Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të duhej Kosova ta kishte një vëzhgues në Ohër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > A do të duhej Kosova ta kishte një vëzhgues në Ohër?
opinion

A do të duhej Kosova ta kishte një vëzhgues në Ohër?

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Emin AZEMI

Në takimin e radhës (nëse do të mbahej), Kosova do të duhej të merr pjesë, të paktën, si vëzhguese e Ballkanit të Hapur. Pse?

Arsyet e mospjesëmarrjes së saj në samitet e deritanishme, që nga Novi Sadi deri në Ohër, të gjithë tash më i dijmë. Por atë që nuk e dijmë, e do të duhej ta dijmë, është qëndrimi që do të mbante kreu i shtetit serb, Vuçiq, pas një veprimi të tillë të Kosovës. Sidomos jemi shumë kurreshtarë të dijmë se me çfarë retorike do të përgjigjej ai pasi të ketë folur vëzhguesi nga Kosova, i cili, në mes të tjerash, do të fliste si përfaqësues i shtetit të pavarur të Kosovës dhe si i tillë do të kërkonte të trajtohej nga të gjithë, ku Kosova nuk do të shfrytëzohej vetëm si tranzit për qarkullim, por mbi të gjitha si entitet i mëvetësishëm shtetëror. Sepse, siç po thonë edhe autoritetet e larta amerikane, Ballkani i Hapur është i plotë dhe ka kuptim vetëm nëse ka një gjithpërfshirje dhe nëse pjesëmarrësit janë të barbartë.

- Publicitet -
Emin AZEMI

Kosova tani në Ohër e lëshoi shansin të dërgojë një vëzhgues të vetin, i cili do t’i shpërfaqte të gjitha ato qëndrime që nuk do të donte t’i dëgjonte veshi i Vuçiqit dhe të cilat bien ndesh me politikën aktuale të Serbisë kundrejt Kosovës.

Parasegjithash përfaqësuesi i Kosovës e kishte rastin të kërkonte llogari nga Vuçiqi se pse nuk po miratohen marrëveshjet e negocuara dhe të nënshkruara në Bruksel. Gjithashtu do të kërkonte llogari se pse Kosova ende është pjesë integrale e Kushtetutës së Serbisë, si paradhomë e destabilizimit permanenet të kësaj pjese të rajonit.
Kosova ka të drejtë ta pyes edhe Edi Ramën dhe Ali Ahmetin se kur Tirana e Shkupi kanë kërkuar nga Prishtina që të mbahet një konsultim paraprak mbi qëndrimet që do të duhej të mbajnë liderët shqiptarë në Ballkanin e Hapur.

Kosova ka të drejtë të kërkojë sqarim nga Edi Rama se ku buron krekosja e tij para gazetarëve teksa bënte krahasime të pakrahueshme në mes të SHBAve dhe Japonisë, në mes të Gjermanisë dhe Francës.

A nuk e di Rama se si erdhi deri te procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis këtyre vendeve të acaruara dhe pse ai vendos simetri fajësie kur është në pyetje Kosova e Serbia, ndonëse në rastin e SHBAve dhe Gjermanisë dihej fare mirë se cili ishte fajtori dhe kush kërkoi falje që si kusht për normalizimin e marrëdhënieve të acaruara.

Edi Rama – një orator brilant, por nji mendmtar tepër i dobët, kur bën krahasime, jo vetëm që çalon në gjetjen e analogjive, por ai me shkurtpamësinë e tij e amniston totalisht Serbinë nga historitë e këqia të saj, sepse me të njëjtin kantar fajësie e mat edhe përgjegjësinë e Kosovës për mosnormalizimin e raporteve me Serbinë.

Si qenka Kosova përgjegjëse për këto raporte të prishura, kur Serbia ende nuk ka kërkuar falje për dhunimet dhe krimet e kryera mbi popullatën civile, Serbia kur ende i mohon masakrat në Reçak, Mejë, Izbicë e gjetiu dhe kur ende Beogradi nuk i ka identifikuar dhe dorëzuar trupat e pagjetur të mijëra kosovarëve të vrarë e maskruar nga bandat serbe.

Të gjitha këto, pra, do të mund të paraqiteshin si dëshmi në Ballkanin e Hapur, me çka vëzhguesi nga Kosova do ta sprovonte dhe sfidonte udhëheqjen serbe, duke e demitizuar edhe patetikën e Ramës mbi miqësinë e trendafiltë me serbët.
Nëse Vuçiqi iu bindet argumenteve se Serbia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe se Kosova në të ardhmen do të trajtohet jo si koloni, por si shtet fqi, atëherë Ballkani i Hapur vërtetë nuk do të kishte kuptim pa mimikat dramatike të Edi Ramës në gjithë atë skenë krahasimesh qesharake, që nga Japonia e deri te pionerllëku i Ali Ahmetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    June 9, 2022 at 4:39 pm

    Pse veshgues?Kosova duhej te perfaqesohej ne nivelin e Malit te Zi .Cfare e gjeti Abazovicin qe i pa gjera me syte e tij?Cfare fitoi Kosova nga bojkoti?

    Reply
  • Transparent says:
    June 9, 2022 at 9:45 pm

    Jo. Nuk do dhe pike.

    Reply
  • berka says:
    June 10, 2022 at 1:21 am

    Lolot nuk e kuptojne qe ardhja e perfaqesuesit te Kosoves ne Oher, do interpretohej nga horrat e Shqiperise si nje sinjal i pranimit te Ballkanit te shqyer nga Kosova. Kurti ate qe meriton vucicit i a ka thene ne qender te Europes, por ministrit te Miloshevicit, duke u mbeshtet nga shum dobica europiane, as i a ndjen fare. Me e mire qe ka bere Kurti eshte ti shperfille; Palacua i Albanistanit eshte me fat. Cdo popull tjeter do e kishte var me koke poshte ne qender te qytetit.

    Reply
  • realitet ballkanik says:
    June 10, 2022 at 7:00 am

    Ne tryezen e pare absurde Serbi-Kosove nen trysnine USA-BE ku Albin Kurti mori pjese, i beri pyetjen e pare Aleksander Vucicit : Kur do ta njihni Shtetin e Kosoves?
    Pergjigja e Vucic me nje fjale te vetme ishte : Kurre!
    Se si mund te jete pra Kosova ne nje tryeze ku nuk e njohin si Shtet, kete vetem nje shqipfoles filo-serb mund ta pranoje!

    Reply
  • zgalem says:
    June 10, 2022 at 7:48 pm

    Me pelqeu shume arsyetimi i Z. Emin Ademi : Kosova duhet te kishte vezhgus ne samitin e Ohrit , per Ballkanin e hapur . Ai eshte forum ekonomik . Nuk do te thote se ne nje takim me Vucicin , i falen krimet Serbise . Vleresimet e mardhenieve Serbi _ Kosove do te jene te arracaruara , deri sa Serbia te njofi Kosoven , sic njohu Kroacine dhe Maqedonine . Forumi i Ohrit diskutoi tjeter gje . Duhej qe dhe Kosova te bente krahasimet se c’fiton , ose humbet nga kjo nisme . Faktikisht Kosova furnizohet nga Serbia . Me Ballkanin e hapur , duhet te shofi ndonje interes tjeter imediat . Krahasimin e Rames , e gjej me vend . USA dhe Japonia bashkepunojne ekonomikisht , me gjiithse i ndan Nagasaki . Serbine dhe Kosoven i ndajne krimnet e luftes , qe ka kryer Serbia , ne Kosove . Ato nuk falen , as ne dhe as ne qiell. Problemet ekonomike jane imediate , sepse fqinjet nuk i kemi zgjedhur ,. Zgalem

    Reply
  • Haxhi Qamili dhe Open Ballkan says:
    June 11, 2022 at 4:41 am

    Kur dhe si u ngjiz minishengeni që tani ka nofkën Ballkan i Hapur?
    Ka qën në mos gabohem dy ditë mbasi nga BE nuk u pranua që të hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut dhe kandidati për dhëndërr për tu futur në gjirin e nuses BE, Edi Rama, megjithëse nuk kishte kryer, si nuk ka kryer edhe sot, asnjë nga detyrat e BE, i pizmosur dhe i inatosur deri në humbje të llogjikës, vendosi të ver në funksionim mësimet dhe diplomacin e Haxhi Qamilit duke i thën vehtes së tij :

    “Sa të kem Vuçiçin dhe Zajevin me vehte nuk e çaj menderen për nusen BE” dhe

    pa pyetur, konsultuar dhe mar aprovimin e asnjë institucioni legjitim të shtetit, pa pyetur as edhe një anëtar të kabinetit, madje as z/kryeministrin Braçe që e ka pyetur gjithmon, as ministrin e jashtëm, pa pleqësuar fare me qeveritarët e Kosovës, mbasi veshi shallvaret me ushkur dhe opingat diplomatike të Haxhi Qamilit vrapoj në Novi Sad, pasi kandisi dhe vllaun Vuçiç që u konsultua me ambasadorin rus, Zajevin e shkretë që i kishte plotsuar të gjitha detyrat dhe

    i treguan vëndin nuses që ka ca probleme të brëndshme BE që nuk i kishte hapur negociatat që , jo Shqipëria as shqipëtarët që Edi Rama i ka në hesap vetëm sa për ti vjedhur pa mëshirë, por ai, vetëm ai, Edi Rama të futej dhëndërr kollovar në gjirin e nuses BE, duke krijuar minishengenin e përçudnuar pa kufij midis shteteve të Ballkanit që akoma vjen era baaruti nga luftrat e Arkanëve serb.
    Është thjesht një marrveshje pesonale e tre individëve pa vulën e aprovimin e asnjë institucioni legjitim të shteteve përkatëse.

    Dhe sa herë që kandidati për dhëndërr e ndjen që as një nga liderat me potencë në BE nuk bëhet mbles për të, si rasti i Olaf Sholcit të Gjermanisë, ai vesh shallvaret dhe opingat e Haxhi Qamilit dhe deklaron që unë Haxhi Qamili nuk e çaj bythën për ju politikanët e BE, do të krijoj për inatin tuaj BE time në Ballkan, madje do ta ndryshoj kursin fare. Dhe kursi diplomatik i Haxhi Qamilit ton ka dy drejtime në horizont, perëndim dhe lindje dhe kur ai thot do ndryshoj kursin, me siguri nga perëndimi me 180 gradë do të shkoj në lindje dhe në lindje kemi Putinin e Rusisë, Xi an Xeminin e Kinës dhe Erdoganin e Turqisë.

    Dhe me takimin në Ohër , mbasi i dha ca paralajmërime e këshilla nuses BE, diplomati Edi Rama pret që nusja BE të friksohet dhe të brras”Mos Edi, avash me këtë ndryshim kursi në drejtim të lindjes, hajde në gjirin tim ti personalisht ashtu si je dhe si të njohin shqipëtarët” dhe

    diplomacia e shallvareve dhe opingave të Haxhiqamilit do të triumfoj, ai, vetëm ai do të futet dhëndërr brënda dhe do ti gëzohet prikës së investimeve dhe subvencioneve të nuses BE se, të shkretit nuk i mjafojnë miljardat që po i vjedh shqipëtarëve bashkë me ujqrit oligarkë të bordeve dhe kusarëve tregëtarë vetëm me spekulimin kriminal të ngritjes së çmimeve me sebep luftën, por do të vjedh dhe taksapaguesit e BE.

    Njerëz mos i besoni marrveshjeve jo institucionale të një individi të marrosur nga kusaria. Dhe në qoftë se do të ketë përfitime ekonomike nga Open Ballkan , mblidhni mëndjen, do të përfitojnë vetëm një grusht horrash biznesmenë si ata të produkteve blegtorale që mbasi vran blegtorinë e vëndit me çmimin skandaloz të grumbullimit të qumshtit me bekimin e kryebariut të Akademis së barinjëve , marin me mijra tonelata qumësht pluhur nga Serbia , pa kontroll doganor tashma, për të prodhuar qumësht të “frekët të fermerit”, djath, kos, gjalp me të cilat nuk guxojnë të ushqejnë familjet dhe fëmijët e tyre, verifikojeni po të doni.

    Reply
  • fati says:
    June 12, 2022 at 7:23 am

    Vertete haxh qamil i kohes tone.

    Reply
  • ppa says:
    June 21, 2022 at 11:12 am

    Ti ore analist, pervec se ke shtuar ndonje ironi alabake ndaj Rames apo Ali Ahmetit, nuk ke thene asgje te re; te gjitha aresyetime te degjuara nga Kurti, Berisha, Meta etj. ketej e andej. Po ti harron nje gje fare te thjeshte: te njeh apo nuk te njeh Serbia, pavaresine ta dha dhe ta garanton SHBA. Perndryshe Serbia do te te bente ate gje Rusia po i ben Ukraines. Pas kesaj, edhe ti analist do kerkoje shtrehe ne Shqiperi. Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  • Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  • Aksident tragjik në Pogradec, kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën
  • Nga Artur Shehu te “hajvanët” e sheshit: Një sqarim i detajuar për kë? Çfarë mize ka nën kësulë Kryeministri?
  • Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Një pjesë e protestuesve marshon me kilometra drejt autostradës, Policia bllokon rrugën afër Rinasit
  2. Ana on Një pjesë e protestuesve marshon me kilometra drejt autostradës, Policia bllokon rrugën afër Rinasit
  3. Jo maximumi on Një pjesë e protestuesve marshon me kilometra drejt autostradës, Policia bllokon rrugën afër Rinasit
  4. K R on Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  5. K R on Një pjesë e protestuesve marshon me kilometra drejt autostradës, Policia bllokon rrugën afër Rinasit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?