Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka dhënë detaje mbi punën e institucionit gjatë një komunikimi me gazetarët, ku u ndal edhe te çështja e njohur si “Albanian File”.
Braho bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur dy materiale lidhur me këtë çështje, të cilat aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.
“Ka dy materiale që kanë mbërritur në prokurori. Jemi në fazë verifikimi, nuk mund të jap më tepër detaje”, deklaroi kreu i SPAK.
Gjatë komunikimit, Braho prezantoi edhe bilancin e punës së Prokurorisë së Posaçme për periudhën nga 1 janari deri më 15 korrik 2026, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për disa prej çështjeve që janë nën vëmendjen e institucionit.
j.l./ dita
