Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Majko thuhet se ka paralajmëruar kolegët e tij për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve përgjime dhe videome përmbajtje korruptive dhe erotike, të cilat sipas raportimeve mediatike disponohen nga SPAK dhe implikojnë eksponentë të PS-së.
Duke ngritur alarmin se kjo situatë rrezikon rezultatin zgjedhor të partisë veçanërisht në Tiranë, Majko u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të përfshirë në këto materiale ose në lidhje me krimin që të japin dorëheqjen menjëherë, përpara se këto pamje të bëhen publike.
Ai nuk kërkoi specifikisht dorëheqjen e Ramës, siç thuhet në disa postime, por të atyre që shfaqen në video.
Vetëm nëse Rama ndodhet në video!
