Nga Migena Aleksi
A përfaqësojnë Berisha e Rama dy skajet e një epoke që po mbyllet? A e ka humbur Berisha kontrollin mbi drejtësinë dhe mbi opozitën, kurse Rama mbi sistemin që vetë ndërtoi? A është SPAK instrumenti përmes të cilit Perëndimi po zbaton strategjinë e fundit të reformës: shkatërrimin e marrëveshjeve të vjetra të pandëshkueshmërisë?
Rreth këtyre pyetjeve sillet kjo bisedë e imja me kryeredaktorin e gazetës DITA, Adrian Thano. Nuk është një intervistë, është një dialog që e lë debatin të hapur për lexuesit dhe për këdo që ndjen shqetësim dhe përgjegjësi mbi atë vend që shumë si unë “e kanë braktisur”, të tjerët duken si të pajtuar me fatalitetin.
Për Thanon, Perëndimi nuk po kërkon më një “lider shpëtimtar”, por një sistem që funksionon përmes institucioneve dhe kontrollit ligjor. Kjo është arsyeja pse mbështetja ndaj SPAK-ut dhe zgjatja e mandatit të prokurorëve deri në vitin 2040 shihet si garanci për të mbyllur kapitullin e korrupsionit të lartë.
Të dy mendojmë që, nëse Berisha me 21 janarin e vet simbolizon fundin e politikës së konfliktit, Rama me idenë e “Senatit” simbolizon përpjekjen e fundit për të ruajtur kontrollin mbi sistemin. Por edhe Rama, edhe Berisha janë tashmë nën logjikën e një procesi që nuk e kontrollojnë dot më.
Bindja ime është që, periudha 2025–2027 do jetë faza e tranzicionit të ri: largimi gradual i figurave të vjetra, dalja në skenë e një klase të re politike dhe konsolidimi i një drejtësie që vepron me mbështetje europiane.
PYETJE: A mendoni se thirrja e Sali Berishës për 21 janarin e vendos atë vendos përfundimisht jashtë çdo formule negociuese? Pra është një mesazh edhe për Ramën, një paralajmërim se çdo tentativë për marrëveshje tjetër me Berishën – siç kanë njoftuar të dy së fundmi – do të ishte vetëvrasje politike?
THANO: Mesazh nga kush?
PYETJE: Nga Perëndimi. Po e përdor momentin për të shkatërruar marrëveshjet e vjetra të tranzicionit. Jam e bindur që Perëndimi me atë mënyrën e vet të lepurit me qerre po e shkatërron elitën e vjetër për të vendosur klasën e re
THANO: Shumë nga tezat që qarkullojnë, tingëllojnë bindëse, por disa duhen lexuar me kujdes kritik. Çfarë ka të vërtetë në këtë që po më pyet… Sipas meje një është që Berisha politikisht është në fund të ciklit të tij. Kjo është e dukshme: është “non grata” nga SHBA e Britania, përballet me hetime të SPAK, dhe ka humbur ndikimin elektoral përtej bërthamës besnike.
E dyta, Rama nuk mund të bëjë më marrëveshje me Berishën. Kjo është po ashtu reale. Çdo afrim me Berishën sot do ta dëmtonte rëndë Ramën në sytë e ndërkombëtarëve dhe të opinionit publik, pasi do shihej si tentativë për të shpëtuar veten nga drejtësia.
Sa për presionin ndërkombëtar ndaj klasës politike ekzistuese, unë mendoj se diplomacia perëndimore ka pranuar shpesh deri tani edhe formulën “stabilitet përmes korrupsionit”. Ka shenja se po kërkon institucionalizim të drejtësisë dhe rotacion politik të gjeneratave, por fraza si “Perëndimi po e shkatërron elitën e vjetër për të vendosur klasën e re” për mua janë më shumë interpretim sesa fakt.
Nuk besoj se ka një plan të detajuar perëndimor për “ndryshim klase politike”. Ka një presion konstant për sundim ligji dhe ndëshkim korrupsioni. Rotacioni politik duhet të vijë si pasojë e këtij procesi, jo si skenar i planifikuar me emra apo kukulla që i merr dhe i vendos aty. E kanë provuar më parë edhe ashtu, por nuk ka ecur.
PYETJE: Gjithsesi, për mua, thirrja e Berishës për 21 janarin është vija e kuqe për Ramën. Po i thonë qartë që çdo përpjekje për të hyrë në negociata me Berishën, qoftë për reformën kushtetuese apo për të frenuar SPAK-un, do ishte vetëvrasje politike. Nëse Rama zgjedh të bashkëpunojë prapë me Berishën, ai nuk do goditet nga opozita, por nga aleatët ndërkombëtarë që prej vitesh kanë garantuar imunitetin e tij politik. Plani Rama-Berisha për reformën kushtetuese dhe krijimin e një Senati, që parashikon “imunitet të dyfishtë” për të dy, është parë në Bruksel dhe Washington si tentativë për t’u mbrojtur nga drejtësia. Rama është i dobësuar tani dhe në radhë për t’u rrëzuar pas Berishës
THANO: Që “Rama është i dobësuar dhe në radhë për t’u rrëzuar” më duket pjesërisht e vërtetë. Rama ka ende kontroll të plotë politik në vend. Sigurisht po përballet me një drejtësi që nuk e komandon dot. Por “dobësimi” është më shumë institucional, jo domosdoshmërisht elektoral.
Kurse “Reforma për Senatin” dhe “imuniteti i dyfishtë” është një ide shqetësuese e përmendur në disa qarqe. Për sa kohë nuk ka ende një draft zyrtar, është më shumë spekulim se realitet politik. Sipas meje, vjen si përzierje mes fakteve reale dhe narrativës publike që po qarkullon. Jo e pavërtetë, por as objektive. Një pjesë e opinionit publik e sheh sot situatën politike, si fundin e një epoke të Berishës e Ramës dhe hyrjen në fazën e “drejtësisë së re”. Nuk dëshiron, me të drejtë, që edhe kjo shpresë t’i sfidohet.
PYETJE: Unë mendoj që është shumë pozitive që të paktën drejtësia nuk është më në duart e politikës, por në duart e atyre që e kanë financuar dhe krijuar. Sipas fjalëve që qarkullojnë SPAK madje nuk është më institucion i brendshëm shqiptar, por degë e prokurorisë speciale të BE-së, me koordinim direkt nga Laura Kövesi, kryeprokurorja antikorrupsion e BE. Në zyrat e SPAK-ut, hetimet kryesore monitorohen nga ekspertë të BE dhe SHBA, ndërsa fondet e operacioneve mbulohen nga qeveria gjermane.
THANO: Jam dakord që SPAK ka fituar pavarësi të ndjeshme dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare. Kjo është faktike. Struktura është ngritur me fonde e asistencë të drejtpërdrejtë nga BE e SHBA, dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se faza hetimore nuk është më nën kontroll politik si dikur.
Por është e ekzagjeruar ose spekulative të thuash që “SPAK është degë e prokurorisë së BE-së”. Kjo nuk është e saktë ligjërisht. SPAK është institucion shqiptar, i ngritur sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjeve kombëtare. Ka bashkëpunim dhe asistencë nga BE/SHBA, por nuk është “nën drejtimin e Laura Kövesi-t” dhe as “degë e BE-së”. Kjo është një hiperbolë ndoshta për të përforcuar idenë e pavarësisë nga politika në Tiranë.
E plotë mund të lexohet në versionin print të gazetës DITA

Largimi i kastës së vjetër politike nuk është thjesht çështje personash, por çështje sistemi: mënyra si prodhohen, kontrollohen dhe mbijetojnë figurat politike. Largimi i tyre nga politika nuk do ndodhë përmes një revolucioni apo ndërhyrjeje të huaj, por përmes një kombinimi gradual të disa faktorëve si psh: drejtësisë që ndëshkon, brezave të rinj që hyjnë, sistemit që hapet, dhe qytetarëve që s’heshtin.
Nëse SPAK, Gjykata e Posaçme, dhe KLP vazhdojnë të funksionojnë pa u intimiduar politikisht, atëherë figura të mëdha do ndëshkohen për korrupsion (çka e bën të pamundur rikthimin e tyre në politikë. Do krijohet një frikë e re ligjore, që dekurajon abuzimin me pushtetin.
Në këtë kuptim, reforma në drejtësi nuk është fundi i tranzicionit, por fillimi i ndarjes me epokën Berisha–Rama.
Financimi politik dhe mediatik është i rëndësishëm. Kasta e vjetër qëndron në pushtet sepse kontrollon burimet ekonomike (oligarkët, tenderët, koncesionet), dhe kanalet e informacionit (mediat që varen nga reklamat publike).
Zgjidhja do ishte: financim transparent i partive dhe fushatave; dhe ndarje reale e reklamave shtetërore nga mediat që bëjnë propagandë; e po ashtu mbështetje për media të pavarura dhe gazetarë investigativë (kjo po ndodh pjesërisht përmes fondeve europiane).
Rotacioni i brezave në politikë, si mund të ndodhë? Nuk mjafton të rrëzohen liderët aktualë , duhet hapur sistemi për brezat e rinj. Kjo kërkon ndryshim të ligjit për partitë politike, që t’i detyrojë ato të kenë zgjedhje të brendshme reale; gjithashtu kufizim mandatesh për kryetarët e partive (p.sh. maksimumi 2 ose 3 mandate), dhe hapje të listave zgjedhore, që qytetari të votojë individin, jo thjesht logon e partisë.
Vetëm kështu krijohet një elitë e re që s’e ka borxh postin ndaj “të vjetërve”.
SHBA dhe BE janë katalizatorë të ndryshimit, por jo zëvendësues të vullnetit politik vendas.
Nëse shqiptarët presin që “Perëndimi të bëjë pastrimin”, do mbeten sërish spektatorë.
Sigurisht që duhet edhe një kulturë e re politike dhe qytetare. Asnjë reformë nuk qëndron nëse shoqëria është pasive. Për të shkatërruar kastën e vjetër duhet presion publik i vazhdueshëm për llogaridhënie (jo vetëm në zgjedhje, por çdo ditë); pjesëmarrje qytetare reale në politika lokale, peticione, nisma ligjvënëse dhe mbështetje për figura të reja që vijnë nga jashtë sistemit, por me integritet e ide.
21 janari 2011 – ketu kane ngecur mediat e majta, keto 14 vite. Nga viti 2011 deri ne 2013, e perdoren si argumentin kryesor per t’i dhene Rames pushtetin. Nga 2013 deri me sot, e perdorin si kunderargument ndaj gjithe prapesive te panumerta te regjimit te Rames.
Tani, te jemi te qarte:
– 21 janari nuk ishte nje proteste popullore, por nje proteste partiake e organizuar nga PS-ja.
– 21 janari nuk ishte nje proteste spontane, por e planifikuar dy muaj me perpara.
– Pergjate kesaj kohe, te gjithe eksponentet e PS-se dhe aleatet e e tyre benin thirrje te perditshme per proteste te dhunshme, ne modelin e “pranvererave arabe”, qe ne fakt rezultuan ne kasaphana qe tromaksen boten.
– Pergjate kesaj kohe, u organizua dhe instruktua nga strukturat e PS-se, ai qe ish-ambasadori amerikan do ta quante si “grupi me agjende tjeter”; ky grup ishte instruktuar te shkaktonte me PATJETER gjakderdhje.
– Ne vigjiljen e protestes vete Edi Rama beri thirrje te drejtperdrejte per gjakderdhje, duke e ilustruar madje paraprakisht ate qe kisht eplanifikuar te ndodhte: nje bulevard te mbushur me kufoma protestuesish…
– diten e protestes, “grupi me agjende tjeter” beri gjithcka per te jetezuar planin; per fat te keq ia arriten; per fat te mire, vetem me kater viktima dhe jo me bulevardin e mbushur me to.
– komandanti i te ashtuquajturit “grupi i zjarrit” te Gardes se Republikes, menjehere sapo socialistet moren pushtetin, i dhane teseren e PS-s, e bene kryetar te saj ne Mat; sot eshte bere investitor strategjik, milioner. Ky eshte nje FAKT tejet diskretitues dhe turperues per te gjithe socialistet; per te gjithe ata politikane dhe gazetare qe e zene ne goje 21 janarin; sepse, kryesorin e grupit te pushkatareve e bene te tyrin, investitor strategjik dhe milioner. Kot lodhen, duke fshehur koken, kur permendet emri i tij. SKAP-i po te doje me te vertete te behet SPAK, pikerisht tek ky individ duhe te kerkoje celesin e zgjidhjes se ceshtjes se 21 janarit.
– Sa per Doktorin, ai eshte i paster kristal ne kete ceshtje.
– Sa per politiken nderkombetare qe na paskesh vendosur t’i vere vizen “kastes se vjeter”, ky eshte i tejkaluar si argument; sepse ky ishte argument ne kohen e administrates se korruptuar Biden; ishte argument kur zagaret e Sorrosit ne DS, shpallen Doktorin nongrata.
Sot, eshte nje situate KREJT ndryshe. Administrata e re amerikane, ia ka HEQUR vizen Edi Rames. Dhe nuk merret me demagogjira hipokrite burokratesh te majte te korruptuar, medemek per te rinje qe duhet te na zevendesokan te vjeterit!
Të vërtetat dhe të pavërtetat e kësaj bisede pothuajse neutralizojnë njëra-tjetrën. Perëndimi, përveç parave për SPAK-un nuk bën dot gjë tjetër për largimin apo ndërrimin e atyre që, me gjuhë të nënshtruarish i quajnë elita (lind pyetja: a mund të quhen elita ndyrësirat?). Për të bërë këtë, perëndimit do t’i duhet të bëjë atë që kritikon: të blejë votat e publikut në favorr të ndonjë kukulle të tyre. A nuk është pak qesharake? Lumenjtë e formojnë vetë shtratin e tyre. Nëse dikush ndërhyn në ndryshimin e rrjedhës së lumit, atëherë ai nuk është më lumë, por një kanal që përballon prurjet e lumit.
Vetem po te hapesh dosjen e Fredi Belerit SPAK-OTURAKUT i vjen era MUT enverist, madje akoma me keq kurbeton ere si Prokuroria dhe Drejtesia e Putinit ne Rusi qe te gjitha akuzat dhe vendimet i sajon me urdher te Bosit te Partise, njashtu sic ishte edhe Prokuroria dhe Drejtesia ne Kohen e Qepes te Enverit ne Shqypni. Prandaj Migena Aleksi qe kundershton zotin Thano te gazetes DITA thote ate qe duket ashiqare: “…Por është e ekzagjeruar ose spekulative të thuash që “SPAK është degë e prokurorisë së BE-së”. Kjo nuk është e saktë ligjërisht. SPAK është institucion shqiptar, i ngritur sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjeve kombëtare. Ka bashkëpunim dhe asistencë nga BE/SHBA, por nuk është “nën drejtimin e Laura Kövesi-t” dhe as “degë e BE-së”. Kjo është një hiperbolë ndoshta për të përforcuar idenë e pavarësisë nga politika në Tiranë.”
PO PER CILLEN KUSHTETUTE FLET DALLKAUKJA MIGENA ALEKSI?
Per Kushtetuten qe drejtohet nga hajduti enverist, Gent Ibrahimi? Qe ka deklaruar miliona euro prona si trashegim nga babai i itj sigurims i Enverit? Po ku kishte milionere ne Kohen e Qepes te Diktatures o te pjerdhur nga trute? Ku te linte Enveri te beheshe milioner me parate e tij, kur e kishte bere Shqypnine si nje guberne sovjetike te veten dhe i detyronte sklleverit e tij te punonin vetem per Partine? Ketu po behet nami me vjedhje dhe grabitje, keta debilet dhe dallkauket nostalgjike te Kushtetutes se pjerdhur thone:
BENI DURIM, SE SPAKU DO T’JA TREGOJE QEFIN!
Edi Rames ja nxorri bojen OSBE qe ne vitin 2015 qe kishte grumbulluar mbi @200 milione dollari nga “komisionet 20 % mbi lejet e ndertimit si kryetar bashkie…” keta debile llomotisin per Kushtetute dhe SPAK. Po sa milione te tjere ka vjedhur Edi Rama me hajdutet e Baba Enverit pas tij alla Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe me ne fund me Belinda Ballukun, te gjithe injorante pa shkolle, pa dipllome per te drejtuar shtetin qe nga 2015 deri tani ne 2025 kur gallofi, palloshi i Kristaqit me profesion bojaxhiu ka kapluar shtetin dhe pushtetin dhe po vjedh njesoj si Enveri, madje akoma me keq duke shitur cdo llokme te Shqypnise. SPAK here pas here zgjohet kur e pickojne ata qe paguajne, por edhe ata qe e kercenojne, por hajnia me miliarda euro nga buxheti i shtetit vazhdon me nje fuqi te papare dhe po kjo Kushtetuesja e Gent Ibrahimit e qiti hajdutin Erion Veliaj te pafajshem dhe SPAK nuk guxon te thote asnje fjale, nderkohe qe per Fredi Belerin sapo Edi Rama e anatemoi fituesin e Bashkise se Himares me nje gjuhe rrugaci nga te gjitha studiot TV, SPAK-OTURAKU i tij servil sajoi akuza te reme, gjeti me policine mafioze deshmitare fallco totalisht te degjeneruar ne publik, perdori edhe kriminelen Irena Gjoka me GJKKO per te rasur ne burg ate qe kishte sfiduar gangsterin komunist Edi Rama dhe i kishte treguar gishtin e mesit ne Himare.
QE NGA KRIJIMI I SPAK KORRUPSIONI NE SHQYPNI ESHTE SHUMFISHUAR DISA HERE DHE SKANDALET ME MILIONA EURO PO ASGJESOJNE VATANIN.
Kujt i duhet nje Prokurori e tille qe hedh lajme bombastike ne media dhe nuk ka bere asgje deri tani per te ndaluar miliardat qe po ikin lume ne bankat e huaja dhe qe sheh dhe ben sehir si po asgjesohet Vatani dhe kur te kujtohen amerikanet te zgjojne SPAK dhe Drejtesine nuk do te kete mbetuar asnje shqyptar ne Shqypni.
Nese nuk e keni “kuptue” qe Gospodin Berisha
i kthyer vitet e fundit Qirje Berisha
ka karte Paprekshmerie nga Usatallaret e Washingtonit
jeni budallenj,,,nese e kuptoni jeni njerez te ligj..
Per kujtese ishte Berishe qe porositi akte terroriste
ndaj ambasadës amerikane në Tiranë ne 1997“”
per LAVIREN MARIZE qe e quante ai
Duke I shtuar kesaj fjalie dhe faktin se ndaj konrigjentit gjerman ne Rinas Berisha urdheroi akt terrorist qe u krye dhe eshte faktuar ne qindra burime…
Pse nuk arrestohet Berisha per keto akte Terroriste..
Shkojme me tej;
Gjenerali Luan Hoxha ne ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit raportoi te amb.amerikan se ishte kercenuar me jete nga sypeshkaqeni I Sllobodanka Bullatoviqit…pse amb amerikan nuk padit djallin e Saliut por I jep azil luanhoxhes.
Ju lutem ndiq keto tmerre kriminale te burrit te shtetit te famekeqit Arvizu dhe sot kumbari I Donald Luse
1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
3-ktheu k/m ne spital fushor
4-refuzoi dorzimin e gardisteve
5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
6-perdhosi k/prokuroren di lavire
7-ofendoi k/shikasin si pucist
8-kercenoi ramen me egzekutim
9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
9-u fshine filmimet
10-u ndrruan tytat e armeve
11-u dekorua burri shtetit
12-u dekorua ylli ne ngjitje
13-u menderosen ekpertizat e FBI
14-u zevendesua presidenti
15-u zevendesua k/prokurri
16-u zevendesua k/bashkiaku
17-u zevendesua k/shiku
18-u terrorizuan gazetare
19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
21-demshperble te gjithe vrasesit
22-poshtroi Arvizune e Obames
23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
———————
….
ne vend te mbylljes
———————
Fajtore …jane Edi Rama me gjithe pseudosocjalistet e tij..jane mediat shqipfolese..jane intelektualet..te permjerrurit politike pa harruar dhe trupin & turpin dipllomatik te akredituar ne Shqiperi qe po tallin trapin me ate popull per tre dekada dhe akoma zgerdhihen ne gazeta ..internet dhe televizione si invadore moderne
…Aman ore Thano kur do te na kritikoni ne “amerikonve”
por ngelet me dyshen Rama-Byrisha qe jane bere si aktore te filmit LULKUQET MBI MURE…
ku Rama luan rolin e Sulos..
.Salihi rolin e kujdestar Patates
dhe LaCipitja ate te Kuestorit..
..Kur do beni ndonje artikull me titull
U DEGJUAN KRISMA ZOTI TRAMP !
Eh, ti te rrosh vete se pellumbat te kane ikur me kohe.
Personalisht mendoj se deri më 2030, pra më së shumti pas 5 vjetësh, Berisha dhe Rama nuk do ta komandojnë më vendin. I pari edhe për krimet që ka kryer, për të cilat meriton burgim të përjetshëm, për një njeri si ai që tashmë është me një këmbë në varr! Por që megjithatë është i lidhur me pushtetin si me zamkë apo glue. Çuditërisht opozita kërkon rotacion, ndërkohë që nuk kryen rotacion në drejtimin e saj. Ka 34 vjet me një kryetar partie “demokrat”! Kaq gjatë kanë sunduar vetëm diktatorët si Enveri apo Franko. Dhe i dyti, Rama, do largohet ose me dëshirë ose i detyruar nga ndërkombëtarët. 16 vjet si kryeministër është “enough”. Për sa i takon SPAK-ut ai do ta tregojë veten veçse me qëndrimin që do mbajë ndaj krimeve, vrasjeve dhe shkatërrimeve të Sali Berishës. Ndryshe Shqipëria do llapaçitet ende në kënetën e korrupsionit dhe mos funksionimit të shtetit edhe për shumë vjet të tjera.
As mos e diskuto qe me kaken qe kane ne vend te trurit shqiptaret do te perpeliten edhe pasi te kete ngordhur Saliu me Edvinin. Do te dalin UDHEHEQES te tjere qe mbasi t;u ngjitet bytha pas karriges me “glue” nuk do t’u shqitet dot deri sa t’u vije ngordhja, dmth vdekja.
PARODI
APOLOGJIA E BERISHËS– NËSE JENI MËRZITUR MËRZITUR SHUMË
Në pushtet s’jam, m’kanë larguar,
Në çdo palë zgjedhje veç humbas,
Përherë më keq, e kam tepruar,
Fiton veç Rama, më vjen të plas.
Më duhet të shkoj edhe në Spak,
Të jap llogari si kurrë më parë,
Shyqyr marr militantët atje me vete,
Se ata më japin guxim të paparë.
Unë dorëheqjen s’do e jap kurrë,
Madje them të futem në senat,
Jam Sali Berisha unë o budallenj,
Drejtësia s’ka pse më kap mat.
Nëse jeni mërzitur, është normale,
Partia veç për mua po sakrifikon,
Po ika unë, rilindja do hedhë valle,
Si hajdut dhe kriminel më akuzon.
Mjafton që tani, të vazhdojmë betejën,
E në fund dihet, humbje si përherë,
Rëndësi ka pjesëmarrja dhe jo fitorja,
Se monopoli i opozitës ka shumë vlerë.
Mjafton pjesëmarrja, fitorja s’vlen, ajo nuk vlen….
Përshendetje ¿?
Je bërë çun i mirë,nuk perdore kete rradhe fjale te pista,urime !…
.
Nëse i kane ikur pellumbat ndokujt ai eshte Thanoja yne qe ne 9 maj 2016 ben nje kryeartikull brilant me titull TE TALLESH ME SHQIPTARET SI DONALD LU ku thote me te drejte (citoj)
Një projekt i përbashkët i reformës në drejtësi më në fund është miratuar. E mbani mend, o popull, që kërkuat me zemërim një ndryshim qeverisjeje dhe ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur e vrarë, dhe kanë mbrojtur vjedhjet dhe vrasjet? Që ishin faktuar për këtë dhe që ashiqare gjykatat ose i harruan, ose u gjetën nga një marifet për të mos i gjykuar?
Nëse i mbani mend, dijeni se pikërisht ata nuk do të pësojnë asgjë. Këtë e thotë një nen i pafajshëm i projektit, ai nr.25, dhe një pikëz e vogël ajo 135, që përcakton se cilët lloj zyrtarësh e ish zyrtarësh do hetojë gjykata speciale që do ngrihet për këtë qëllim. Aty theksohet shprehimisht se gjykata mund të hetojë kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin dhe ish-presidentin, si dhe anëtarët e qeverisë “gjatë tre viteve të fundit”. Pra, ata ministra që erdhën në detyrë pas 2013-s, por jo ata të cilët kanë qenë në detyrë deri në zgjedhjet e 2013-s?!
Nëse lexuesit dhe, në përgjithësi, votuesit shqiptar me rreshtin e fundit i shkon në mendje Vjedhja e (rrugës së) Kombit, shpërthimi teknologjik i Gërdecit apo vrasjet e 21 Janarit 2011, padyshim që ka të drejtë. Edhe ato ngjarje, ose pikërisht ato ngjarje janë amnistuar. ( fund citimi)
Nese Thanos i kane ikur pellumbat, shqipt(k)areve te tu i kane ikur harabelat…sepse krimet e 21 janarit dhe gerdecit i amnistoi Donald Lububuja me lartgjatesine e Rama…dhe sot tallet Dumdumani se do therrase Usaliun e Marikes te premten edhe pse e di qe ai ka Certifikate Paprekshmerie nga usatallaret e tij (vijon)
chp, me fal shume, ti nuk ke pasur ndonje here pellumba. Ndonje grusht miza edhe kushedi….po edhe ato te kane lene tashti.
SPAK persa i perket hetimit te 21 Janarit duhet ta hetoje me themel.Pra gjykimi i bere per 3 nga 4 vrasjet duhet te prishet dhe te gjykohen te 4 vrasjet si vrasje me dashje.Kjo sepse prova e urdherit te dhene per te qelluar mbi protestuesit e permbys vendimin e vrasjes ñga pakujdesia.Jemi perpara vrasjeve me dashje .
replike miqsore me zotin Abdyl Dibra
Me shume se krimi Berishes
…me shume se hipokrizia e haleateve tane.
…me shume se impotenca kriminale e Ramortjes
me tremb menefregizmi i shoqerise nga harresa kriminale e fakteve
QE VERTETOJNE SE VRASJET ISHIN ME DASHJE
Kur erdhen ekspertizat e FBI (leshit) ne 21 janar 2012 fix ne 1 vjetorin e masakres te gjithe brohoritem se erdhen “prangat” per Usaliun e Marikes se po te vertetohej se i zoti kulles se kryemistrise kishte dhene urdher per vrasje do te arrestohej nga SHBA ( lexo SHABA)
Kaluan vite dhe Usaliu fshiu menderen me FBI-ain e leshit…kur ne 6 mars 2016 ne studion e Sokol Balles per here te pare deklaroi…PO KAM DHENE URDHER PER ZJARR SE PO SULMONIN KULLEN E KM….SIPAS KANUNIT LEK DUKAGJINIT DHE DO VRISJA EDI RAMEN ME DOREN TIME…ECT ECT..
pse Usaliu i Amerikes u trimerua……Sepse Ligji i SPAKUT sapo u miratua nga kuvendi dhe do merrej VETEM ME KRIMET PAS 2013….
pra Gospodin Berisha apo Qirje Salihi eshte amnistuar perfundimisht nga tradhetia kriminale e Rames dhe hipokrizia e denueshme e Donald Luve apo Kimeteve te Ameikes qe mbrojten krijesen e tyre qe erdhi si incest i CIA me UDB e asaj kohe me gjeneralin Elez dhe kolonelin Rajerson…dhe sot kaubojsin Laqipita qe po ja kalon per aktrim dhe mafjozeve ne filmin The Godfather”
Me fiksim, me fiksim po replikat i ben miqsore ky YÇ-i Enverist i THekur.
SPAK shpërndan fletëthirrje. Berisha shpërndan alibi.
Thonë se SPAK-u i dërgoi Sali Berishës fletëthirrjen në tre adresa: në shtëpi, në PD dhe në Kuvend.
(BKH troket në derën e Berishës.)
BKH: Zoti Berisha, kemi një fletëthirrje për ju nga SPAK.
Berisha (nga brenda): Nuk jam në shtëpi!
BKH: Si s’je në shtëpi? Po na flet!
Berisha: Po flas si qytetar i lirë që nuk ndodhet në adresën ku po trokitni.
BKH: Mirë atëherë, po ta lëmë këtu.
Berisha: Jo, jo! Mos ma lini! S’e kam marrë!
BKH: Si s’e ke marrë, ja ku e ke para syve!
Berisha: Unë e marr vetëm kur s’e shoh dot. Është rregull i brendshëm.
BKH: Po mirë, po e fusim poshtë dere.
Berisha: S’pranoj letra anonime poshtë derës unë.
BKH: Është fletëthirtje zyrtare. Ç’thua! Po ku të ta çojmë, o zotëri?
Berisha: Ku të doni, përveç vendeve ku jam unë!
BKH: Ky njeri ka tre adresa, por asnjë vendbanim.
(Pastaj u larguan.)
Berisha duke folur me vete: Tani të gjej një vend ku të mos jem, që të mos më kërkojnë ku jam.
SPAK-u pyeti BKH-në: Pse nuk u paraqit Berisha? A ia çuat fletëthirrjen?
BKH: Ia çuam, ai ka 3 adresa po asnjë vendbanim.
SPAK-u: Po ku jeton ky njeri?
BKH: Bazuar në eksperiencën e gjatë, Berisha banon vetëm në dy vende: në podium dhe në arrati nga fletëthirrjet.”