Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Media shkruan se, Rama ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut, Shkodër në lidhje me protestën e banorëve të Rrjolit.
Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama: “Nuk mund t’i jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga banorët..
Përplasja mes tyre dhe projektit turistik të shpallur “investim strategjik” ka nxjerrë sërish në pah pyetjen: Çfarë përfaqëson sot partia në pushtet? Emrin vazhdon ta ketë socialiste. Votat i merr si e tillë. Por a mund të quhet socialiste një qeverisje e cila në konfliktin mes komunitetit dhe kapitalit të madh, zgjedh pa hezitim këtë të fundit?!
Në teori, e majta historikisht ka qenë mbrojtëse e interesit publik përballë fitimit privat. Përfaqëson punën, komunitetin, pronën e vogël.
Statusi i “investimit strategjik” u servir fillimisht si mekanizëm për të nxitur zhvillimin ekonomik. Është shndërruar në një instrument që po anashkalon me arrogancë komunitetet lokale. Banorët nuk pyeten. Vihen para faktit të kryer kur fadromat shfaqen.
Edhe në mos qofshin “pronarë” në tokën ku kanë jetuar, një qeveri që e quan veten të majtë, nuk e ndërton pushtetin mbi shpërndarje pasurish publike te një klientelë e saj. Nuk e shndërron shtetin në agjenci ndërmjetëse për pasurimin e kësaj pakice.
I njëjti mentalitet edhe me cmimin e naftës edhe me ankesat e fermerëve. Një parti që i thotë vetes socialiste nuk ngre bord me kapitalin e madh, dhe mban naftën më të shtrenjtë në rajon e më gjerë. Ka shembuj plot edhe te fqinjët si përballohet kriza duke sakrifikuar nga fitimet e atyre që kanë më shumë se të tjerët. E majta nuk thotë “s’kam çfarë t’u bëj çmimeve të ushqimit”. Kjo është qesharake dhe e turpshme. E majta nuk e braktis prodhimin kombëtar në emër të “tregut të lirë”. E majta serioze (që është e tillë jo vetëm si etiketë mashtruse elektorale) mbron prodhimin kombëtar, mbron zinxhirët vendas.
Mund të zgjatemi pa fund tek e majta që nuk është. Por është e qartë edhe për ata që nuk duan të thellohen në ideologji që e majta e vërtetë mbron të dobëtin. Vendos kufij ndaj kapitalit në interes të shumicës. Nuk është në shërbim të një elite që pasurohet mbi rrënojat e një shoqërie që e ka humbur busullën. Dhe që tani krejt si në ato sëmundjet autoimune i turret edhe atij që e mbron nga këta që tallen me votën e saj.
Artikulli i plotë mund të lexohet në Dita versioni print i gazetës

Emra te urryer oligarkesh qe po pushtojne trojet shqiptare.Nuk e njoh origjinen e ketij te perkedhelurit te Qeverrive Bashkim Ulaj,por nga llagapi besoj se vjen nga llumi koprativave malore,ashtu si shume bisnesmene te suksesshem ,,Mrekullia e Pasunareve te rinj.
Pershendes Gazeten Dita qe qendron ne krah te Pronareve,qe mbrojne Tokat e tyre kunder Grabitqareve te Rinj dhe kunder qeverrise hajdute qe i mbeshtet..
Police,fakire,qe jeni rreshtuar per te mbrojtur Hajdutet,Grabitjen,Oligarket!Largohuni nga prona e XANUN!Sot vjedhin Rrjollin,Velipojen,beser do ju vjedhin Tokat tuaja! Opinioni ,Shtypi,Shoqatat e padukshme te Drejtes se Prones,te mbeshtesin Revolten e Pronareve te Rrjollit.
Rama dhe paradoksi i një qeverisjeje që quhet e majtë, por vepron si e tillë vetëm në retorikë
E majta, në kuptimin klasik dhe modern, është një sistem vlerash: drejtësi sociale, meritokraci, barazi shansesh, solidaritet me shtresat në nevojë dhe mbrojtje e atyre që nuk kanë pushtet ekonomik apo politik. Në këtë prizëm, qeverisja e Edi Ramës paraqet një kontradiktë mes asaj që deklaron dhe asaj që bën në realitet. Prej më shumë se një dekade në pushtet, Rama ka ndërtuar imazhin e një të majte moderne, evropiane, reformiste. Por në praktikë, modeli i tij i qeverisjes i afrohet më shumë menaxhimit neoliberal të kapitalit, sesa një projekti socialdemokrat që synon barazinë dhe kohezionin shoqëror. Pra, drejtësia sociale si slogan, jo si politikë publike. Një nga shtyllat themelore të së majtës është rishpërndarja e drejtë e burimeve, në favor të atyre që janë më të ekspozuar ekonomikisht. Për shembull, premtimi i Ramës për bonus mujor për pensionistët nga janari 2026 u prezantua pikërisht në këtë frymë: si një akt solidariteti social. Por realiteti e rrëzoi shpejt narrativën. Në praktikë, vetëm rreth 39% e pensionistëve përfituan, ndërsa rreth 61% u përjashtuan, sepse kishin pension të pjesshëm ose mbi kufirin 400 mijë lekë të vjetra. Pra, shumica e pensionistëve , përfshirë shumë prej atyre që jetojnë realisht në vështirësi, mbetën jashtë. Kjo nuk është drejtësi sociale; është politikë selektive, që krijon iluzionin e ndihmës, por jo mbrojtje reale për shtresën që teorikisht duhet të ishte prioritet absolut i një qeverie të majtë. Gjithashtu, në Shqipëri nuk ka akoma një minimum jetik. Meritokracia shpallet nga qeveria, por klientelizmi është i praktikuar. E majta nuk mund të ekzistojë pa meritokraci. Por qeverisja Rama ka ndërtuar një sistem ku afërsia me pushtetin shpesh vlen më shumë se merita, ku koncesionet, PPP-të dhe statusi i “investitorit strategjik” përqendrohen te një rreth i ngushtë aktorësh ekonomikë. Në vend që shteti të jetë rregullator i fortë përballë kapitalit, ai është shndërruar në garant të interesave të tij. Në këtë model, konkurrenca reale zëvendësohet nga favorizimi, ndërsa tregu nga marrëdhëniet politike. Ky është thelbi i një ekonomie oligarkike, jo i një ekonomie sociale. Solidariteti ndalet te fasada. Një e majtë e vërtetë nuk i sheh shtresat e margjinalizuara si objekt propagande, por si subjekt politik. Në Shqipëri, solidariteti shpesh shfaqet vetëm në fushata, ndërsa politikat strukturore mungojnë. Banorët e Velipojës, fermerët e prekur nga projektet “strategjike”, pensionistët e përjashtuar nga bonuset, (apo bonuse fiks para zgjedhjeve elektorale), të rinjtë e detyruar të emigrojnë, të gjithë këta janë humbësit e një modeli zhvillimi që prodhon rritje makroekonomike, por jo mirëqenie të shpërndarë. Në konfliktin mes komunitetit dhe kapitalit të madh, qeveria Rama ka zgjedhur vazhdimisht të dytin. Kjo zhvesh të majtën nga roli i saj historik, pra të balancojë pabarazitë e pushtetit, jo t’i thellojë ato. Kur shteti sillet si avokat i investitorit dhe jo si ndërmjetës i interesit publik, ai nuk është më i majtë. Ai është thjesht një administrator i një rendi ekonomik të pabarabartë. Problemi nuk është se kapitali fiton. Problemi është se fiton pa kontroll, pa barazi, dhe me bekimin e atyre që duhej të mbronin të dobëtit.
Nuk jam ekonomist, po meqe edhe Rama nuk eshte, ne thelb ai sillet pa e lodhur gjykimin si nje feudal perparimtar. Jepu veglat Te pasurve se ata do bejne muzike. Nuk mjafton qe jane te pasur e te rrezikojne kapitalin ;atyre duhet tua besh te shtruar rrugen. Ti shpallesh “strategjike” ne investim hotelesh. A kane eksperience? Po ore, ky Ulaj dhe Mane dine te shesin asfalt, aeroportet, apartamente, luge dhe pirunj, frigorifero, televizione publije ;pse mos Te shesin edhe krevate e yje hotelesh? Para disa vitesh kam qene ne nje lokalitet Italian jashte doganor qe eshte plot me impiante ski. Plot me turiste ceke e polake; nuk kishte hotele me 5 yje sic ne Saint Moritz 50 km me tutje. Nje hotel me 5 yje ka kritere qe nuk mund ti ngulesh nga sot neser. Te shpikesh apriori me drita led dhe vizatime betoni, meqe ka plot leke nga droga apo koncensionet dhe tenderat . Nuk funksionon keshtu. Duke shtrenjtuar artificialisht oferten turistike do humbet klientela mesatare. Se ajo vjen ne Shqiperi. Per koston qe ata mund ta perballojne. Dhenia e koncensionit te aeroportit te Rinasit Kastratit rritin artificialisht cmimet e qerave, te parkimit e rrjedhimisht edhe koston e nje gite uje dhe nje filxhani kafe. Ja pra,qe investitori strategjik e prish ekuilibrin e brishte te kerkeses dhe ofertes. Sepse po doli me humbje e kompenson qeveria. I fal edhe borxhet dhe detyrimet e prapambetura. Cfare eshte kjo? Miopi e qeverise? Jo, pazar me te madhin. Atehere, kjo preference e Rames per ti dhene tonin ekonomise me futjen e Kapitalit te madh privat ne investime eshte teori e njohur. Trickle down. Do e shtjelloje Nastradini nga anglishtja, prandaj po shkoj me tutje. Trickle down, dmth do fryhen pasaniket me tendera dhe hapesira peshqesh nga miku I tyre Edi apo Saliu i nismes 1€ dhe dicka do pikoje edhe per popullin e gjore. Jo shume, por do pikoje. E keshtu do rritet ekonomia. Keni pare Edin te takoje Te varfer e tu beje elozhe? Jo, Edy nuk eshte shok I Te varferve, ai I ka, miqte pasanike. I duhej PS si peshku qe do ta hidhte matane lumit so tek fabula libaneze. Dhe akrepi Edy I futi thumbin Ps si akrepi peshkut. Se è ka ves.
Është e pranuar dhe e provuar se Rama me PS-ne e sotme nuk janë të majtë, sipas kuptimit që kemi ne për të majtën. Në fakt PS-ja dhe Rama janë socialistë borgjezë, si partitë socialiste europiane sot dhe jo socialistë popullorë. Prandaj ai mbështet oligarkët. Nga ana tjetër edhe ata të Rrojollit nuk janë pronarë të tokës që i është dhënë oligarkut. Pyetja është: kjo tokë a duhej lënë djerrë me shkurre apo aty duhet investuar?!
Problemi eshte te populli qe i lejon ti marin pasurine. Keta policat ne foto po te ishin ne token time do i qeroja te gjithe.
Një qeveri vërtet e majtë nuk lejon koncesionet, shitjen e pasurive kombëtare dhe privatizimin e pasurisë publike. Një qeveri e majtë nuk merr punëtorë të huaj nga jashtë që të ndihmojë gangsterat kapitalistë të Shqipërisë t’i mbajnë rrogat e ulëta. Një qeveri e majtë vendos dogana për të mbrojtur prodhimin vendas, por njëkohësisht ushtron kontrolle të rrepta ndaj higjienës së prodhuesve vendas. Për të garantuar shëndetin e popullsisë. Etj etj.
Kryesor a per te sqaruar:eshte toke E privatizuar nga banoret, apo eshte toke publike. Nese eshte e privatizuar eshte gabim nderhyrja Ne kete menyre. Nese eshte toke ne prone si te bashkise apo te shtetit ndryshon puna, banoret gabojne, Jane te nxitur, OSE kerkoje “toke te xanun”. Marrim varianti toke publike, è administruar nga shteti apo bashkia.Zhvillimi I zones eshte detyren dhe pergjegjesi e shtetit apo e bashkise. Perfituesit nga nje veper qe ndertohet Jane si bashki dhe banoret. NE rradhe te pare Ata do te punesohen, do te perfitojne nga zhvillimit I zones. Pse e nderton paralliu Bashkim. Ai qe ka parane nderton. Thelb I kapitalizmit eshte fitimi, dhe fiton ai qe ka parane per investim. Vetem ne kohen e “diktatorit Enver” investonte shteti per fitimet te publikut. Morì Enveri gje me vehte? Ne doren tuaj la gjithecka dhe keto gjithecka te ju I rrafshuat per te sjell e Salinjte, Bashkimte, dhe Saimirte. Dhe Tani ankoheni pse ndertohet nje resort turistike, ku do te punesohen ju ne rradhe te pare. Ne Itali ka nje ligj. Per interes te zhvillimit strategjik te zones , kur terreni ku parashikohet TE preket nga KY projekt eshte prone private, pronar it I behen tre here offerte. Kur pronar refuzon tre ofertat, toka I sekuestrohet kundrejt shperblimit me cmimi e tregut, OSE me kompensim ne zone tjeter ne prone si publike. Dhe ASNJE nuk hap goje sepse eshte ligji qe e parashikon. Dhe trulli, si edhe Ne rastin konkret, I mbetet ne prone si shteti, si ortak ne vepren Bashkimulaj qe ndertohet. Salinjte mund te ndersejne banoret te sulmoje mjetet qe kryeje punimet. Keto Kane ndodhur edhe ne fillimet e sistemi kapitaliste ne Europe, kur sulmoheshin dhe shkaterroheshin mjetet E prodhimit. Ishte kohe me par, kur Europa po dilte nga feudalizmi drejte kapitalizmit.. Sigurisht, mentaliteti feudal ekziston akoma. Banoret I bejne thirrje Saliut, se pse nuk flet. Sepse eshte vete nje nga perfituesit kryesor TE sistemi ku jetojme pas 1990.Vete e kerkuam, ta gezojme.
Edhe ne kohe te Feudalizmit mos them mbi 50% e kullotave,pyjeve shesheve,lemejve,lendinave,ishin MERA E FSHATIT,.PRONE E TE GJITHE FSHATAREVE.Sot i themi Komuniteti. Askush nuk guxonte te pervetsonte Pronen e komunitetit,pamvaresisht se nuk ishte regjistruar ne Kadaster si prone personale. Nuk ka justifikim demagogjik per te justifikuar grabitjen e tokave te fshatareve te Rrjollit dhe Velipojes nga katundari pasunar i Ri i Babezitur,i pangopur,Bashkim Ulaj,qe i ka hyre zgrroplla grabitjes si cdo pasunar i ri,.Koken do haje ne Velipoje.
I bej thirrje Forcave te Rendit mos behen mburoje per cdo hajdut qeverritar,oligark i pangopur,ose strategjik qofte,,se etiketat me bojna nuk i kane munguar kurre llustraxhiut.Policet bijt e popullit te largohen qe Aty.Le te msyjne Tokat e Rrjollit Bashkim Ulaj me Edi Ramen po ja mbajti!
Ligjore eshte prona e kadastres. Prona e komunitetit I preket gjithe shqiperise dhe administrohet nga pushtetin lokal dhe qendron. Jo nga Ata qe I ngrefet per toke te xanun dhe hidhen ne sulm. Nese KE leke, dollare ose euro, konkuro per te fituar projekt yt dhe ndertoni per te fituar. Kur do nje rruge (komunitare) Ne mes te fshatit, ja kerkon “komunitetit” apo komunes(bashkise, qeverrise). Gjykim yt eshte thirrje per anarki ne emer te te drejte se komunitetit(pa te drejte pronesore).
EDI RAMA TANI KA DALUR HAPUR NE REALIZIMIN E STRATEGJISE ANTI KOMBETARE TE SHPERBERJES SE SHQIPERISE DHE TE CKOMBTARIZIMIT TE SAJ. NUK E BERI AS ZOGU NE KETO PERMASA.
Populli të vetme të drejtë ka votën, Edi Rama i ka mashtruar zgjedhësit e tij, tani qytetarët e panë në kurriz qeverisjen e tij, votojeni tashmë që t’ju zhdukë me fis e farë nga ky vend, mos të qëndrojë këmbë shqiptari këtu.
Ky është Edi Rama tashmë kjo është partia “socialiste”
Urime Dita, keni super prodhim filozofesh injorante populiste , keta 5-6 te perhershem me lejen tuaj si ne kafene diskutojne me “kompetence” cdo gje, jane bere me keq se Lubonja..
Komunitet = Komunizem
Socialist = Komunizem
Me rregull treshi Jo nuk mund te jesh socialist dhe te mbrosh ata qe i sigurojne pune komunitetit vec nese “ata” ”jane shteti.
Nuk mund te jesh socialist e te mbrosh ata qe financojne e sigurojne prodhime per komunitetin, vec nese “ata”jane shteti
Nuk mund te jesh socialist e te mbrosh pronen private dhe ekonomine private Vec shteti ka te drejte te kete prone qe ndryshe quhet prona e komunitetit
Po, Edi Rama mund ta quaje vehten Socialist e qeverisjen e tij Socialiste sa kohe ata qe jane vertete te tille, Socialiste pra, e ndjekin si manare edhe kur i shkel me kembe persiper me Ulajt perkrahu.
Socializmin e krijuan ata qe dhe breket do jua a marrin me ne fund. Ata jane Financieret e kesaj Bote, por juve Gojimve Socializmin ju a shiten si dicka Sociale e Progresiste qe punon per te miren dhe zhvillimin tuaj. Ku ka mire se nje turme budallenjsh qe mendon se punon per veten, nderkohe qe ben Miliardere ca te tjere? Nje skllav manaxhohet me lehte, kur atij i eshte implantuar psikologjia e bashke pronarit.
Ata banoret e Rrjollit qe pretendojne te jene pronare, pse nuk jane kujtuar te bejne ndonje investim. Apo mendojne se nje fshat i tere do jete ne gjendje te bej marreveshje me investitorin, kur edhe brenda nje familje eshte e veshtire te gjesh zgjidhje per ceshtje pronesie. E. Rama ka te drejte qe brenda rregullave e ligjeve, favorizon investitorin qe i jep vlere prones. Populizmat dhe llafet online, filozofet dhe avokatet dhe media e paguar jane ceshtje qe nuk do mbarojne kurre.
Socialiste u ndane nga komunistet qe kur komunistet u distancuar prej Tyre, Duke ndertuar Internacionale komuniste. Dallimi? Socialiste Jane per perjtesimin e prone private mbi mjetet e prodhimit, pra, sistemi kapitaliste, por me nje permirsim:krijimi I aristokracise SE klases puntore-sistemi I lemoshen ndaj klases puntoreve, per tu thene “shikoni sa te mire jemi ne, ju ndihmoj e te jeton, te punoni”. Ndersa komunistet I donin te gjithe te barabarte ne pune e shperblim, sipas parrulles “sejcili sipas aftesi se, sejcili sipas punes” dhe hapi I dyte “sejcili sipas aftesi se, sejcili sipas nevoje”. Ishin parrulla te nje kohe te larget, kur sistemi socialist te triumfon te ne te gjithe boten,ose ne pjese me te madhe te Saj. Sa per socialiste. Ka nje gje qe nuk duhet harruar:Musolini ishte pjelle E PSI, ndersa Hitleri ishte kreu I partise Nacional socialiste.
Shume e drejte kjo Por e di perse e bejne kete?
Ata jane prape komuniste por qe kuptuan se klasa punetore tani ka cfare te humbase . Klasa punetore nga shtresa e varfer e popullise qe mund te mbeshtete komunistet sepse s’kishte cfare te humbiste ( vec vargonjte) sot eshte shtrese e mesme, ajo ka cfare te humbase.
Atehere si mund te vendoset komunizmi ne ekonmi ( komunizem = shteti drejton ekonomine) ?
Metoda Kineze. Jepja ekonomine nje pakice oligarkesh dhe eshte me e lehte te kontrollosh nje grup prej 5, 10,15 vetesh se sa bisnesin e vogel prej 500,1500,apo 15000 vete. Oligarkeve ju jep pasuri dhe ju thua nese do ta mbash kete pasuri bej si them une. ( bisnesit te vogel nuk ja ben dot kete ne mase). Dhe keshtu shteti zoteron ekonomine ne dukje private.
Kjo eshte arsyeja ( e shpikur nga Antonia Gramshi – Itali) qe kane adoptuar tere komunistet ne bote. Ne fund rezutlati eshte njesoj. Nje ekonomi qe zoterohet nga shteti
E keqja jone eshte se nuk arriime da kuptojme rendin! Kapitalizmi ne vetvete nuk eshte gabim por si me c‘do ligj e rregull tjeter ne Albanistan sabotohet kryesisht nga TURMA e ndersyer e tifozerise! Hec e gjeje se kush ka te drejte!
Eshte e kunderta, komandon ai qe ka parane ne kapitalizem, pra oligarku. Eshte ai qe I thote qeverris e e politikaneve “bej si them une dhe Mos bej si bej une”. Shqiperia u rrafshuar dhe ASNJE nuk u denua, qeverrite eshte, partite gudulisin me fjale dhe godasin me veprat. Klasa puntoreve eshte bere shtresen e mesme? Atehere nuk duhet te qaheni se jeni pa buke, pa pune, me pensione te ulta(shyqyr qe Enveri na la arkivat plot per te gjetur vitet e punes), se iku ne Europe mosha e punes. E pse iken? Se Ska fronte pune, Ska industria, se nje mekanik duhet te punoje kamarier turizmin, etj, etjPra per pune, per buke e gojes. Shume edhe per ti shmangur persekutim in politik TE Saliut tuaj te madherishem.
Sllogani ” pertej se majtes dhe te djathtes” ne PS nuk ishte gje tjeter vecse largimi nga e majta. Dhe jo rastesisht u nderrua logo e ngjyrat, duke shpallur nje platforme te re , e cila udheheq partine me te madhe ne vend.
Shqiptaret e kane kuptuar tashme dhe i jane nenshtruar si dikur. Historia perseritet here si tragjedi e here si komedi.
Po. Është e vërtetë: Rama nuk mund të quhet socialist. Prandaj ai duhet të largohet nga Partia Socialiste dhe të formojë partinë e qëndrës “Rilindja”. Por mosqënia socialist apo i majtë nuk përbën në vetvete ndonjë lloj krimi. Sepse ka shtet komunist, socialist dhe kapitalist; Shabani dhe Tropojani më sipër e kanë shpjeguar mirë ndryshimin. Pra të mos rrahim kot ujë në havan.
DUHET ZGJEDHJET TE BEHEN ME LISTA TE HAPURA DHE DO SHOHI VETEN CDO BOTOX SA VLEN !
PO KALOJME KOHE TE CUDITSHME ME NJE TUF HAJNASH DHE SHTETI QE MBRON HAJNAT.ME LIGJ