Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: A e dini se kush është “parajsa” për ambasadorin holandez Reinout Vos?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: A e dini se kush është “parajsa” për ambasadorin holandez Reinout Vos?
AktualitetEnciklopedi

FOTO: A e dini se kush është “parajsa” për ambasadorin holandez Reinout Vos?

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Parajsa për Ambasadorin e Holandës, Reinout Vos është “Mali Tomor”. Diplomati i lartë me bashkëshorten i tij Corien ishin këtë fundjavë në qytetin e Beratit, të ftuar nga kryetari i bashkisë Ervin Demo për Festivalin “Wine and Stories of Berat”.

Festivali u mbajt nga data 21-23 tetor dhe përfshiu aktivitete kulinare dhe muzikore. Për herë të parë kantinat më të mira nga Berati dhe nga krahina të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës servirën verat e tyre për turistët e shumtë vendas dhe të huaj.

Çifti, i cili e dashuron natyrën e bukur shqiptare zgjodhi të vizitonte malin e famshëm të Tomorit me skuadrën e Albania Rafting Group

- Publicitet -

Çifti, i cili e dashuron natyrën e bukur shqiptare zgjodhi të vizitonte malin e famshëm të Tomorit me skuadrën e Albania Rafting Group duke bërë rreth 5 orë hiking mes pyjeve me lisa, haje dhe pisha, të cilat në këtë periudhë kanë marë ngjyrë të artë dhe kanë shtruar qilim gjethesh me ngjyra vjeshte, të atilla sa duket sikur vallëzon ndërsa ecën.

Ata u mahnitën me pamjen spektakolare, aromën e luleve, gjetheve, tokës dhe tingullin e këmborëve të dhive e lopëve që kullosnin në lëndinat e Tomorit.

Pasi vizituan rrënojat e kalasë pellazgjike të Tomorit dhe pamjen spektakolare 360 grade që të ofron ajo, udhëtimin e tyre e bënë edhe më të bukur takimi me banorët e zonës si Niku i cili me mushkën e tij na shoqëroi gjithë udhëtimin; drekën e ofroi Baftjari dhe bashkëshortja e tij Lela, te cilët pas 25 vitesh emigrim në Greqi janë rikthyer në fshatin e tyre të lindjes Qafë Dardhë, ku shërbejnë ushqimin e fshatit dhe e kanë kthyer shtëpinë e tyre në guest-house e parë ne fshat.

Në fund të udhëtimit ambasadori Vos u shpreh se Mali i Tomorit është “parajsë” dhe se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ta mbrojtur atë.

“Nuk është hera e parë që ambasadori holandez ishte me skuadrën tonë pasi ne muajin shtator ai bëri rafting në ujrat e rrëmbyeshëm dhe të kristaltë të Vjosës në Përmet. Si një natyrë dashes ai shumë shpejt do na bashkohet në udhëtime të tjera si rafting në kanionet e Osumit, kayaking dhe snowshoeing“, – thuhet në një njoftim të Albania Rafting Group.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?