Nga Dritan Goxhaj
Botuar në DITA
Kryeministri Kurti në Prishtinë, sa herë që ka mundësi në daljet publike, deklaron se Serbia ka 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën dhe prej tyre do të sulmojë Kosovën.
Prita që këtë tezë Kurti ta ngrinte edhe aty ku kjo e kish vendin, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por jo, nuk ndodhi kështu. Pikërisht aty ku duhej ta theksonte fort, nuk e përmendi fare. E kemi fjalën për përballjen që kishte me Vuçiçin para disa ditësh në KS të OKB.
Po përse vallë nuk e përmendi?! Për të kuptuar arsyen na duhet të shohim në brendësi të kësaj deklarate të përsëritur prej Kurtit dhe qeverisë së tij sa herë që u jepet mundësia.
Është e vërtetë që Serbia ka 48 pika të ndryshme ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, por këto pika nuk janë baza ushtarake. Ato janë disa pika ushtarake nga të cilat 28 i përkasin ushtrisë serbe, dhe 20 i përkasin xhandarmërisë serbe.
28 pikat e ushtrisë serbe janë ato që në gjuhën ushtarake të NATO-s njihen si Forward Operational Bases, dhe që në fjalorin e ushtrisë shqiptare njihen si Baza të Përparuara Operacionale. Një bazë e përparuar operacionale ka kapacitet të mbajë deri në 120 ushtarë, që do të thotë vetëm një kompani.
Ndërsa 20 pikat e xhandarmërisë serbe nuk janë baza operacionale të përparuara por vetëm pika kontrolli sigurie, ose siç njihen ndryshe në kuadër të NATO-s, Security Check Points. Këto pika sigurie për ndryshim nga ato të ushtrisë kanë kapacitet të mbajnë vetëm 30 veta, dmth vetëm një togë ushtarësh.
Por në realitet sa është sasia e forcave të vendosura në këto pika?
Aktualisht këto pika të avancuara të ushtrisë mbulohen nga Batalioni i 41 dhe 42 i këmbësorisë, të vendosur në Bazën Ushtararake në Bujanoc, në atë që njihet si baza e Cepotinjës, si dhe nga Batalioni i 21 i Këmbësorisë, i vendosur në Rashkë. Ndërsa të gjitha pikat e Xhandarmërisë në kufi me Kosovën mbulohen nga Detashmenti i Xhandarmërisë me bazë në Nish dhe nga ai me bazë në Kraljevo. Ky detashment ka madhësinë e një batalioni. Një batalion i ushtrisë serbe në organikë ka 680 vetë personel, nga të cilët 340 janë ushtarë, pjesa tjetër janë oficerë dhe nën/oficerë.
Dy batalionet e ushtrisë serbe të vendosura në bazën ushtarake në Bujanoc (kjo është në të vërtetë bazë ushtarake) nuk janë në organikë të plotë.
Këtë gjë e vërteton fakti se baza e Bujanocit ka kapacitet vetëm për 1000 veta. Këto dy batalione sëbashku po të kishin organikë të plotë duhej të bënin – 680 x 2 = 1360 veta. Në realitet këto dy batalione kanë vetëm nga 350-380 vetë personel. Dhe nga ky personel qëndron në këto pika të avancuara vetëm me 12 vetë pra vetëm një skuadër pushkatarësh.
Ndërsa batalioni i xhandarmërisë serbe, në ndryshim nga ato të ushtrisë është në kapacitetin e tij të plotë, me 680 veta personel. Aktualisht Serbia ka vetëm 3.000 forca xhandarmërie, dhe këto janë të ndara në katër batalione dhe të vendosura, një në Beograd ku është edhe komanda e kësaj force, një në Novi Sad, dhe dy të tjerat në Nish dhe në Kraljevo.
Nga dy batalionet e vendosuara në Nish dhe Kraljevo bëhet furnzimi i këtyre pikave të sigurisë. Edhe në to aktualisht nuk janë më shumë se 12 veta të përqëndruar, që do të thotë një skuadër.
Po ku janë të vendosura këto pika (baza të përparuara operacionale)?
Aktualisht këto pika fillojnë nga kufiri trekëndësh midis Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë dhe shtrihen përgjatë kufirit me Kosovën në një distancë prej 500m deri në 1.5km, deri në pjesën e kufirit që kufizohet me Leposaviçin.
26 prej tyre shtrihen në pjesën përballë Gjilanit, që do të thotë se ndodhen përballë forcave amerikane, pasi ato e kanë nën kontroll këtë zonë. 7 pika të tjera shtrihen në zonën përballë Prishtinës dhe deri në Podujevë, përfshi edhe territorin përballë Podujevës. Ndërsa 12 të fundit shtrihen nga zona përballë Mitrovicës e deri në Leposaviç.
Siç shihet, pjesa më e madhe e këtyre pikave ndodhet në pjesën e poshtme të Kosovës dhe kryesisht janë pika të ndërtuara gjatë dhe në mbarim të luftës në Preshëvë Medvegjë e Bujanoc.
Gjithë sasia e këtyre forcave në këto pika në çdo kohë arrin në 576 forca, afërsisht sa një batalion. Në rast se mendoni se me një batalion Serbia do sulmojë Kosovën, dhe për më tepër forcat amerikane që ndodhen përballë pjesës më të madhe të përqëndrimit të këtyre pikave, atëherë vërtet duhet të keni probleme të mëdha mendore.
Ndoshta do thoni se Serbia në çdo kohë mund të çojë trupa në këto baza të përparuara. Po, ajo mund t’i zhvendosë trupat e saj, por asnjëherë pa u vënë re nga NATO dhe veçanërisht amerikanët, të cilët i kanë gjatë gjithë kohës nën monitorim, sidomos bazën ushtarake të Cepotinjës në Bujanoc.
Pra Kurti, nuk mund t’i përmendte ato që thotë për publikun, edhe në KS të OKB-së. Pasi ai e di shumë mirë që ato nuk janë baza në atë kuptim që ai i përdor për arsye propagandistike sa herë që mundet.
Propaganda e frikës është një lloj mashtrimi emocional i publikut që është shfrytëzuar edhe më herët. Populistët gjithnjë kanë nevojë për armiq për të mbajtur pushtetin. Në këtë vazhdë shpikin edhe atentate apo plane për “eleminimin” e tyre, si ai i para do ditëve, të cilin e demantoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë me deklaratë zyrtare.
Tashmë Kurtit nuk i kanë mbetur “armiq të brendshëm”, pasi ata ia hoqi qafe komuniteti ndërkombëtar me anë të Gjykatës Speciale. Tani me çdo kusht është kapur pas armiqve të jashtëm. Jo se serbët i kemi miq, por është fare e qartë që ata nuk mund të na sulmojnë me forca ushtarake nga këto “baza” në kufi me Kosovën.
Ajo që më shqetëson në gjithë këtë lojë, është se kujt i shërben në të vërtetë kjo propagandë e frikës që po përdor Kurti dhe qeveria e tij.
“Kujt i sherben propaganda e frikes qe perdor Kurti?”
Lexo historine e Enverit ta kuptosh se ka shume ngjashmeri.
Enveri perdorte gogolet qe do sulmonin Shqiperine nga te kater anet e globit duke e ditur shumë mirë qe nuk do sulmohej sepse fillimisht kishte Rusine pas shpine prej traktatit te Varshaves dhe me pas prej marreveshjes ruso-amerikane per ndarjen e “tortes”.
Kurti perdor gogolin serb duke ditur qe nuk do sulmohet sepse Kosova eshte territor amerikan.
Me nje ndryshim. Enveri kishte shtet; Kurti s’ka.
Kjo e perforcon bindjen se propaganda e frikes eshte per konsum te brendshëm. Sherben per te forcuar pushtetin e tij ashtu si bente Enveri. Per te mbajtur gogolet gjallë cdo 5-6 vjet e nxirrte nje grup armiqesor qe bashkepunonte me serbet dhe greket.
Na mbytën budallejtë! Lufta fillon kur agresori e ka të sigurtë që fiton, prandaj fortifikimet e Enverit largonin luftën dhe jo se agresori ishte « zëmërmirë » dhe fortifikimet ishin shpenzime të kota. Berisha « uli brekët » dhe Milosheviçi tha se mund të pushtonte Shqipërinë me « klubin e gjuetarëve », për të treguar që mbrojtja e Shqipërisë ishte në nivelin zero. Në se nuk e sulmoi Shqipërinë, ishte se kishte frikë tjetër, që shqiptarët janë e keqja e vetvetes dhe bashkohen vetëm kur u « bije bytha në ujë ». Pra ai kishte frikë se mos shqiptarët bashkohen dhe nuk dihej fundi.
Dritan Goxhaj une kam nje nderim te vecante per babain tuaj dhe per ju qe luftuat ne Kosove krah bashkeatdhetareve..Do te jem krah Kurtit dhe kushdo qe populli i Kosoves ka votuar per te qeverrisur Kosoven,,sepse nuk kemi llux te zgjedhim,,Kercenimi serb eshte real dhe i perditshem.
Kurti cdo dite po pret fijet e Beogradit ne shtetin sovran te Kosoves,.
Sot nuk na duhet percarja.Sot na duhet bashkim.
Nuk besoj kurre qe Kurti hoqi qafe udheheqjen e UCK,duke ja dorzuar Hages,.
Nuk e ka ate tager dhe as mund te ndikoje tek Nderkombetaret,qe e kane hale ne sy Kurtin per qendresen ndaj Leshimeve qe kerkon Serbia dhe Nderkombetaret,per ta bere Kosoven Bosnje.;Nderime!
Dritan Goxhaj,ma mer mendja qe UCK-ja me shume e ke pare se te ka pare.Ke zene arme me dore?A e di qe arma eshte per te vrare?Ato 48 qendra ushtarake qe thote Kurti ti nuk I hodhe poshte.Atje I dashur Dritan ka ushtare te armatosur dhe me nje organizim ushtarak.Dac quaje baze ,dac quaje vend pushim per ushtaraket.Shko mbaro shkollen e mesme se e ke te lehte per ta mare me qe thua kam qene ne UCK.Rama me ministren e tij ta jep kete lehtesi. U bashkove dhe ti me Vucicin qe u semur nga qe Kurti po ja pret lidhjet me Kosoven.
Dritani bashke me babane ka qene pjese e forcave te UCK, ndersa ti ja mbathe si lepur, erdhe ne Shqiperi, beje plazh kur Dritani me babane luftonte per vendin tend.
Njerez si ju mbeshtesin sot Albin Kurtin, sepse bashke mendoni se do ulni vlerat e UCK.
Jeni shume te vegjel per te ulur heroizmin e tyre, luftetaret qe i sollen clirimin Kosoves.
Albini kerkon ti mbaje qytetaret e Kosoves nen terrorin e luftes, por luften po e kerkon ai vete me kundershtimet qe ka me Ameriken, forcen kryesore te clirimit Kosoves.
Mos u cudit, nqse keto dite Blinken do shpalle Albinin non-gratta, nje person qe ata nuk do ulen te bashkpunojne, sepse Albini eshte kastravec, njeri pa bosht, perdridhet, kerkon te mbaje ndezur sherrin ne Veri te Kosoves.
Kurti eshte rreziku me i madh per Kosoven. Kokefortesia e tij do t’i kushtoje shume shtrenjte Kosoves.
Mollosi.Argumanto rrezikun.Shashkat hidhi diku gjetke.Qellimi I luftes se UCK-se kush ishte I dashur Mollos?Une e di qe ishte te shkepuste vargojnte e skllaverise nga serbi.Albin Kurti kete beri me levizjet e fundit.Mbylli zyrat serbe ne Kosove qe ishin ciban I huaj dhe pranoi vendimin e bankes se Kosoves qe I dha fund dinarit serb ne Kosove dhe fut ne qarkullim euron e aprovuar nga banka europiane.Pa kete aprovim asnje vend ne bote nuk ka te drejte te perdore euron si banknote vendase. Parlamenti I Kosoves ,I dashur Mollos,nuk eshte parlament I Edi Rames.Aresimi qe ke nuk te lejon te gjykosh drejt.Ne Kosove nuk ka idiote te vrapojne si ne shqiperi pas Rames a Berishes.Ata(kosovaret) kane pare bote me perpara se ty.
Kosova ka zgjedhur dhe ka zgjedhur vetem si zgjedh perendimi
Do isha me goxhaj nqs kosova do kishte zgjedh si zgjidhet ne shqiperi apo serbi por nuk mund te jem me te
jam me kurtin te zgjedhurin e kosoves dhe ate qe do vij pas tij deri sa procesi i te zgjedhurit ne kosove nuk behet moçal si ne shqiperi
Fijet e Serbise me Kosoven e pushtuar shqiptare, nuk i ka keputur as Kurti as politika pacifiste e Rugoves me kompani… Fijet e Serbise me Kosoven i ka keputur UÇK, por ja qe dolen keta pacifistet Rugoviste njeri pas tjetrit deri te McKurti ‘sherif’ dhe luhet loja e coptimit te tokave etnike shqiptare permes “shqiptareve” si McKurti… Keta sot jane fatkeqesia e Shqiperise dhe e popullit shqiptar… Çfare po bejne keta per shqiptaret dhe per Shqiperine, pos qe po ua hane e pertypin edhe eshtrat e tokes dhe te trupit… Keta ne Kosove, qe aktualisht jane ne pushtet, nuk jane as per politike dhe aq me pak per ushtri… Kush ka mend e sy me pa, kjo shihet qarte per drite dielli, besa edhe naten per drite hene…
DRENICA E KUQE
Sakrifica e UCK eshte sakrifice koke.Shume u vrane ne lule te Jetes.Askush ka te drejte (sidomos ne Shqiperi)te kunderveje sakrificen e UCK me Qeverrine e Kurtit te zgjedhur me vote. Kosova ka 2 milone shqiptare,E paarmatosur,Shqiperia me 1,4 milione eshte e armatosur me dy helikopterre qe sherbejne per te mbledhur turistet e Humbur..Nuk jemi as Kina as India,.Andej po,
edhe po te lulezojne 100 shkolla,100 lule dhe 100 ferra,nuk bejne qeder,se jane 1,5 miljarde.
DRITAN GOXHAJ SI IDAJET BEQIRI TE DY I KERKON DREJTESIA E BOTES PER T’I NDESHKUAR ATA DALIN SI GJELA ENVERISTE NE MEDIA SI TRIMA “PATRIOTE” TE PARTISE
Albin Kuri eshte zgjedhur me vota te lira demokratike ne Kosove ne dallim nga gangsteri komunist Edi Rama qe vjedh jo vetem votat, por cdo gje ne Shqypni dhe qe nuk ja dorezon Drejtesise kriminele te kerkuar nga Haga si Dritan Goxhaj dhe nga SHBA si Idajet Beqiri duke i fshehur ne brimat e miut te Partise. Sulmi i pabese i Putinit kunder Ukraines i jep te drejten Albin Kurtit te demaskoje planet e Serbise kunder Kosoves dhe aq me shume se militantet e Vucicit e kryen nje sulm te tille nga nje manastir qe e kishin kthyer si baze luftarake plot me armatime qe zeron te gjitha llogjet ushtarake qe hedh dekonspiruesi ne kerkim i Hages, Dritan Goxhaj, djali i fanatikut te Enverit dhe frymezuesi dallkauk i bunkereve idiote te tij, Dilaver Goxhaj.
OKB NUK ESHTE VENDI KU SHPALOSEN STRATEGJITE USHTARAKE TE ARMIKUT
Prandaj Albin Kurti nuk kish pse te sulmonte ne OKB Vucicin per bazat e fshehta te tij qe ka ngritur ne kufi, por ben mire qe e demaskon nate e dite Serbine ne median kombetare dhe nderkombetare per te mbajtur ne tension NATO dhe KFOR si pjese e NATO per te mbajtur vigjilencen te ngritur ne nje kohe kur kercenimet e Putinit po rriten cdo dite, sepse nuk eshte fare cudi qe ne nje moment dobesie nga NATO ushtria serbe te dale ne Adriatik brenda nates se kush do ta ndaloje Edi Rama kryeministri me i mire serb pas Pashiqit qe e cilesoi Kosoven si Toka e Askujt dhe ben “patriotin” dhe nuk dorezon ne Hage Dritan Goxhajn qe dekonspiroi deshmitaret e Hashim Thacit pa piken e turpit dhe tani del ne media si gjel enverist per te kritikuar Slbin Kurtin qe po lufton i braktisur nga te gjithe dhe fillikat i vetem me dinarin serb qe do te falimentoje Kosoven tinzerisht
Drenica e kuqe e ke seriozisht shkrimin apo tall bythen me fatet e Kosoves .
Ja Bota ja hoqi vizat Kosoves dhe askush nuk kujtohet te falenderoje Albin Kurtin, per politiken konsekuente te tij, por vetem mllef dhe urrejtje alla Mylaim Zeka dhe Lukuni qe hedhin helm papushim kunder Albin Kurtit dhe lavderojne Edi Ramen kudo qe dalin ne media dhe qe kane me dhjetra pasaporta dipllomatike spiunesh ne xhepa dhe nuk i plas fare per kosovaret e telendisur neper kufijte e Evropes dhe Botes.
ALBIN KURTIT NUK I KA DALE ASNJE AFERE KORRUPTIVE, NDERKOHE QE EDI RAMA ESHTE DERI NE FYT, MADJE QE SHKOI DHE KORRUPTOI FBI SI NJE FAQEZI ENVERIST DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIIMIT.
E shikoni si I ngriten veshet miqte e serbit?O’ Brian a leshi si te quajne c’pune ke ti qe fut hundet ne Kosove?Shteti Shqiptar e ka per detyre t’i thyeje hundet hungarezit.Ne nuk kemi shtet shqiptar .Ne kemi ca karagjoza qe me trendafil ne dore gjunjzohen te kryeministri I nje shteti tjeter.E kupton o Drenica e kuqe me ke je nje llogore lufte kunder Kosoves?
Vazhdon fushata që të organizohet grushti i shtetit i komplotistëve ndërkombëtarë Vuçiçit, vëllaut të tij siamez Edi Ramës dhe McGonigalëve rekrutuar prej tyre në radhët e diplomatëve perëndimorë të sojit Grenel, Eskobar, Varhell, Lajçak……. që kanë të njëjtat dhunti e prirje si McGonigali i FBI që të shijojnë favoret ekonomike dhe larmin e ndereve dhe respekteve tunduese ofruar për ta në resortet speciale turistikë nga Edi Ramët e Ballkanit, grusht shteti për rrëzimin e qeverisë së ligjshme të Albin Kuritit në Kosovë dhe të vij një qeveri me një Edi Ram-Pashiq tjetër në Kosovë që të realizohet sikurse po përfundon në Shqipëri spastrimi etnik edhe i teritoreve të Kosovës nga shqipëtarët lën përgjysëm nga Arkanët kanibalë të kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe ministrit të tij Vuçiç. Fijet e këtij komploti arrijnë deri në faqet online të gazetës Dita me shkrime si të këtij ushtarakut Goxhaj që po na tregon, me përmbajtjen dhe synimin e qart denigrues ndaj Albin Kurtit, njëlloj sikurse ky shkrim të ishte pregatitur nga guzhinat subversive të inteligjencës serbe dhe ruse, se, në qoftë se ka qënë në UÇK, duhet të ketë qën me detyra sekrete të dyshimta kundër UÇK dhe ka punuar kundër veprimtaris luftarake të forcës ajrore të NATO në fushatën që gjunjëzoj me turp armatën serbe. Veprimtaria e këtij personi duhet të jet objekt hetimi dhe verifikimi nga SHISH i ynë, shërbimeve inteligjente të shtetit të Kosovës dhe pse jo i shërbimeve të zbulimit ushtarak të NATO.
Qy ushtarak i pregatitur të na thoj për bazat ushtarake të Kobrave të zbulimit ushtarak serb në manastirin e Banjskës, brënda teritorit të Kosovës, ku vetëm aty kishte armatim të shumë llojshëm ndoshta edhe për një batalion këmbsorie prej 500 vetësh para se të flas për bazat ushtarake në teritorin e Serbis në kufi me Kosovën.
A nuk e di ky ushtarak që Armata serbe është rreshtuar, mbas mbledhjes së Këshillit të siguris së Serbis, në kufi me Kosovën me të gjithë potencialin ushtarak, tanke , avionë, artileri, tre brigada të këmbsoris së motorrizuar gati për të sulmuar Kosovën për të mbrojtur, citoj të marrosurin serb Vuçiç, “serbët e Kosovës që po vriten nga arma vdekje prurse e targave reciproke të Albin Kurtit”, duke i dërguar edhe ultimatum NATO forcat e të cilës do të goditeshin në qoftë se do të pengonin sulmin e armatës serbe?
A e di qy ushtarak që rreshtimi i ushtris serbe në kufi me Kosovën u kordinua me veprimtarin e Kobrave të zbulimit ushtarak që të maskuar si protestues bllokuaan rrugët e veriut të Kosovës dhe u ngritën në protesta të dhunshme për të krijuar alibin për ndërhyrjen e armatës serbe?
Ushtaraku Goxhaj , mos mbro armiqtë serbë të Kosovës që jo 48 baza por të gjithë vëndin e tyre e kan kthyer në një bazë të rrezikshme ushtarake ku një armatë e tërë Arkanësh që akoma nuk kan hequr uniformat lyer me gjakun e viktimave të panumrta në popujt fqinjë të Serbisë ku më të freskta jan ato të viktimave ndër shqipëtarët e Kosovës, bazë gjigande me armatime moderne, tanke, avionë, dronë ……të gatshëm të lëvizin simbas hartave të parapregatitura të gjeneralve kanibalë serbë ku shigjetat e planeve të veprimtaris luftarake mbulojnë jo vetëm Kosovën, por shtrihen deri në Durrës ku armët fitimtare serbe do të “vllazërohen” me kryqëzorët dhe nëndetset bërthamore ruse që bredhin si ujqër të uritur në Mesdhe dhe Adriatik.
Ushtarku Goxhaj nuk arrin të na mbushësh mëndjen për pranin jo të rrezikshme të armatës serbe në kufi me Kosovën dhe qënka Albin Kurti që për interesa personale ngre sirenat e alarmit pa qën nevoja. Pothuaj në këtë shkrim po na thua që armata serbe është me natyrë paqsore dhe shpifin disa si Albin Kurti.
Je tamam në sinkron me Vuçiçin, Edi Ramën, McGonigalët e tyre, Eskobar, Grenel, Lajçak, Makruan, Varhell…..dhe diplomacin ruse të Lavrovit, që për ditë nuk pushojnë për të bër fajtor për destabilizimin e Ballkanit Albin Kurtin që vret serbët e Kosovës me plumba targash reciproke, që nuk lejon thasët me letra stampuar me tonelata në bodrumet e bankës serbe me fjalën dinar të futen ilegalisht në rrugë kriminale në Kosovë nga agjentët sekretë të Vulinit por që kërkon të futen në mënyrë të ligjëshme në kanalet zyrtare,
të Albin Kurtit që diskriminoka serbët e Kosovës , të vetmit qytetarë në rruzullin toksor që nuk pranojnë të paguajnë energjin elektrike , ujin e pijshëm, taksat ……..
Besoj se ky shkrim anti Albin Kurti nuk është i Goxhajt por është stisur në ndonjë zyrë të fshehtë ku thuren komplote për rrëzimin e qeveris së ligjëshme të Kosovës dhe vënjen e një Edi Ram-Pashiq tjetër në vënd të Albin Kurtit që do të realizonte, si në Shqipëri, spastrimin etnik të Kosovës nga shqipëtarët.
…“mali”, Drenica e ka dhene provimin gjithhere per Shqiperine dhe per Kosoven e pushtuar shqiptare, por ata e keta qe tallin bythen me shqiptaret dhe me Shqiperine jane titicat e neo-titicat “shqiptare”, ne Prishtine dhe ne Tirane, dhe, fatkeqesisht kete e bejne per ta mbajtur ne pushtet njeri-tjetrin, udbashat ‘shqiptare’ te Prishtines dhe udbashat e Tiranes…
O “mali”, keshtu, po beheni zedhenes te se keqes…
DRENICA E KUQE
Ik dhe bej shurren dhe meso shkrim e kendim ti o DRENICA E KUQE enveriste me gjithe TITICAT e tu. Shko dhe bej ndonje kurs per te mesuar shqipen se je ibret dhe del si karagjoz nekete forum te nerum te na japesh mend duke anatemuar nate e dite Albin Kurtin si Mylaim Zeka me lukunine e fanatikeve te kuq te Enverit dhe duke lavderuar gangsterin Edi Rama qe korruptoi FBI dhe po shet e po asgjesongjithe Shqypnine.
MBYLLE HALEN ME UDBASHAT SE UDBASHI JE TI VETE
Mbarimi i luftes se dyte boterore la ne fushen e “fitores” ne dy sisteme diametralisht te kundert. Demokracine dhe autokracine. Tani dalengadale ne perjetuam disa ndryshime qe nxiteshin nga e drejta themelore e padiskutueshme. Europa Lindore duhej te ishte bashke me Perendimoren. Ajo shkone drejt konsolidimit duke permbysur autokracine. Kishim nje shtet shqipetar ne Ballkan. Tani kemi dy shtete dhe ne raste se i shkojme ne fund te drejtes themelore, do te bahemi pese shtete. Mbarimi i luftes se dyte ne perfundim duelizuese, la probleme dhe per te tjeret si Ukraina, vendet Baltike e shume te tjera republika ruse qe duan te mevetsohen dhe te ringrene dinjitetin e tyre te neperkembur nga terrorizmi komunist. Kemi dy Kina. Njeren komuniste, konfiskuesen(“te madhen”) dhe tjetren demokratike, te konfiskuaren(“te voglen) Taivanin. Sigurisht per te ju shkuar ne fund ndryshimeve qe diku duken me te theksuara diku si skica te perhumbura e vulos vetem lufta. Sigurisht autokracia nderroi taktike por jo strategjine. Ne shume vende ajo ruajti pushtetin politike duke “lejuar” lirine e shprehjes dhe rrembeu totalisht pushtetin ekonomik ( ku fshihet diktatura e proletariatit qe ushtrone diktatin gjoja ne emer te “kapitalit” dhe deformon demokracine). Ne aspektin e Kosoves, shqiptaret te paduruar me idene e Rugoves qe ajo duhej ti pershtatej dhe lidhej me Ameriken ashtu si Izraeli, ngriten UCK-ne, per te legjimituar trimerine e madhe qe ne fakt, qysh pas Iscanderbeg ju kishte munguar shqiptareve dhe paralelizuan ndihmen e te fuqishmit, duke imituar Enver Hoxhen qe gjoja ishte ai, qe pa ndihmen e huaj, kishte mposhtur gjermanin por ne fakte ai kishte mposhtur nacionalizmin shqiptare, se gjermanin e mposhten Anglia e Amerika dhe keshtu Enveri vendosi sistemin sllavist te komunizmit( variantin diktature dhe me te keqe se fashizmi pasi ai se pari hante popullin e vete dhe pastaj popuj e tjere, unifikohej dhe perfundonte internacionalizem). Sigurisht, serbet mblodhen fakte dhe i thone fjales qe duam nje ndeshje tek per tek me kosovaret, qe te bindemi se jemi te mundur (kete ka parasysh Albin Kurti qe sigurisht e ndjene i pari kete rrezik pasi asht ne krye te Kosoves). Sigurisht Kosova tani e mevetsuar duhet te armatoset (te bleje arme) dhe te perleshet tek per tek. Ne raste pamundesie t’i rrezistoi(nje shtet i brisht) do te terheq detyrimisht Shqiperine ne lufte. Kjo do vere ne levizje Rusine qe t’i jape ndihme (armatime falas dhe sekrete) serbeve(ashtu dhe siç po ju jepe). Nje Shqiperi qe nuk ka probleme vetem me serbet por dhe me greket i duhet patjeter ndihma e Turqise para se te karrakatet. Problemet e vjetra te dy ish perandorive qe njera perfundoi komuniste ( u zmadhua), dhe tjetra perfundoi Turqi,( u tkurre deri ku nuk mbante ma), dergojne automatikist ne luften e trete botrore. Me ne funde, Perendimi nuk munde te lere Shqiperine europiane(Ilire) qe u perpoq ta ndihmoi neper histori permes kryqezatave dhe nuk ja arriten, e bashke me Shqiperine, Turqine qe ne funde te fundit asht gjysma simetrike e Romes se lasht nen thundren e ekspasionit sllave te paçliruar nga demoni autokracise. Perfundimisht lufta asht nevoj ne kuptimin e demokracise dhe permbyse autokracine duke çliruar nga polarizimi boten njerzore, ku dhe serbet do te kerkojne falje shqiptareve per katrahuren qe i kane shkaktuar neper shekuj popullit shqiptare dhe sidomos me nderhyrjen e fundit permes servisit sekret te internacionales komuniste instaluar ne shqiperi nga Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, dubluar e komanduar nga pansllavizmi serbe. Atehere dhe serbe e shqiptare do jetojne ne harmoni ashtu si gjermanet, italianet, japoneze, e anglezet ne demokracine e respektuar.
Edhe Hitleri edhe Tito, edhe Milloshi,edhe Putini,edhe Orbani me vota u zgjodhën.
Baaaa,ç’na ke treguar.
Jo, “intelektuali”, se UDBASHAT jane te gjithe “intelektualet” si puna e jote, me “mali” e pa “mali”… TITICAT jane te gjithe “intelektualet” e Prishtines, qe, pordhe e shure qe i bejne i pine vete dhe nuk i pine pa njeri-tjetrin… e ti, del e shpif me çorape kurvash ne kry… Ma mire eshte me qene ENVERISTE se TITISTE, ore, ti, “intelektuali” me shkolla te medha te Titices, se, juve ju ka ba Titica antishqiptare me shkolla, diploma e tituj te medhenj “akademikesh”… Si e permend dikush Titicen o UDBASHAT, ju i bini veshit vete, si ua kruan miza UDB!!!…
Na e rrofshi!…
DRENICA E KUQE
duke respektuar mendimin e gjithesecilit, si artikulli dhe komentet me duken jo korrekte, qe me apo pa qellim krijojne me shume percarje sesa kthjellim te logjikes se gjerave.
Bashkeluftetari dhe kolegu im, Dritani, synon te thote numerikisht faktet per dislokimin e bazave ushtarake serbe, por mendoj se konkludon gabim kur thote se kryeministri Albini i perdor per propagande. Sepse dihet qe Serbia ka akoma synime armiqesore ndaj Kosoves dhe e ka platforme politike te shpallur dhe kerkon rikthim ne Kosove, duke patur parasysh edhe qellimin gjeopolitik te Rusise, qe e mbeshtet dhe detyron Serbine te krijoje tensione apo te hap lufte ne Ballkan. Agresioni nis me baza operacionale te perparuara. Sot Rusia po kercenon NATO-n me lufte, jo me Ballkanin. Shkurt, Serbia eshte armiku historik i shqiptareve dhe qe mban akoma te pushtuar nje pjese te territoreve etnike shqiptare. Dhe Albini ben mire qe i ben publike 48 bazat, se vete Serbia thote qe do sulmoje. Nuk po shpik Albini. Sa per kujtese, edhe Gjermania ka filluar te pastroje tunelet dhe bunkeret.
Sa per kryeministrin Kurti, kam bindjen qe eshte patriot i vertet dhe mos e sulmoni kot. Ai po punon per interesat e Kosoves, sovranitetin e saj, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor. Natyrisht, SHBA dhe BE duhen degjuar, dhe respektuar, jane miqte tane me te mire dhe partnerat tane, por edhe ata duhet te jene te ndershem me Kosoven dhe te jene parimor, jo te tallen me interesat e Kosoves. Se iata kane vertet gjitha mundesite. Se Kosova eshte shtet sovran dhe ka integritet. Dhe Albini ben mire qe ua tregon kufijte si miq. Miku te rije si mik, jo si xhandar apo tregetar. Asnje borxh nuk u ka Albini. Mos sulmoni me kot Albinin, kur ai vertet punon per te miren e Kosoves. Nese keni fakte se ai po demton interesat e Kosoves, ia thoni dhe argumentoni dhe ti kerkojme llogari Albinit.
Sa per armiq te brendshem nuk ka nevoje Albini. Gjykaten speciale, qe kerkoi edhe Dritanin, padrejtesisht, e miratuan ata qe jane vete atje, jo Albini. Pastaj shikoni pasurine e Albinit, dhe shikoni pasurine e Thacit, Veselit, Hajredinit, etj. te atyre qe luftuan vertet per lirine e Kosoves, por qe u kthyen pastaj ne grabites te pasurise se Kosoves duke shitur edhe interesat e saj, (per mendimin tim). Sa jane publikuar, 70, 80 apo 90 milionat e Eurove te pasurive te Thacit, Veseli, Hajredinit, etj. duket se jane hajna ne qeverisje dhe heronje te luftes. Nese vertet ke ideale, atdhedashuri dhe fisnikeri duhet te jesh besnik i vendit tend dhe i ndershem me te, sherbetor i tij.
Se fundi, jemi shqiptare dhe na duhet respekti per njeri-tjetrin, etike komunikimi, dhe logjike e shendosh kombetare. Kemi nevoje shume per unitet kombetar, se aktualisht ne trojet tona jemi jo shume, se shume vellezer na kane ikur jashte, nga varferia dhe pasiguria. Ne vertet kemi dificite ne kulturen e komunikimit, deri sa arrijme te bejme armik vellain, se ka mendim ndryshe. Pastaj ofendojme njeri-tjetrin dhe shpifim me komentet tona. Mes nesh ka shume te shitur te serbet dhe greket, qe bejne propaganden e tyre antishqiptare, qe paguhen per te krijuar armiqesi mes nesh, dhe na duhet ti ndajme mire gjerat, kush eshte kombetar dhe kush antikombetar.
Unitet dhe ribashkim kombetar!
“Kadiu”, si po duket ti qenke nje mashtrues i llojit… Po, si mund te kerkosh unitet e ribashkim me ata qe ia kane bere berryl popullit te vet nen pushtimin jugosllav, kosovarist e shqiptaro-titist, ia bene berryl edhe luftes se UÇK… E pata lexuar nje shkrim diku para 20 vjetesh, dhe, sa me kujtohet, titullohej “Te gjitha qe na mashtruan dhe na mashtrojne se na bashkojne”, prandaj, komentit tend po m’i vjen ere mashtrimi kembeekrye… As Albini dhe asnje prej ketyre qe jane ne pushtet nuk kane qene pjese e luftes se UÇK, por aleate te komunisteve shqiptaro-titiste e neotitiste, qe ua kane bere berryl shqiptareve ne çdo kohe e po na e bejne edhe sot… Te verteten duhet thene ne sy, kur duhet e ku duhet dhe jo fraza e frazeologji mashtrimi se prej mashtrimeve kemi ardhur deri ketu, ne piken kulmore te poshtersise “patriotike” e “shqiptare”!!!…
DRENICA E KUQE