Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Zgjedhjet e së dielës së kaluar në Kukës, megjithëse të pjesshme dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë për vendin, rihapën pikëpyetjet e vjetra dhe sollën të tjera, duke vendosur një raport të ri me opozitën.
Më habiti qetësia para zgjedhjeve e shefit të qeverisë, heshtja që ishte në kampin e shumicës, aq sa ishte e pazakontë lëvizja e 41 deputetëve të opozitës drejt qendrës së qytetit verior, një “ shpikje” e Bardhit, të sapo zgjedhurit drejtues të grupit parlamentar të opozitës pa emër, pa adresë dhe të pakurrkund.
Së bashku apo veç e veç, një zëri apo në shumë zëra, opozita e tashme, edhe pse iu ngjit nga pas një fluturiçkë politike si Bardhi, nuk ngjiti as te të vetët, nuk bëri asgjë të veçantë, nuk kishte një risi politike dhe as organizative, dhe, në fund, nuk gjeti as justifikim më origjinal se sa avazi i vjedhjes së votave.
Risia e opozitës, shpërngulja e deputetëve të opozitës drejt Kukësit, të thuash në mbrojtje të votës, ishte më shumë një tallje me figurën e tyre politike, delegimi i humbjes në një shumicë njerëzish, që, me gjithë dëshirën për të bërë diçka ndryshe, morën mbi vete një barrë që nuk i takonte dhe dëshmuan se, ndërsa politika është arti i së mundshmes, fitorja e opozitës, kudo qoftë, është mision i pamundur.
Si është e mundur që, më shumë se pas 10 viteve qeverisje, jo gjithnjë e suksesshme, për më tepër, në disa raste e vetë goditur nga korrupsioni, PS vazhdon të jetë forca kryesore politike, në të rastet dominon edhe mbi dy të djathtat, mbi të gjithë opozitën, edhe kur ajo duket e bashkuar?
Zakonisht, pas kaq viteve, duhej të kishte ndodhur e kundërta dhe, në politikën shqiptare kemi shembuj kur mohimi ka ndodhur shumë më shpejt. Në vitin 1992, pas fitores plebishitare të PD me 22 mars, pak muaj më pas ndodhi përmbysja në zgjedhjet vendore; e njëjtë edhe në Kosovë, kur, pas 14 shkurtit të dy viteve të shkuara, ndodhi kalimi i besimit në shumë komuna drejt forcave opozitare në parlament.
Si mund të ndodhë që pikërisht në një kohë kur çmimet janë rritur në të gjithë anët, nga karburanti deri te buka, kur jeta është bërë më e shtrenjtë dhe perspektiva më e mbyllur, pikërisht tani kur qeveria duket e lodhur dhe pa asnjë identitet të spikatur, për më tepër e rënduar nga korrupsioni, ajo përsëri merr një mbështetje dërmuese në çdo bashki, jug e veri, në bastionet e saj dhe në bastionet e dikurshme të opozitës, jo vetëm në bastionin e mbyllur të bashkisë së Shkodrës, që pak muaj më parë u quajt një befasi?
Si ndodh që përsëri PS fiton në mënyrën dërmuese, edhe më shumë se në zgjedhjet e 14 majit? Duket e pabesueshme, por ka ndodhur.
Kukësi dëshmoi: Çdo gjë që ndodh në kampin e opozitës nuk është përmbysje e mendimit politik, por vetëm arnimi i asaj që ka ndodhur edhe më parë në kampin e opozitës. Vlerat janë bërë anti vlera, mendimi është bërë i pa rinovueshëm, sjellja politike e pa ndryshuar, bastionet nuk janë më bastione, sjellja e politikës ndaj njerëzve është bërë e varfër, idetë janë ndryshkur.
Berisha mund të jetë një me Gazmend Bardhin, por, si ndodh në matematikë, ndryshimi i vendeve nuk e ndryshon shumën. Ilir Meta, njeriu i vetëm që përfiton nga anomalia, nuk sjell më vota, përkundrazi të heq votat e duhura, anomalia quhet rregull.
Pas skandalit të njohur të ish kryetarit të bashkisë do të ishte disi normale që besimi i njerëzve tek PS të humbiste, e përsëri kjo nuk ndodhi. Njeriu i vetëm që e dinte humbjen, edhe para se të ndodhte ishte drejtuesi i Foltores, heshtja e tij është shenja e madhe e kësaj, por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin se, sa më shumë duket se bashkohen, në të vërtetë aq më shumë ndahen e copëtohen.
Berisha nuk ngjall shpresë as te të vetët, mendimi politik se vetëm ai mund të përballet me Edi Ramën tashmë është rrëzuar, asnjë e re nuk vjen nga fronti i opozitës, e për më tepër, nuk duken as shenjat më të vogla të ndryshimit.
Kukësi dëshmoi se njerëzit janë lodhur nga politika dhe, e drejta e votës, e shfrytëzuar, tani është veti vetëm e militantëve. Shumica e qytetarëve edhe në Kukës, heshti. Bora, shiu dhe moti i ftohtë ishin alibia e dukshme. Për një shumicë të madhe njerëzore, ndoshta për më të shumtët, ndërrimi i pushtetit vendor nuk do të thotë asgjë, veçse ndërrimi i pasunarëve, të cilët zënë vendin e njëri tjetrit, duke u vetë – pasuruar gjithnjë e më shumë.
Ata që votuan ishin më të shumtët militantët. Opozita nuk ka më ad militantë. Ajo ka metingashë, tani të pakët në numur, por ata nuk sjellin vota dhe as mendim ndryshe. Ata janë të aftë të sulmojnë një godinë partiake, të shkallmojnë dyert, të përdorin hunjtë, të përleshen, por jo të ndërrojnë drejtimin e rrjedhës.
Dhe njerëzit, për fat të keq janë më të ngrirë nga opozita, se sa nga qeverisja; kanë humbur besimin në dobinë e tyre nga politika, por veçanërisht nga njerëzit që përfaqësojnë të ashtuquajrurën opozitë.
Pyetja për këtë opozitë është e thjeshtë dhe e përsëritur: Si mund të shpjegohet që këto njerëz, të zhgënjyer, të lodhur, gjithnjë e më të varfër, përballë çmimeve që rriten dhe heshtjes qeveritare, përsëri, më shumë se më parë, mbështetin pikërisht partinë në pushtet?
Socialistët në Kukës lanë vetëm drejtuesin politik të qarkut, Pandeli Majko, që ka pasur ndoshta misionin më të vështirë të tij përballë 41 deputetëve të opozitës. Boshllëkun e krijuar nuk e mbushi dot as Edi Rama, që qëndroi larg bujës. Të majtët muk premtuan asgjë, nuk kishin as çfarë të paraqitnin si diçka spektakolare, rasti Gjici i kishte shkallmuar ato, për shumë kënd fitorja duhet të dukej utopi, rikthimi i postit të kryetarit të bashkisë në duart e tyre, i pamundur.
Më shumë se meritë e tyre, ajo që ishte vendimtare qëndron në zbehjen gjithnjë e më të ndjeshme të opozitës, e cila, edhe pse është në rënien e saj që nga viti 2013, nuk ka asnjë shenjë ri ngritje dhe nuk ngjall asnjë shpresë së mund të jetë vizionare apo të tërheqë pas vetes të pakënaqurit.
E diela në Kukës ishte një dëshmi më tepër se në thelbin e opozitës qëndron meskiniteti politik, pa aftësia për të sjellë diçka të re dhe besimi i humbur. Ajo është në gjendje nokdauni, më tepër po lodhen të gjejnë armikun brenda vetes dhe në llogaritë e ardhshme të zgjedhjeve politike, se sa hapjes së tyre, kërkimit të një mendimi ndryshe, tërheqjes së një force intelektuale pa mëkate dhe me dëshirën për të ndryshuar shumë gjëra. Në fakt, edhe po të duan, ky ekip, i traumatizuar, nuk mund të bëjë asgjë.
Përballë tyre Edi Rama u duket njerëzve shumë më i pranueshëm, edhe kur nuk bën asgjë, edhe kur futet në lojën e politikës zgjedhore në momentin e fundit, edhe kur nuk premton asgjë, edhe kur nuk është fare.
Sido që të thuhet humbja ka emrin e Berishës. Dhe fillimin e fundit të iluzionit politik se vetëm me atë mund të mundet e majta, të rikthehen në pushtet, të bëhen forcë e rëndësishme politike. Koha e tij është e shkuar. Mundësitë e tij politike janë drejt rënies, që, edhe po të duan, nuk mund të ndalet.
Sa më shumë të zgjatet ky iluzion politik, aq më tej do të shpërbëhet “e djathta”, që në fakt nuk është as e djathtë, as e majtë, as në qendër. Është vetëm ideja e qëndrimit në politikë të një njeriu, që, përmes politikës ka gjetur koracatën politike për të mbrojtur familjen e tij, dishepujt e tij dhe veten.
Opozita do të provojë edhe më tej të ketë si lider të njëjtin njeri, që brenda kampit të tij i mund të gjithë. Edhe të rebeluarit e përkohshëm, edhe Uriah Hippët e politikës, si Bardhi, edhe ata që e anatemuan. Do të qëndrojë gjithnjë me shpresën se Berisha, një ditë, do të ketë energjinë politike për të bërë ndryshimin. Koha do të saktësojë se përmes tij nuk vjen dot në pushtet. Për më tepër, as nuk rinovohet, as nuk gjallërohet.
Deri atëherë Edi Rama do të qeverisë i qetë, çmimet do të vazhdojnë të rriten, niveli i jetës, në vazhdoftë kështu, do të bjerë, të shpallurit non grata do të jenë pjesë e fitimit të tenderëve të kullave apo rrugëve përmes emisarëve të saj, e në fund të fundit, bota do të rrotullohet rreth një elite oligarkësh, të cilët do të jenë të lodhur duke numëruar pasurinë e tyre.
Kukësi nuk i mësoi asgjë opozitës. Nuk është faji i qytetit verior. Në pushtet nuk vjen dot me Belerin. As me Berishën. Edhe në Kukës kështu!
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Bedri Islami,je nje kodosh I madh.Qe nga titulli I shkrimit je duke legalizuar Berishen.”foltorja” eshte bythe e breke me Saliun ,gje qe eshte jashte loje ne politike.Titulli duhej”A I mesoi gjeKukesi?”.
Mesoi gje Saliu?apo varja ,thote Saliu .Por kete rradhe populli I vari hejbet ne qafe Saliut.Po I ziu Bardhi si do ta zbardhe kete menyre te zeze?Foltorja nuk ka burra,por bythelepirsa po edhe PS-ja nuk ka burra ,por bythelepirsa.
Po mesoi se Sali Berisha ka vajtir per lesh!
Analize perfekte o mendjendritur Bedri Islami.
Po si mund te votonin Kuksianet foltoren e Vicidolit qe eshte strehuar tek particka e ish ministrave dhe ish drejtoreve superhajdute, tek leshelija e spiunit Agush askush kokeducja , njeriu me i urryer i planetit per 99.99% te shqiptareve perjashtuar sharebajgat e haremit te Jales.
Si mund ti jepnin vote kuksianet nje force politike qe ka humbur ne 92% te teritorit pushtetin dhe nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore organizoi sulmin tek dera e kryeministrise dhe zgerdhihej bashke me kryehajdutin e cez. Sahit dollap tritolin kur naziskinet e Mamurrasit hidhnin molotov mbi dere, kjo monster pak me vone hyri me dhune si gangnster tek drejtoria e policise ne Tirane per te penguar arrestimin e banditeve te molotovit nga policia. Kjo monster organizoi sulmin mbi Shqup me leva, kazma e qysqi kunder pds zyrtare, kjo monster organizoi sulmin para disa vitesh tek trau me pagese ne Kukes. E keto nuk ti fal as populli i Kukesit, as ai i Tiranes kurrsesi, as ai i Shkodres e as ai i Shqiperise. Populli shqiptar e ka ndare mendjen dhe per 2025, 2029, 2033 dhe ndoshta ne 2033 mund te ktheje mendje.
Hajdutet e edvin rraqes kane mundur cubat e sali malokut.
hajduti Lanes ka mundur grabitesit e shpellave.
Po pse nuk qendroi te degjonte DAULLET E KUKESIT,por ja mbathi ne Itali,te shese edhe Burimet e kaltera shqiptare?Pse? Sepse fitoret e Hajdutit jane si vemjet e mizave.Nuk mbajne me shume se 24 ore.
Mes atyre horrave serbe te vrare ne Manastirin e Banjskes ne Mitrovice,ishin horrat e Rames dhe Vucicit,,krahu luftarak i dy probatinave hajdute te Ballkanit.
Atdhetaret shqiptare me kulture Perendimore i kane ndare hesapet me cubat e Berishes qe ne qershor 1992,kur intelektualet themelues te Partise Demokratike,luftuan ne menyre te pabarabarte,,10 me 1000 shpellare te Berishes,burgaxhij te sindikatave,horra zagare,qe shkaterruan dhe grabiten gjithe industrine,ekonomine ushtrine,etj.
Sot Perfaqesuesi Jone eshte Albin Kurti,Albin Shqyptaria.
Ky djell qe lindi per shqyptarine,verbon edvin ramen dhe horrat e tij,qe dijne vetem te vjedhin grabisin ,cfare ka te vlefshme,te bukur,te kthjellet kjo toke.
Albin Kurti po i meson shqiptareve edhe kendej Bjeshkeve te Namuna se si mbrohet kjo toke.
Jo me cubat e Berishes,,por me Atdhetaret e ndershem te Shqyptarise,,e ka te humbur cdo votim edvin rama.Jo melonin dhe Perlonin,por te marri edhe Lajacakerit ,cakallerit e gjithe BE,,katastrofa e tij eshte e afert. Dhe te gjitha cfare ka vjedhur e cfare ka dorezuar tek Meloni,tek Bankersat,tek Karatararapanot,,do ti dorzoje se s`ben dhe do te perfundoje Atje ku ka derguar ministrat e tij bashkehajdute.
E more mali,ti shkoi mbrapa fitimtarit te perhershem lul braves e vules se dhuruar nga Rama me drejtesine e re. Sa per komunistin Bedri ai e di mire qe jo vetem Berisha por e gjithe paria qe drejton sot Shqiperine nuk jane demokrate sepse demokracia tek ne akoma nuk ka arritur por jane te gjithe kelyshet e buqes PPSH.
NUK VE MEND KY QYPI
DUKET KA SHKALLUAR
OSE PAS SAHANIT
REND SI I DROGUAR
SI NUK E KUPTON
SE CFARE BROCKULLIS
LIGESITE E RAMES
E KANE KATANDIS
OPOZITEN SOT
NE KETE SITUATE
PO MOS U MER,ZIT
NUK E KANE TE GJATE
NESE FITON RAMA
GJITHMONE O BEDRI
FAJTOR PER KETE
JANE NJEREZ SI TI
NE PALCE VAJTUR THIKA
NDONSE E KUPTOJNE
PER TE MBUSH SAHANIN
PRAP PER TE VOTOJNE
TI JE NJE MALOK
QE E KE NE GEN
TE JESH SKLLAV I BOSIT
GJITHMONE TE PELQEN
DJE ISHE ME SALEN
SOT JE ME MAVINE
KURRE KALLEPI YT
SQE ME SHQIPERINE
NDAJ KY VEND HAJER
NUK DO TE BEJ KURRE
SHQIPTARI VERTET
NUK NDERRON FLAMUR
SHIKONI ALBININ
SHIFNI KOSOVARET
MATEN DHEMB PER DHEMB
ME SERB BARBARET
SI DELE GJITHMONE
VRAPOJM PAS TE PARIT
SI DIKUR TE PARET
TANE PAS BAJRATARIT
NE HESFEL PARTITE
QE SPJERDHIN PER NE
BEJU ZOT I VETES
E SHPETO ATDHE
OK,B.ISLAMI:
1.Sani non grata me PD-në e formuar 1991 me KOMUNIST E SPIUN,Nuk ka fituar veçse 1 herë në 22.03.1992..dhe jo të fitoi tanimë që nuk ka as PARTI,LOGO E VULË..!
2.Saliu e ka të qartë se nuk formon më PARTI,për rrjedhojë nuk bëhet më KM i vëndit, në të kundërt do të HAN BAR(Yuri Kim).Athere si mund të votohet nga Kuksianët,Shkodranët,Tropojanët,etj..?!
3.Nuk është vetëm fai Saliut që e bëri PD-në copë e çikë,por edhe i Atyre që i shkojnë nga pasë të cilët ose kan vjedhur si Saliu i korruptuar i madh(DASH)ose kan bërë krime..! Fakti që Gazmend Bardhi nxori nga furgoni tij Tropojanin PAPLEKA për të vrarë Dr.Xhuvanin në Elbasan në 21 prill 2021 dhe që Saliu e përgojoi për të trënbur,tregon se me Sb shkojnë të gjithë Banditët,Oligatkët, Hajdutët,Vrasësit..të cilve Sb u mban dosjet në Sirtar që nga 1992-President.
4.Ndonse PS dhe E.Ramës në 3 mandatet po i dalin disa të korruptuar dhe disa në burg,Ju siguroi se edhe sikur 50 % e Qeverisë të bjer në burg për KORRUPSION,Populli në shumicë do të votoi PS dhe Edi Ramën,Pasi Edi Rama nuk ka vrarë njërz,Nuk ka dosje me zë e figurë si Sb,Lb,Im,etj. Dhe populli është më i mençëm se kalemxhijt e medjeve të kapura nga Sb 99% (përveç DITËS,TEMA) që 2005.
5.Fatkeqsia Nr.2 në këtë vënd është DREJTËSIA e TREDHUR nga Sb 1992.Që ndonse monitorohet nga SHBA+BE,ka dështuar përfundimisht.Pasi nuk po sekuestron pasurinë epolitiqënve,Pushtetarëve(80% e magjistratëve të kapur nga vetingu jan bër Avukat,Noter,etj duke u tallur me SPAK+GJKO) që nga 1992 prej 350 mild.$ të 46 viteve.
6.90 % e popullit e di mirë se Sb,Lb,Im..kanë mbi shpinë mbi 101 krime që nga 2 prilli 1991 Shkodër dhe deri 21 prill 2021 Elbasan.Ndaj nuk i voton më kurrë.
7.Nëse opozita mund të vij ndonjëherë në pushtet,duhet të zhduken nga skena politike Berishistët,Lulistët,Metistë,Tritanët e preshit,Nokët,Sheit(rakia)Mulët e gërdecit,etj.
-FLM BI,DUTA.
o Komisar dhe Komandant Ethemi,
duhet te thuash te kunderten e ketyre qe thua ne koment qe te jesh interesant.
provoje njehere, thuaj qe Berisha eshte burre shteti i madh, ai do te behet perseri kryeminister e president i vendit, eshte ai qe e solli me kale demokracine, qe eshte i pakorruptuar, qe i ka kepucet e grisura.
Diku nga paragrafi 6 artikullshkruesi shkruan gabimisht ( me sakte kriminalisht) se…(CITOJ ) në vitin 1992,pas fitores plebishitare te PD me 22 mars …(FUND CITIMI)..ne 22 mars 1992 nuk fitoi PD por Edwin Rajerson & Elez SERBiberaj të Sali SERBerishës…edhe pse ne ato kohra dukej se frynte ere demokracie ..sot pa frike mund te themi %%%% Prishja e Votimeve te 31 marsit 1991 ( me te mirat per te gjithe kohrat)…
%%%%%Shkaterrimi criminal I QE VERISE STABILITETIT ne 4 dhjetor 1991 ( qeveria pan-kombetare me e mira per 100 vjet gjithashtu) %%%%dhe marrja pjese e Rajersonit pas Sumesaliut ishin jane dhe do te mbeten me te renda per kombin shqiptar me keq se kur erdhen “demokratet” e Sulltanit ne shekullin e 15-te nga perandoria osmane.
*
Jo vetem humbja e Kuksit ka efekte mikroskopike por dhe fitoret 10 vjecare te mazhorances jane bere TOKSIKE se Oktapodhi Viqidolit me pushtet parallel MEDIATIK & FINACJAR me te forte se Rama I mjere ka bllokuar mediat shqiptare dhe mitralon nga frengjite e televizioneve & internetit non stop 24 ore dite dhe nate…
*
Mos I qani hallin Salihit qe eshte nje kriminel por jo fajtor..Fajtore jane Rama me Bidenin qe minuesi I demokracise leshit I ketij te fundit po tall Kimen me “non grata” sallaten…
*
E cfare I duhet fitorja e votimeve nje Oktapodhi… kur dhe fituesi I tyre Edi Rama eshte vene ne sherbim te kulles 64 katesh qe ne fakt kaq eshte permendorja e Enverit qe po I ngrene euroatllantiket xhaxhit sidomos tani me Zajednicat ne Mitrovice dhe Himare nen zgerdhimje euro-atllantikesh.
*
.Ashtu si u rishikua periudha e socializmit 1944-1991 duhet te rishikohet periudha Ram-Berishiste 1992-2023 qe nga katapultimi I Usali Serbiberishes nga vendkomanda e Beogradit ne kohen e Rajersonoviqit e deri sot ne Ballkanin e Hapur te Ram Vuqiqit qe menaxhohet nga haleatet tane hapur fare.
nuk ka lezet keshtu
Po mire o durrsak z.Bashen e shan Saliu,z.Bashen e pergojon Rama,z.Bashen po pergojoni ju.Nuk te kuptoj me ke je me Ramen apo me Saliun.Na trego reale se kush do te sjelle demokracine ne Shqiperi.Keshtu vjen demokracia ne lufte per pushtet .Historia po I nxerr jashte loje Ramen dhe Saliun.PD me Bashen e bene spastrimin duke larguar Saliun.Pse nuk e pershendetni ju kete?PS-ja eshte prapa me spastrimin per te larguar Ramen e koruptuar.Brezi I ri dhe I shkolluar ka vend sot ,prandaj ata duhen inkurajuar dhe mjaft u fiksuat pas njeshave.
Në fund të analizës së Islamit,përveç akuzave ndaj opozitës nuk gjeta askund përgjigjet e pyetjeve retorike që ai vetë kishte ngritur mbi ” suksesin ” elektoral të një force politike që qeveris duke vjedhur e duke q…popullin shqiptar sa në paranë publike aq edhe në zyrat bordello të shtetit