Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?
BoteLajmi i fundit

A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?

Published: 12 Shtator, 2024
Shpërndaje

Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump u përballën të martën në debatin e tyre të parë dhe ndoshta të vetëm presidencial mes tyre. Mendohet se mbi 60 milionë persona e ndoqën transmetimin e debatit. Ndërsa gara mes dy kandidatëve vazhdon të jetë e ngushtë, korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar shqyrton nëse debati arriti të ndryshojë qëndrimet e votuesve.

Anketimet e bëra menjëherë pas debatit presidencial të martën, sugjerojnë se Nënpresidentja Kamala Harris u paraqit më mirë se ish-Presidenti Donald Trump. Por kjo nuk arrin të ndryshojë qëndrimet e mbështetësve më të fortë të të dy kandidatëve.

“E di se nën drejtimin e Trump-it, ekonomia ishte shumë më mirë se ç’ka qenë me Biden-in. Mendoj se komentet e tij për abortin ishin mjaft të forta”, thotë Bob Jones, mbështetës nga Kalifornia i ish-Presidentit Donald Trump.

- Publicitet -

“Trump-i i dha vërtet siguri kufirit. Përse duhet t’i kemi këta kriminelë në vendin tonë? Vijnë në rrugë të paligjshme dhe pastaj ndotin, trazojnë dhe shkatërrojnë komunitetet tona”, thotë Daniel Erbe, mbështetës nga Virxhinia i ish-Presidentit Donald Trump.

“Mendoj se ajo pati energji. U tregua konçize, me vetësiguri. Foli për politika. Ishte pozitive, kur ai ishte negativ”, thotë Lisa Cassandra, mbështetëse nga Kalifornia e Nënpresidentes Kamala Harris.

“Jam e gëzuar që u mor me disa nga çështjet e vështira, me ekonominë, abortin, emigracionin. Këto janë gjërat për të cilat duhet të vazhdojmë të shohim përparim”, thotë Maxina Davis, mbështetëse nga shteti Uashington e Nënpresidentes Kamala Harris.

Disa mbështetës të ish-Presidentit Trump mendojnë se drejtuesit e debatit, gazetarët e kanalit televiziv ABC News, u treguan të padrejtë me kandidatin e tyre.

“U duk se verifikonin faktet për ato çfarë thoshte ai, por jo çfarë thoshte ajo. Kështu që nga ato që tha ajo pati shumë gënjeshtra. Jam i zhgënjyer nga kjo”, thotë Jerry Piani, mbështetës nga Kalifornia i ish-Presidentit Trump.

“E dinim se si do të ishte ky debat. Favorizoi një nga kandidatët”, thotë Tyler Pham, mbështes nga Kalifornia i ish-Presidentit Trump.

“Jam disi e zhgënjyer, pasi mendoj se asaj iu lejua shumë hapësirë për gjëra për të cilat demokratët do të jenë shumë të kënaqur”, thotë Sherry Bastian, mbështetëse nga Kalifornia e ish-Presidentit Trump.

Ndërkohë, nga të dy palët ka persona që mendojnë se nënpresidentja u paraqit më mirë.

“Mendoj se Trump-i ra pre e provokimit nja dy herë, me thumbimet e saj personale, si për përmasat e turmave të mbështetësve të tij, për njerëzit që largohen nga tubimet e tij. Mendoj se ajo e ngriti këtë temë në mënyrë shumë strategjike”, thotë Ryan Hughes, mbështetës nga Karolina e Veriut i ish-Presidentit Trump.

“Është shumë e qartë se ajo është në formën e saj më të mirë dhe se ka vullnetin për t’u përballur me të qartazi dhe pa hile”, thotë Adabri Ceo, mbështetëse nga Karolina e Veriut e Nënpresidentes Harris.

Treguesit fillestarë sinjalizojnë se asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë përqindje të konsiderueshme të votuesve të pavendosur, të cilët mund të jenë vendimtarë për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti.

“Nuk di se sa mund të ndikojë tek dikush që nuk ka vendosur ende. Mendoj se patën të dy momente të mira dhe të këqija”, thotë Ryan Hughes, mbështetës nga Karolina e Veriut i ish-Presidentit Trump.

“Mendoj se asnjëri nuk është kandidati i duhur për mua, bazuar tek ky debat dhe tek debatet e mëparshme. Pra, jam ende i pavendosur”, thotë Alex Peselj nga Karolina e Veriut.

Mund të mos ketë sidoqoftë një debat të dytë, që do të mund të ndihmonte votuesit e pavendosur. Ndërsa ekipi elektoral i zonjës Harris po kërkon mbajtjen e një debati të dytë, ish-Presidenti Trump thotë se është më pak i prirur për një debat të dytë me Nënpresidenten Harris./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dasma e Alex Soros bën bashkë personalitetet në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin
  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
  • Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  • Qeveria në Siri vendos çfarë duhet të veshin gratë në plazh (edhe burrave u ndalohet kjo pjesë e trupit zhveshur)
  • VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri

Komentet e Fundit

  1. demo në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  2. Peshkaqeni i prroit t‘Cycenit në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  3. xyz në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  4. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  5. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?