Kol. Hajro Limaj
ÇFARË PËRFAQËSOJNË MUXHAHEDINËT IRANIANË ?
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin. Themeluesit janë tre studentë: Mohammad Hanifnejad, Said Mohsen dhe Ali Asghar Badizadegan. Massoud Rajavi u bë udhëheqësi i lëvizjes vite më vonë dhe do të mbetet i tillë deri në 2003, vit kur humb çdo gjurmë e tija, duke lënë pas misterin. Anëtarët e MEK-ut ishin ndër të parët që zhvilluan luftën e armatosur kundër Shahut dhe amerikanëve të shumtë të pranishëm në atë kohë në vend. Ata mbështetën gjerësisht sulmin ndaj ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 dhe kundërshtuan me vendosmëri vendimin për lirimin e pengjeve në vitin 1981. Ndërmjet viteve 1980 dhe 1981, menjëherë pas revolucionit, ata tërhoqën mbështetje të konsiderueshme publike dhe u shfaqën si opozitë ndaj regjimit të ri teokratik. Në 1981 Irani përjetoi një sezon politik të terrorit të vërtetë, shënuar si nga spastrimet e regjimit të porsalindur, ashtu edhe nga sulmet dhe atentatet e shënjestruara ndaj Iranit nga muxhahedinët.
Po atë vit, një sulm i MEK-ut fshin liderët e Republikës Islamike: u vranë 70 oficerë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm iranian Mohammad-Ali Rajai dhe kryeministrin Mohammad-Javad Bahonar. Në vitin 1986, Franca e Presidentit Mitterrand dëbon Rajavin dhe MEK-un, të cilët më pas strehohen në Irakun e Sadam Huseinit.
Nga atje, muxhahedinët do të merrnin pjesë në luftë Iran-Irak (1981-1988) në anën e Sadamit Huseinit. Kjo do të jetë një nga arsyet më të forta të humbjes së simpatisë nga ana e popullsisë iraniane për grupin. Ata ndihmuan regjimin irakian të identifikojë objektivat iraniane për të goditur dhe gjithashtu duke organizuar sulme reale përtej kufirit. MEK-u mbeti në Irak si mysafirë të Sadamit, i cili u jepte para, armë dhe mjete ushtarake deri në vitin 2003. Vit ky që përkon me rënien e regjimit, pas vendimit të SHBA-ve në vitin 2003 për ndërhyrjen ushtarake në Irak, siguria e tyre u vendos në pikëpyetje. Në gjysmën e dytë të viteve 90 muxhahedinët e popullit iranian u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe për shumë vite janë konsideruar terroristë edhe nga Bashkimi Evropian.
Në 2009 Brukseli vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroristë dhe në shtator të vitit 2012 të njëjtin vendim morën edhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2013 me një ndërmjetësim të amerikanëve dhe OKB-së u vendos që ata të zhvendoseshin në një vend tjetër, që ishte Shqipëria. Berisha, në vitin e fundit të mandatit të tij ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillary Clinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.Vendimi i Berishës u pasua edhe nga ai i kryeministrit të radhës Edi Rama.Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf 3” në zonën e Manzës, në periferi të Tiranës. Rama asokohe e konsideroi vendimin si humanitar dhe jo politik. Sipas një artikulli të “Neë York Times”, Qeveria shqiptare shpresonte se mikpritja e tyre do të ishte në favor të Ëashington-it. Zgjedhja e Manzës si vendi për ndërtimin e kampit u bë pasi Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit e pa si lokacionin më të përshtatshëm. MEK-u pas marrjes së lejes vendosi të blejë tokën që ndodhet rreth 30 kilometra larg Tiranës dhe të ndërtojë aty qytezën e tij.
SULMI KIBERNETIK I “HOMELAND JUSTICE”
Por vendimi i Shqipërisë për të mbajtur 3 mijë anëtarë të opozitës iraniane ka pasur edhe kosto.Si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në vëren e vitit të kaluar hakera të sponsorizuar nga Irani sulmuan sistemet dixhitale shqiptare.Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humëland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani. Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë.
Irani i konsideron pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi e fajësoi Iranin se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik të vitit 2022.Ndërkaq një vit më parë u anulua, për arsye sigurie nga kërcënime terroriste, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik në “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit. Në Qershor të 2015, disa media irakiane raportuan se MEK po blinte ose kishte blerë prona në Shqipëri për të krjuar një kamp të ngjashëm me atë që kishin dikur në Irak. Sipas tyre, një kamp i tillë mund të shndërrohet në bazë për stërvitjen e organizatave të ndryshme terroriste.
SHQIPËRI-IRAN, NJË DEKADË PËRPLASJE PËR SHKAK TË MUXHAHEDINËVE
Për 10 vite, mes Tiranës dhe Teheranit do të shkëmbeheshin akuza dhe kundër-akuza, si dhe pozicionin kundra njëra-tjetrës në çështje të interesit të tyre kombëtar. Por nga deklarata, u kalua në veprime. Shqipëria do të akuzonte Iranin për planifikimin e sulmeve terroriste në vend gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës së vitit 2018. Në media u raportua se iranianët kishin planifikuar sulme në ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luante kundër Izraelit. Qeveria reagoi duke dëbuar diplomatët iranianë, përfshirë ambasadorin e Iranit.Irani, si kundërpërgjigje, akuzoi Shqipërinë për fabrikim nën presionin amerikan dhe izraelit. Në janar 2020, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani nga forcat amerikane, lideri suprem iranian Ali Khamenei dhe presidenti Hassan Rouhani mbajtën fjalime duke fyer Shqipërinë si “një vend të vogël dhe djallëzor” që po përdoret për të përmbysur regjimin islamik në Iran.Sulmet kibernetike të 15 korrikut 2022 ndaj agjencive shtetërore shqiptare i dhanë goditjen e fortë marrëdhënieve me Iranin. Më 7 shtator, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndronte mbrapa sulmeve dhe njoftoi mbylljen e ambasadës në Tiranë dhe shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Por më pak se një vit nga ky vendim, Irani u rikthye në Shqipëri nëpërmjet Turqisë. Një seksion i posaçëm është hapur nga Teherani brenda Ambasadës turke, që ka për qëllim mbrojtjen e interesave iraniane në vendin tonë.
IRANIANËT “ABUZUAN” ME MBËSHTETJEN QË U DHA SHQIPËRIA
Grupet e muxhahedinëve iranianë abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti shqiptar, i cili rrezikoi edhe sulme terroriste nga Irani, thotë për Radion Evropa e Lirë Enri Hide, profesor i Gjeopolitikës dhe Sigurisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës.Sipas tij, “misioni i tyre në Shqipëri ka marrë fund” dhe “ata duhet të largohen”. Kampi i tyre në Manëz të Durrësit u bë cak i bastisjeve të policisë, e cila sekuestroi dhjetëra kompjuterë.
Operacioni rezultoi me dhjetëra të plagosur – në mesin e tyre dhe disa policë – për shkak të rezistencës që shfaqën banorët e kampit. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se dyshohet për disa vepra penale, përfshirë: provokim lufte, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe keqpërdorim i pajisjeve. 36 të plagosur. Në fakt, ka edhe veprimtari të tjera të natyrës së paligjshme të këtij grupi, brenda vendit tonë. Ambasadorja e SHBA-së: Shkëputja e marrëveshjes me MEK-un i takon Shqipërisë. Por kjo “është e paimagjinueshme” që ky vendim të merret vetëm prej Qeverisë shqiptare. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të vendosë e vetme”, thotë ai. Çështja është se ata kanë blerë shumë hapësira toke rreth e qark, kanë investuar në ngritjen e kampit, rrethimin e tij, sigurinë e tij. Ka shumë pikëpyetje nga kanë ardhur këto fonde. Media të ndryshme të huaja, si Guardian dhe Al Jazeera, shkruajnë se MEK merr fonde nga Arabia Saudite. Policia ka gjetur në kamp shumë pajisje teknologjike, kompjuterë, serverë dhe të tjera, dhe ka tentuar t’i sekuestrojë ato,por ajo ka hasur në rezistencën e muxhahedinëve.
ÇFARË FORCE USHTARAKE KA DHE A PËRBËN KËRCËNIM PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN ?
Indeksi botëror, që bën renditjen e fuqive ushtarake, e klasifikon Iranin në vendin e 13 në 136 vendet e botës. Popullsia e Iranit prej 82 milionësh, tregon se ushtria mund të rritet. Buxheti i ushtrise 16 miliardë dollarë në vitin 2017.Irani është forcë e madhe ushtarake në Lindjen e Mesme, me 534 mijë persona aktivë në ushtri, marinë, forcë ajrore dhe Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). Strategjia përfshin përdorimin e “aksin e rezistencës”, si levë për të goditur, mposhtur, apo luftuar armiqtë e Iranit që të qëndrojnë ose janë larg tokës iraniane.
RAKETAT BALISTIKE.
Një pikë tjetër e rëndësishme e strategjisë ushtarake të Iranit, janë raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe mbi të ndërmjetme të afta për të goditur Izraelin, shtetet arabe të Gjirit, bazat ushtarake amerikane në rajon dhe pjesë të Evropës. Politika e raketave balistike mund të kombinohet me politikën e mbrojtjes përpara, si përshembull sulmet me armë balistike të rebelevë jemenitë Hauthi kundër Arabisë Saudite, si përgjigje për luftën e saj në Jemen dhe armatimin e hezbullahëve nga Irani me një seri raketash kundër Libanit. Irani nuk pranon të ketë armatosur houthit me komponentë të raketave balistike. Me avionet luftarake dhe me raketat qe disponon Irani, i ka te gjitha mundesite qe te godasë nepermjet hapsirave ajrore Tiranën dhe qendren e strehimit te iranianeve. Me thellimin e krizave, Irani nje agresion te tille mund ta marrë pa diskutim. Shqiperia nuk ka mbrojtje te afte kunder ajrore per t’iu pergjigjur nje sulmi te tille. Qeveria shqiptare duhet ti largoje pa tjeter kete grumbull iranianesh ne afersi te Tiranes, e cila jeton si një qendër e brendshme terroriste.
Dritshkurtesia e qeverise tone ka bere ate qe ata te ngulin gozhden e nastradinit ne vendin tone.Qeveria tu kishte dhene siperfaqe me qera dhe jo te drejten ti blinin ato toka.
Janë të sakta këto që shkruhen?! Për të ndërtuar strehimin e emigrantëve më Italinë vendosi Kuvendi dhe toka është në pronësi të Shtetit Shqiptar, ndërsa më iranianët blejnë tokën pa miratim të Kuvendit! Kush ka bërë shitjen duhet të plaset pas hekurave, sepse ligji është njësoj për këdo. Çdo ditë po dëgjojmë çudira dhe problemet nuk kanë të sosur.
Ikni ore mos flisni budallalleqe ,cpune ka irani te sulmoje shqiperine.TE rrime rehat te luftoni korrupsionin qe i ka zene frYmen kombit,te shtojme investimet.Degjenerimi i politikaneve eshte kudo ne bote SHITJA E ARMEVE dhe korrupsioni politik jane faktoret kryesor te globalizmit.80% tte ardhurave boterore ikane nje pakice shume e vogel e popullsise se botes.URIA ,VDEKJA E MILIONAVE FEMIJEVE NGA URIA ,SEMUNDJET E NDRYSHME ,MOS TRAJTIMI I TYRE JANE PLAGE TE PA SHERUARA TE GLOBALIZMIT BOTEROR.AMERIKA ,RUSIA DHE KINA E KTHEJNE BOTEN NE NJE KAOS VETEM PER FITIME TE TYRE.HEBREI INJOHUR HENRY KISINGER KA THENE:AMERIKA NUK NJEH MIQ DHE ARMIQ AJO NJEH VETEM FITIMET E SAJ
Ne 1384 princi Karl Topia thirri ne ndihme turqit ne betejen e Savres kunder kunatit Gjergj Balsha,.
Betejen e fitoi,,edhe Durrsin e fitoi prape,,por i humbi te tera pas 4 vjetesh,sepse Turqit nuk u larguan me.U pelqeu shume Shqiperia.Karl Thopia ishte si pune kopili.E ema ishte kopile dhe ky ishte i jashtligjshem ( histori e gjate).
Keta kopilat e dijne veten shume te zgjuar,por bijne viktime e dobicllekut te tyre.
Edha E$di Rama u dha toke Muxhahidineve ne Manez,i Dha Sazanin dhe Zvernecin dhenderushit te Trapit.Durresin Alhaqbarit,Shengjinin dhe Gjadrin Bukuroshes Meloni,.Se ku do ngeci Edi Rama dhe do ta vuaje Shqiperia,me keq se 7 )rilli 1939,do ta vuaje. Qy Edi qe nuk i rri bytha rehat dhe kercen hu me hu,nje hu do ti hyje
Deri sa te kemi ate policin me nr 12205 aty te dera nuk guxon dto Irani te na sulmoje! Rini te qete!
Po sesht gjynof ta sulmosh ket policin tek dera qe mezi pret te maroj orari punes .
Poshte fotos eshte emri I atij qe ka dale ne foto,d.m.th.Kol.Hajro Limaj.
Keshtu veprohet neper gazetat.
Ato Muxhahedinet Iraniane nuk i strehon askush, as edhe vete Amerika ndonese ka territore pa fund.
I ka kerkuar ti strehoje ne Shqiperi ky Edi Rama.
Ashtu si kerkoi ti sillnin ne Shqiperi per demontim ato Armet Kimike te Irakut. Ashtu si kerkoi ti sillnin dhe Afganet refugjate pas ikjes Amerikes nga Afganistani.
Ashtu si i kerkoi asaj Melones qe Afrikanet qe mesyjne Italine ti zbarkoje ne Shqiperi.
Ashtu si kerkon kudo ku shkon refugjate per ti strehuar ne SHqiperi qe te binde boten se duhet mbajtur ne pushtet per kete arsye….se ja strehon refugjatet kudo ku ndodhen, mjaft ta mbajne ne pushtet e te mos ja shohin zullumet qeverisese me te cilat po e shpopullon kete Shqiperi nga shqiptaret.
Irani me Shqiperine nuk ka patur kurre asnje problem, derisa pra del ky Rama dhe i strehon ata Muxhahedine duke e bere kesisoj Shqiperine target te nje Republike Islamike qe askush nuk do donte i strehonte Muxhahedine e te behej armik me te.
Irani do të marrë grupin e parë të avionëve luftarakë rusë Su-35
21 Prill, 2024 07:21
Avione
Irani do të marrë brenda ditëve të ardhshme grupin e parë të gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35, njoftuan sot mediat iraniane. Irani i kishte blerë avionët luftarakë në nëntor, sipas faqes së internetit të gazetës Etemad. Dorëzimi i parë është planifikuar të bëhet brenda ditëve në vijim.
Nuk janë dhënë detaje të tjera, por sipas raportimeve, Irani do të marrë gjithsej 24 avionë të rinj luftarakë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës Islamike njoftoi vitin e kaluar se vendi kishte blerë helikopterë sulmues Mi-28H dhe Yak-130 nga Rusia, përveç SU-35.
Pas rënies së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila kishte për qëllim të parandalonte Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve perëndimore, Teherani ka intensifikuar marrëdhëniet e tij me Moskën. Perëndimi akuzon Iranin se mbështet Rusinë me mbështetje logjistike ushtarake në luftën e Moskës kundër Ukrainës, veçanërisht se Teherani e furnizon Moskën me të ashtuquajturat drone kamikaze, të cilët Perëndimi thotë se janë përdorur shumë herë në luftën në Ukrainë. Teherani i mohon këto pretendime perëndimore.
(BalkanWeb)