Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të qëndrojë sërish në pushtet Putin pas vitit 2024?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A do të qëndrojë sërish në pushtet Putin pas vitit 2024?
AktualitetBote

A do të qëndrojë sërish në pushtet Putin pas vitit 2024?

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, një vendim i cili do ta mbajë atë në pushtet së paku deri më 2030, pasi ai ndien se i duhet ta udhëheqë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekadat e fundit, thanë gjashtë burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Putin, i cilit ia dorëzoi presidencën Boris Yeltsin në ditët e fundit të vitit 1999, ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus prej Josef Stalinit, madje duke e mposhtur edhe sundimin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevin.

Putini i mbushi 71 vjet më 7 tetor.

Burimet, që folën në kushte anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikave të Kremlinit, thanë se këshilltarët po përgatiten për fushatën zgjedhore të Putinit.

“Vendimi është marrë – ai do të garojë”, tha një prej burimeve, i cili e ka parë planin.

Për Putinin, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 80 për qind brenda Rusisë sipas sondazheve, zgjedhjet janë formalitet nëse ai merr pjesë: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe pothuajse pa disidencë publike, ai e ka të sigurt fitoren.

- Publicitet -

Një burim tjetër konfirmoi se vendimi është marrë dhe se këshilltarët e Putinit po përgatiten për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Të njëjtin konfirmim e dhanë edhe tri burime të tjera: Putini do të garojë.

Derisa shumë diplomatë, spiunë dhe zyrtarë të huaj thonë se presin që Putini të qëndrojë në pushtet përjetë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim specifik se ai do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.

Rusia në luftë

Derisa Putini mund të mos përballet me garë në zgjedhje, ish-spiuni i Shërbimit Sekret Rus (KGB) përballet me sfidat më të mëdha që është përballur ndonjë lider i Kremlinit prej kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se tri dekadave.

Lufta në Ukrainë e ka nxitur konfrontimin më të madh me Perëndimin prej se ndodhi Kriza e Raketave Kubane më 1992; sanksionet e Perëndimit e kanë shkaktuar tronditjen më të madhe të brendshme ndaj ekonomisë ruse në dekadat e fundit; dhe Putini është përballur me një kryengritje të dështuar nga mercenari më i fuqishëm i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, në qershor.

Prigozhini u vra si pasojë e rrëzimit të avionit dy muaj pas kryengritjes.

Perëndimi e paraqet Putinin si një kriminel lufte dhe diktator i cili e shndërroi Rusinë në vend imperialist dhe uzurpues të tokave, duke e dobësuar Rusinë dhe duke e forcuar shtetësisë e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë, duke e bashkuar Perëndimin dhe duke i dhënë mision NATO-s.

Putini, megjithatë, e paraqet luftën si pjesë të një lufte më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, për të cilat Kremlini thotë se synojnë ta ndajnë në dysh Rusinë.\ Rel\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?