Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është lufta në ADN-në tonë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > A është lufta në ADN-në tonë?
Kuriozitete

A është lufta në ADN-në tonë?

Published: November 11, 2026
Shpërndaje

Shohim aq shumë luftëra, saqë ndonjëherë na krijohet përshtypja se ato janë pjesë e natyrës njerëzore. Shtetet nxitojnë të armatosen, secili përpiqet të marrë atë që mundet, logjika e forcës së zhveshur mbizotëron, ndërsa e drejta ndërkombëtare shpërfillet.

A mos vallë lufta është e shkruar në ADN-në tonë? Në të vërtetë, ADN-ja nuk përcakton asgjë në mënyrë të pashmangshme. Ajo nuk është një lloj orakulli i brendshëm që vendos fatin tonë, por molekula e trashëgimisë biologjike, e cila së bashku me mjedisin, kulturën, shoqërinë dhe përvojën personale, ndikon në formimin e asaj që jemi.

Megjithatë, nëse prej disa mijëvjeçarësh vazhdojmë të besojmë se lufta mund të jetë një zgjidhje për konfliktet, duhet të ketë një arsye. Të paktën, natyra na ka pajisur me aftësinë për të bërë luftë dhe, më pas, për ta justifikuar atë. Por përse?

- Publicitet -

Paradoksi i natyrës njerëzore

Marrëdhënia jonë me të tjerët përmban një paradoks. Gjatë historisë së gjatë të evolucionit të gjinisë Homo Sapiens, njerëzit mësuan të bashkëpunonin dhe të silleshin në mënyrë altruiste, por kryesisht me kushtin që të tjerët të ishin pjesëtarë të familjes ose të të njëjtit grup.

Aftësia njerëzore për bashkëpunim, u zhvillua brenda bashkësive të vogla, të cilat konkurronin me grupe të tjera për burimet, territorin dhe mundësitë e riprodhimit. Siç shkruante disa vite më parë në revistën “Nature” ekonomisti dhe biologu Samuel Boëles, konflikti mes grupeve ishte mamia që solli në jetë altruizmin brenda grupit.

Këtë mekanizëm e kishte kuptuar edhe Charles Darëin në veprën e tij “Origjina e njeriut”. Primatologu i Harvardit, Richard Wrangham, e ka quajtur këtë dukuri “paradoksi i mirësisë”.

Të njëjtën dyzim e vërejmë edhe te të afërmit tanë më të ngushtë në botën shtazore, shimpanzetë.

Ato shfaqin kohezion të fortë brenda grupit, por herë pas here edhe shpërthime të agresivitetit vdekjeprurës në grup. Një bashkësi sulmon tjetrën, vret të vegjlit, dhe në raste të caktuara, i copëton trupat e tyre.

Prej rreth një dekade, kjo prirje e dyfishtë mbështetet edhe nga studimet neuroshkencore. Edhe sot, truri ynë aktivizon automatikisht një mekanizëm të thellë identifikimi, përmes të cilit dallon nëse personi përballë është pjesë e “ne”-së apo një i huaj.

Në këtë proces merr pjesë amigdala, një strukturë e trurit që lidhet me reagimet emocionale ndaj kërcënimit, rrezikut, mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes. Në të kaluarën, ky dallim i menjëhershëm mund të shpëtonte jetë.

Duhej të kuptoje shumë shpejt nëse përballë kishe një bashkëpunëtor apo një armik të mundshëm. Por rreth 3\10 e sekondës më vonë aktivizohen edhe zonat paraballore ë trurit, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë situatën, ta vlerësojmë konkretisht dhe të arsyetojmë.

Pikërisht këtu ndërhyn kultura. Për shembull, në një eksperiment vullnetarëve të bardhë iu shfaqën fytyra afrikano-amerikanësh. Kur personi në fotografi ishte një basketbollist ose muzikant i njohur, amigdala nuk shfaqte të njëjtin reagim alarmi.

Kjo tregon se kultura, edukimi, interesat dhe përvoja personale mund të modifikojnë dhe frenojnë një reagim instinktiv.

Amigdala dhe lufta si shpikje relativisht e vonë

Megjithatë, ky mekanizëm mbetet gjithmonë i pranishëm. Ne njerëzit priremi të bashkëpunojmë dhe të tregojmë altruizëm ndaj atyre që na ngjajnë dhe që i perceptojmë si pjesë të grupit tonë.

Përkundrazi, përballë një fytyre të panjohur, amigdala mund të aktivizojë reagimin e alarmit. Në këtë kuptim, njeriu ka një prirje drejt tribalizmit, konformizmit dhe identifikimit me bashkësi që i ofrojnë mbrojtje.

Këtë e shohim edhe në internet, një mjedis me teknologji të përparuar, ku kemi rikrijuar të njëjtat “flluska” ngjashmërie dhe vetëpërforcimi: tribu dixhitale që ushqehen edhe nga algoritmet, të cilat kanë interes të mbajnë përdoruesit brenda tyre.

Sfida është të zgjerojmë kufijtë e asaj që quajmë “ne”, por kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

Deri këtu bëhet fjalë për potencialin tonë evolucionar për agresivitet individual dhe kolektiv. Por historia arkeologjike na tregon se lufta, në kuptimin që i japim sot, është një dukuri relativisht e vonë.

Dy rastet më të njohura të sulmeve të qarta mes grupeve njerëzore, të shoqëruara me shfarosjen e njërit prej tyre, janë vendbanimet parahistorike të Natarukut në Kenia dhe Jebel Sahaba-s në Sudan. Ato datojnë përkatësisht rreth 10.000 dhe 13.000 vjet më parë.

Ndërkohë, gjinia Homo ekziston prej rreth 2.5 milionë vjetësh, ndërsa Homo sapiens është shfaqur rreth 300.000 vjet më parë. Kjo do të thotë se agresiviteti i organizuar në grup, i armatosur dhe i orientuar drejt shfarosjes së një bashkësie tjetër, shfaqet vetëm në fazën e fundit të historisë sonë evolucionare.

Përpara kësaj periudhe ka pasur përplasje të kufizuara, bastisje dhe hakmarrje mes grupeve të gjuetarëve-mbledhës, por edhe një periudhë të gjatë bashkëjetese mes njerëzve modernë, neandertalëve dhe njerëzve të Denisovës, pa gjurmë të qarta arkeologjike të konflikteve të armatosura.

Në fund të fundit, lufta është një përshtatje me kosto të lartë dhe rrezik të madh. Ajo kërkon nivele të larta stresi, mobilizim fizik dhe humbjen e jetëve të çmuara për vetë grupin. Jo rastësisht, konfliktet shpërthejnë shpesh në kushte pabarazie të forcave, kur njëra palë beson, me të drejtë ose jo, se mund ta mposhtë shpejt tjetrën.

I njëjti mekanizëm është vërejtur edhe në historinë e luftërave moderne. Sipas të dhënave që kemi, situata ndryshoi rrënjësisht me Neolitin. Ky ishte një transformim epokal. Me lindjen e bujqësisë, njerëzit u vendosën në mënyrë të përhershme në territore të caktuara.

Bashkësitë u rritën, u zgjeruan dhe nisën të kërkonin toka të reja, shpesh duke ua marrë ato popullsive që jetonin aty prej kohësh. U shfaq kështu nevoja për të mbrojtur kufijtë, një risi në historinë evolucionare të njeriut, si dhe pronën dhe pasuritë e grumbulluara.

Pra, konflikti mes grupeve është pjesë e trashëgimisë sonë evolucionare, si pasojë e këtij “paradoksi të mirësisë”. Por pjesë e së njëjtës trashëgimi janë edhe bashkëpunimi, altruizmi, ndihma ndaj njerëzve në vështirësi, ngushëllimi i të mundurit dhe refuzimi i shkëmbimeve të padrejta.

Me fjalë të tjera, solidariteti është po aq pjesë e natyrës njerëzore sa edhe agresiviteti.

Evolucionisti Stephen J.Gould, kishte një mënyrë domethënëse për ta kujtuar këtë të vërtetë. Sa herë që shihni në televizor pamje lufte dhe dhune, thoshte ai, kujtoni se po atë ditë bota ka vazhduar të funksionojë falë miliarda akteve të padukshme të mirësisë. / “Corriere della Sera”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • “Korrupsion në zgjedhje”, deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  • Një libër i ri ofron arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?