Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A e ndihmon histeria antikorrupsionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > A e ndihmon histeria antikorrupsionin
Kendi i KryeredaktoritKryesore

A e ndihmon histeria antikorrupsionin

Published: December 21, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Reagimet e dhunshme të opozitës, brenda apo jashtë Kuvendit i shërbejnë më shumë korrupsionit të qeverisë sesa luftës kundër tij.

Pse? Sepse dhuna e zhvendos debatin, nga përgjegjësia, te polarizimi. Polarizimi mobilizon llogoret e pështira partiake. Në këtë terren, korrupsioni nuk luftohet. Relativizohet. Mbështetësit e pushtetit e mbrojnë, ata të opozitës e instrumentalizojnë. Pushojnë së dëgjuari argumentin dhe logjikën, kalojnë nga fakti, te emocionet.

- Publicitet -

Rezultati është i njëjtë. E vërteta zhduket në mjegull.

Do ta kuptoja këtë reagim nëse drejtësia do ishte e heshtur, e kapur apo e paaftë përballë korrupsionit. Por sot drejtësia po vepron. Me të gjitha mangësitë e saj, reforma në drejtësi ka prodhuar hetime, akuza dhe procese që deri dje ishin të paimagjinueshme. Kjo e bën të pakuptueshme dhunën politike.

Pse nxitje kaosi dhe jo pritje e drejtësisë? Pse flakë e ulërima histerike dhe jo një denoncim i qetë, qytetar, këmbëngulës, i bazuar në faktet që drejtësia i ka nxjerrë sheshit?

Përgjigjja del nga sjellja, jo nga deklaratat: Halli kryesor i flakadanëve dhe i flakahedhësve nuk është korrupsioni, por përfitimi prej tij.

Një opozitë që do ta kishte realisht hall korrupsionin, do ta linte drejtësinë të bënte punën e saj. Kjo do të thotë se do investonte politikisht në gjithçka, por jo në dhunë.

Kjo sjellje i jep pushtetit justifikimin perfekt për t’u mbyllur, për t’u viktimizuar dhe për të mjegulluar llogaridhënien. Në këtë kuptim, opozita që zgjedh dhunën, po luan lojën e pushtetit që pretendon se po lufton.

E bëjnë pa e kuptuar apo e bëjnë me vetëdije, këtë nuk di ta them. Por di të them çfarë na kanë parë sytë për 30 e ca vite. Njëra dorë ka larë tjetrën e të dyja fytyrën.

Në 21 janar njerëzit dolën masivisht për një video korrupsioni. E ngjashme me përgjimet e sotme, ndonëse jo në shifra. Por atëherë drejtësia mungonte. Protesta ishte pikërisht zëvendësim i drejtësisë. Ishte reagim ndaj impunitetit absolut.

Sot situata është thelbësisht ndryshe. Me gjithë problemet, drejtësia po vepron. Ka hetime, masa sigurie, ministra dhe zyrtarë të lartë nën akuzë. Nuk jemi më në kushtet e një shteti ku pushteti është i paprekshëm nga ligji.

Ky proces drejtësie mund të jetë i papërsosur, por është real. Ta turbullosh atë me dhunë, i shërben pikërisht korrupsionit.

Ka edhe diçka që e bën kontradiktën më të fortë. Një pjesë e madhe e opozitës sot përbëhet nga ish-zyrtarë të akuzuar apo implikuar edhe vetë në korrupsion.

Këtyre nuk u pëlqen ta dëgjojnë, por kur bëjnë nëpër ekrane atë ftyrën medemek të revoltuar kundër korrupsionit të Ramës, shoqëria nuk sheh një alternativë. Sheh një konflikt interesash mes dy të njëjtëve.

Ndaj denoncimi i tyre nuk mobilizon kurrë qytetarë të lirë. Maksinumi vendos në rresht, militantë të cekët partiakë.

Është e qartë se një opozitë, e pastër dhe e paimplikuar do kishte interes të fliste qetë, të priste drejtësinë dhe të fitonte ndërkohë besimin publik. Një opozitë me ish-të korruptuar nuk mund të presë drejtësinë. Drejtësia është rrezik edhe për ta.

Edhe sikur ta rrëzojnë qeverinë me dhunën e tyre qesharake, kjo nuk do jetë fitore ndaj korrupsionit, por zëvendësim i një padrejtësie me një tjetër.

Dhuna realisht nuk e rrëzon Ramën. Përkundrazi, e ringre kur drejtësia po e rrëzon. Ajo bëhet mjet për të turbulluar ujin dhe relativizuar fajin. Mbi të gjitha është dhunë e të korruptuarve kundër korrupsionit. Pra nuk e pastron sistemin.

Rikthen të vjetrin.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Skypion says:
    December 20, 2025 at 4:16 pm

    Askush nuk ka ndermend ta rrezoje Ramen me dhune, sepse nuk ka se kush. Kundershtari i tij kryesor, e ka hedhur poshte ne menyre kategorike kete opsion. Perhere kur e kane provokuar, ka dhene te njejten pergjigje; madje edhe kur analiste me shume peshe te se majtes, porqe jane opozitare me regjimin socialist, i kane thene ne menyre te drejteperdrejte se ky eshte nje opsion qe po behet i vetmi me ashpersimin e regjimit, pergjigja ka qene po e njejte: jo marrje e pushtetit me dhune!
    Marrja e pushtetit me dhune ne Shqiperi, eshte ekskluzivitet i socialisteve. Keshtu e kane marre ne vitin 1945; keshtu e moren ne vitin 1997; madje, po keshtu e moren ne vitin 2013, po te kemi parasysh se ajo ishte pasoje e drejtperdrejte e dhunes se pergjakshme te 21 janarit 2011, qellimi i se ciles ishte pikerisht, qe nepermjet kurbanizimit te nje numri te stermadh protestuesish (keshtu ishte planifikuar nga monstrat), te rrembenin pushtetin.
    Nga ana tjeter, demokratet erdhen me vote ne vitin 1992, qe konsiderohet unanimisht si vota me e paster e dhene ndonjehere ne historine e zgjedhjeve politike ne Shqiperi; rierdhen po me vote ne vitin 2005…
    Krahasimi flet vete dhe ne nje shqipe kaq te qarte e te paster.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 20, 2025 at 4:34 pm

      Dy pyetje kam une per ty:
      1-Kush eshte kundershtari Kryesor i Rames?
      2-Cili fakt historik mbeshtet teorine tende qe marrja e pushtetit me dhune eshte ekskluzivitet i socialisteve?
      Protesta e 98es me ne krye Leka Zogun, apo barbaria e PDse ne 96en qe i mori votat me zor dhe me dhune?
      Po mu pergjigj pyetjes se pare, se me del Rama pa kundershtar

      Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    December 20, 2025 at 4:51 pm

    Edhe ti o Bruti Thano!?
    Edhe ti qe te kemi si uni i paket boe ne nivelin e Zagarise bastarde FEV ZI’!?
    Edhe ti,pas 35 Vjetesh ben ‘analiza’ sikur ne kete vend Ka shtet,pushtetet,pluralizem e demoKroaci por qe te gjitha Jane sinonimo te ED in e SALI!?
    Thano!
    Ne kete vend 35 Vjet Koloni,Tere skenaret Jane me regji agjenturash dhe luhen me te njejtey aktore ne sherbim te tyre ne kurriz te nje ish Populli drejt SHPERBERJES!
    Edhe skenaret e fundit me SPAK,arrrstimeBURVOSJE(pa’ gjyqi) te te ZGJEDHURVE e lepirje buthesh te EMRIARA nga mafja me LAPAJ te Bojaxhi SPAK,Dado EDvin e ASFALI Kane te njejtey autore,skenaret e regji….shperberjen e nje Populli fshirje nga harta e nje vendi dikur ShQIperi!

    Reply
  • capi says:
    December 20, 2025 at 5:32 pm

    Z. Thano keni bere pyetjen “A rrezohet Rama me dhune”, menjehere mu kujtua nje histori nga shkolla tetevjecare. Nje shoke i klases qe vinte nga fshati, me tha qe gomari nuk eshte aq budalla sa njerzit mendojne. Dhe per kete me solli nje shembull qe kur gomari ngec ne lluce dhe nuk del dote, heren e dyte kur shkon ne ate rruge i del anash se e di cfare mund ti ndodh.

    E bere gjithe kete histori (shenje qe po filloj te plakem), keta gomeret (te me falin gomeret) e PDs e dine mire qe pushteti nuk merret me dhune. E provuan ne 98 dhe iken me bishte ne shale. Dhe te mendosh qe shkalla e dhunes ishte shume here me e larte. E dine mire se kesi gjerash nuk behen ne nje vend afrikan jo me nje shtet ne zemer te Europes. Fundi fundit e kush do e njihte qeverine e tyre.
    Ndoshta parapavija eshte tjeter. Ndoshta nuk eshte rastesi qe Rama filloi te tregoje historira dashurie me Lulushen.
    Shiko kete foto, nja dy surreter qe shikoj une, dolen qe ishin paguar nga segmente te PS per te protestuar para bashkise.

    Bashke jane o bashke, bejne loja luftrash.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 20, 2025 at 6:02 pm

    Skypion

    Në thelb, ky shkrim i Thanos bën diçka që mungon shpesh në Shqipëri, E ndan moralin nga zhurma.

    Ai thotë

    korrupsioni nuk luftohet me flakë,
    Kur drejtësia po vepron

    Kjo e bën shkrim të pakëndshëm për të dy kampet, dhe pikërisht për këtë arsye, të vlefshëm.

    Por ti je i semure ne ate berishizmin tend mjeran

    Reply
  • demo says:
    December 20, 2025 at 6:29 pm

    I duhet ky mesim sulltanit.Me pelqeu nje Diskutant nga Bulqiza ne Mitingun e Shqiperia Behet,qe tha:Te mbeshtesim Drejtesine e Re!
    Te mbeshtesim SPAK qe i nxorri rrenjet Korrupsionit,sepse populli nuk dinte cfare fshihej ne ato tunele,rruge prej kartoni qe cmoheshin me flori,Tece lundruese qe jane barraka ndotese,Inceneretore inexistente,qe jane fusha plerash.
    Eshte SPAK qe e nxorri folene e minjve te korrupsionit ne drite te diellit.

    Reply
  • Buda says:
    December 20, 2025 at 6:35 pm

    Autori ben pyetjen 1) “Atëherë pse nxitje kaosi dhe jo pritje e drejtësisë?” dhe pyetjen 2) “E bëjnë pa e kuptuar apo e bëjnë me vetëdije,.” Si lexues i gazetes Dita, une jam i mendimit se nxitja e kaosit dhe dhunes ne Kuvendin e Shqiperise behet me vetedije te plote dhe me skenar te qarte: 1) Te shfrytezohet momenti i dobesimit te mazhorances qeverisese duke e detyruar te qeverisin se bashku. Kreu i mazhorances, Edi Rama, ia hodhi dorashken e bardhe te bashkeqeverisejes Salih Berishes, duke i kujtuar bashkeqeverisjen me Lulzim Bashen. 2) Te bashkojne edhe votat ne Kuvendin e Shqiperise per te shkrire me 140 vota Prokurorine dhe Gjykaten Speciale, me mendimin se e kreu funksionin dhe ketej e tuttje duhen perforcuar prokurorite dhe gjykatat ne tere vendin. Ne kete fronte lufte te perbashket fitorja e grupimeve partiake PS-PD, e vetmja pengese eshte qendrimi i diplomacise se Bashkimit Europian.

    Reply
  • Juristi says:
    December 20, 2025 at 6:40 pm

    Përshëndetje Thano.
    Teza është e qartë dhe koherente
    Artikulli e shtron pyetjen drejt: a rrëzohet Rama me dhunë? dhe përgjigjja është konsistente nga fillimi në fund. Nuk lëkundet dhe nuk bie në kontradikta emocionale. Kjo i jep peshë analitike, jo thjesht polemike.

    Dallimi mes “atëherë” dhe “sot” është thelbësor. Krahasimi me 21 Janarin është i fortë. Ideja që:
    atëherë mungonte drejtësia,
    sot drejtësia ekziston (me të meta), është boshti më i fortë moral i shkrimit.

    Godet në pikën e dobët të opozitës: legjitimitetin moral. Artikulli e çmonton narrativën heroike të dhunës dhe e kthen në instrument polarizimi.
    Kjo është goditje e saktë dhe e argumentuar.

    Dita si një gazetë që nuk i shërben pushtetit, por as opozitës nuk duhet të hapi krahun këtu në forum për reagime mediokre militantësh si ata që përmend në shkrim

    Reply
  • Skypion says:
    December 20, 2025 at 6:56 pm

    Vlora 97, ne thelb ky shkrimi Thanos eshte e kunderta e shkrimeve qe bente kur protestonte opozita socialiste.
    Te gjithe ata analiste qe deri ne 2013 benin thirrje cdo mbremje studiove televizive, dhe cdo ditenate ne gazetat dhe portalet e tyre, per skenare egjyptiane, libiane dhe tuniziane, sapo erdhi Monstra ne pushtet u bene paqesore, edhe per nje xham te thyer, mbase padashje, edhe per nje lule te shtypur anes bulevardit bertisnin me te madhe: jo dhunes!
    Por, nuk eshte ky shqetesimi i vertete i analistit tone. Shqetesimi i vertete eshte per efektin qe pati reagimi i Opozites ne Parlament dhe qe u pasqyrua ne shume media prestigjioze boterore.
    E megjithate nuk ishte kushedi se cfare proteste e dhunshme; gjepogje ne krahasim me ate qe benin socialistet dikur, qe kthenin permbys ne tym e flake Parlamentin, apo qellonin me patllake deputetet demokrate ne korridoret e tij.
    Keto protesta duhet te behen, madje edhe me te ashpra se kjo, shume me te ashpra; sepse vetem keshtu i ben te degjojne dhe te shohin edhe ata nderkombetare, qe bejne shurdhin a qorrin. Se nje nga pikat e forta te Monstres, eshte edhe kjo mbeshtetja nga burokratet nderkombetare; a me sakte ka qene, se duket sikur po e brakstisin te gjithe, shumica e tyre ne heshtje.
    Gjithsesi Thanua ka mendimin e tij ta pavarur….

    Reply
  • K R says:
    December 20, 2025 at 7:12 pm

    More Skypion.po ku e ke hallin ti?
    Te bejne tyme..flak qe ts shkruajn per keta hajdutet e tu “opozitare” mediat e huaja?

    More jetojm ne Shqiperi?

    Kush e voton opoziten tende? CNN al.xhazira apo sirianet? Ik o torollak se ngele gjithe kohem ne forum nat dit

    Reply
  • Komentuesi says:
    December 20, 2025 at 11:09 pm

    Revoltë apo teatër? Kur protesta bëhet biznes; i njëjti skenar, me aktorë të vjetër.
    Kur drejtësia bëhet armiku i përbashkët. Revoltë pa moral, opozitë pa alternativë.

    Problemi themelor nuk është vetëm dhuna si formë, por konteksti i regjimit politik dhe aktorët që e ushtrojnë atë. Sepse dhuna nuk është as morale, as imorale në vetvete. Ajo merr kuptim vetëm brenda regjimit ku ndodh. Pyetja reale është: çfarë shteti është Shqipëria sot? Demokraci? Autokraci? Apo një kleptokraci e veshur me kostum demokratik, ku zgjedhjet shërbejnë për rotacionin e klientelave dhe jo për ndëshkimin e pushtetit? Në një shtet vërtet demokratik, me ndarje pushtetesh, dhuna e opozitës është shenjë dëshpërimi, ajo do të ishte jo vetëm e pajustifikueshme, por edhe vetëvrasëse politikisht. Në një shtet plotësisht autokratik të mbyllur, ku pushteti është i pakapshëm nga ligji, atëherë edhe reagimet ekstreme do të kuptoheshin si formë presioni ndaj një sistemi të mbyllur, dhe dhuna është shpesh reagim i fundit. Shqipëria sot ndodhet në një zonë gri: formalisht demokraci, praktikisht e dominuar nga një elitë politike–ekonomike që ka kapur burime, institucione dhe media. Në këtë kontekst, dhuna është diçka tjetër: është zhurmë e prodhuar nga të njëjtët njerëz që kanë frikë nga drejtësia. Problemi nuk është vetëm dhuna, por kush po proteston dhe me çfarë morali politik. Opozita aktuale, e personifikuar nga figura si Berisha, nuk përfaqëson një kundër–elitë antikorrupsion, por një elitë rivale, po aq të implikuar në korrupsion, nepotizëm, favore dhe pazare me oligarkët. Kjo e bën protestën thelbësisht të pabesueshme. Kur kundër qeverisjes së korruptuar dalin njerëz që janë vetë simbol i korrupsionit të djeshëm, protesta humbet çdo përmbajtje morale dhe kthehet në teatër pushteti.Këtu del në pah edhe hipokrizia kryesore: si Rama ashtu edhe Berisha janë objektivisht armiq të drejtësisë së re, të SPAK-ut dhe të çdo procesi që cenon sistemin e vjetër të pandëshkueshmërisë. Ndaj edhe retorika e tyre “antikorruptive” është instrumentale. Winston Churchill thoshte se politika është biznesi më fitimprurës. Rama dhe Berisha e kanë provuar këtë me dekada. Si mund të rrish 12 vjet në opozitë dhe të pasurohesh? Si mund të bësh sikur nuk të intereson pushteti, por të mos heqësh dorë kurrë prej tij? Sepse opozita në Shqipëri nuk ka qenë kurrë varfëri politike – ka qenë investim afatgjatë. Dhe ky biznes vazhdon të jetë fitimprurës edhe kur je 12 vjet në opozitë – gjë që flet vetë për lidhjet, influencën dhe interesat e mbajtura gjallë pas kuintave. Në këto kushte, dhuna nuk synon pastrimin e politikës, por rrotacionin e përfituesve. Është një mesazh i koduar për militantët, jo një thirrje për shoqërinë, pra është teatër. Sepse kush po proteston sot? Jo qytetarë të lirë. Jo njerëz pa interesa. Por politikanë të konsumuar, ish-zyrtarë me dosje reale apo potenciale, njerëz që SPAK-u i tremb më shumë se Rama. Ravolta e tyre nuk është revoltë qytetare kundër një regjimi të mbyllur, por përplasje interesash brenda të njëjtit sistem. Ajo nuk synon pastrimin e politikës, por rrotacionin e përfituesve. Këtu dhuna bëhet groteske. Sepse nuk është dhunë kundër pushtetit, por dhunë e sistemit kundër pastrimit të vetvetes. Është korrupsioni që shtiret sikur po lufton korrupsionin. Si Rama dhe Berisha e dinë se drejtësia e re nuk bën dallim mes pushtetit dhe opozitës. Prandaj e sulmojnë. Prandaj e relativizojnë. Prandaj përpiqen ta mbytin me kaos. Problemi nuk është se po digjen flakadanë. Problemi është se po digjet shpresa për një opozitë të re. Sepse derisa protesta të udhëhiqet nga njerëz që kanë frikë nga dosjet e tyre, ajo nuk do të çlirojë shoqërinë. Do të mbrojë sistemin. Dhe populli mbetet spektator, i lodhur, duke parë të njëjtin film, me aktorë të vjetër, që shtiren sikur janë armiq, ndërsa ndajnë të njëjtin skenar.

    Reply
  • Dursakja says:
    December 21, 2025 at 3:28 am

    Më pëlqyen komentet shumë domethënëse dhe për këtë falenderoj të gjithë komentuesit parashkrues.
    Nëse protestat bëhen nga qytetarët, pra mbarë popullore, kjo do të ishte
    një fitore mbi korrupsionin, një fitore për të ardhmen tonë.

    Reply
  • demo says:
    December 21, 2025 at 4:25 am

    Nese Opoziten e drejton nje Autokrat,nje hajdut,nje kriminel protesta e opozites do jete nje Deshtim,si te gjithe deshtimet 13 vjecare te PD,.As ka per te djegur,as ka per te vrare,as ka per te dhjere Sali Berisha se eshte i dhjere kembe e koke,
    Lereni Revolten popullore spontane te detyroje Hajdutet e qeverise te dorzojne imunitetet,te japin doreheqjet dhe te perballen me drejtesine. Shpetimin nuk e presim nga Berisha me horrat e vet.

    Reply
  • Skypion says:
    December 21, 2025 at 7:11 am

    Te mesuar te pashqetesuar nga protestat, sidomos qe pas perpjekjes per te shuar Opoziten e vertete, PD-ne, narkoregjimit dhe mbeshtetesve te tij, u duket dhune kur ato marrin kuptimin e tyre te vertete, sidomos pas ketyre superskandaleve te bujshme, qe kane tronditur mbare opinionin publik.
    Nuk gje me te natyrshme, me te ligjshme, se protestat ne kete rast; ato jane te nevojshme dhe te domosdoshme. Kete radhe po ka nje ndryshim, nga rastet e meparshme kur keto protesta i organizonte e vetme PD-ja, dhe te tjeret, sidomos opozitat e klonuara nga regjimi, rrinin e veshtronin; veshtronin e perqeshnin; kete pune ka Saliu – thoshin – vetem te protestoje di!
    Mirepo, edhe opoziterat false, edhe ato te sajuara nga regjimi, duke ndjere fundin e tij eshte i pashmangshem, po duan te perfitojne nga rasti, qe te mund te behen edhe ato pjese e pushtetit te neserm. Natyrisht, qe kjo nuk se eshte edhe aq e lavdishme, gjithsesi ndihmon ne te shtyren e fundit kesaj kalbesire korruptive qe po plackit pa meshire shqiptaret.
    Te gjitha shkrimet ne mediat e regjimit kane pak a shume kete mesazh: mos protestoni se… protesta eshte dhune!!!
    Jo se u dhimbset regjimi, porse e dine qe me renien e tij, bie e gjithe rehatia me te cilen qene mesuar, sidomos, bien gjithe privilegjet e shumellojta qe gezonin nga ky pushtet.
    Ju e keni pare edhe nga transkiptet e bisedave mes Ballukut dhe vartesve te saj, sesi paguheshin mediat nga regjimi; me para ne dore, nen dore, fshehur haptas, me koncesione, tendera, me milona, dhjetera e qindra milione euro…
    Prandaj, edhe pse ka shume urrjetje mes tyre, per shkak se disa kane marre me pak, disa me shume, prapeseprape jane bere bashke ne thirrjen: mos beni dhune….mos beni protesta!

    Reply
  • Opinionisti says:
    December 21, 2025 at 7:39 am

    MJERIMI OPOZITAR: NGA TEATRI PARTIAK TE TEATRI TELEVIZIV.
    KUR PD NUK MUNDI DOT BIG BROTHERIN, SI DO E MUNDI RAMËN?

    Për të kuptuar gjendjen e PD sot nuk ka nevojë për shumë filozofira. Mjafton të shohim tre shembuj konkretë opozitarë: Jul Dedën, Ilir Vrenozin dhe Monika Kryemadhin.
    Jul Deda u fut në Big Brother rreth 2 vite më parë edhe pse kohë më parë e kishe sharë si spektakël e kishte thënë se nuk do futej kurrë atje. Juli më parë kishte qënë kandidat në primaret e PD për t’u zgjedhur kandidat për kryebashkiak i Tiranës. Tashmë Julin nuk e sheh më te PD e të merret me politikën e partisë, por punon te Topi, te Fiksi. Praktikisht, shpresa kishte vdekur te PD, e kështu u largua. Normalisht kur politikën e ke pasion, kur e konsideron mision dhe vlerë në shërbim të qytetarëve, dhe kur pretendon të jesh kadidat për kryebashkiak, duhet të jesh shpresë për popullin për ata që do përfaqësosh në rast se zgjidhesh. Por kur je vetë pa shpresë dhe e vetmja shpresë për një vend pune dhe rrogë të mirë ngelet Big Brother (te Topi që partia e anatemon si TV propagande e Ramës), atëherë gjithë primarja për kandidat për kryebashkiak del një teatër pa vlerë, një farsë, del si i përdorur nga PD sa për sy e faqe sikur atje ka garë. Pra, një mjerim politik. Dhe kjo farsa e primareve u vërtetua për së dyti edhe te primaret për përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputet, ku Berisha s’pyeti për ata me më shumë vota dhe futi servilët e tij në listë të mbyllur, edhe pse nuk ishin të votuar nga demokratët.
    Rasti i Vrenozit, është rasti tipik i demokratit fukara që shfrytëzohej nga partia për prani në protesta, dhe ushqehej me shpresa të kota sikur PD do rrëzonte Ramën, do vinte në pushtet, e kështu do rregullohej jeta e militantëve. Vrenozi qahej përherë me humor që pas zgjedhjeve do katandiseshin “t’i hanin mutin Ramës”. Por edhe durimi ka një kufi. Nuk mund të shtyhet jeta duke ngrënë vetëm fasule. Nuk shtyhet vetëm me gënjeshtra. E kështu u fut në Big Brother. Ky është realiteti i trishtë në PD. Nuk kishte dhe nuk ka më shpresë as për ata të rinj që kishin ambicie, e as për militantët hallexhinj. Tashmë PD-ja i duhet vetëm Sali Berishës për interesat e tij personale dhe familjare (e për tu mbrojtur nga drejtësia), dhe një rrethi të ngushtë të tij servilash apo gojë kyçurish që rrinë atje vetëm për një karrige deputeti nga lista e mbyllur. E të mendosh që këta pretendojnë se janë opozita e vendit, alternativa për qeverisje! Kur e kuptoi edhe Juli me Vrenozin që PD ka mbaruar, nuk ka të ardhme atje, imagjino populli! E ardhmja e PD dhe si kandidat për kryeministër na paraqitet Berisha (me dosje në Spak), pra riciklimi i së shkuarës. Ça katandisje lemeritëse! Prandaj shpopullohet Shqipëria, se kemi këtë kastë politike 35 vjeçare PS-PD që është e korruptuar dhe e pangopur për pushtet. Populli duhet të bëjë një protestë të madhe pikërisht për të rrëzuar këtë kastë (në simbiozë) PS-PD që ka 3 dekada që merr peng të ardhmen e Shqipërisë. Protesta të tipit hiqni hajdutin në qeveri se radhën e kanë këta të opozitës se nuk do vjedhin aq trashë, janë teatro të stërparë tashmë.
    Mos të harrojmë që Monika Kryemadhi u bë opinioniste e Big Brotherit. Edhe këtë gjë kishim mangut! Mona, pasi është në hetim nga Spaku për akuza penale, e në masë sigurie detyrim paraqitjeje, me sa duket ka zgjedhur të paraqitet më shumë te Bigu se te Spaku. Pra, pasi la burrin , opozitën dhe partinë, shkoi te “armiku” i dikurshëm, Top kanali, atë që në 2023 e hodhi në gjyq për shpifje. Kështu, edhe Mona ka gjetur shpresë atje, një “strehë” mikëpritëse për të dhënë mend, ndoshta për pastrim imazhi, ndoshta për ca të ardhura apo shikueshmëri më shumë. Rëndësi ka që JUL DEDËN, VRENOZIN DHE MONËN I MORI BIGu. Nëse Rama po shpopullon Shqipërinë, Berisha po shpopullon PD. Kjo nuk quhet shpresë, as alternativë, por mjerim politik.

    Shënim: Sado militantë të mbledhi PD në shesh me autobuzë nga rrethet e të bëjë sikur duan zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike, nuk tregon asgjë. Protesta e shqiptarëve është edhe e heshtur, pra mos vajtja fare për të votuar (kur të bëhen zgjedhjet), pra PD-PS do katandisen si zgjedhjet e fundit lokale të parakohshme.

    Reply
  • Asnje Regjim ne bote nuk iken me vote says:
    December 21, 2025 at 7:56 am

    Regjimet jane rrezuar e rrezohen vetem me dhune (kurre asnje Regjim der sot nuk eshte rrezuar me vote!)
    Sepse regjimet votat e zgjedhjet i kane fasade zgjedhore ku nuk konkuron partia ne pushtet me partite opozitare (sic ngjet ne demokraci) por ne zgjedhje futen te gjithe pushtetet grusht bashkuar ne dore te Kryepushtetarit kunder opozites qe perpos tjerave, ka dhe mediat kunder (!)
    Dhe eshte pikerisht Media ai lakmuesi qe verteton nese nje vend ka Regjim apo Demokaci.
    Ne Demokraci mediat ne shumice i bejne opozite qeverise, kurse ne Regjime mediat opoziten ja bejne opozites.
    Pra per dhene nje pergjigje Thanos – RAMA eshte nje Regjim e si i tille, ne zgjedhje futet me te tere pushtetet nen sqetull, nga administrata paramilitare te grupet e krimit, policia, presidenti, Kreu i KQZ qe e ka pas minister, e der mediat ne shumice hapur e fshehur perkrah tij. Keshtu qe votimet nuk jane aspak zgjedhje por farsa zgjedhore.
    E kur zgjedhjet behen farsa, atehere eshte e drejta legjitime per ti bere ato reale duke permbysur me gjithe mjetet Regjimin qe u ka hequr mundesine e demokracise me zgjedhje te lira ku konkurojne partite mes tyre e jo Shteti kunder opozites.

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    December 21, 2025 at 8:27 am

    Nese Rama do ta shtyje paturpesine e tij deri aty sa me kartonat e atyre teveqeleve qe ka deputete ne ate salle parlamenti do mbroje imunitetin e hajduterive te Beles nga drejtesia, atehere DHUNA eshte me e pakta qe meriton ..
    Apo jo…Thano?

    Reply
  • . says:
    December 21, 2025 at 11:55 am

    Thano
    T’i kam lexuar te gjitha redaksionalet,me jane dukur shkelqyeshem.
    Jam e skandalizuar dhe e neveritur me cfare po ndodh.
    As ne endren time me te keqe nuk e kisha pandehur qe PSja do damkosej kaq keq(emri qe i ka mbetur)
    Deshperohem edhe per sakrificat e mija dhe te njerezve qe na kane mbeshtetur dhe dashur.

    Te perqafoj

    Reply
  • Skypion says:
    December 21, 2025 at 12:56 pm

    Moj zonje me nick te pikezuar, ti duket se nuk paske fjetur gjume qe nga viti 2014, kur PS-ja e ktheu Shqiperine ne plantacion gjigand hashashi, bile qe nga 2013 kur futi ne parlament grabits dhe perdhunues, trafikante droge dhe vrases.
    Ti me duket se nuk paske fjetur gjume, qe kur vellai i Kryeministrit socialist (s)u kap i perfshire ne grupin e pare te strukturuar kriminal qe kishte hapur laboratorin e pare te prodhimit dhe perpunimit te kokaines ne Shqiperi dhe Ballkan.
    Ti me duket se nuk paske fjetur gjume, qe kur Kryeministri socialist ndertoi incenratorin e padukshem ne Tirane, qe ka perpire deri tani ne menyre te dukshme me qindra milione euro te shqiptareve.
    Ti me duket se nuk paske fjetur gjume qe kur drejtoret e Bashkise se Tiranes me ne krye Veliajn, vidhnin 100% parate e taksapaguesve per projekte qe i merrnin vete; qe kur e shoqja e Veliajt u kap me 900 mije euro breke e tanga etj etj..
    Sepse po te kishe fjetur gjume, do te te shfaqeshin te gjitha keto si endrra te keqija.
    Por, tani qe cdo gje ka marre tatepjeten, eshte shume vone per tu skandalizuar dhe neveritur.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 21, 2025 at 4:37 pm

    Zoti Thano:

    Bukur e keni shkruar kete editoriale te kendit te Kryeradaktorit si nje Mesonjtore per etike qytetare te Parlamentit te Shqypnise, por keni harruar t’i pergjigjeni pyetjes thelbesore:

    PO A E DO SALI BERISHA NE TE VERTETE RREZIMIN E EDI RAMES APO DO VETEM SHOW PROPAGANDISTIK?

    sepse:

    Kur shikon Sanco Pancat e Saliut dhe media fanatike pas tij, papagallet e Syri TV te deklarojne pa piken e turpit: “SPAK arrestoi Liderin Historik, Profesor Doktor Sali Berishen” te iken truni nga koka, sidomos kur shikon figura te keqperdorura si Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku apo Belind Kellici qe flasin me gjuhen e Sali Gerdecit dhe nuk thone asgje, kur shikon emisionin “Task Force” me analist vellane e spiunit te Sigurimit qe korruptoi FBI me parate e Edi Rames, kur ndjek emisionin e Cim Peken te SYRI TV me analiste famoze qeveritare dhe opozitare bashke me Andi Bushatin e Bllokut, ne Luften e tyre te perbashket me Imperializmin e LIG qe i ka hequr sovranitetin hajduteve biblike te Rilindjes dhe ASKUSH nga keta analiste te SYRI TV nuk kujtohet te pyese Sali Profesor Doktorin si Lider Historik:

    KU E KE GROPOSUR REMZI HOXHEN O KRIMINEL GANGSTER PREHISTORIK?

    Kjo pyetje ka mbetur pa pergjigje dhe mesa duket nuk do te gjeje kurre pergjigje, prandaj duhet histeria e Sanco Pancave te Saliut ne Parlament, qe e rruajne fare qe SHBA i ka mballosur vulen e zeze MAGNITSKY Saliut dhe familjes se tij lakmitare, qe groposen te gjalle ne Gerdec 26 femije dhe proinder dhe akoma nuk dine te kerkojne falje dhe ketu duhet te kujtojme nje thenie historike te BABAIT te Kombit Amerikan, Presidentit te Pare te SHBA, George Washington kur argumentoi amendmentin e tij per Ligjin e Kolegjit Elektoral:

    SKLLAVI NE MANTALITETIN E TIJ NUK KERKON LIRI, POR DO QE TE BEHET SKLLAVOPRONAR

    Reply
  • BARSALETA says:
    December 22, 2025 at 2:07 pm

    Opozita nuk humbi. U shpërbë. Dhe u transmetua live në Big Brother.

    Djali: O ba. Si të duket fakti që Jul Deda dikur u fut në Big Brother, tani Ilir Vrenozi, dhe opinioniste Monika Kryemadhi? Ç’tregon për opozitën?

    Babai: Kur opozita përfundon në prime time dhe jo në ballafaqim politik, problemi nuk është televizioni, por zbrazëtia e alternativës. Big Brother nuk po e dobëson opozitën — thjesht po e ekspozon. Në një vend ku pushteti qeveris pa frikë dhe opozita argëton pa përgjegjësi, qytetari nuk revoltohet më. Ai largohet. Dhe kjo është humbja më e madhe politike e të gjithëve. Kur opozita zgjedh dritat e studios, pushteti fiton edhe pa u dukur.Kur shpresa ikën, mbetet audienca.Populli nuk u shit, siç thoshte Berisha dikur pas zgjedhjeve; populli u lodh. Në Shqipëri politika nuk vdes. Ajo zbrazet. Kur pushteti nuk ka frikë dhe opozita nuk ka as shpresë, demokracia nuk rrëzohet — thjesht kthehet në dekor. Big Brother nuk është shkak, është pasqyrë. Aty shihen më qartë fytyrat që politika i ka humbur por televizioni i mban gjallë. Një vend ku vota s’ndryshon gjë, ikja bëhet zgjedhje, heshtja bëhet protestë, dhe cinizmi bëhet arsye për të qëndruar larg. Kush ka shpresë ikën. Kush s’ka shpresë futet në Big Brother. Kush ka dosje shan drejtësinë.Opozita shqiptare nuk u shtyp nga pushteti. U tret nga kotësia.Kur politika kthehet në reality show, qeveria fiton pa garë, opozita humbet pa luftë, dhe qytetarët largohen pa zhurmë. Kur politika humb kuptimin, ajo nuk shtypet –ajo shndërrohet në argëtim.

    Reply
  • THËNIE NGA AUTORË TË.NDRYSHËM says:
    December 23, 2025 at 12:37 am

    Një sundimtar nuk mund të mbijetojë vetëm me virtyt. Ndonjëherë ai duhet të jetë mizor, dinak dhe të thyejë rregullat e mëshirës dhe besimit për të mbrojtur shtetin. (Machiavelli)

    Perandoritë ndërtohen nga mendjet që mund të qeverisin vetveten. (Machiavelli)

    Forca pa mençurinë shembet. (Machievelli)

    Mos u përpiq kurrë të fitosh me forcë atë që mund të fitohet me mashtrim. (Machiavelli)

    Kontrolloni perceptimin, jo realitetin. Njerëzit veprojnë sipas asaj që besojnë. Jo asaj që është e vërtetë. (Machiavelli)

    Përça dhe sundo. Grupet e fragmentuara janë më të lehta për t’u kontrolluar. Uniteti është i rrezikshëm. (Machiavelli)

    Shpërblejeni besnikërinë publikisht. Ajo ndërton hierarki. Dhe i mban të tjerët të etur për lavdërime.
    Njerëzit janë kaq të thjeshtë dhe aq të bindur ndaj nevojave të tanishme, saqë ai që mashtron do të gjejë gjithmonë dikë që do ta lejojë veten të mashtrohet. (Machiavelli)

    Thuaj një gënjeshtër me zë të lartë dhe njerëzit do ta besojnë. (Niccolo Machiavelli)

    Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari është të shikosh njerëzit që ka përreth tij. (Machiavelli)

    Nuk ka bir nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. (E.Rama, tetor 2024)

    S’ka bir k*rve dhe bir nëne të thotë se më ka dhënë lekë. Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore; shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi………Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. (Edi Rama, shkurt 2025)

    “Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, Jam i mërzitur që tani e tutje nuk mund të të besoj më. (Friedrich Nietzsche)

    Një qeveri e korruptuar është armiku më i madh i vetë shtetit.” (Edmund Burke)

    Korrupsioni fillon aty ku përfundon turpi.” ( Eduard Shevardnadze)

    Një popull nuk merr gjithmonë qeverinë që meriton, por shpesh merr qeverinë që toleron.” (Anonim)

    Reply
  • BARSALETA says:
    December 24, 2025 at 11:21 pm

    BARSALETA

    Politikanët nuk njohin as urrejtjen as dashurinë. Ata shtyhen nga interesi, jo nga ndjenjat. (Philip Stanhope)

    Djali: O ba. Berisha tashmë i ka shpallur luftë Ramës. Pamë që bëri një protestë në shesh, hodhën ca molotove, shashka e pastaj ikën në shtëpi si përherë, siç bënte dikur dhe Luli. Por Luli në fakt i kishte protesta masive e më të forta. Ç’të bëjë më shumë doktori që të fitojë kundër Ramës? Madje ai duket sikur i përmbahet dhe parimeve të Sun Tzu (Arti i luftës). Psh, Sun Tzu thoshte se: Mundësia për të mposhtur armikun ofrohet nga vetë armiku. E ja, doli korrupsioni i AKSHIT DHE BALLUKUT dhe “plasën” protestat një orëshe. S.Tzu thoshte se: Fitorja është e rezervuar për ata që janë të gatshëm të paguajnë çmimin e saj dhe se ajo vjen nga gjetja e mundësive te problemet. Berisha po paguan çmim të lartë, 12 vite më opozitë me humbje në seri pa dhënë dorëheqje, në betejë për votën e lirë. S.Tzu thoshte po ashtu se “çdo betejë është e fituar përpara se të zhvillohet”. Dhe Berisha përherë ka deklaruar fitore të betejave me Ramën para zgjedhjeve, por më pas i dilte farsë zgjedhore. E tashmë ai është në stadin e luftës. Pyetja është: Pse nuk fiton Berisha, pse nuk mbështetet masivisht nga populli për të rrëzuar një qeveri të korruptuar?

    Babai: Sun Tzu ka thënë edhe që: “duku i dobët kur je i fortë dhe i fortë kur je i dobët”. Berisha është i dobët dhe do të duket si i fortë, por ka dështuar. Tentoi njëherë me Spakun, nuk paraqitej, se i dukej vetja mbi ligjin dhe e vunë në arrest shtëpie. Është NonGrata dhe s’ka mbështetje. Kanë paguar milionat për lobingje në ShBA për të hequr NonGratën por e kotë. Pra, ai është i dobët. Problemi i mosfitores është ai vetë. Si mund të pretendosh të mundësh Ramën me të njëjtët njerëz dhe me të njëjtën retorikë të viteve 90 kur ke humbur në 2013 masivisht dhe Shqipëria nuk është më ajo e 90? Sun Tzu ka thënë edhe që “një njeri i lig do ta djegë kombin e tij për të sunduar mbi hirin”. Dhe fakti është Berisha nuk shkulet nga karrigia e pushtetit, qoftë edhe tani në opozitë. E mban mend ’97? Sokrati ka thënë që: Mendjet e forta diskutojnë ide, mendjet mesatare diskutojnë ngjarje, mendjet e dobëta diskutojnē njerëz. Berisha diskuton si të heqë Ramën e të vijë vetë, sikur medemek ky është shpreaa për ndryshim dhe mund të ndryshojë gjithshka, kur në fakt ka qënë president dhe kryeministër e nuk miratoi asnjë minimum jetik për qytetarët. Harron që në 35 vite këta kanë ngritur këtë sistem kleptokracie e pandëshkueshmërie, kush më pak e kush më shumë, saqë vetëm hetimet e Spakut nxorrën në dritë gjithë zallamahitë e hajdutlllqet e këtyre 3 dekadave të politikës. Në PD nuk ka ide. Ideja e vetme është të largohen kritikët e Berishës dhe ky të.kwtë përjetësisht monopolin e opozitës. Pra, flitet për poste, karrige, pushtet. Siç thoshte edhe Berisha në kohë fushate:”Është radha jonë, është radha jonë për të marrë pushtetin”. Dmth ai e konsideron pushtetin si çështje radhe, rotacioni postesh, jo alternative.

    Djali: Nuk ka në PD ndonjë në PD që t’ja thojë Berishës si të dalin nga kjo situatë?

    Babai: Kush t’ja thojë? Shekspiri ka thënë një shprehje: “Ka ç’të thotë luani kur përreth tij ka veç gomerë që pëllasin?”. Ata pas protestës në shesh, në vend të rrëzonin Ramën, hoqën Salianjin nga grupi i Whatsappit. Pra gjithë protesta qe për konsum të brendshëm. Fitohet kështu?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 04 qershor 2026
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • ​Mandatet nuk janë tapi pronësie! Kush fshihet pas guaskës së Zvërnecit? Alibia qesharake e “rrezikut grek”, ​një shpifje e vjetër në duar të reja
  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon

Komentet e Fundit

  1. Ligji i mbrapshtë zgjedhor i parisë së Tiranës (2008) on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  2. Qerratai on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  3. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  4. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  5. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?