Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “A mund ta besoni?” Deklarata e Trump: Të enjten do më arrestojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “A mund ta besoni?” Deklarata e Trump: Të enjten do më arrestojnë
AktualitetBote

“A mund ta besoni?” Deklarata e Trump: Të enjten do më arrestojnë

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Ish-Presidenti Trump ka njoftuar se do të paraqitet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten, për çështjen gjyqësore ku ai akuzohet se planifikoi veprime të paligjshme për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“A mund ta besoni? Do të shkoj në Atlanta, Xhorxhia, të enjten që të më ARRESTOJNË”, shkruajti Trump në rrjetin e tij të mediave sociale mbrëmjen e së hënës, pak pasi u bë e ditur se garancia financiare për të është përcaktuar në shumën 200 mijë dollarë.

Ish-Presidentit, të cilit i ishte vendosur afati deri të premten për t’u paraqitur, i ndalohet gjithashtu frikësimi i të akuzuarve të tjerë, dëshmitarëve, apo viktimave në kuadrin e kësaj çështjeje – përfshirë nëpërmjet mediave sociale – thuhet në marrëveshjen e firmosur nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, avokatët e zotit Trump dhe nga gjykatësi.

- Publicitet -

Ish-presidenti ka përdorur në mënyrë të përsëritur mediat sociale për të sulmuar personat e përfshirë në çështjet penale ndaj tij, ndërsa vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka vepruar kështu ndaj Prokurores Willis, si dhe iu drejtua me emër të hënën Guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp – një zyrtar republikan që ka refuzuar përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Marrëveshja ia ndalon ish-presidentit bërjen e “kërcënimeve direkte apo indirekte të çfarëdo natyre” ndaj dëshmitarëve apo të akuzuarve të tjerë, si dhe komunikimin në çfarëdolloj forme për faktet e çështjes së përbashkët gjyqësore, me përjashtim të komunikimit nëpërmjet avokatëve.

Garancia financiare është një shumë që të akuzuarit duhet ta paguajnë si një formë kolaterali, për t’u siguruar se do të paraqiten në gjykatë për seancat gjyqësore.

Prokurorja Willis ka përcaktuar afatin deri të premten në mesditë që ish-Presidenti Trump dhe 18 personat e akuzuar bashkë me të, të paraqiten për të bërë procedurat e regjistrimit. Prokurorja ka propozuar që ngritja e akuzave të bëhet në javën pasuese të 5 shtatorit. Ajo është shprehur se dëshiron që të akuzuarit të gjykohen në një proces gjyqësor të përbashkët, dhe se dëshiron ta paraqesë çështjen në gjykatë në marsin e vitit të kaluar, që do të shtonte kështu tensionet gjatë periudhës së kandidimit për president.

Ndër të akuzuarit janë edhe shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, avokati i zotit Trump dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, si dhe një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, i cili ndihmoi përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet në Xhorxhia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?