Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të vizitohen rrënojat e Titanikut? Brenda një industrie fitimprurëse turistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A mund të vizitohen rrënojat e Titanikut? Brenda një industrie fitimprurëse turistike
AktualitetEnciklopediLifestyle

A mund të vizitohen rrënojat e Titanikut? Brenda një industrie fitimprurëse turistike

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

Për dekada me radhë, aventurierët kanë paguar shuma marramendëse për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo ekspeditë mund të shndërrohet në një tragjedi…

Duhen 8 orë dhe 250.000 dollarë për të arritur në atë që ka mbetur nga anija e famshme e Titanikut, rreth 611.55 km larg bregut të St. John’s, Newfoundland. Këtë të diel, pesë persona hynë në nëndetësen Titan, por humbën kontaktin vetëm 1 orë e 45 minuta pas zhytjes në ujë, duke u zhdukur pikërisht në atë vend ku ndodhi dhe fundosja e Titanikut. Kërkimet vazhdojnë, ndonëse shpresat janë shumë të vogla dhe shpëtimi i nëndetëses është thuajse i pamundur.

Më shumë se një shekull pas fundosjes së anijes, interesi për Titanikun mbetet i jashtëzakonshëm. Edhe pse shumica e shuajnë kureshtjen e tyre duke vizituar muzetë, ekspozitat dhe koleksionet e shumta dedikuar kësaj ngjarjeje, të tjerë janë të gatshëm të paguajnë për një biletë dhe ta shohin atë nga afër. Mirëpo pavarësisht shqetësimeve dhe debateve të përhershme nëse kjo zhytje duhet të realizohet, për më shumë se 20 vjet guximtarë dhe eksplorues të shumtë kanë shkuar në atë destinacion.

- Publicitet -

Turizëm në rrënojat e Titanikut

Vetëm në vitin 1985, një ekspeditë e udhëhequr nga Explorer-at-Large National Geographic Robert Ballard dhe oqeanografi francez Jean-Louis Michel zbuluan vendin e fundit ku “pushonte” Titaniku. Në korrik 1986, Ballard vendosi një pllakë në anije, duke kërkuar që vendi të lihej i patrazuar në kujtim të më shumë se 1500 njerëzve që vdiqën atje.

Por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, konkurrenca se kush do të lejohej të nxirrte objekte nga anija, u ndez. Pjesërisht, ishte një përpjekje për të dokumentuar dhe ruajtur artefaktet, por ishte gjithashtu një arsye për të fituar shifra të frikshme nga shitja e objekteve dhe ankandet publike.

Përpjekja e parë zyrtare e shpëtimit u ndërmor nga Titanic Ventures Limited Partnership në 1987, kur rreth 1800 artikuj u mblodhën dhe u konservuan. Kompania ka kryer tetë ekspedita në anijen e Titanikut dhe ka nxjerrë në ankand më shumë se 5000 objekte të marra nga vendi, duke përfshirë bizhuteri dhe një pjesë të shkallëve madhështore të anijes. Kompanitë gjithashtu nisën të promovojnë dhe udhëtime të kushtueshme turistike për të parë nga afër rrënojat e Titanikut.

Studiues, eksplorues dhe madje edhe kineastët si James Cameron, i cili drejtoi filmin “Titanic” të vitit 1997, kanë bërë udhëtime të panumërta pranë rrënojave. Në vitin 1998, kompania britanike, Deep Ocean Expeditions, ishte ndër të parat që i shitën biletat publikut me 32,500 dollarë për të parë mbetjet e Titanikut. Në vitin 2012, udhëheqësi i ekspeditës, Rob McCallum, tha se kompania po organizonte një raund të fundit turneu, pasi kishte zbritur në rrënoja 197 herë. Veç saj, edhe kompani si Bluefish, Blue Marble etj., kanë kryer me dhjetëra zhytje. Ndërsa OceanGate, pjesë e së cilës edhe nëndetësja e humbur, kreu ekspedita të suksesshme në 2021 dhe 2022, si dhe ka 18 zhytje të planifikuara deri në fund të vitit 2023.

Mbrojtja e Titanikut

Por çfarë ndikimi kanë këto ture në anijen 111-vjeçare? Titaniku u dëmtua ndjeshëm pas goditjes me shtratin e detit dhe ngadalë, bakteret që hanë hekurin po konsumojnë atë që ka mbetur. Më pak se një dekadë pas gjetjes së rrënojave, po vihej re një përkeqësim i shpejtë. Në vitin 2019, një zhytje konfirmoi se pjesë të mëdha të anijes po shembeshin.

Sot, zona përreth është e mbushur me plehra, duke përfshirë shishe birre dhe sode, zinxhirë dhe rrjeta ngarkesash. Vizitorët gjithashtu kanë mbushur zonën me pllaka dhe memorialë. Në vitin 2001, një çift madje u martua, mbështetur në harkun e famshëm të Titanikut.

Përpjekjet për të mbrojtur rrënojat po vazhdojnë. Për shkak se ndodhet në ujërat ndërkombëtare, duhet të ruhen sipas Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore. Në vitin 2020, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të punojnë së bashku për të dhënë ose mohuar licencat për njerëzit që hyjnë dhe marrin objekte nga vendi ku ndodhi tragjedia.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?