Nga Asim Bedalli
Botuar në DITA
Nje nga dukuritë e ditëve tona është rritja në mënyrë të jashtëzakonshme e ndikimit të medias në zhvillimet e shoqërisë njerëzore. Prandaj ajo konsiderohet edhe si pushteti i katërt, pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në shoqërinë e sotme është jo vetëm burimi kryesor i informimit të shoqërisë për veprimtarinë e tre pushteteve të tjera, por ka dhe rol të madh si opinion formuese.
Ajo shpreh dhe duhet të shprehë e përfaqësojë ndërkohë sensibilitetet e opinionit të gjerë publik ndaj qeverisjes e zhvillimeve politike, shoqërore e ekonomike në vende të ndryshme. Pra, është e duhet të jetë oponencë e fuqishme dhe e vazhdueshme e tre pushteteve të tjera. Këtë tregon në përgjithësi përvoja e demokracive të përparuara të vendeve të tjera.
Si çdo pushtet, edhe ai i medias është po aq i ndjeshëm ndaj korrupsionit, sa pushtetet e tjerë. Në mënyrë të vecantë në demokracitë e reja, që janë në një stad të ulët të zhvillimit, si kjo e jona, pushteti i medias ka të gjithë siptomat korruptive të pushteteve të tjerë. Në vendin tonë ajo është zhvilluar në simbiozë me të tre pushtetet, legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Historia e zhvillimit të saj ka ndjekur historinë e zhvillimit të klasës sonë politike .
Viti i parë, pas rënies së diktaturës, ishte viti i lirisë edhe për median. E çliruar nga vargojtë e censurës, gjatë vitit 1991 dhe në muajt e parë të vitit 1992 në vendin tonë lulëzoi një media e lirë dhe e larmishme. Lindën një varg gazetash e stacione radiofonike të pavarura, të përditshme e periodike, kombëtare e lokale. Por kjo atmosferë nuk zgjati shumë. Pak muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992, media filloi të ndiejë acarin e pushtetit të ri politik. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare (ATSH) nga institucione publike gradualisht filluan të kthehen në zëdhënëse të pushtetit të ri dhe të forcës politike udhëheqëse, Partisë Demokratike.
E para që ndjeu kërbaçin kundër fjalës së lirë në media ishte gazeta e saj,“Rilindja Demokratike”. U hoqën njëri pas tjetrit dy kryeredaktorët e parë të saj, vetëm se gjatë kësaj periudhe tentuan të ruanin një farë pavarësie në linjën editoriale. U bë presion mbi gazetat e tjera të pavarura për t’u vënë në shërbim të pushtetit të ri politik. Kulmin ky represion kundër fjalës së lirë e arriti me gazetën e pavarur “Koha Jonë”. Duke mos e përkulur dot me presione ekonomike e financiare, i vunë zjarrin ndërtesës së saj, si Hitleri në Gjermaninë e viteve 30-të të shekullit të kaluar kur mori pushtetin Partia Naziste. Disa të tjera u mbyllën.
Partisë Demokratike dhe pushtetit të saj politik nuk ju duhej një media e lirë dhe e pavarur që të kryente misionin e saj, për t’i bërë oponencën në emër të publikut pushteteve të tjerë, atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqsorë, të cilët ishin vënë pothuajse të gjitha nën pushtetin e vet. Ata bënë gjithçka, duke përdorur represionin dhe korrupsionin, për ta vënë median në shërbim të interesave të tyre politike. Një pjesë e medias i rezistoi dhunës së regjimit, si gazeta “Koha Jonë”. Por të tjerat u tulatën dhe u vunë në shërbim të Partisë Demokratike. Filloi të krijohej gradualisht një media mercenare, në shërbim të politikës dhe të biznesit te pronarve të saj. Një medie e tillë i shërbeu gjithë klasës politike, pavarësisht kush vinte në pushtet. Këtu i ka rrënjët ajo medie e shkruar dhe audiovizive e korruptuar, pa parime e moral, që ekziston sot në vendin tonë.
Në këtë klimë represioni e korrupsioni lulëzoi një tabor “analistësh” e “opinionistësh”, gjithollogë që hidhen sa në një televizion në tjetrin, si pjesë e paneleve të tyre, që shkruajne sa në një gazetë në tjetrën pa përgjegjshmëri publike, kulturë etike e ndershmëri profesionale. Gjuha e tyre banale, gjithë urrejtje, shpifje, gënjeshtra, sharje e nëpërkëmbje të personalitetit njerzor është bërë diskursi i zakonshëm i paneleve, ose do të ishte më i saktë termi i banaqeve televizive. Në këto banaqe debati shpesh shndërrohet në përplasje fizike, duke goditur njëri-tjetrin me shishet e ujit që kanë përpara, në vend të argumenteve ndaj kundërshtarit. Disa prej tyre, bëjnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politik, madje nuk hezitojnë me thirjet për tërrëmbyer armët kundër institucioneve te shtetit të zgjedhura me votën e lirë të qytetarve.
Ky diskurs, që karakterizon debatet në këto panele, ka intoksifikuar opinionin publik
Këtë shprehu qartësisht edhe dalldia që përfshiu pothuajse të gjithë televizionet në emisionet e mbrëmjes në mbrojtje të Ilir Metës, ditën e arrestimit të tij. Atyre nuk iu bënë përshtypje figurat e krimit për çka u arrestua, por vetëm mënyra si u krye ajo, pavarësisht që organet e rendit, të ngarkuar për ekzekutimine vendimit, u detyruan të përdorin forcën nga sjellja e pahijshme e Ilir Metës në momentin e arrestimit. Ky moment mbeti i ngrirë në ekranet e disa televizioneve për disa ditë me radhë. I njëjti qëndrim që u mbajt dhe vazhdon të mbahet edhe ndaj arrestimit të Berishës dhe bëmave të tij dhe të familjes kundër shtetit e shoqërisë shqiptare.
Media tek ne ka të njëjtat mëkate që kanë tre pushtetet e tjerë, që ka e gjithë politika shqiptare në këtë stad të zhvillimit të demokracisë gjatë tranzicionit të gjatë e traumatik që po kalon vendi ynë, përmes korrupsionit në institucionet tona të shtetit e të shoqërisë shqiptare. Për fat të keq, pjesa më e madhe e medias, e jo pak gazetarëve, analistëve e opinionistëve nëvendin tonë, më shumë se interesit të publikut, i shërbejnë interesit personal apo biznesit të pronarëve të tyre.
Në vendin tonë ka një deformim të madh të tregut të medias.Disa janë ngritur nga biznesmenë për të mbrojtur veprimtarinë e tyre afariste e për të bërë presion mbi shtetin e institucionet e tijpër favore të paligjshme. Ka media që pronarët e tyre e kanë nisur veprimtarinë e vetë thjesht si të tilla, teksa sot janë kthyer në biznesmenë të mëdhenj ndërtimi e resortesh turistike. Ka edhe media që janë ngritur për të mbrojtur interesat politike dhe ekonomike të disa njerëzve të elitës politike të pas përmbysjes së diktaturës dhe problemeve të tyre me drejtësinë. Ky deformim i tregut të medies nuk mund të mos deformonte edhe misionin e saj, duke e kthyer nga një mjet në shërbim të publikut, në shërbyese të biznesit dhe të interesave korruptive të politikës.
Në këtë grupim ka dhe gazetarë e analistë, që e kanë hedhur pas shpine misionin e tyre dhe e kanë vënë tërësisht në shërbim të interesave personale. Mendoj se është koha që të hetohet edhe veprimtaria korruptive e këtyre lloj mediave dhe argatëve të tyre të zellshëm, sic hetohen funksionarët e tre pushteteve të tjera për abuzime me pushtetin e tyre për interesa personale.
Ja pse reagimi i shoqërisë shqiptare ditët e fundit për shpenzimet marramendëse të ciftit Meta për luksin e tyre, u prit me aq agresivitet nga disa media dhe një pjesë e madhe e gazetarëve dhe analistëve të paneleve televizive apo në mbrojtje të bëmave të familjes Berisha dhe disa politikanëve të tjerë të korruptuar. U kujtoj dhe më tej mëkatet e tyre: të njëjtën jetë luksi, me burim tepër të dyshimtë të ardhurash, me vila në zonat më të pasura të Tiranës e në bregdetin tonë, me udhëtimet nëpër botë në vendet më luksoze etj.
Për këto probleme është folur shumë këto ditë. Ajo që dua sërish të theksoj: Një media e tillë mercenare është kthyer në një fatkeqësi kombëtare. S’mjafton ta pohosh këtë. Si e tillë, ajo duhet të jetë jo vetëm në fokusin e shoqërisë, por edhe të drejtësisë. Për të çliruar median nga këto shushunja të shtetit e shoqërisë shqiptare, mjafton të ndiqet rregulli si edhe për të korruptuarit e tre pushteteve të tjera: origjina e parave të tyre.
Boll ka shërbyer si mburojë për të fshehur mëkatet e tyre – e drejta e lirisë së shtypit.
—
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Te parit atij Batonit nga Kosova qe paska ble ne Qerret vilen e Likes.
Me cerekun e cmimit.
Po si ka mundesi???
Ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të tjera të Prishtinës intervista e agronomit Shefqet Ismajli nga Vitia, i cili sjell dëshmi për “Kosova Sot”, për përfshirjen e Baton Haxhiut me shërbimin sekret jugosllav në kohën që Kosova po dhunohej barbarisht nga Serbia.
“Ish gazetari Alush Kamberi në tavolinë e deklaron që Batoni ka dalë me policinë serbe, në kohën e bombardimeve. Edhe ato që fliten se fundmi në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku thuhet se ky e ka spiunuar vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, me bindin me tepër për rolin e tij. Njerëzit si Baton Haxhiu e kanë dëmtuar luftën për çlirimin e Kosovës. Mendoj se edhe sot punon për ta”, ka thënë ndër të tjera, agronomi Ismjali.
“Më 3 maj kam shkuar në Shkup dhe jam takuar me një person që atë kohë punonte gazetar dhe që është Alush Kamberi, cili kishte qëndruar non-stop në kufi, në Bllacë. Ai ka treguar se Baton Haxhiu dhe një person tjetër, të cilit nuk dua t’ia përmendi emrin, se edhe ai gazetar është, në atë kohë (kohën e bombardimeve), e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni të shoqëruar nga një eskortë e automjeteve të policisë. Ai, (Alush Kamberi) tregoi se Baton Haxhiu ka dalë i shoqëruar nga UDB’ja serbe ne muajin prill të vitit 1999”, ka dëshmuar Ismajli.
Blendit Fevziu , Kasmi , A Krasta Ç.Peka… monstra fytyra të projektuara nga dr.V.Frankenstein pastaj shlampet E. Vasili S. Meqe… ordinere komplet në shërbim mediash kriminale
O K.A.R.I.ty ma shumë të paska befasu shoqërimi i ordinerit Baton Haxhiu nga policia serbe se ato të Ibrahim Rugovës dhe krerëve të LDK këtyre ju siguroi edhe avionin Millosheviqi
Anal-istet tane jane bere aq qesharak sa bejne me shum humor se aktoret e portokallise.Nje te enjte nje nga keta e kam pare te shfaqur ne tri tv te ndryshme.Ne dy me prezence me intervale te ndryshme kohe dhe ne te tretin nepermjet skype.Nuk u besoja syvve nga habia.Tjetra ane e problemit .Marin pjese te njejtit ne cdo teme dhe per shiun dhe per luften dhe per termetin.Thjesht per te mbushur programin dhe mare parate.Dikur i madhi Pellumb Kulla ironizonte Andi Bushatin per kete fenomen ne nje fejton si gjithollog.Problemi eshte i thjeshte keta te shkojne ku te duan por per pagesen te tatim fitimit dhe sigurimeve te monitorohen
Media dihet që ka një rëndësi të veçantë në formimin e opinionit publik kështu që politika e manipulon atë në interes të saj. Një gazetar asnjëherë nuk mund të bëhet i pasur me punë të ndershme sado i zoti që të jetë, maksimalisht një gazetar i përkushtuar për punën, që e ka pasion atë, mund të bëjë një jetë komode por kurrsesi i pasur. Një gazetar i famshëm italian ka thënë se nëse do të isha gjykatës unë do ta dënoja me pushkatim një gazetar të pasur. Kjo për arsyen se ai e ka vënë pasurinë duke shkelur mbi të drejtën. (interesat publike).
Prandaj dhe SPAK duhet sa më parë krahas politikanëve të shoh dhe pasurinë e gazetarëve dhe analistëve (këtu të futen dhe avoketërit) që abuzojnë me profesionin e tyre në kundërshtim me interesat publike.
Gazetar barazi ne rroge e nje npunesi me shkolle te larte ne shendetsi ,arsim ekonomi .kur ai ben propagande te pa bazuar per partite , e para shkel ligjin dhe edyta drejton njerezit ne opinioni e gabuar duke bere pune armiqsore .POR KUR SHIKON gazetaret tane me pasurira. vila . makona te shtrenjta ata nuk jane gazeta re por bashkefajtore te bandave qe vjedhin ,kriminele ,politikane te korruptuar etj.Ka shume por model per gazeta ri pakurrefare norme etike njerezore jane ,lubonja ,fevziu.bushati , lala dhe pacavurja e studiove hoxha.Keta i dine te gjiitha per aresye se paguhe nga gjithe bandae krimineleve te djathte te majte politike ,ekonomike ,vjedhje ,droge etjPRA media jone eshte nje llume qe me skrupullozitetin e tyre pa pike norme njerezore etike pasurohen per llogari te krimit dhe pasurohen. Nuk ka nje gazetar nga vlora ,asnje nga shkodra dhe asnje nga elbasani asnje nga korca Qyteterimi dhe etika ka vajtuj pak em perpara teketa sidomos ,korca dhe elbasani
Kontrolli i medias duhet te filloje me spurdhjakun kokrruar kokberdundga, gunga gunga , bunga bunga Fevzo hunderrin e neveritur qe mundohesh te bente garipin me kryeministrin Edi Rama dhe ja zinte fjalen ne fyt duke mos e lene nje sekonde te qete . Sjellja e neveriteshme , perbuzese nga mbare opinioni publik, i Fevzos me 2 ora te shtrenjta ne dore tregon qarte se lart e shohin veten keta pseudoanaliste qe jane pasuruar duke i bere servilizem te peshtire pushtetit tashme te rrezuar nje here e pergjithmone te perbindeshit te vicidolit. Ky Fevzo kokberdunga qe ka dale disa here e te mburret para nje populli ne kushte jo te mira ekonomike por ne permirsim te vazhdueshem, me vendet ekzotike qe ka vizituar ne planet dhe tregon numrin diku tek 156 per te treguar para shqiptareve se eshte bos e mund te vizitoje cdo vend te planetit. Pasuria e tij , vila madheshtore , pishina e sjellja prej pordhaci ne salle e bejne ate njeri te peshtire qe nuk durohet dhe njerzit nderrojne ekranin. Kesaj radhe Edi Rama e duroi shume kete njeri shpifarak te urryer dhe e perballoi me burreri sulmin e tij provokues si nje kone politike qe kishte marre urdher nga mjekercapicimpordha, qenefi, nazi,tv. per te bere nje sjellje prej pordhaci por ne fund ngeli i dhjere e mjeran nga sjellja prej burri shteti e gjigandit Edi Rama i cili me nje durim te admirueshem ju pergjigj provokimit gjate gjithe kohes te ketij shpifaraku qe ti rroje pasuria qe ka pasi eshte nje mashkull qe nuk terheq asnje shikues ne ekran me pamjen ne ekran te tij gunga gunga, berdundga berdunga , thjesht mashkull i peshtire e i neveritshem ne paraqitje.
Si u be ai Fevzo qerosi miliarder qe bredh boten?
A nuk ka nje prokuror ta bej kete pytje?
Jane shamanee !
Shoqeria njerezore i ka pasur qe ne epoken e shpellave.
Nuk mund te jetojme pa FALLXHORET, PRIFTET,HOXHET,TEQEXHIJTE,SEKRETARET E ORGNIZATES,KOMISARET,ANALISTET.
keta i nanurisin,i kendojne,i tymojne,i ndjellin shiun, bresherin,vdekjen politike te kundershtarit,Parajsen per vete. Si thoshte teto Ollga-Ty shoku Sale te ngjit fjala si me zamke.
Nuk eshte nje fenomen shqiptar.BrunoVespa eshte nje nga gjobaxhijte me te sukseshem te Medias Italiane,qe ne kohe te Andreotit.Prezantuesit e Ndershem te RAI-t,pasi i bleu Berlusconi ne Mediaset,i felliqi e i katandisi deri ne seksere seksi per orgjite Bunga bunga. Kete fryme sollen ketu Bexheti Soniles dhe Carlo Bollino qe na tregon se Katrani zbardhellon.
Ju keni kryekaqolin m bunker ne surrel nga leket e emigracionit lol
Pasuria e Analisteve te Medias (atyre qe jane te tille e jo vetemeruarve Analiste_) natyrisht qe u duhet kontrolluar pasuria, por te tereve ama e jo vetem atyre qe i bejne opozite Pushtetit. Le te nise se pari me ata Analiste qe kane bredhur sa ne nje preher pushteti ne tjetrin duke mos bere kurre Analize por Servilizem te peshtire (rraca e Merobazerise p.sh.)
Por para tyre u duhet kontrolluar pasuria atyre qe jane ne politike, duke nisur pikesepari me ata qe kane Pushtetin.
E per ta bere vertet kontrollin e pasurive real e jo fasade, le te nise me ate “gjene” atje ne Surrel rrethu me 5000 m2 oborr ku banon familja e atij qe ka deklaruar vetem 3000 Euro pasuri.
Po këta janë vetëm kukulla të paguara, burimi është hajduti Frangaj me shokë
Kjo që shkruhet është si një aksiomë që duhej zbatuar që në fillim të viteve 1990! Jeni shumë të vonuar, dëmi është bërë, janë dy breza që janë ushqyer me persivitetin e Medias dhe pronarëve të tyre. Ky problem është një nga kryesoret në degjenerimin e shoqërisë shqiptare dhe arsyeja se përse largohen shqiptarët, që të shpëtojnë fëmijët nga këta perversë.
Analistet, gazetaret, drejtues te emisioneve, pronaret e mediave duhet t’u kontrollohet pasuria! Aleksander Frangaj, Bleni,Eni, Erla,Cimi, Grida bashkeudhetarja e Salianjit ,por edhe shume te tjereve, News 24 etj. etj qe genjne krijojne lajme dhe me teper, vene gjoba, Ylli Rakipi!
Gjeja me e ndyre çdo nate jane anal-istet ne ca ekrane televizive. Fillo me me emisionin e Ylli Rakipin qe e njohim me video per rrembimin e telefonit te bodigardit te Azem Hajdarit bashke me Sali Berishen ne spitale, Andi Bushati, Habileka, e ca mjeker cjaper qe te vjen veshtire ti shikosh e deri ne dia tv te tjera. Degjo Lubonje, Sonila Meçen, degjoSulon, Salen e Lelen qe te vjen per te vjelle kur e shiko; more po si i pranojne ato femra keto fytyra qe une nuk kam as bythen ashtu?! Ndoshta jam anonim qe permenda kete shprehje se ka shkuar atje ku s’mbahet me keta analiste te pjerdhur. Mbylleni keta kanale te qelbur se qelben dynjane! Ndersa duhet te dalin parate qe marrin keta gazetare e analiste, burimin dhe tu sekuestrohen qelbesirave ne forme e permbajtje!
MENDIME SHUME SPECIALE E TE KONKRETIZUARA PER NORMALIZIMIN E SHERIMIN E ATDHEUT E KOMBIT.KRIJIMIN E NJE BAZE PER NDERIN E PER DINJITETIN E FEMIJEVE TANE PASI SHUME ANALISTE PER MUA JANE TE PA DINJITET E KANE PROPAGANDUAR PISLLEQET E ANTISHENDETESORE E JETIKE SI ÇANI PER VESET E PISLLEQET FEVZIU ME IMPONIME LOGJIKE ETJ.MENDOJ SE KE KONTRIBUT E TE PERSHENDES Z.ASIM.
Jooo.Gazetaret dhe analistet Jane te paprekshem.Ndryshe nuk Ka fjalen te lire,nuk Ka demokraci.Me rrugaci o gazetare e analistet.
K.R. ,Alush Kamberi eshte nje gjysemanalfabet.Po cka eshte tu be Bota sot tash dhe qe nga Dita e pare e fillimit te luftes se UCK.Po I .Rugova kerkonte nga Italia ndaljen e bonbardimeve te NATOs ndaj Serbis,pa kushte. Toni Blerin e zune per muri gazetaret kur ai kerkonte vazhdimin e bombardimeve dhe ai tha se Rogova nuk ka kredibilitr.Por u pa qe kosovaret jane pa kredibilitet.Gjithe bodikardet dhe policet qe e shoqeronin Rugoven ishin ……me ne krye udbashin A. Merovcin.B. Haxhiu edhe munde te kete mbajte kontakte me serbet (rrethanat e bejne te veten)por me vone u pa se per ke punonte …
“Diskursuesi” me “diskursin” e tij kerkon te ndezi turmen kunder Medias, me Porosi te “diskursuesit” Ramut, qe te turren qente e terbuar te SPAK kunder medias qe kritikon Ramen.
Ne asnje vend te botes demokratike nuk ka objekt dhe qellim terrorrizimi i Medias.
Eshte poshtersi kombetare, qe dhe kurvat patronazhiste po i gezohen sic ju gezuan arrestimit te Metes.
E vetmja e mire qe i solli vendit Arrestimi i Metes, pervec gezimit dhe terbimit te plerave Ramiste, ishte Borxhi Kombetar prej 800 milione euro me teper, qe Von Der Leyien ja solli Popullit shqiptar per te paguar koncesionet e Rames.
Shtypi duhet te jete i lire nga kercenimet e shtetit.
Nje artikull i tille eshte kercenim i hapur per Lirine e Fjales
Nese ka moment qe duhet te hetohej ishte deklarata e Kotsias ne Parlamentin Grek ku shpalli qe qeveria greke ka fond te posacem per qeverine shqiptare dhe per shtypin shqiptar.
Praj, drejtesia te hetoje ne kete rast ku shkoi fondi grek per Shqiperine
Fokusi ishte SHTETI shqiptar, dhe me pas LAROT e shtypit si Baze dhe Thano. Sherbetoret e shtypit.
Drejtesia duhet te kete ne fokus KORRUPSIONIN shteteror dhe Tradhetine Kombetare.
Drejtesia duhet te kete ne FOKUS “Ligjin”, dhe jo ngazellimin e turmave.
Ligjin e shkel shteti me te dyja duart e kembet, dhe turmave i hedhin per te shqyer Median
Autori, apo diskursuesi i diskursit te sotem, eshte nje plere e radhes, nje kriminel i peshtire i perdorur nga Rama per te ushqyer turmen me kocka. Copa ndyresirash
Rama te japi llogari publike per koncesionet, PPPte, RRuget e pambaruara qe kushtojne qindra miliona, Incineratoret, Butrintin, Detin, Portin, Ballshin, dhe Anijet me Mbetjet TOksike.
Per kete fol, o Diskursues i sotem
Plere
Gjella me krype,
por krypa me mase.
Po nuk u respektua masa,
15% e ndertimeve do shkoje
per burgje.
_________________________________________________
Paradoksi i hakmarrjes ekstremale:
Disa jane gate ti marin apo heqin nje KOXE
me kusht,
qe atij qe urrejne, ti marrin apo heqin dy KOXE
___________________________________________________
Pensjonistet “nuk do marrin” pensjonet,
se paret do shkojne per te ushqyer ATO,
qe do strehohen pa qera e do e kane
ushqim falas.
Kjo do sjelle qe te korruptuarit te vazhdojne
te vjedhin te ardhurat e popullit.
Pra do kerkohet te dyfishohen apo
te trefishohen taksat e njerezve te
ndershem, per te ushqyer mashtrusit
e te gjitha kategorive.