Prej disa vitesh, përdoruesit e Instagramit kanë folur për aftësinë e aplikacionit që të dëgjojë bisedat e tyre për të shfaqur më pas reklama të synuara.
Ka qindra mesazhe nga përdoruesit që pretendojnë se kanë diskutuar diçka me njëri tjetrin vokalisht, për disa mallra dhe shërbime, me miqtë ose familjen e tyre, dhe papritur u vijnë reklama mbi ato mallra të përmendura në bisedë.
Ata thonë se nuk i kanë kërkuar kurrë ato në Google, por veç në biseda private. Megjithatë, Instagram u tregoi atyre këto produkte në faqe të parë ose Stories, si një reklamë.
“Instagram NUK po ju dëgjon”, sipas shefit ekzekutiv të tij
Me kaq shumë njerëz që po përjetojnë këtë, mund t’i gjeni fjalët e tij jo shumë bindëse, por CEO i kompanisë pretendon si më poshtë:
“Platforma ka qasje në mikrofonin tuaj të smartfonit, kështu që teorikisht, mund të dëgjojë dhe analizojë atë që flisni dhe diskutoni.
Kontrolloni nëse Instagram mund të hyjë në mikrofon në celularin tuaj. Nëse po, mund të bëni një eksperiment: çaktivizoni aksesin për një kohë. Pastaj diskutoni me miqtë tuaj për diçka që dëshironi të blini. Sigurisht, pa kërkuar ose shkarkuar aplikacione që mund t’ju ndihmojnë ta blini atë. Pas disa ditësh, ndoshta nuk do të shihni asnjë reklamë që promovon gjërat për të cilat folët”.
Kreu i Instagramit, Adam Mosseri, megjithatë, pranon se shumë njerëz e kanë këtë problem, por këmbënguli që Instagram nuk spiunon.
“Ne nuk i shikojmë mesazhet tuaja, nuk dëgjojmë në mikrofonin tuaj. Po ta bënim këtë, do të ishte super problematike për shumë arsye të ndryshme. E kuptoj që nuk do më besoni…”, u shpreh ai.
Arsyeja mund të jetë algoritmi i Instagramit?
CEO thotë se këta algoritme janë vërtet të zgjuar, më të zgjuar se sa ne mund të mendojmë se janë. Ata përdorin inteligjencën artificiale për të gjeneruar furnizime, reklama dhe skedën Explore.
“Këto algoritme ndjekin jo vetëm pëlqimet, komentet dhe shikimet tona të videove; kjo për ta është shumë e lehtë dhe e qartë. Ata gjithashtu zbulojnë se sa kohë shikojmë mbi një foto ose video, në cilën përmbajtje klikojmë, cilat tituj lexojmë.
Duke ruajtur të gjitha këto të dhëna, Instagram na tregon më pas atë lloj përmbajtjeje që ka shumë të ngjarë të na pëlqen të shohim. Pra, nëse skeda juaj Explore është plot me video me ushqime, ose thjesht keni ngrirë për një sekondë mbi një foto të një burgeri në ekranin tuaj, Instagram mendon se jeni të interesuar për gjëra të tilla dhe fillon t’ju ofrojë më shumë postime të tilla. Edhe ato të sponsorizuara.
Mediat sociale, veçanërisht Instagram dhe Facebook, mund të dinë gjithashtu se me cilat faqe të tjera ndërveproni. Dhe bazuar në këtë njohuri, ju tregon reklama specifike”.
Ose mund të ketë një shpjegim krejtësisht të ndryshëm…
Instagram apo çdo platformë tjetër mund të na dëgjojë vërtet dhe ne nuk e dimë. Në çdo rast, platforma nuk ka gjasa të zbulojë se çfarë lloj teknologjie përdor, për arsye konkurrence.
Mund të jetë tronditëse se sa shumë mediat sociale dinë për ne, por ky është realiteti në të cilin jetojmë. E vetmja rrugëdalje është të shpërfillni mediat sociale.
j.l./ dita
