ata po kontrollohen për qëllime sigurie, një program që është ende në progres.

Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem sipas kërkesës së SHBA-së. Ajo ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e saj të paprovokuar me Ukrainën, ndërsa Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Rrugët në Prishtinë mbajnë emrat e disa heronjve amerikanë, si ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright dhe ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dhe ekziston një statujë e madh i ish-presidentit Bill Clinton afër qendrës së qytetit. Flamujt amerikanë mund të shihen teksa valëviten në të gjithë Kosovën.

Dhe gjatë kësaj kohe, shumë serbë në veri, me besnikëri vetëm ndaj Beogradit, si dhe bandat e ndryshme të kriminelëve të organizuar, vazhdimisht kanë shkaktuar telashe, duke qenë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar virtualisht.

Kjo sekuencë e përgjithshme e ngjarjeve të fundit, përfshirë edhe deklaratat nënçmuese nga SHBA-ja, sugjeron se kohët mund të ndryshojnë. Mund të ndodhë që SHBA-ja tani të jetë më e prirur për ta qetësuar Serbinë, në mënyrë që ta inkurajojë atë të njëjtën të mos zhytet më tej në përqafimin destabilizues të Rusisë. Koha do ta tregojë.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës tani ka rënë dakord të mbajë zgjedhje të reja në veri, ndoshta diku gjatë kësaj vere. Kjo është një shenjë pozitive dhe ndoshta SHBA-ja do ta rishohë kontekstin historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe do ta mirëpresë Kosovën përsëri në rrethin e saj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • SPAK says:
    June 16, 2023 at 9:42 am

    Sigurisht serbet jane fajtoret kryesore te problemit ne Ballkan! Keshtu ka qene per me shume se 800 vjet! Por nese serbet krijuan shtet dhe shume te forte,Kosovaret faleshin ne Xhami dhe u bene spiunet e tyre! Nuk mendonin te krijonin nje shtet te tyre ! Edhe pas luftes se dyte boterore Kosova mbeti si peshku pa uje! Kur amerikanet e bene shtetin kosovar keta te fundit nuk ishin ne gjendje te bejne ligje dhe shtet te se drejtes por u morren kunder njeri tjetrit dhe perseri shume prej tyre edhe ju sherbyen me zell atyre! Edhe nga Shqiperia Saliu si spiun serb ka influencuar ne marredheniet midis tyre! Thyerja e embargos ishte nje krim qe vrau shume njeres! Pse Albini eshte shok me Saliun?! Albini erdhi ne fuqi me premtimin se do te bashkohej me Shqiperine! SIc duket posti i K/ministrit e embelsoi dhe tregoi se edhe ai eshte mesjetar, me inteligjence te ulet! Urrejtja dhe hakmarja jane dy karakteristika te kombit tone te dashur! Saliu dhe Albini na e faktojne kete! Keta te dy nacionaliste te dhjere duhet te dine fare mire se pa Ameriken nuk ka Kosove por as Shqiperi! Atehere pse? Edhe Taku Avukati na lajthiti. Pse? Sepse eshte Shqiptar mesjetar ne mentalitet,pavareishte inteligjencen qe ka! Urime dhe ” ju lumte Albin dhe Sali”!

    Reply
  • SPAK1 says:
    June 16, 2023 at 9:50 am

    Nje koment per kreshnik Spahiun! O Kreshnik! Ke te drejten e Zotit te flasesh shkruash etj! Vetem moral mos bej! Harrove shume shpejt se c’ke ne bere ne kohen tend,per nje vend ne sistemin e drejtesise bashke me Bamken! Por njerezit e kane memorien e shkurter dhe po te shesin si analist Grida me Erlen dy kurvat politike te Saliut!

    Reply
  • Tironci says:
    June 16, 2023 at 10:38 am

    Boll ju budallenj !

    Po kush i pyet politikanet o budallenj?

    Elita e Londres edhe New Yorkut pra Illuminati sundon te gjithe boten edhe i komandon si kukulla me tela te gjithe politikanet.

    Lexoni kete qe ta kuptoni:

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikoje ne kete emision.

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • God bless America says:
    June 16, 2023 at 10:46 am

    E verteta e hidhur per Kosoven – Administrata Biden eshte me pro-Serbe qe ka patur ndonjehere brenda Zyra Ovale.
    Administrata Biden ushtron diktat mbi Kosoven qe te pranoje “Republika Srpska” brenda saj me emer Asociacion.
    Me tezen se “Mos na ike Serbia nga Rusia” kjo administrate Biden kerkon ti jape koncesione Serbise mbi kurriz te Kosoves.
    Per ta besoar kete qe administrata Biden eshte me pro-SERBE qe Amerika ka patur, mjafton nje fakt –
    Mbajtja ne burg ne Hage te atyre ish krereve te UCK …apo ka kush dyshim se burgosja e tyre eshte “nga nderhyrja e Rusise”?

    Reply
  • Aldrinp says:
    June 16, 2023 at 11:20 am

    Me idiotizmin me shumice qe prodhohet ne shtypin shqiptar, cdo gje mund te ndodhe.
    Sot Dita boton mediat “gjermanishtfolese”. dhe citojne Kosoven si “puneprishese”
    Shqiperia u kthye ne shtet me copa idiotesh qe po behen mase idiotesh. Nuk ka te ardhme ky vend., ka marre fund. Eshte kthyer ne nje feud zoologjik te Edvin Ramutit
    Vete Ramuti e trajton Shqiperine si halene e tij, dhe shqiptaret si Kafshe
    Dhe presim te ndihmoje Kosoven, as qe behet fjale

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 16, 2023 at 11:30 am

    Autori shkrimit,’shqiptari’ Dean flet ‘shqi’-gjuhe qe ka 30 vjet qe nuk flitet eshte e ndaluar!

    Or ju alabake
    fund UTURAKU
    si antikAmuniste
    injoranca u PLAKU!

    Lereni rehat Kosoven
    me gjysme SHTET
    Shihni ish Shqipnine
    ngelur per IBRET!

    Lereni Albinin pa breke
    ne delirin e TIJ
    Meruni me psiko-nudistin
    EDvin-BOJAXHI!

    Kosova si asnjehere
    ka gjysem ‘SHTET’
    Shqipnija 30 vjet bordello
    hale agjenturash-IBRET!

    Lojrat nuse-dajash
    me Albine e EDVINË
    Perdoren si topa leckash
    per te harruar SS-Serb SALINË!

    Pse nuk burgoset nga SHBA-te
    E keqja SS-Serbi SALI
    E ta shikoni si struket
    krushka S E R B I !?

    Reply
  • saliu duhet te shpallet terrorist says:
    June 16, 2023 at 12:00 pm

    Amerika do bej mire te terhiqet nga kosova,ashtu si u terhoq nga afganistani(ku gjendja eshte me e keqe)ashtu si u terhoq nga iraku etj etj.Pse duhet te vriten bijt e nenave amerikane pef budallenjt qe nuk kane bythe te qeverisin e mbrojne vendin e tyre.Se i ka mare koka ere nje te cmenduri nuk kane pse te vriten te tjeret,ka 24 vjet clirim dhe akoma nuk kane shtet

    Reply
  • qesh e ngjesh says:
    June 16, 2023 at 12:21 pm

    Krushka Serbi nuk struket,
    mor Fazllic-qires hallall,
    sa te kete ne pushtet,
    kete Ed Ramuth budall,

    Kur ka Rambythen pra,
    qe Vucicit ja merr ne goj,
    c’ta doje kot ate Saline,
    per te hic nuk ka nevoj.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 16, 2023 at 12:36 pm

    Une te gjitha mire i kuptoj
    perveç dorheqjes se atij ‘GICIT’
    flas per perkryeBashibozukun
    e bordello-bashki-kukes BICIT!

    Si mund te dorhiqet
    nje qe e ka votu ‘SOVRANI’
    Thjesht per nje QIrje ne zyre
    kur nuk e ben 30 vjet EDvin HAJVANI!?

    Thjesht per nje qirje
    te lesh zyre-PUSHTET
    Kur Grida Suma,shQIna
    tere jeten DEPUTET!?

    Pse duhej dorehiqet Bici
    kur ‘Vrimen’ t’ia kalkonte nje KESHILLTARI
    Ashtu si ben EDvini me ‘Vrimat’
    qe u ras tere ‘ministrave’-VAR KARI!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 16, 2023 at 12:42 pm

    Une te gjitha mire i kuptoj
    perveç dorheqjes se atij ‘GICIT’
    flas per kryeBashibozukun
    e bordello-bashki-kukes BICIT!

    Si mund te dorhiqet
    nje qe e ka votu ‘SOVRANI’
    Thjesht per nje QIrje ne zyre
    kur nuk e ben 30 vjet EDvin HAJVANI!?

    Thjesht per nje qirje
    te lesh zyre-PUSHTET
    Kur Grida Suma,shQIna
    tere jeten DEPUTET!?

    Pse duhej dorehiqet Bici
    ‘Vrimen’,mund, t’ia kalkonte nje KESHILLTARI
    Ashtu si ben EDvini me ‘Vrimat’
    qe u ras tere ‘ministrave’-VAR KARI!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 16, 2023 at 1:54 pm

    PS:
    1.SHBA nuk tërhiqet nga ndihma për Kosovën se u ÇMËND ALBIN KURTI SI NON GRATA SALI.
    2.A.Kurti të zbatoi direktivat e SHBA+BE ose të japi DORHEQJEN.
    3.Opozita të kërkoi QEVERI PROVIZORE dhe zgjedhje të parakohshme..!
    4.Presidentja V.Osmani të lëri mënjanë militantizmin ndaj A.Kurtit dhe tu përgjigjet kërkesave të faktorit nd/Kombëtar.
    5.Drejtesit Kosovar duhet ti thërrasin mëndjes se MBROJTJA DHE SIGURIA E KOSOVËS NUK DO ASISTOHEN PËRJETSISHT NGA NATO,KFOR,EULEKS..Si në Shqipërinë e TERRORIZUAE NGA S.BERISHA NË 97,98..!

    Reply
  • Lol says:
    June 16, 2023 at 2:23 pm

    REAGIM NDAJ SULMEVE TE KIMETE BERISHES NDAJ TRIBUNIT ALBIN KURTI

    HUMBUR RRUGEN NE OBORR
    KIMETJA E NGRATE
    LODHYR BABEZISE
    QE SE LE REHAT

    FANSE E ALBINIT
    PATI QENE DIKUR
    SDI KU I MBET HATRI
    E QELLON ME GURE

    Reply
  • Lol says:
    June 16, 2023 at 2:36 pm

    SI FEMI IDHNAK
    U PRISH ME LVV
    TANI MSTANE DRINIT
    PAZARIN E BEN

    VAJTI BERI STREHE
    TEK KOKA PA QIME
    MUNDI I NJE JETE
    I VAJTI XHERIME

    KI KUJDES ME MERON
    NE GEN ESHTE COBAN
    DELET QE KULLOT
    NE FUND VETE I HAN

    LA DONNA E MOBILE
    NUK NJEH MIQESI
    DEVIZA E SAJ
    THIKE JA DASHURI

    MOS E CO DEM PENEN
    NE BOJE MOS E MBYT
    NEVOJE KA KOSOVA
    SOT DHE PER FEMIJET

    VERI FRE AMBICIES
    MOS BJER NE MEKATE
    BEJ PAQE ME SHPORTIN
    TE PREHESH REHAT

    PER CESHTJEN E KOMBIT
    PENEN BEJE SHPATE
    MOS PESHTYJ PERPJETE
    SE TE BIE NE SURRAT

    Reply
  • LOL says:
    June 16, 2023 at 2:50 pm

    EDHE JETEN BORXH
    JA KEMI VATANIT
    BEJU KRAH ALBINIT
    KUNDER SERB DUSHMANIT

    MOS DERDH MBI TE TJERET
    HELMIN QE PER TY
    FATI E GATOI
    POR FAL MIRESI

    ESHTE TRIBUN ALBUNI
    BARRE TE RENDE KA
    NUK KA KOHE TE MERRET
    DHE ME TALLAVA

    JE PATAKSUR FARE
    KE MBERRITUR NE ZGRIP
    AQ SA NJE DITE KLITHJE
    PSE PO SHKRUAJ SHQIP

    ME LLUMIN E FISIT
    MOS U BEJ ORTAK
    SE SHUME SHPEJT DESHTIMI
    DO TROKAS NE PRAK

    KUE RENKON VATANI
    HASMI PER NE VJELL VRER
    BEJE SHPIRTIN DRITE
    MOS GATUAJ TERR

    NW BUZE TE GREMINES
    ESHTE DARDANIA
    PER TE THIKE PAS SHPINE
    BERE SHQIPERIA

    RUAJENI ALBININ
    MBETUR VEC AI
    UKSHINI RUGOVA
    FLET ME GOJE TE TIJ

    TE RRENOI KLIMAKSI
    TU VYSHK BUKURIA
    PAK MESHIRE O DJEMA
    JU DHE PERENDIA

    Reply
  • Gezimi says:
    June 16, 2023 at 3:09 pm

    Kush ja mba Kosoves te burgosur ne Hage Hashim Thacin e tjere krere te UCK?
    Kete pyetje ti beje kushdo vehtes e kupton pastaj se nuk quhet “braktisje” lejimi i Kosoves te gezoje ate per te cilen ka derdhur gjak, Pavaresine.

    Reply
  • Lol says:
    June 16, 2023 at 3:18 pm

    SI FEMIJ IDHNAK
    U PRISH ME LVV
    TANI MATANE DRINIT
    PAZARIN E BEN

    VAJTI BERI STREHE
    TEK KOKA PA QIME
    MUNDIN E NJE JETE
    PO E CON XHERIME

    KI KUJDES ME MJERON
    NE GEN ESHTE COBAN
    PASI I KULLOT
    DELET VETE I HAN

    LA DONNA E MOBILE
    NUK NJEH MIQESI
    PER TE BOTE E TERE
    HELM O DASHURI

    QENI MBETE QEN
    DHE KUR ESHTE NE FRON
    CMOJ HESHTJEN LUANIT
    KUR TE DREJTEN MBRON

    ESHTW SEMUNDJE CMIRA
    NDAJ DUHET KURUAR
    FSHIH PLAGET NGA HASMI
    NE MOS KE MBARUAR

    TE DINIM TE ZGJUAR
    POR TI QENKE FEMER
    TOMON IINTERESIN
    NUK LUFTON ME ZEMER

    Reply
  • Papi says:
    June 16, 2023 at 4:56 pm

    Ceshte kjo propagande kurve qe ka dit qe spushon me lloj lloj muti qe i merret mendimi
    Brics kerkon nje rend te ri boteror dhe ka zgjedhur luften
    Fronti 1) dhe kryesori eshte ne ukraine
    Fronti 2) kosove
    Fronti 3) taivan
    Keta tre fronte nuk eshte perendimi qe vendos por rusia dhe kina
    Pra a eshte perendimi i gatshem per frontin 2 kosoven?
    Jo nuk eshte
    Pse nuk eshte sepse kan nje marrveshje thaci.rama.vucic per ndarjen e kosoves
    Deri dje kjo marrveshje konsiderohej si e pa pershtatshme per rajonin sepse do jepte nje efekt domino sot perendimi po kalkulon qe nje front i dyte do i kushtonte me shume se coptimi i kosoves
    Pra pyetja eshte
    A jan shqiptaret pro ndarjes apo jo?
    A duhet te merret ne pyetje kush u mor me ate marrveshje sekrete apo jo?
    Ai qe ka firmosur pra rama ka hedhur te gjithe fuqine e tij ne baltosje te kurtit qe eshte kunder kesaj ndarje dhe po e shet si antiamerikanizem por ne fakt po kerkon te shpetoi koken e tij sepse nqs kosova shpeton dhe nuk ndahet kush ka punuar ne kurriz te kombit rrezikon
    Nqs sheshet e tiranes .shkupit.ulqinit .presheves prishtines ngrihen kunder ndarjes perendimi per 24 do hynte ne binar dhe do duhej te perballej me frontin 2 jo te zgjidhte shitjen e trojeve tona
    Pra jemi per ndarje apo jo?
    Vetem kjo eshte nyja

    Reply
  • PLEPI says:
    June 16, 2023 at 5:09 pm

    PER KRESHNIK SPAHIUN
    BOSIN KUQ E ZI
    QE DIKUR GJEMONTE
    HARRUAR TANI

    DEGJOJENI BOSIN
    ESHTE BURRE I ZGJUAR
    ATE QE FLET KY
    ESHTE E MBARUAR

    DIKUR MBUSHTE SHESHET
    E NA JEPTE SHPRESE
    U FIK SI QIRI
    AVULLOI SI VESE

    ME PAS U DEGDIS
    TUTJE NE EUROPE
    THONE SE ATJE MERRET
    ME VICA E LOPE

    KA NGRITUR NJE BAXHO
    GATUAN BYLMET
    JA SJELL BAMIR TOPIT
    QE KETU I SHET NE HALE

    QENE MIQ TE MIRE
    TE GJITHE E DINE
    DIKUR NE H…
    KTHYEN DREJTESINE

    Reply
  • demo says:
    June 16, 2023 at 9:48 pm

    Shkuan te zgjedhurit e komunave ne Zyre dhe u be Hataja.KFORI,Ambasadori,Rama,vune Alarmin,.Pse i dergove? Kurti eshte Provokatori. Edhe te mos kishin ndermend te benin rremuja serbet,,Amerikanet,Evropianet dhe Rama i zgjuan..
    I yshten:-Cohuni cfare prisni?
    Dy ditet e para policia Kosoves i tregoi vendin rremujaxhijve..JO!Gabim!Te largohet Policia Kosoves nga Kosova.
    Vetem KFORI ..Vetem KFORI,,qeteson serbet.
    Pastaj nje cfaqje HISTORIKE.
    Rooswelti,Stalini,Curcilli,ne Jalte. Njejte si ATA.
    Edi Rama,Vucici,Von Der Line,Kristofer Hill dhe nje tjeter ne nje kopesh ne Beograd,,Interlokutori fjalembajtes eshte Edi Rama.Eshte Triumfi i Karieres se tij,,Maja ku ka arritur.Ne duar shterngon koken e probatinit Vucic me nje gjest Hamletian.-Na e beri Ai,AI (per te cilin t`i kam thene te gjitha ,te kam folur kaq e kaq here)Beje per mua kete,.Permbahu dhe kete here,.Ti nuk ke faj.Fajtori eshte AI.I kam folur kaq e kaq here por eshte gdhe,kokeforte,Nuk merr vesh,.Koken e vet do haje.etj etj,..
    Qe cfaqja te vertetonte qendrimin properendimor TE HEROIT POZITIV(DMTH TE EDVINIT) vete e shpalli dhe vete e anulloi mbledhjen me Qeverrine e Kosoves.
    O Albin,o Albiiin!Po si nuk u tromakse nga loja melodramatike e Aktorit Kryesor?
    Mire ne qe e dime,se na i ka treguar Saliu,ca Mero Baze,ca Izeti,po ti ku i di Filmat e ketij 30 vjet me pare?
    U pagezove,o shqiptar,,o Udheheqes i Kombit! Albin Kurti.
    Gjithe Shqyptaria eshte me ty sot. Po e ndjen palacja,,ben sikur i dhimbsen policet e Kosoves,.

    Reply
  • durrsaku says:
    June 17, 2023 at 5:44 am

    O Demo, a nuk e sheh qe Rama nuk i ben thirrje Vuçiqit qe te liroje 3 policet por i ben thirrje policeve qe te kthehen ne shtepi a thua ata jane vetlarguar !

    Reply
  • DE RADA says:
    June 17, 2023 at 6:42 am

    TE KISHTE PAS
    DHE NJI TJETER SI RAMA
    BOTES MBAR
    DO TI KISH RA FLAMA

    Reply
  • Tironci says:
    June 17, 2023 at 7:15 am

    Mos humbisni:

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?