Nga Stephen Wertheim
Botuar në New York Timew
Që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, Presidenti Biden është përpjekur të duket si një burrë shteti i që ka vënë mend nga hapat e gabuar të vendit të vet, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Ai i këshilloi Izraëelitët të mos lejojnë që zemërimi t’i konsumojë”
Zoti Biden nuk po ofronte thjesht mbështetje psikologjike. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk vonuan të shprehnin se ishin thellësisht të shqetësuar nga planet izraelite për të pushtuar Rripin e Gazës. Ata kishin frikë se operacioni nuk do të arrinte të çrrënjoste Hamasin, do të rezultonte në vrasjen dhe plagosjen e civilë palestinezë dhe kishte potencialin të niste një luftë më të zgjeruar.
Por, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u shprehën kështu në anonimitet. Në shfaqjet publike, Presidenti Biden deklaroi se do t’i mbështeste vendosmërisht ndërhyrjet ushtarake izraelite, ndërsa i kërkoi Izraelit të respektonte ligjet e luftës. Ai, me sa duket, mendoi se mënyrë më e mirë për ta frenuar disi aleatin e Amerikës ishte ta shtrëngonte fort në krahët e vet, ose e vetmja mënyrë që zoti Biden ishte i gatshëm të provonte.
Gjithsesi pritshmëritë e presidentit nuk u përmbushën. Izraeli, tashmë, ka filluar edhe ofensivën tokësore e ushtria izraelitë, me bombardime të vazhdueshme ajrore dhe bllokadë të enklavës, ka arritur në qytetin e Gazës. Kaq ndikim mund të kishte përqafimi frenues i zotit Biden.
Nuk mund të pritej që udhëheqësit izraelitë, të tërbuar nga sulmi i urryer, thjesht, t’i bindeshin fjalëve të Uashingtonit. Pas sulmit të 11 shtatorit, a do e kishin ndryshuar Shtetet e Bashkuara qasjen e vet, vetëm prej këshillave dashamirëse të një fuqie të jashtme?
Ai që nuk ka mësuar nga gabimet e Amerikës është zoti Biden. Duke mbështetur pa kushte Izraelin, dhe duke mos mbrojtur të drejtat e palestinezëve me të njëjtën këmbëngulje, ai i ktheu Shtetet e Bashkuara në bashkëpunëtorë të çfarëdo Izraeli do bënte më pas. Kostot që Amerika po paguan me prestigjin dhe fuqinë e vet, janë dëshmuar të jenë të konsiderueshme e mund të shtohen.
Në ditët pas 7 tetorit, zoti Biden e kishte mundësinë të formësonte reagimin e Izraelit, duke përcaktuar publikisht se çfarë lloj veprimesh do të mbështesin dhe nuk do të mbështesin Shtetet e Bashkuara. Por, ndërsa shprehte solidaritet me Izraelin dhe neveri ndaj Hamasit, ai mund të kishte penguar ndihmën për një fushatë ushtarake, derisa Izraeli të përpilonte një plan që Shtëpia e Bardhë e konsideronte efektiv dhe të drejtë dhe i cili i trajtonte civilët palestinezë në mënyrë të pranueshme.
Në vend të kësaj, zoti Biden deklaroi: “Ne jemi me Izraelin”, duke u zotuar të garantojë mbrojten e tij “sot, nesër dhe gjithmonë”. Edhe pse privatisht, ai u bëri presion liderëve izraelitë që ta rikonsideronin pushtimin tokësor, publikisht ai kërkou 14.3 miliardë dollarë ndihmë urgjente ushtarake pa kushte.
Nuk ishte e nevojshme të tregohej kaq kavalier. Qasja “kulaçin ose kërbaçin” ose do t’i kishte zbutur veprimet e Izraelit ose do t’i kishte distancuar Shtetet e Bashkuara nga ky dështim i kushtueshëm. Megjithatë, administrata nuk duket se u përpoq fort; fillimisht, preferoi të angazhohej dhe të zbulonte se për çfarë paskëtaj. E tani Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten duke i shkuar pas Izraelit drejt një lufte brutale “me kohëzgjatje, kosto dhe pasoja të papërcaktuara”, si Barack Obama, kur ende senator, përkufizoi pushtimin e Irakut përpara se të fillonte.
Zyrtarët amerikanë po e shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësinë e tyre ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe dhunës së shtuar të kolonëve në Bregun Perëndimor, por ata s’do munden ta bëjnë Izraelin të ndryshojë qasje, nëse një “ose përndryshe” nuk specifikohet.
Zoti Biden nuk ka qenë fort më i aftë në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë. Duke anashkaluar realitetin e qartë se në thelb të konfliktit qëndron pushtimi izraelit i territoreve palestineze, z. Biden i ka përshkruar palestinezët ose si terroristë të këqij ose si civilë të pafajshëm që meritojnë mbrojtje humanitare.
Por, mbi të gjitha, palestinezët janë agjentë politikë që kërkojnë vetëvendosje dhe refuzojnë të injorohen. Gjuha ideologjike e devijuar e zotit Biden e tipi “Nuk do fitojnë terroristët. Do fitojë liria.” Nuk e merr parasysh faktin se terrorizmi palestinez dhe pushtimi izraelit po i thellojnë padrejtësitë dhe se të dyja janë njëlloj pengesë për paqen.
Ndoshta përqafimi i fuqishëm i Presidentit Biden do i japë atij mbulesën e nevojshme politike për të rigjallëruar përpjekjet e zgjidhjes me dy shtete, tentativa e fundit për të cilën diplomatët amerikanë i bënë në administratën e Obamës. Kohët e fundit, z. Biden u shpreh se “nuk ka kthim” në status quo-në e paraluftës. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka bërë thirrje që Autoriteti Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor, të qeverisë Gazën, pas tërheqjes së forcave izraelite.
Kjo do të thotë se Izraeli do të tërhiqet para se të detyrohet të paguajë çmimin që do i kërkonte Autoriteti Palestinez e që është përparim i mirëfilltë drejt një shteti palestinez. Për të pasur një fije mundësi sukses, Shteteve të Bashkuara do i duhet të kërcënojnë me reduktimin e ndihmës ushtarake dhe të mbështetjes politike për Izraelin dhe të veprojnë në përputhje me këtë. Përndryshe, Izraeli do të arrijë në përfundimin se bisedimet me SHBA-në janë veç fjalë.
Mos mendoni se zoti Biden do ndryshojë qëndrim. Nëse ai nuk ishte i predispozuar të vendoste kushte për Izraelin që në fillim, kur kjo kishte rëndësi parësore, ai nuk ka gjasa të rrezikojë të ftohet me Izraelin, i cili ka domethënien e një kauze popullore në politikën amerikane, sidomos kur merren parasysh zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Por atij i duhet ta bëjë se alternativa është më pak e këndshme.
Qëndrimi i njëanshëm i zotit Biden heq nga vëmendja dhe çvlerëson çdo prioritet tjetër të politikës së jashtme. Përpara luftës Izrael-Hamas, Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të armatosnin Ukrainën dhe Tajvanin. Por predhat e artilerisë amerikane, sistemet e mbrojtjes ajrore e të tjera kanë gjasa të ndyshojnë destinacion.
Nëse konflikti kthehet në një luftë rajonale, kompromiset do të shtohen. Shtetet e Bashkuara, madje, mund të tërhiqen të përfshihen drejtpërdrejt, rrezik i shtuar, kur sulmet në rritje ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri merren parasysh.
Ndërkohë, Uashingtoni po shton ndikimin e vet në mbarë botën. Kur ka bindur shtete jo të Perëndimit t’i dalin kundër Rusisë, pas pushtimit të territorit dhe shënjestrimit, nga kjo e fundit, të infrastrukturës civile në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara duken krejtësisht joparimorë kur qëndrojnë krah Izraelit, ndërsa ai pushton tokën palestineze dhe bllokon furnizimin me ushqim, ujë dhe energji në Gaza.
Pakënaqësia nuk është e pranishme vetëm në shtetet arabe. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, 120 vende mbështetën një rezolutë që bën thirrje për armëpushim humanitar. Vetëm 12 vende iu bashkuan Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në votën “kundër”. Kjo e bëri Amerikën pakëz më pak të izoluar se Rusinë kur Asambleja e Përgjithshme, në një votim 141 me 7, i bëri thirrje, për herë të fundit, të tërhiqej nga Ukraina.
Pasojat mund të jenë fatale edhe brenda vendit. Votuesit e rinj dhe amerikanët arabë e myslimanë, elektorat kyç për fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e vitit 2020, janë të tronditur nga mënyra se si ai po i qaset kësaj lufte. Ata mund të mos e mbështesin nëntorin e ardhshëm.
Një shkatërrim i koalicionit në krah të zotit Biden është pikërisht ajo që i duhet republikanëve, të nxitur edhe nga sondazhet që tregojnë se Donald Trump kryeson në shtetet të rëndësishme, për ta futur kandidatin e tyre jopopullor në zgjedhje.
“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar”, thotë Presidenti Biden. Por për të, “udhëheqja amerikane” duket se nënkupton mbështetje deri në pikën e fundit të aleatëve të SHBA dhe t’i dalim zot konflikteve të tyre si të ishin tonat, paçka se sa janë kostot dhe rreziqet e kësaj. Qëndrim i llojit “me ne ose kundër nesh” u provua që është shkatërrues, dy dekada më parë. Sot, ky qëndrim është një recetë për të përçarë botën dhe për të humbur kontrollin.
—–
Autori është historian dhe analist i politikave të jashtme të ShBA , anëtar i lartë i Programit Amerikan të Statecraft në Fondacionin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.
Ai është autor i librit “Bota Nesër: Lindja e Supremacisë Globale të SHBA”. Përktheu nga NYT për DITA, Edona Llukaçaj
Edona perkthen fort
Edhe presjet i ve fort
Shkruan fort ne fakt
VO:
-Analizë shumë e saktë.Amerika e ka mbështetur Izraelin që nga krijimi Shtetit Izraelit.
-Goditja e bafasishme e HAMASIT kundër Izraelit ishte rrjedhojë e vigjilencës së ultë të organeve të SIGURISË IZRAELITE.
-K/Sulmet e Izraelit duhet të ishin ndaj HAMASIT dhe jo Palestinezve pa dallim,duke vrar njërz të pafajshëm..!
-Deklaratat e Presidentit Amerikan Biden ndaj Izraelit për kujdes..ishin SHKELJE SYRI të kuptueshme..!
-Tashmë Amerika duhet të shuaj shumë konflikte në botë,Ku UKRAINA është lënë në mëshirën e fatit të vet me Rusinë armiqsore ndaj Perëndimit.Por,edhe konflikti SËRBI-KOSOVË pa ndihmën Amerikane nuk mund të zgjidhet asnjëherë.
-Zgjedhjet në Amerikë rrezikohen të fitohen nga TRUMP,MIKU PUTINIT,si në 2016 Dhe, kundërshtari Europës ..!!
-Goditja e befasishme e HAMASIT kundër Izraelit nuk është cudi të ketë qenë një skenar i vetë Izraelit për të justifikuar në sytë e opinionit botëror goditjen që do t’i jepte pastaj HAMASIT dhe spastrimit të GAZES nga palestinezët..- thotë Ethemi.
Edhe kështu mund të jetë, “never don’t say never !”