Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Është kjo arsyeja pse Rama tha që Karçanaj është “e pastrehë”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Është kjo arsyeja pse Rama tha që Karçanaj është “e pastrehë”?
AnalizaInvestigimLajmi i fundit

Është kjo arsyeja pse Rama tha që Karçanaj është “e pastrehë”?

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Duket si një strategji e mirëfilltë “damage control” (kontroll dëmi) nga ana e qeverisë në lidhje me skandalin e AKSHI-t. Intervista e fundit e Mirlinda Karçanajt dhe fushata agresive mediatike ndaj Daniel Shimës nuk janë të rastësishme. Ka zëra se Shima mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka përdorur pajisje përgjimi për llogari të SPAK-ut. Në këtë kontekst, etiketimi i tij si “hajduti i pangopur” me troje e pasuri shërben për të diskredituar dëshminë e tij. Kulmi i kësaj loje politike vjen nga Edi Rama, i cili përmes metaforës së “të pastrehës” Karçanaj, tenton të viktimizojë drejtoreshën dhe të largojë vëmendjen nga lidhja e drejtpërdrejtë me Ergys Agasin.

Gjatë intervistës në emisionin Top Story me Grida Dumën, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për disa orë nga familjarët e tij, për t’u kthyer më pas në shtëpi dhe duke thënë në polici se është larguar vetë.

- Publicitet -

“Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për tu bërë AKSHI, ky që është sot.

Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar për të ndjekur me kujdes këtë proces që të bëhet brenda rregullave.

Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë.

Unë nuk dua të paragjykoj Daniel Shimën në lidhje me atë çka po thuhet në media, por duhet të them se institucionet duhet të hetojnë me seriozitet.

Për të mirën flet vetë historia e AKSHI-t, ndërsa për të keqen do të duhet të presim fundin e hetimeve dhe vendimet e gjykatës”, u shpreh Karçanaj.

Pse po sulmohet Shima

Rreth figurës së Daniel Shimës, një ish-zyrtar i AKSHI po zhvillohet prej ditësh një debat i ndezur publik, i ushqyer nga publikime mediatike dhe akuza për pasuri, troje dhe ndërtime.

Një burim që dëshiron të ruajë anonimatin i tha gazetës DITA se Shima është bashkëpunëtor i drejtësisë në hetimet e lidhura me çështjen AKSHI dhe se vala e sulmeve ndaj tij lidhet me këtë rol të tij.

Sipas informacioneve të rezervuara, por që nuk janë konfirmuar ende me dokumente publike, Shima ka mbajtur aparat përgjimi në muajt para shpalljes së masave të SPAK në dosjen e AKSHI-t.

Nëse kjo do të konfirmohej zyrtarisht, do të ndryshonte ndjeshëm mënyrën se si duhet lexuar sulmi publik i fundit ndaj tij.

Në praktikën hetimore, bashkëpunëtorët e drejtësisë (“të penduarit”) shpesh bëhen objekt presioni dhe sulmi publik, veçanërisht kur dëshmitë e tyre prekin struktura më të mëdha interesi.

Ajo që bie në sy është sinkronizimi i fushatës mediatike kundër tij me zhvillimet hetimore në çështjen AKSHI dhe përmendjen e emrave të zyrtarëve të niveleve më të larta nën hetim.

​Në këtë lojë narrative, rol aktiv ka marrë edhe vetë Kryeministri. Deklarata e Ramës, kur e cilësoi Karçanajn si “të pastrehë”, duket se ka qenë një lëvizje e vetëdijshme dhe pjesë e skenarit për të ndihmuar narrativën ku Shima projektohet si fajtori i vetëm.

Po ashtu, publikimet më agresive për pasuritë e tij kanë ardhur nga media të lidhura me qeverinë, çka e shton habinë por edhe nevojën për distancë kritike në leximin e tyre.

Në këtë pikë, narrativa “hajdut i vogël – hajdut i madh” po përdoret për të relativizuar përgjegjësinë e niveleve drejtuese që dyshohet se kanë përfituar shuma shumëfish më të mëdha.

Kështu synohet të goditet njëkohësisht në dy drejtime: të diskreditohet personi që mund të ketë ekspozuar skemën dhe të largohet vëmendja e publikut nga aktorët kryesorë të skandalit të AKSHI-t.

Pyetjet mbi të cilat duhet të reflektojnë relativizuesit e skandalit AKSHI, te “hajduti i vogël” janë: A ka Shima status zyrtar bashkëpunimi me drejtësinë? A ka lidhje kohore dhe faktike mes rolit të tij dhe sulmeve të tanishme?

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Vlora 97 says:
    February 13, 2026 at 3:51 am

    Dmth Sinkronizimi i qeverisë dhe mediave pranë saj për të asgjësuar dëshmitarin e mundshëm

    A quhet MAFIE kjo?

    Reply
  • Z11 says:
    February 13, 2026 at 7:22 am

    Hajduti i vogël për të fshehur të mëdhenjtë

    Reply
  • prehistoriku says:
    February 13, 2026 at 7:23 am

    Operacioni E Pastreha
    Kryekurva esht Rama

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      May 15, 2026 at 6:07 am

      Hienat berishiste SPAK(SALISKAP)vazhdojnë të PARABURGOSIN fajtor pa fajë.!
      Nga intervista KARÇANAJ,mësuam se ajo nuk është pyrtur fare,por u IZOLUA NË SHTËPI,PO TË ISHTE BURRË DO TË ISHTE RRASUR NË BURG,SIKUR ERION VELIAJ ME URDHËR TË SALIUT(SALISPAK).
      NUK JEMI NË DIKTATURËN E E HOXHËS QË KUR GABON VARTËSI DËNOHET EDHE EPRORI.
      NDAJ,LIRIMI KARÇANAJ U BË I DREJTË..HETO..PROVO MANDEJ ARRESTO.!
      DREJTËSIA PO SILLET SI NË DIKTATURË ME QËLLIM QË TË PENGOJË SHQIPËRINË NË BE..NJËJT ME BABIN SALIH NON GRATA.
      DHE BE PARAJMËRON PËR PARABURGIMET 65 % MË SHUMË SE NL BE, NJËJT SI NË KREMLININ E PUTINIT.
      EL.News Albania
      FLM DITA.

      Reply
      • Anonymous says:
        May 15, 2026 at 10:17 pm

        Yuy u

        Reply
  • demo says:
    May 15, 2026 at 6:58 am

    Edevini punon me magji.Eshte ndertuar i tille.
    Ne Art.-Duke mos qene i talentuar sa i Ati,As ne nivelin e nxenesve te Kristaq Rames,sajonte cudira:Bojatiste me ngjyra muret mbajtes te taracave te Lushnjes,buze rruges nacionale Lushnje-Vlore,se andej do te kalonte shoku Ramiz dhe shoket e Byrose kur te shkonin me pushime ne Vloree.
    Ne Sport.-Duke mos qene ne nivelin e Gaz Cacit,Papavangjelit,por nje gallof poshte tabele,mbante atlete te bardha Adidas,jasht fushes,qe verbonin laraskat,Atletet e bardha nuki ishin shllapetka plastike,por MAGJI,qe i jepnin Status pub lik.Ate,qe i mungonte ne fushe.
    Duke Qene nje Tape Topi ne Ekonomi,Nje hajdut i pangopur i shtetit ka krijuar IDOLATRINE E TEKNOLOGJISE DIXHITALE,sepse faktori njerezor eshte i korruptueshem,.Shkopi,Stralli,Pasqyra,kompjuteri, nuku korruptohen.Kaligula i Romes beri pelen senatore,ky beri ca mrroklla me gjyspercusa ministre shteti.
    Idjot eshte,por eshte shejtan Idjot.Per me teper eshte Idjot kryeminister.
    Them qe ky popull i mbetur te mos e votoje kete here.
    Se Rinia e ka gjetur rrugen e kurbetrit,po NE ku do veme?

    Reply
  • newsalbania.al says:
    May 15, 2026 at 7:23 am

    Sqarim : Media News Albania ben me dije se nuk ka asnje punonjes te saj ne organike me emer mbiemer Ethem Lalaj madje as si karrocier a zhbllokues WC. Prezantimi nga individi Ethem Lalaj si pjestar i kesaj medie eshte vecse nje mashtrim.

    Reply
  • Katiu says:
    May 15, 2026 at 8:43 am

    Me ç’kam parë , mbeshtetesi më i vendosur i Rames është trimi Ethem Lalaj nga Çorrushi , jo si ne frikacaket qe fshihemi pas pseudonimeve .
    Duke lexuar ato që shkruan ky trim me fletë mu kujtuan fjalet e Ajnshtajnit : dy gjëra s’kanë fund – kozmosi dhe injoranca njerezore !

    Sot nuk do polemizoj me të sepse nuk di nga vjen ky njeri , prandaje i lutem të na sqaroje :

    Ç’grade kishte kur u hoqen gradat në vitin ‘66 , kur u bë kolonel ç’detyra ka patur ne ushtri dhe mbi të gjitha ç’arsim civil e ushtarak ka dhe në ç’vite i ka kryer ??!!

    Me ç’kuptoj unë , ti o shoku i Edvin fashistit , as 7- vjeçaren se ke mbaruar .
    Na vërteto te kunderten .

    Edhe nje gje mos harro :
    Saliu është pjellë politike e Hysni Kapos dhe Enver Hoxhes ..

    Pres të na sqarosh !

    Reply
  • IMER BAZE says:
    May 15, 2026 at 8:51 am

    O Kapterr monster qe i ha mutin perdite Berishes.O Pjelle e ndyre qe nuk do te mbaje toka brenda.

    Reply
  • Buda says:
    May 15, 2026 at 5:48 pm

    Kishim nje Sali, tani u bene dy! Te gjithe te korruptuarit i pjell sistemi Kryeministror. Duhet nderruar sistemi nga Republike Kryeministrore ne Republike Presidenciale; ku Pushteti Legjislativ te perbehet nga Juriste e Ekonomiste me nivel Magjistrature; Pushteti Ekzekutiv dhe Gjyqesor te perbehen nga specialiste me integritet profesional e moral dhe Presidenti te zgjidhet nga populli dhe, per sa kohe qe te jete ne detyre, maksimumi 2×5 vjet, te jete personi me i paguar ne vend, pasi duhet te kontrolloje dhe te balancoje te tre pushtetet e sistemit demokratik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?