Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ta shndërrojë burgu Veliajn në Kontin e Monte Kristos?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A do ta shndërrojë burgu Veliajn në Kontin e Monte Kristos?
Analizaopinion

A do ta shndërrojë burgu Veliajn në Kontin e Monte Kristos?

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Ishte e pabesueshme, por dhe e pritshme dhe e parashikueshme, shtrëngata dixhitale ndaj shfaqjes së dyshes Ndrenika – Veliaj në sallën e gjyqit. Një skenë teatri natyralist, ku aktori profesionist luan njeriun që është dhe jo personazhin që i diktonte dikur skenari, kurse politikani i prangosur, ishte në rolin e personazhit real të dramës vetjake të kushtëzuar nga rrethanat.

Mjaftuan edhe aq pak çaste filmike, një gjysmë dialogu dhe një puthje në ballë e aktorit njeri mbi politikanin personazh, që të kuptohet më pas thellësia dramatike dhe deformimi i gjykimit plot urrejtje dhe shpesh pa logjikë i një pjese jashtëzakonisht të madhe të shoqërisë: Ndarja bardh e zi në gjykim, në të mirë e të këqinj, në moralistë dhe amoralë, në ëngjëj e djaj.

- Publicitet -

Dhe meqë zakonisht urrejtja bërtet më shumë se dashuria, humori i shoqërisë dixhitale, ngriti furtunë urrejtjeje mbi Robert Ndrenikën dhe baltën e ripërdorur ndaj Erion Veliajt.

Në fakt, ky proces publik është i helmuar nga paragjykimet. Të paktën për Veliajn, teatri real i procesit të tij gjyqësor është ende shumë larg verifikimit të fajësisë apo pafajësisë së tij. Deri më tani debati mbi dosjen e tij penale ka qenë i shkëputur, me copëza si mozaikë, i imponuar dhe i drejtuar drejt fajësisë mbi gjykim publik.

Çfarë kishte ndodhur më parë me drejtorët e tij të bashkisë, përfshirja e bashkëshortes së tij dhe garderobës së saj në proces, paragjykimet që nuk kanë të sosur dhe mbi të gjitha, armiqësitë e tij politike e mediatike, ishin pjesë të stuhisë perfekte kundër tij. Në PD do të donin ta shihnin prej vitesh në pranga. Në PS, segmente të caktuara e të identifikuara ishin gjithashtu të interesuara që kryetari i bashkisë së Tiranës të shndërrohej në Qazim Mulletin e të majtës.

Edhe media ishte element i kësaj lloj stuhie, në të cilën Veliaj kishte arritur që në shumicë të prodhonte miq të rremë dhe armiq të vërtetë.

Por të gjitha këto janë sfondi i teatrit real. Skenari i tij ka mbërritur tashmë vetëm në aktin e dytë. Në të parin u luajt drama e arrestit me burg. Nëse arresti në burg ka qenë masa e duhur, proporcionale dhe e përshtatshme për rastin e tij. Verifikimi i saj periodik nga gjykatat e ka lënë ende në qeli Veliajn, tashmë prej më shumë se 15 muajsh.

Ky arrest vuri në pikëpyetje edhe mandatin si kryetar bashkie – përballë kokëfortësisë së tij për të dhënë dorëheqje, e shkarkuan me Këshill bashkiak – por e legjitimoi sërish në detyrë Gjykata Kushtetuese.

Akti i dytë ka të bëjë me hetimin gjyqësor, ku një sërë pikpyetjesh të tjera do të duhet të marrin përgjigje deri në verifikimin e statusit të tij përpara drejtësisë, fajtor apo i pafajshëm. Saga e marrjes së dosjes në dorëzim, mungesa e njohjes me të, kafazi i qelqtë dhe një mori detajesh të tjera, do të duhet të analizohen për të dhënë një gjykim mbi gjykimin.

A ishte procesi i drejtë, i ndershëm, i barabartë? A janë respektuar të drejtat e individit në gjykim? A ka funksionuar për të prezumimi i pafajësisë? A është garantuar barazia e palëve në proces, e kështu me rradhë.

Sërish deri në këtë pikë të teatrit real mbi Veliajn, është ende larg momenti për të folur mbi fajësinë apo pafajësinë e tij për gati një dyzinë me akuza. E megjithatë, ky është momenti për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Erion Veliaj bastin e tij e ka me kohën. Edhe me pritjen. Fillimisht ai duhet të duhet të ndajë fatin e tij si qytetar, me të nesërmen si politikan. Natyrisht nuk është e lehtë të bëhet kjo gjë. Eshtë një proces goxha i ndërlikuar.

Fillimisht, pa i rënë nga Kina, siç thuhet në zhargon popullor, Veliaj duhet të kujtojë atë proverbin e vjetër kinez që këshillon durim. Durimin e mjaftueshëm për të pritur në breg të lumit që rrjedha t’i nxjerrë vetë në breg kufomat e armiqve. Edhe pse për të ndodhur kjo, duhet të rrjedhë ende shumë ujë nën urat e Lanës. Por pa revansh. Pa etjen e hakmarrjes. Sepse kush niset për t’u hakmarrë duhet të përgatisë dy arkivolë e njëri ndër ta është gjithmonë i destinuar që herët a vonë të shndërrohet për përdorim vetjak.

Si qytetar, si individ, prind e bashkëshort Veliaj duhet të llogarisë se brenda a jashtë kafazit, me transmetim live apo me dyer të mbyllura, ai do të shpallet fajtor. Dhe në këtë pjesë të skenarit, do t’i duhet të luajë dramën e individit.

Si politikan i duhet të presë “shkallën e katërt” të drejtësisë shqiptare, gjykatën e Strasburgut. Me siguri matematike, në atë proces, arresti i tij me burg do të konsiderohet arbitrar e joproporcional. Kështu do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt.

Më tej, me pak më shumë fat në dispozicion, për shkak të shkeljeve të verifikuara proceduriale, mund t’i vihet në dyshim edhe vetë fati i dënimit penal. Minimalisht, një rikthim i gjykimit me rihapje të procedurës në Tiranë. Por kjo i përket një të ardhmeje që kërkon shumë më shumë kohë.

Nga njëra pikë në tjetrën, ky do të jetë segmenti kohor që do t’i duhet Veliajt për të dalluar miqtë e tij të paktë, fillimisht ata që ka në familjen e tij politike dhe armiqtë që i vijnë nga kudo. Dhe për të kuptuar se në politikë nuk ka as dashuri dhe as urrejtje të përhershme. Ka vetëm përputhje apo kundërshti interesash.

Dhe kjo vlen kryesisht për raportin e tij me Edi Ramën, për të cilin ka pasur gjithmonë bindjen se i bashkonte empati reciproke. Në të vërtetë, ai duhet të llogarisë nëse mund të rihyjë apo jo sërish në ombrellën e interesave të kryeministrit.

Gjithkush e ka menduar qoftë dhe njëherë rimishërimin tek vetja të djaloshit francez Edmond Dantes kur hyri në burg dhe shndërrimin e tij në Kontin e Monte Kristos kur doli prej tij.

Veliajt do t’i duhet të rihyjë atëherë në rolin e tij si njeri dhe jo më si personazh në teatrin e tij vetjak. Me plagë si qytetar, por me tjetër lloj pjekurie si politikan. Dhe këtë gjë duhet ta bëjë edhe përballë një profesionisti ikonë si Robert Ndrenika, të duartrokitur në skenë e ekran kur luante emocione të diktuara nga skenari e regjia dhe të mallkuar në jetë kur shfaqi emocionet e tij si njeri i diktuar nga zemra.

Cfarë mbetet përtej është vetëm histori e të ardhmes që e shkruan ndonjëherë vetëm kapricioja e të shkuarës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Katiu says:
    May 12, 2026 at 8:23 pm

    Ti Lorenc Vangjeli me ato qe thua në këtë shkrim , verteton se je një njeri i pa karakter dhe një bythelepires .Nuk dua të polemizoj me ty , nuk ia vlen . Koha jonë është koha e maskarenjve dhe ti qënke nje nga ata .

    Po ti qënke skandaloz more derëziu ti , mos je dhe vete ti I ngaterruar me keto vjedhjet skandaloze që e katandisën Shqiperinë në këtë gjëndje – shtypi ka ndikim te madh , sidomos në popujt si ne dhe ti qënke sherbëtor i zellshëm .

    Zorë se do ta fshishë ketë njollë turpi !

    Reply
  • Esati says:
    May 12, 2026 at 8:33 pm

    Ne shtyp ngaterrohet dimensioni juridik me ate moral. A do te dale fajtore Veliaj apo jo, kjo eshte pune e gjate, por nuk ka asnje lidhje me emocionet negative qe krijoi gjesti i Ndrenikes.
    Shume njerez perceptojne nje mungese moraliteti dhe korrupsion – ne mos ne kuptimin ligjor, thellesisht ne ate moral- te Veliajt dhe akuza qe i ngrihet Ndrekines eshte morale. Shume njerez indinjohen nga fakti qe nje person me karriere te shquar dhe vizibilitet ne opinionin publik, perdor famen e tij per te perkrahir nje kauze qe per shume njerez eshte e falimentuar.
    Veprimet e Z. Ndrenika nuk jane detyrimisht te pagjykueshme e te pakritikueshme. Brenda kufijeve te etikes, ai mund te diskutohet dhe gjykohet edhe me fort se nje qytetar i thjeshte. Z. Ndrenika eshte personazh publik, dhe ndryshe nga qytetari i thjeshte privat, cdo veprim eshte qendrim publik qe i jep te drejte publikut ta diskutoje, lavderoje apo qortoje.

    Reply
  • abdiaga says:
    May 12, 2026 at 8:43 pm

    Vecse Veliu e gjeti thesarin para burgut.Pas burgut do tja rruaje Edi Rames.

    Reply
  • nastradini says:
    May 13, 2026 at 5:02 am

    He mo lexues, komentues dhe replikues te gazetes DITA a e kuptuat se cfare do te thote BAJGA Lorenc Vangjeli me kete dacibao enveriste?

    sepse:

    MJESHTRI I LLAFOQYLIT, LORENC VANGJELI KA DALE PER TE MBROJTUR KAUZEN E PARTISE ME KONTIN E MONTE KRISTOS NE LUFTEN E TIJ ME PROKURORIN E LIG VILEFOR ALIAS OLSI DADE I SPAK

    Por BAJGA Lorenc Vangjeli e lexon perseprapthi – anapolla romanin e shkrimtarit Alexander Dyma sepse Edmond Dantesi i Alexander Dyma e grabiti pasurine e Piratit te Lig qe u be Pape dhe qe e kishte fshehur pasurine ne shpellat e ishullit te humbur ne Mesdhe, kurse Lali Eri i Edi Rames ka grabitur qindra miliona dollaro buxhetin e shtetit te taksapaguesve kokpalare shqyptare, ASHIQARE ne syte e tironcave dru me pre qe e hedhin voten symbyllur si somnanbule per hajdutin Erion Veliaj, me inceneratoret fantazem, me bedelet e tij te kompanive 5D, por grabitja nuk mbaron me kaq, Lali Eri alias Edmond Dantesi i Lorenc Vangjelit bashke me Ajolen alias Mercedesin e romanit famoz grabiten si te papare ne romanin e Alexander Dyma edhe taksapaguesit amerikane dhe HAJDUTET e Rilindjes implikuan ne kete grabitje albaneze edhe Kryetaren e Ligjeve te Parlamentit shqyptar, Klotilda Bushka dhe shkuan ne banke per te depozituar thaset me €500 euro te mykura te hajnise se tyre antikombetare qe SPAK e ka te regjistruar me ze dhe figure,

    prandaj:

    HAJDUTI i fondeve publike dhe i taxapaguesve amerikane Lali Eri nuk eshte HEROI i Alexander Dyma si marinari Edmond Dantes, Erion Veliaj nuk eshte PASANIKU Konti i Monte Kristos dhe as Ajola nuk eshte Mercedesi,sic nuk eshte BAJGA amorale Robert Ndrenika si prifti i persekutuar, ABATI Faria ai qe shpetoi Edmond Dantesin dhe e beri te pasur ne romanin famoz.

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      May 13, 2026 at 7:55 am

      Ok,L.Vangjeli:
      -Një nga teorit berishiste ka kënë..QEVERINË E PS E RTËZOJ PËR 7 MINUTA ME MILITANTËT E LAÇIT,MAMURRASIT,BATHORES,KAMZËS SË XHELALIT..
      -Ndaj,Rrëzimin PS e fillojë pjesë-pjesë me MINISTRAT E BRËNSHËM,ku të parin eleminoj SAJMIR TAHIRIN,i cili shkatërroj DROGËN E LAZARATIT TË LIGJËRUAR PREJ TIJ..Dhe,një dorë ja dha E.Rama..duke indinjuar GRAMOS RUÇIN..!
      -Mandej Ju turr Ministratve të Brëndshën me radhë..si pengresë për të PUSHTUAR INSTITUCIINET..dhe se nga këtu fillon rënia e qeverisë.
      ..Revolucionet “paqsore të fundit janë derivat që nga 1991 Shodëe,Grushtet e Shtetit 97,98 me 4000 të vrarë,etj.
      -Pasi realizojë këtë,ju turr BASHKISË TIRANËS ME 54 PROTESTA,derisa DOSJA E ERIONIT U HAP ME 2 LETRA ANONIME,100 % TË KURDISURA NË SHQUP(TIPI BABALE)+DADOT E SPAK NË KONFLIKT INTERESI..i cili mbrohet edhe nga KLP bandë e 1992 në dorën e babit politikë.
      -Fakti që E.Rama shpejtojë ta shkarkojë me VKM të nxituara,do të thot se ERIONI ËSHTË I RRETHUAR NGA TË 3 ANËT,POR JO NË 4 ANËT..
      ..Në artin USHTARAK të dikurshëm thuhej ” NUK KA RRETHIM PA NJË TË DAKLË.”.! Kjo edhe kundër forcave të shumta..
      1.Fakti që GJK mori vendim për ta hetuar të lirë dhe DADO+DUMANI NUK E LËSHOJNË DERI NË VDEKJE SI SLLOBIDANIN SËRB ËSHTË NJË ARGUNENT MË SHUMË QË SPAK PO PARABURGOS 65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLININ E PUTINIT,duke u bër problem nd/Kombëtar..
      2.Erioni pasi të kalojë të gjitha instancat e gjyqsorit..e shpëton VETËM GJ.NDËRKOMBËTARE..!
      3.Erioni është më i RI se RAMA-SALI..DHE PS ME ERIONIN DO E LËRI PD-NË OPOZIT EDHE 20 VITE TË TJERA edhe PA NON GRATËN..
      4.UROJMË QË ERIONI TË DALI SHËNDOSH,FIZIKISHT DHE..MËNDËRISHT..
      PASI QËLLIMI SALISPAK KY ËSHTË SIÇ KA NDODHUR ME 13 EKSPONENT TË PD NGA 1991.!
      EL News Albania
      FLM DITA,L.VANGJELI

      Reply
  • find the difference says:
    May 13, 2026 at 7:29 am

    Krahasimi eshte si Dita me Naten – Edmond Dantes ishte ne burg i pa fajshem, Eri Velia eshte ne burg me akuza te kursyera se eshte i fajshem koke e kembe kudo ku ka firme te tij neper afera te Bashkise.
    Sa per hakmarrje pasi te dale nga burgu po, aty mund te krahasohen. Por ama ndryshe nga Konti qe kishte disa objektiva hakmarrje, per Lali Veline do jene vetem 2 – Edi Rama e Belinda Balluku (nese kjo do jete ne Shqiperi kur Lali te dale nga burgu)

    Reply
  • ILIR says:
    May 13, 2026 at 10:48 am

    O Lorenc,Ai ja ka kaluar Kontit te Monte Kristos.Eshte puna a eshte ne gjendje prokuroria ti gjeje dhe te ja ketheje ketij populli.Pastaj burgimi nuk ka vlere,te lene te lire.

    Reply
  • demo says:
    May 13, 2026 at 11:37 am

    Eshte nje strategji e Hajduteve,Rrufjaneve,krimineleve,diktatoreve te gjitha KOHRAVE,per te lare ftyren me Autoritete te respektuar ne publik.Mussolini perdori Dirigjentin me fame boterore Arturo Toscanini,,Hitleri Plakun e Ndershem Hindenburg,Enver Hoxha,Fan Nolin,Saliu, Osman Kazazin.Perse mos hyje DOREZANE Robert Ndrenika per Lali vjedhesin?

    Reply
  • nastradini says:
    May 13, 2026 at 1:57 pm

    Enver Hoxha perdori Bythalepiresin e Realizmit Socialist, Robert Ndrenika per te lare fytyren e spiunit te fashizmit me Qazim Mulletin, te cillit i bente kafen ne shoqerine e komshiut, Bahri Omari, ne sabah cdo dite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?